links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
SHTABI I ZONËS NR.2
DOKUMENTE PUBLIKE
Prishtinë, Shkup, më 06.09.2002
KOMUNIKATË NR. 18

Shtabi i Zonës Nr.2 të Armatës Kombëtare Shqiptare me qendër në Prishtinë bën të ditur se në datën 05.09.2002 njëri nga njësitet guerile të këtij Shtabi ndërmori një aksion luftarak ndaj një patrulle të armatosur të Ushtrisë kolonizatore sllavo-maqedone.

Patrulla e armatosur e Ushtrisë së FYROM-it patrullonte në urën "Mëhalla e Bardhit" në Rajonin e Bllacës së Poshtme.
Demostrimi i forcës prej kësaj patrulle të armatosur bëhej për të penguar shqiptarët të shkojnë në trojet e tyre etnike, ku kanë vëllezërit, motrat, prindërit dhe të afërmit e tyre.

Kolonizatorët serbo-sllavo-maqedonas, sikurse është bërë e njohur, përmes një marrëveshje famëkeqe, u kanë marrë shqiptarëve edhe 2500 hektar tokë në sy dhe me miratimin e Ndërkombëtarëve. Pas kësaj ata i rrethuan me gjëmba kufijtë shqiptaro-shqiptar dhe i detyrojnë njerëzit tanë të marrin 4 viza, në katër shtete të ndryshme për të shkuar vëllai tek vëllai. Me këtë absurd të padëgjuar, AKSH, si zëdhënësja e popullit që po e vuan këtë padrejtësi, nuk është pajtuar dhe nuk do të pajtohet.

Shtabi i Zonës Nr.2 të AKSH bënë të ditur që qëllimi i sulmit nuk ishte vrasja e patrullës së armatosur të FYROM-it, pasi siç e kemi theksuar edhe në deklaratat e mëparshme, edhe këta persona bij nënash janë. Njësiti gueril i AKSH e zuri në befasi të gjithë patrullën e armatosur sllavo-maqedone dhe nëse do e dëshironte, mund t'i vriste të gjithë ata. Por qëllimi i këtij sulmi ishte paralajmërues. Forcat e AKSH nuk mund të pajtohen dhe të qëndrojnë duarlidhur kur shohin që shqiptarët detyrohen të marrin viza shtetesh artificiale për të shkuar në shtëpitë e tyre. Forcat e AKSH nuk do të durojnë më vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm në brezin artificial të kufirit shqiptaro-shqiptar dhe pengimin që u bëhet atyre për të vizituar pa kurrfarë vizash e barrjerash vëllezërit e tyre, në trojet e tyre.

Ripërsërisim apelin tonë për ushtarët sllavo-maqedonas që të hedhin poshtë uniformën e turpit dhe të mos vënë në rrezik kokën e tyre për pushtetin kolonizatorë sllavo-maqedon, i cili me mjete dhune, me vrasje dhe keqtrajtime, kërkon të mbajë ende të kolonizuara trojet shqiptare dhe popullin që jeton në to.

ZËDHËNËSI I SHTABIT TË ZONËS NR.2 TË AKSH-së
KOLONEL ILIR DURAKU

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë