links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
SHTABI I DIVIZIONIT "ADEM JASHARI"
Preshevë, 07.03.2003
KOMUNIKATË NR. 23

RANË 2 LUFTËTARË NË KRYE TË DETYRËS

Sot, më 07.03.2003, kur i gjithë kombi ynë kremtonte 5 vjetorin e luftës titanike dhe rënies heroike të Komandantit legjendar të UÇK-së, tani edhe KOMANDANT NDERI I ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE, Heroit të kombit ADEM JASHARI dhe familjes heroike JASHARI, në vendin e quajtur çeshmja e Eminit, heroikisht dhe në krye të detyrës, ranë dy luftëtarët më të denjë të Armatës Kombëtare Shqiptare, Shaban Bajrami dhe Besim Xhemajli.

Ne jemi krenarë me veprën tuaj fisnike dhe patriotike në shërbim të kombit shqiptar për të realizuar aspiratat kombëtare, amanetin e dëshmorëve të kombit, me në krye Adem Jasharin dhe gjithë deshmorëve të luftërave të fundit për çlirim dhe ribashkim kombëtar. Vepra juaj do të jetë shembëll për të gjithë ne, për të cilën dhamë betimin për t'a çuar në vend amanetin tuaj dhe të dëshmorëve të tjerë, që ranë për çlirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare.

Kombi ynë vuajti dhe po vuan nga padrejtësitë që i janë bërë dhe po i bëhen. Ju ishit ata që ia vutë ballin tytave të pushkës dhe e bëtë syrin pishë përballë armikut gjakatar. Vepra juaj do të shëndrisë në piadestalin më të lartë të historisë kombëtare dhe amanetin tuaj do ta realizojmë ne bashkëluftetarët tuaj, andaj: prehuni të qetë dhe i lehtë u qofte dheu i tokës sonë, për lirinë e të cilës dhatë jetën dhe gjakun tuaj.

Komanda e Divizionit "Adem Jashari" të AKSH-së, u bën thirrje gjithë shqiptarëve anembanë trojeve shqiptare dhe në diasporë që në mënyrë sa më masive t'i bashkohen luftës tonë për çlirim dhe ribashkim kombëtar. Me këtë rast u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare, partive politike, shoqatave joqeveritare dhe intelektualëve atdhetarë, pa dallim krahine, feje dhe ideje që të bashkohen me FRONTIN PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR dhe strukturën e tij ushtarake - ARMATËN KOMBËTARE SHQIPTARE dhe tërë potencialin e tyre t'a orientojnë në shërbim të kauzës sonë kombëtare, çlirimit dhe ribashkimit kombëtar shqiptar.

Gjithë atyre shqiptarëve që shërbejnë nën emblemën e Serbisë me emrin "Polici Multietnike" iu bëjmë thirrje publike që në afatin sa më të shkurtër t'a hedhin uniformën, e cila historikisht na ka gjakosur dhe po vazhdon të na gjakosë edhe tani, ose në të kundërtën ne do të detyrohemi që të jemi të pamëshirshëm kundër atyre që mbajnë uniformat dhe emblemat Sllave, sepse, nuk kemi kohë që gjatë dyluftimeve t'i indentifikojmë në janë shqipfolës apo sllavë.

I PAHARRUAR DO TË JETË KUJTIMI DHE BETIMI YNË I PËRBASHKËT!
I LEHTË JU QOFTË TOKA E SHQIPËRISË SË RIBASHKUAR !
RROFTË SHQIPËRIA E RIBASHKUAR !

Zëdhënësi i Shtabit të Divizionit "ADEM JASHARI"
të ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE,
Kolonel BESFORT KARADAKU

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë