links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

KFRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
SHTABI I AKSH I ZONËS NR.3
KOMUNIKATË PUBLIKE
Shkup, më 31.10.2002
KOMUNIKATË NR.20
E SHTABIT TË AKSH TË ZONËS NR.3

AKSH-JA KA ORGANIZUAR NJË AKSION

Shtabi i AKSH të Zonës Nr.3 i bënë të ditur gjithë opinionit mbarëshqiptar, atij ndërkombëtar si dhe masmediave elektronike dhe të shkruar se sot, në mëngjesin e datës 31.10.2002, njësitet e AKSH të Zonës Nr.3 që veprojnë në Maqedoni organizuan një aksion kundër Parlamentit të IRJM. I gjithë opinioni ishte në dijeni se sot, në orën 11.00, Parlamenti i IRJM do të bënte ceremoninë e miratimit të qeverisë së re sllavo-maqedonase. Armata Kombëtare Shqiptare nuk i ka njohur zgjedhjet e zhvilluara në IRJM në muajin shtator 2002, pasi ato ishin të manipuluara. Në këto zgjedhje të radhës, të karakterizuara nga një dhunë e paparë etnike, e nxitur nga "luanët" dhe "tigrat" delirantë antishqiptarë, forcat politike shqiptare shkuan inferiore, siç kanë shkuar gjithmonë. Diskriminimi kryesor shqiptarëve u është bërë me ligjin zgjedhor maqedonas, ligj i cili një popullsie etnike shumicë, siç janë shqiptarët në trojet e tyre, u jep më pak se një të tretën e vendeve në Parlamentin e IRJM! Me mijëra shqiptarë u lanë pa u regjistruar si zgjedhës, ashtu siç do lihen mbi 200.000 shqiptarë të tjerë edhe pa u regjistruar në bazë të ligjit diskriminues sllavo-maqedonas "Mbi rregjistrimin e Popullsisë" që do bëhen me nxitim nga sllavo-maqedonët nga 1 deri më 15 nëntor 2002.

AKSH nuk e njeh shtetin artificial të IRJM. Ajo nuk do e pranojë më pozitën skllavëruese dhe kolonizuese të popullsisë autoktone shqiptare nën kolonizimin serbo-sllavo-maqedon. AKSH është e vendosur në luftën e pakompromis për Shqipërinë e Ribashkuar etnike, për një shtet të vetëm kombëtar shqiptarë në Ballkan. Ndaj e sulmuam me bomba Parlamentin sllavo-maqedonas të IRJM-së

AKSH, siç ka deklaruar edhe më parë, rikonfirmon se nuk ka qëllim të vrasë njerëz. Ajo njeriun e konsideron si kapitalin më të çmuar. AKSH është në luftë të papajtueshme me çdo llojë terrorizmi. Ndaj aksionin kundër godinës së Parlamentit e bëmë disa orë para se ky Parlament të fillonte punimet. Ne e dimë se brënda këtij Parlamenti janë edhe disa shqiptarë, të cilët i gënjen mëndja se do e "zgjidhin" zgjedhën tonë të popullit dhe vendit të kolonizuar me "politikë parlamentare"! Me sllavo-maqedonët ne shqiptarëve na "lidhin" vetëm kujtimet e hidhura, vetëm krimet e panumërta dhe gjenocidi shfarrosës që ata kanë bërë kundër shqiptarëve autokton. Sllavo-maqedonët nuk vunë aspak mënd edhe nga lufta etnike e një viti më parë, por me një egërsi dhe histerizëm të padëgjuar, vet shteti vrau para pak ditësh të riun e pafajshëm shqiptar në rrugët e Tetovës, vetë forcat e inkriminuara ushtarake sllavo-maqedonase të etura për zgjerim të kolonive, u futën mbi 400 metra në brendësi të telave me gjëmba që na ka vendosur Evropa në kufirin shqiptaro-shqiptar për të marrë peng 5 shtetas të Shqipërisë së lirë.

Populli shqiptar në trojet e veta etnike nuk e duron më kolonializmin, atë nuk e lidh asgjë me IRJM. Ne kemi shtetin tonë, Shqipërinë, ndaj AKSH është betuar para popullit të vet, para Flamurit kombëtar shqiptar, para gjakut të dëshmorëve të kombit se do të punojë, sakrifikojë dhe luftojë gjerë në fund për Shqipërinë e Ribashkuar, për çlirimin e trojeve etnike shqiptare nga kolonializmi dhe kolonizatorët serbo-sllavo-maqedonë. Ne, AKSH, i vumë sot bombat Parlamentit të IRJM. Ne, AKSH, do t'i rivëmë bombat gjithë institucioneve ilegjitime të një shteti fals, siç është IRJM, e ngritur mbi truallin, pasuritë, gjakun dhe jetën e shqiptarëve. Ne do ju vëmë bombat kufinjëve të padrejtë shtetrorë, kufinjëve artificialë shqiptaro-shqiptarë, kësaj padrejtësie të shëmtuar botërore, kur për të shkuar vëllai tek vëllai në truallin e tij, duhet të merren 5 viza në 5 shtete të ndryshme!

Rroftë Fronti Për Bashkimin Kombëtar Shqiptar
Rroftë Shqipëria e Ribashkuar
Rroftë Armata Kombëtare Shqiptare

Lavdi dëshmorëve të kombit

Zëdhënësi i Shtabit të AKSH të Zonës Nr.3
Kolonel Ilir Duraku

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë