links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
SHTABI I ZONËS NR.3
DOKUMENTE PUBLIKE
Shkup, më 30 gusht 2002
KOMUNIKATË NR. 17

Shtabi i Armatës Kombëtare Shqiptare të Zonës Nr.3 me qendër në Shkup bënë të ditur se pushteti kolonialist sllavo-maqedonas ka filluar të bëj reprazalje ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare. Pas ngjarjes së Gostivarit kur policët maqedonas provokuan rëndë dhunë dhe terror në qytetin shqiptar dhe morën përgjigjen e duhur prej njësiteve guerile të Shtabeve të AKSH-së të Zonave Nr.2 dhe Nr.3, policia fashistoide e Ljube Boshkovskit ka arrestuar njerëz të pafajshëm, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me AKSH-në dhe aksionin e datës 26.08.2002. Mes të arrestuarëve ka edhe invalidë, të cilët policia maqedonase po i trajton në mënyrë çnjerëzore.

Sot, në orët e para të mëngjesit, njësitet speciale të policisë gjenocidiste sllavo-maqedonase, të pagëzuara prej ministrit kriminel Boshkovski me emrin "Luanët", në fshatin shqiptar Zherovjan, kanë vrarë të riun shqiptar Agron Behari si dhe kanë plagosur rëndë shqiptarin tjetër Harun Bakiu. Pas këtij akti terrorist "Luanët" e Boshkovskit kanë arrestuar pa asnjë shkak shqiptarin Jetmir Iseni.

Forcat e AKSH-së të Zonës Nr.3 pas kësaj ngjarje të rëndë kanë shkuar në vendngjarje në ndihmë të popullatës së pambrojtur shqiptare. Meqë "luanët" terroristë të Boshkovskit ishin larguar, forcave të AKSH-së të kësaj Zone nuk u mbeti gjë tjetër veçse të marrin peng 7 maqedonas të pleksur në mënyrë indirekte me krimin e shëmtuar që solli vdekjen e një shqiptari të pafajshëm si dhe plagosjen e rëndë të një tjetri. Njësitet e AKSH-së të Zonës Nr.3 nuk mund të pajtohen me këto akte terroriste të pushtetit kolonialist sllavo-maqedonas, nuk mund të pajtohen me arrestimet masive të shqiptarëve, të cilët pushteti fashistoid i Gjeorgjevskit i mban peng dhe i keqtrajtonë vetëm dhe vetëm pse janë shqiptarë.

Shtabi i AKSH-së të Zonës Nr.3 deklaronë se metodat e pengmarrjes nuk janë në stilin dhe metodat e punës të formacioneve tona. Por ne u detyruam ta bëjmë këtë gjë për ta detyruar pushtetin kolonialist sllavo-maqedonas që t'i thërres zërit të arsyes dhe të heq dorë përfundimisht nga politika gjenocidiste dhe terroriste kundër shqiptarëve, të largohen sa nuk është vonë nga trojet shqiptare, sepse në emër të parimit universal të vetvendosjes, shqiptarët autoktonë nuk duan të bashkjetojnë në një shtet me kolonizatorët dhe gjenocidistët sllavo-maqedonas. Shqiptarët në Maqedoni i janë bashkuar idesë dhe Platformës së Frontit Për Bashkimin Kombëtar Shqiptar për tu bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar shqiptarë në Ballkan.

Forcat e AKSH-së karakterizohen nga disiplina dhe përgjegjshmëria e lartë. Ato i njohin rregullat e luftës, i njohin ligjet ndërkombëtare dhe dinë si të veprojnë me robërit dhe pengjet që indirekt kanë qënë të lidhur me krimin e tmerrshëm që pushteti kolonialist sllavo-maqedonas bëri dhe vazhdonë të bëj ndaj shqiptarëve. Ne deklarojmë se nuk do t'i keqtrajtojmë personat maqedonas që kemi kapur, sepse i njohim rregullat minimale të humanizmit njerëzor dhe Konventat Nërkombëtare për Trajtimin e Robërve të Luftës, dhe nisur nga ky parim, dy maqedonas i liruam, por nga ana tjetër i bëjmë të ditur qeverisë kolonialiste maqedonase se në rast se ajo vazhdonë të keqtrajtojë shqiptarët që mbanë padrejtësisht në burgje ose në rast se vazhdonë masakrat, durimi jonë mund të marrë fund ose veprimet e pakontrolluara mund të dalin në evidencë. Ndaj ne u bëjmë thirrje pushtetarëve kolonialist sllavo-maqedonas që në vend që të mendojnë për akte të tjera terroriste, të ulin armët dhe t'i nënshtrohen logjikës së ftohtë, sepse me veprime ushtarake do hanë kokën e tyre dhe të popullsisë së tyre. Asnjë maqedonas nuk do të lëshohet pa u zbrazur burgjet politike kolonialiste maqedonase të cilat janë mbushur me shqiptarë të pafajshëm. Asnjë nga këta maqedonas nuk do të lëshohet në rast se nuk lirohen menjëherë nga burgjet ish-luftëtarët e lirisë të UÇK, të cilët me gjithë "amnistinë" e shpallur nga Trajkovski sipas "Marrveshjes së Ohrit",përsëri mbahen peng dhe keqtrajtohen në burgjet maqedonase. Asnjë nga maqedonasit nuk do të lirohet pa u ndalur terrori shtetrorë i shtetit kolonialist sllavo-maqedonas mbi popullsinë shqiptarë.

Paralajmërojmë se në rast se pushteti maqedonas nuk do t'i thërresi logjikës për sa i kërkojmë më lartë, forcat e AKSH janë të detyruara të ndërmarrin veprime të tjera vetmbrojtëse të fuqishme dhe për pasojat përgjegjësinë le ta mbajë pushteti i papërgjegjshëm sllavo-maqedonas.

Paralajmërojmë pushtetin kolonialist maqedonas që t'i marrë me serjozitetin e duhur deklarimet tona, të cilat nuk janë dhe nuk do të jenë vetëm fjalë dhe slllogane, por veprime konkrete deri edhe kundër të ashtuquajturve "luanë" të Boshkovskit, sepse shqiptarët në trojet e tyre etnike, janë luan mbi luanët.

PËR SHTABIN E AKSH-së TË ZONËS NR.3
KOMANDANTI
KOLONEL SHKËLQIM DRENICA

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë