links
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
Të gjitha Portretet janë marrë nga Alb.info
Portrete në shekuj

YMER PRIZRENI (1820 - 1886)

Prishtinë, 10 qershor 2002 (KeL) - Veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare. Një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe krytar i qeverisë së përkohshme të formuar në periudhën e fundit të saj. Pasi kreu studimet për teologji islamike, punoi në medresenë e Prizrenit ku u shqua qysh herët si përkrahës i shtresave të ulëta kundër padrejtësive të administratës osmane. Sapo filloi lufta ruso-turke (1877-1878 ), u ngrit së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë për të mbrojtur tërësinë terriotoriale të Shqipërisë dhe për të kërkuar të drejtat e saj kombëtare. >>>

HASAN PRISHTINA (1873 - 1933)

Hasan bej Prishtina ka qenë një nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare.
Ky ideolog i shquar, dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin e dha për çështjën kombëtare shqiptare. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatiten ngritjen e Flamurit në Vlorë. >>>

KUSH ISHTE DERVISH SHAQA?

Prishtinë, 24 maj 2004 (Kosova e lirë) - Shkrimin për orfeun e folklorit burimor shqiptar Dervish Shata, e nisëm me këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën e lash borë e gjeta dimën”, për faktin se kjo kryevepër e këtij rapsodi edhe sot e kësaj dite nuk është trajtuar shkencërisht. Përmbajtja e saj plot simbolíkë dhe e fugíshme për kohën kur u këndua, hap shtigjet e analizave sh??mëdimenzionale të rrethanave dhe rrjedhave polítíko-shoqërore të viteve pesëdhjeta në Kosovë dhe Shqipëri. >>>

Adem Jashari (1955 – 1998)

Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa të lindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. >>>

Fan S. Noli (1882-1965)

Fan Noli është artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare. Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Thrakë, jo shumë larg nga Ederneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar nga shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. >>>

Luigj Gurakuqi, 79 vjet nga pabesia ndaj tij (1879 - 1925)

Per pak dite, mbushen 79 vjet nga vrasja e Luigj Gurakuqit, nga kushuriri i vet i pare Baltjon Stambolla. Vrasja i quhet dores te Ceno Beg Kryeziut, kunatit te Zogut, qe vete do te vdiste pak me vone ne nje atentat ne Prage. Mbi Gurakuqin, ne ditet tona eshte hedhur balte, teksa i prishen bustin ne Shkoder ne vitin 1993, teksa shtepine ia lane ne meshire te fatit dhe ajo u shkermoq, nen peshen e madhe te historise se saj. Te tjere e akuzojne Gurakuqin si hajdut, si feminist etj., por ajo qe mbetet nga figura e njohur shqiptare, e shtrire ne mes te dy shekujve, eshte veprimtaria e tij. Do te mjaftonte Kongresi i Manastirit dhe Pavaresia e Shqiperise qe atij t'i rehatoheshin lirisht eshtrat ne Panteonin shqiptar. >>>

Naim Frashëri (1864-1900)

Fytyra më popullore e Lëvizjes sonë kombëtare qe poeti e patrioti i madh shqiptar Naim Frashëri. Djalë i një beu të vogël të rënë nga vahti, ai u lind në Frashër më 25 maj të vitit 1846. Frashëri dikur kishte qenë qendër e lulëzuar tregëtie, por me kohë kishte rënë rëndësia e tij. Frasheriotët tani merreshin më shumë me nëpunësi. Por Frashëri ishte i njohur edhe si qendër bektashiane. Aty jetuan dhe vepruan shkrimtarët bektashianë si Dalipi e Shahini. Naimi mësimet e para i mori te hoxha i fshatit. Aty mësoj turqisht e arabisht. Më 1865 Naimi, së bashku me familje, shpërngulet për në Janinë. >>>

Isa Boletini (1864-1916)

Isa Buletini ka qenë atdhetar i shquar, organizator e udhëheqës i lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar. Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, më 1864, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17- vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Betejën e Slivovës ( 22. 04. 1881) kundër forcate osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët tjerë në themelin e Lidhjes Shqiptare të Pejës.

Andon Zako - Çajupi

Çajupi u lind në katundin Shepër të Zagorisë më 1866, motin kur gjuha dhe letërsia shqipe do të manifesoheshin me bujë, përmes veprave që botuan në të njejtën kohë De Rada, Dora d'Istria e Kristoforidhi. Emri i vërtetë i poetit ishte Andon Çako. Ai e ndërroi më vonë emrin e e bëri Zako dhe pastaj mori pseudonimin Çajupi, sipas një mali të Zagorisë. Andoni ishte bir i një tregëtari të pasur duhanesh, Harito Çakos, që punonte në Greqi e sidomos në Misir, ku pat marrë pjesë në krye të herës në Lëvizjen Patriotike të shqiptarëve të atjeshëm.

ALI PASH GUCIA (? - 1885)

Veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pronar çifligar, pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shek.XIX. Kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj.

Abdyl Frashëri (1839-1892)

Abdyl Frashëri ka qenë patriot e demokrat i shquar dhe një nga udhëheqësit kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi në Frashër (Përmet) më 1839 në familjen e një spahiu të vogël të deklasuar. Pjesën e parë të jetës e kaloi në fshatin e lindjes. Në moshën 18- vjeçare u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet polik qysh më 1877. Në fund të vitit 1877, kur ishte deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll.

ENVER HOXHA (16 tetor 1908 - 11 prill 1985)

Udhëheqës i madh e i lavdishëm i PPSH-së, PRS të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë ( më vonë Parti e Punës së Shqipërisë ). Prijës legjendar, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimitare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste.

SULEJMAN VOKSHI (1815 - 1890)

Veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 ). Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë nga një familje me tradita kombëtare. Veprimtarinë patriotike e filloi që në moshë djaloshare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit e gjeti të përgaditur në të gjitha drejtimet si luftëtar e udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte të qarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimit të saj dhe gjatë veprimtarisë së Lidhjes një ndër udhëheqësit kryesorë politikë e ushtarakë, anëtar i Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i krahut revolucionar të saj.

GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU (1405-1468)

Gjergj Kastrioti lindi në Krujë dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së mesme i cili ishte i obliguar që Perandorisë Turke ti paguajë tatim. Në mënyrë që të sigurojë besnikërinë e prijësve lokal Sultani i merrte djemtë e tyre dhe i dërgonte në Turqi. Gjergj Kastrioti përcjelli shkollën ushtarake në Perandorinë Turke dhe që i emëruar Iskender Bay që në turqishtë do të thotë princi Aleksandër. Ai qe i dalluar si një nga oficerët më të mirë në disa skuadra Otomane në Azinë e Vogël dhe Europë, për çka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit.

KUSH ISHTE AZEM BEJTË GALICA

Azem Bejta u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve. Si fëmij përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dhe edhe jetën.

Jusuf Gërvalla (1945 - 1982)

Prishtinë, Korrik 1999 (KeL) - Më 01 tetor 1995 u mbushën pikërisht 50 vite nga lindja e Jusuf Gërvallës në Dubovik të Deçanit, vrarë mizorisht më 17 janar 1982 në Untergrupenbah të Gjermanisë. Nuk ka shqiptar në Kosovë që s'di se kush është Jusuf Gërvalla. Po them "është" meqenëse jam i bindur se nuk jetoi më kot dhe as nuk ra fli më kot, shembulli i tij mbeti i gjallë në gjithë ata intelektualë, shkrimtarë dhe qytetarë që nuk po e marrin rrugën e botës por rrinë e qëndrojnë ...

Ismail Qemali (1844-1919)

Ismail Qemali ka qenë udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryeministër i parë i Shqipërisë së pavarur. Lindi në Vlorë më 1844 në një familje çifligare. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos në Stamboll, ku mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Pati funksione të rëndësishme administrative në Perandorinë Osmane dhe u shqua si personalitet me pikëpamje liberale. Kërkesat e I.

Gonxhe Bojanxhiu
Nënë Tereza - 27 gusht 1910 - 5 shtator 1997

Prishtinë, 13 shkurt 2004 (KeL) - Të shkruash për biografinë e Nënë Terezës do të duhen dhjetra faqe për të shkruar por këtu do ti gjeni disa të dhëna më kryesore për jetën e saj. E lindur në më 27 gusht 1910 në Shkupin e Shqipërisë së atëhershme (Sot kryeqytet i Maqedonisë) i cili ishte kryeqendra e Vilajetit të Kosovës. Prindëritë e sajë, Nikollë dhe Dranafille Bojaxhiu, emigruan prej Shkodrës në Shkup para se të lind Gonxheja. >>>

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë