links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

KOMUNIKATË NR. 32
E SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË AKSH-së

Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së njofton opinionin publik, masmediat dhe
faktorët relevant ndërkombëtar se, luftimet e djeshme, që ende vazhdojnë
sot, janë një demonstrim i hapur i terrorizmit shtetëror, i gjenocidizmit
dhe kolonializmit brutal antishqiptar të shtetit artificial sllavomaqedon të
IRJM.së.

Masakrat e djeshme të forcave ushtarako-policore sllavomaqedone, duke
përdorur një arsenal të gjerë armësh të sofistikuara dhe helikopterë
bombardues të ardhur nga Ukraina, kundër popullsisë civile, shënuan 4
persona të vrarë dhe 6 të plagosur, prej të cilëve vetëm dy janë ushtarë të
AKSH. Kolonizatorët sllavomaqeonë kanë rrafshuar shtëpi banimi, shkolla,
xhami dhe objekte të tjera social-kulturore shqiptare, çka tregon hapur
qëllimet e tyre gjenocidiste dhe masakruese ndaj një populli autokton të një
etnie tjetër, siç janë shqiptarët.

Konfirmjomë se, forcat luftarake të AKSH-së kanë luftuar, po luftojnë dhe do
të luftojnë edhe më të organizuara për të mbrojtur popullin shqiptar dhe
pasuritë e tyre, si dhe jetën e Luftëtarëve të Lirisë. Në luftimet e
djeshme, nëse nuk do të tërhiqeshin në panik forcat ushtarako-policore
sllavomaqedone, të cilat mund të përfundonin edhe ne luftimin trup me trup,
mbetën të vrarë tre policë të forcave armike. Luftëtarët e Lirisë treguan
qartë se nuk është numri i forcave përcaktuese në beteja të tilla, as
arsenali i madh dhe i sofistikuar i armëve, por shpirti luftarak i
luftëtarit, motivimi i tyre për të mbrjtur trojet e tyre nga kolonizatorët,
njohja e terrenit dhe mbi të gjitha mbështetja në popull.

Jo më pak përgjegjsi për këto sulme barbare kanë faktorët relevant
ndërkombëtarë, posaçërisht OSBE, e cila ndryshe u soll dhe tjetër qëndrim
mbajti në tryezën e Likovës dhe krejt ndryshe ka vepruar pas krahëve të
popullsisë shqiptare të pambrojtur, forcave politike shqiptare, deputetëve
shqiptarë dhe përfaqësueseve të AKSH-së. Me këtë veprim të njëanshëm pro
sllavomaqedonë OSBE ka humbur besimin e shqiptarëve dhe forcave atdhetare qe
i kanë dalë në mbrojtje asaj dhe si e tillë ajo nuk mund të marrë kurrë më
guximin e ndërmjetësimit për negocim, pasi me qëndrimin e vet u bë palë në
konflikt, ashtu si pushteti sllavomaqedon.

AKSH bënë përgjegjëse për këtë masakër antishqiptare forcën politike
shqiptare që qeveris aktualisht me pushtetin gjenocidisto-kolonialist
sllavo-maqedon, se ciles i kërkon : të ndahet urgjentisht nga bashkfajësia e
mëtejshme për masakrimin e popullit të vet dhe bijve më të mirë të saj,
Luftëtarë të Lirisë.

Shtabi i përgjithshëm i AKSH-se, ripërsërit thirrjen e tij për të gjithë ata
shqiptarë që kanë veshur uniformën ushtarake dhe policore sllavomaqedone që
ta flakin atë tutje me neveri, sepse forcat tona luftarake nuk munden t'i
dallojnë dot ata në fushën e betejës vetmbrojtëse.

Shtabi i Përgjithshëm i AKSH apelon para disa politikanëve të papërgjegjshëm
shqiptarë si dhe para disa mediave të shkruara dhe elektronike, të cilat nga
një miopi e theksuar politike, diplomatike dhe kombëtare si dhe për interesa
meskine, luftëtarët e lirisë të AKSH-s i quajnë "pjestarë të ish-UÇK-së"! Të
konsiderosh të tillë luftëtarët e lirisë të AKSH-se do të thotë që dashur
padashur të bëhesh pjesë e lojës së rrezikshme serbo-sllavomaqedone dhe
bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët para faktorit ndërkombëtar duan të
përligjin gjoja qënjen e luftëtarëve të lirisë si "kriminelë" që duhen
eleminuar. Arsyetimi sllavomaqedon para faktorit ndërkombëtar është ky: "UÇK
bëri Marrveshjen e Ohrit, dorzoi dhe dogji armët dhe uniformën, u fut në
qeveri së bashku me ne dhe e ktheu ish-UÇK-në në Parti politike. Këta
ish-pjestarë të UÇK-së që kanë hedhur armët krahëve janë njerëz që nuk
fituan dot ndonjë "post", janë të lidhur me "krimin e organizuar" dhe
veprojnë kokë më vete pa një udhëheqësi politike, pa një platformë, pa një
shtab, ndaj si të tillë duhen eleminuar"! Kjo logjikë e mbrapshtë, meqënëse
në mënyrë dashakeqëse pranohet nga një pjesë e politikës dhe masmediave
shqiptare, "me shikimin gjerë te hunda e vet", është mirëpritur nga faktori
regresiv nderkombëtar për t'i ndezur dritën jeshile masakrave që po bëhen
nga sllavomaqedonët mbi popullsinë shqiptare.

Ndërsa realiteti në terren është tjetër.

Luftëtarët e Lirisë janë të rreshtuar vetëm në një armatë, në Armatën
Kombëtare Shqiptare (AKSH) e cila udhëhiqet politikisht nga një forcë
serioze, e pastër, atdhetare dhe profesionalisht e lartë, që nuk e ka njohur
Marrëveshjen e Ohrit dhe që ka një Platformë të qartë, objektive dhe
dobiprurëse për zgjidhjen e drejtë të çështjes tragjike shqiptare ne dhe për
arritjen e paqes dhe stabilitetit logjik të qëndrueshëm të Ballkanit, siç
ë shtë dhe do te jete alternativa e ribashkimit të shqiptareve dhe trojeve të
tyre etnike, në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me kryeqytet Tiranën.

Kjo Lëvizje politiko-kombëtare me struktura të organizuara, kudo ku jetojnë
dhe punojnë shqiptarët, kjo Lëvizje që ka krahun e saj të armatosur
AKSH-në, të disiplinuar, me hierarki, me Rregullore dhe e vënë nën kontroll
politik, nuk mund të konsiderohet "kriminale", "terroriste" etj. Epitete te
tilla më shumë rëndojnë ata që i nxjerrin këto nga goja e tyre pa fre, sesa
Lëvizjen tonë përparimtare.

Ju bëjmë thirrje disa kriminelëve ordinerë, përfiterëve të paskrupullt të
luftës, atyre që u kemi çjerrë maskat dhe nuk i lamë më të grabisin me maska
biznesmenët shqiptarë dhe popullin, që të mos luajnë më me vulat e
fallsifikuara duke bërë "shkresa" mjerane për gjoja shkarkime të kuadrove
tona kryesore që përfaqësojnë trurin e Lëvizjes sonë, sepse me këto metoda,
posaçërisht sot në gjendjen e luftës ku ndodhemi, ata nuk bëjnë gjë tjetër,
veçse rreshtohen vullnetarisht në krahun e armiqëve tanë
uzurpatoro-kolonizatorë serbo-sllavomaqedone.

ZYRA PËR INFORMIM E SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË AKSH-së
KOLONEL ILIR DURAKU

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë