links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Dokumente të rëndësishme / Kosova dhe shteti

STANDARDET PËR KOSOVËN

Prishtinë, 23 dhjetor 2004 (KeL) - "Një Kosovë ku të gjithë - pa marrë parasysh përkatësinë etnike, racën ose fenë - janë të lire të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë pa frikë, armiqësi ose rreziqe dhe ku ka tolérancë, drejtësi dhe paqe për të gjithë".

Prezentuar në Prishtinë. më 10 dhjetor 2003
Standardet për Kosovën

I. Institucionet demokratike funksionale

Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes (IPVQ) janë institucione të zgjedhura në mënyrë të lirë, të drejtë dhe demokratike. IPVQ-të qeverisin në mënyrë të paanshme, transparentë dhe të përgjegjshme, në përputhje me RXSKB 1244 dhe Koniizën Kushtetuese. Interesat dhe nevojat e të gjitha komuniteteve kosovare janë të përfaqësuara në mënyrë të plotë dhe të drejtë në të gjitha degët dhe institucionet e qeverisë. Këto komunitete kanë pjesëmarrje të plotë në Qeveri. Ligjet dhe funksionet së IPVQ-së synojnë drejt standardeve evropiane. IPVQ-të sigurojnë shërbime për të gjithë në Kosovë, anemban teritorrit të Kosovës; strukturat paralele janë zhbërë.

Zgjedhjet

• Zgjedhjet janë të rregullta, transparente, të lira e të drejta, konform standardeve ndërkombëtare, dhe mundësojnë pjesëmarrjen e plotë dhe të papenguar të të gjitha komuniteteve dhe grupeve etnike.

• Personat e zhvendosur në vend dhe refugjatët vazhdojnë të kyqen në procesin e zgjedhjeve në Kosovë dhe është lehtësuar mënyra e tyre për të votuar.

• Një Komision Qendror Zgjedhore të pavarur, reprezentues dhe shumë etnikë, bën administrimin e zgjedhjeve.

• Një numër i partive politike demokratike garojnë në zgjedhje.

• Është miratuar dhe zbatohet korniza ligjore gjithpërfshirëse që e mbulon sferën e veprimtarive dhe financimit të partive politike.

Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes (IPVQ)

• Të gjitha komunitetet janë të përfaqësuara në mënyrë proporcionale në të gjitha nivelet e IPVQ-ve bazuar në ligjin e zbatueshëm. IPVQ-të dhe pushteti lokal komunal vendosin dhe shpallin ligjet në mënyrë të hapur, të përgjegjshme dhe demokratike.

• Të gjitha gjuhët zyrtare respektohen në të gjitha institucionet e qeverisë.

• IPVQ-të dhe komunat sigurojnë ekzistimin e shërbimeve publike themelore, siç janë: kujdesi shëndetësor, shërbimet komunale dhe arsimimi; pa diskriminim për të gjitha komunitetet në Kosovë.

• Shërbimi civil profesional, i paanshëm dhe i përgjegjshëm, që përfaqëson të gjitha komunitetet në Kosovë dhe përfshinë numër të theksuar të femrave.

• Të gjitha komunitetet kanë qasje të drejtë në punësim dhe në institucionet publike.

• Ekzistojnë kodet e mirësjelljes dhe procedurat e zbatimit të cilat sigurojnë qeveri transparentë dhe të përgjegjshme; rekomandimeve të Ombudspersonit i jipet rëndësi e plotë.

• Revizioni i rregullt dhe i pavarur i BKK-së, Kuvendit, ministrive të qeverisë dhe komunave.

• Pohimet për shkelje të rregullave hetohen hollësisht nga zyrtarët e zgjedhur si dhe nëpunësit publikë përgjegjës për shkelje të etikës, mashtrime ose korrupsion disiplinohen në mënyrë efikase.

• Ligjet e propozuara Kuvendit shqyrtohen dhe miratohen nga Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve para së të aprovohen nga Kuvendi.

• Pjesëmarrja e femrave në institucionet e IPVQ-ve, në nivelin e njëjtë ose që i tejkalon nivelet e rajonit dhe interesat e femrave pasqyrohen në tërësi në politikat dhe ligjet e tyre.

• Propozimet e Këshillit të Evropës për decentralizimin janë ekzaminuar dhe shqyrtuar me qëllim të krijimit të strukturave funksionale të qeverisjes lokale.

• Strukturat paralele për sigurimin e shërbimeve të jenë zhbërë ose integruar në struktura të IPVQ-ve.

Mediat dhe shoqëria civile

• Ekziston një numër i mediave private dhe të pavarura, të shtypura e elektronike, që ofrojnë qasje në informim për të gjitha komunitetet anembanë Kosovës.

• Ekziston organi i pavarur dhe efektiv për rregullimin e mediave, që synon standardet evropiane, i rekrutuar pa diskriminim dhe i bazuar në merita.

• Fjalët urrejtjenxitëse ose cilado formë e nxitjes së urrejtjes; dënohet nga udhëheqësit politikë, autoriteti për rregullimin e mediave dhe komentatorët e mediave.

• Mediat publikë në mënyrë të plotë dhe proporcionale bëjnë ndarjen e resurseve dhe programit të tyre për të gjitha komunitetet etnike.

• Organizatat joqeveritare, në veçanti ato që i përfaqësojnë interesat e pakicave, janë në gjendje të punojnë lirisht në përputhje me ligjin dhe anëtarësimi në to bëhet pa kurrfarë diskriminimi.

II. Sundimi i ligjit

Ekziston një kuadër i mirëfilltë ligjor dhe zbatim efektiv i tij, në pajtim me standardet evropiane. Policia, sistemet gjyqësore dhe penale punojnë në mënyrë të paanshme dhe respektojnë në tërësi të drejtat e njeriut. Ekziston qasja e barabartë në gjyqësi dhe askush nuk është mbi ligjin, nuk ka falje për ata që e shkelin ligjin. Ekzistojnë masa të rrepta në fuqi për të luftuar krimet e motivuara në baza etnike si dhe krimet ekonomike dhe financiare.

Qasja e barabartë në drejtësi

• Të gjitha krimet hetohen hollësisht, pavarësisht nga përkatësia etnike e viktimës apo e kryerësit.

• Ndjekja dhe dënimi i kryerësve të krimeve është konsistentë dhe efektive pa marrë parasysh përkatësinë etnike të kryerësit apo të viktimës.

• Është bërë përparim i dukshëm në zgjidhjen e vrasjeve dhe sulmeve të rënda ndaj anëtarëve të pakicave etnike.

• Dëshmitarët të mbrohen në mënyrë efikase nga frikësimi dhe ndëshkimi.

• Shkalla e zgjidhjes së krimeve të dhunës ndaj personave të të gjitha komuniteteve është përafërsisht e njëjtë.

• Shkeljet nga ana e gjykatësve, prokurorëve, avokatëve, policëve dhe të punësuarve në sistemin ndëshkimor hetohen vazhdimisht dhe ndëshkohen në mënyrën e duhur.

• Ekzistojnë kode profesionale për mirësjelljen e gjykatësve, prokurorëve, avokatëve dhe pjestarëve tjerë të Policisë dhe sistemit penal, përfshirë edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Avokatëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

• Aktet e ndëshkimit kundër individëve të involvuar në proceset disiplinuese jane të rralla dhe ata mbrohen në mënyrë adekuate.

• Të gjitha komunitetet janë të përfaqësuara në mënyrë të plotë dhe të drejtë në kuadër të gjykatësve, prokurorëve dhe Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

• Institucionet funksionojnë në trajnimin dhe arsimimin e policëve, gjykatësve dhe drejtuesve të sistemit penal.

• Një sistem efektiv dhe i paanshëm i drejtësisë në sektorin e ligjit civil është i arritshëm për të gjithë anëtarët e komuniteteve në Kosovë

• Numri i rasteve të grumblluara të padive privatë është duke u zvogëluar gradualisht.

• Vendimet në rastet e padive privatë janë duke u zbatuar, nëpunësit përmbarues gjyqësor janë duke funksionuar dhe gjobat e shqiptuara nga gjykatat paguhen rregullisht.

• Ligjet në sferën e së drejtës privatë janë duke u shqyrtuar dhe zhvilluar për të siguruar përputhshmëri më të madhe me standardet evropiane.

• Janë përpiluar dhe zbatohen në mënyrë ekspeditive dhe me sukses mënyrat alternative të zgjidhjes së kontesteve private.

• Ekziston angazhim efektiv për të mënjanuar dhunën kundër femrave dhe fëmijëve, trafikimin dhe format tjera të eksploatimit, duke përfshirë edukimin parandalues dhe sigurimin e shërbimeve juridike dhe sociale për viktimat.

Askush nuk është mbi ligjin

• Të gjitha krimet, e në veçanti ato të dhunës, që nxisin urrejtje ndëretnike dhe frikë, të hetohen rrënjësisht dhe të zgjedhen dhe kryerësit të sillen para drejtësisë dhe të dënohen.

• Incidentet e krimit të organizuar, trafikimit, krimit që njedh nga ekstremizmi, terrorizmi, dhe krimet ekonomike hetohen energjikisht dhe gjykatësit e prokurorët vendas i dënojnë kryerësit në mënyrë efektive. Përqindja e rasteve të pazgjidhura të krimit që rrjedh nga ekstremizmi ose terrorizmi është duke rënë gradualisht.

• Kryerësit e sulmeve mbi gjykatësit, prokurorët, policët e ShPK-së dhe dëshmitarët gjykohen në mënyrë të drejtë në gjykatat vendase dhe dënohen me dënimet e merituara.

• Mekanizmat e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar janë në vepnim sa i përket policisë dhe gjyqësisë, duke përfshirë transferimin e të dyshuarve dhe të dënuarve dhe ndihmën reciproke juridike mes juridiksioneve.

• Ekziston bashkëpunimi i plotë me Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), duke përfshirë arrestimin dhe sigurimin e të akuzuarve dhe sigurimin e dëshmitarëve dhe informatave.

• Krimet e luftës të cilat nuk do të shqyrtohen nga ICTY, të ndiqen në mënyrën e duhur në Kosovë.

Krimet ekonomike dhe financiare

• Ekzistojnë mekanizma efektiv juridik, financiar dhe administrative konform standardeve evropiane për t'u përballë me krimet ekonomike në sektorin publik dhe privât, duke përfshirë konfiskimin e mjeteve të përvetësuara në mënyrë të kundërligjshme.

• Ekziston një kuptueshmëri e qartë në radhët e punonjësve të sektorit publik përkitazi me obligimet nga kodi i mirësjelljes, veçmas sa i përket konfliktit të interesave.

• Jane krijuar mekanizma adekuatë të hetuesisë dhe funksionojnë në mënyrë efektive.

• Ligjet për larjen e parave zbatohen në mënyrë efektive dhe është në fuqi raportimi i transaksioneve financiare të dyshimta.

III. Liria e lëvizjes

Të gjithë qytetarët në Kosovë janë në gjendje të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë të sigurtë dhe pa qenë të kërcënuar ose frikësuar prej sulmimit, keqtrajtimit ose ngacmimit, pavarësisht nga përkatësia etnike e tyre. Ata janë në gjendje të përdorin gjuhën e tyre lirisht kudo në Kosovë, duke përfshirë vendet publike, dhe mund të shkojnë të papenguar në vendet e tyre të punës, në tregje, shërbime publike dhe sociale, dhe shërbimet komunale.

Liria e lëvizjes

• Të gjitha komunitet janë në gjendje të ushtrojnë lirisht të shprehurit e tyre shoqëror, kulturor dhe fetar, duke përfshirë marrjen pjesë nëpër ceremoni dhe qasje në lokacionet përkatëse.

• Përcjellja ushtarake dhe policore më nuk është e nevojshme, pjesëtarët e të gjitha përkatësive etnike kanë qasje në transportin publik dhe të sigurtë.

• Punonjësit publik të komuniteteve pakicë janë në gjendje të punojnë në rajonet e shumicës pa vështirësi.

• Numri i krimeve veçmas të lidhura me lëvizjen e pakicave (p.sh.: incidentet hedhjes së gurëve) është zvogëluar dukshëm dhe shumë i rrallë.

• Udhëheqësit politikë, pa hezitim, i dënojnë dhe marrin masa kundër akteve të dhunës ndaj komuniteteve etnike dhe pjesëtarëve të tyre.

Përdorimi i lirë i gjuhës

• Mbledhjet e Kuvendit të Kosovës dhe komisioneve të tij bëhen në të gjitha gjuhët zyrtare.

• Dokumentet zyrtare të ministrive dhe komunave përkthehen me kohë në të gjitha gjuhët zyrtare.

• Dokumentet personale shtypen në gjuhën amtare të poseduesit.

• Shenjat zyrtare brenda dhe jashtë ndërtesave të ministrive dhe komunave shkruhen në të gjitha gjuhët zyrtare.

• Emrat e rrugëve, qyteteve, qytetëzave, fshatrave dhe vendeve publike shkruhen në gjuhën shqipe, serbe dhe në ndonjë gjuhë tjetër të komunitetit në numër të konsiderueshëm që jeton aty.

• Komunat dhe ministritë sigurojnë shërbime adekuate të përkthimit për të gjitha bashkësitë, duke përfshirë përkthimin e të gjitha dokumenteve zyrtare dhe gjatë mbledhjeve zyrtare përkthimin në gjuhët përkatëse.

IV. Kthimet e qëndrueshme dhe të drejtat e bashkësive dhe të pjesëtarëve të tyre

Pjesëtarët e të gjitha bashkësive duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore në Kosovë dhe nuk duhet të ballafaqohen me kërcënime për siguri dhe mirëqenie për shkak të etnisë së tyre. Të gjithë refùgjatët dhe të zhvendosurit të cilët dëshirojnë të kthehen në Kosovë duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në siguri e me dinjitet.

Të drejtat

• Ligjet e Kosovës ofrojnë mbrojtje të plotë për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e bashkësive dhe të pjesëtarëve të tyre, në pajtim me standardet evropiane.

• Ekziston një strukturë gjithëpërfshirëse e efektive përbrenda IPVQ-ve për të mbikëqyrë zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve dhe për t'i trajtuar shkeljet.

• Mekanizmat ekzistues përbrenda komunave, përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të bashkësive (Zyrat komunale për komunitete, Komunitetet e kuvendeve komunale dhe Komisionet e ndërmjetësimit) kanë resurse dhe punonjës adekuat dhe funksionojnë efektshëm.

• Kosova merr pjesë në procesin e zbatimit të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës dhe zbaton në tërësi rekomandimet që rezultojnë nga ky proces.

• Ka shprëndarje të drejtë të resurseve komunale e ministrore për të gjitha komunitetet.

Kurrikulumi arsimor e inkurajon tolerancen dhe respektimin e kontributit të të gjitha bashkësive në historinë e Kosovës.

Kthimet

• Numri i komunave me kthim të qëndrushëm rritet, duke e përfshirë edhe kthimin në vendet urbane, hapi i kthimit në përgjithësi përshpejtohet dhe niveli i kërkesave të paplotësuara për kthim është zvogëluar thelbësisht.

• Të kthyerit në Kosovë janë në gjendje të marrin pjesë në ekonomi dhe në treg të punës pa diskriminim dhe kufizime të bazuara në lirinë e lëvizjes.

• Kujdesi shëndetësor, shërbimet sociale, arsimi dhe shërbimet komunale i ofrohen të kthyerve në nivel të barabartë me pjesën tjetër të popullatës.

• Të kthyerit nuk i nënshtrohen një rreziku më të madh të dhunës së sa popullata në përgjithësi dhe policia e gjyqësia menjëherë e pa diskriminim merren me krimet; pavarësisht nga prejardhja etnike e viktimës.

• Komunat dhe ministritë janë në gjendje të marrin mbi vete përgjegjësinë për kthimet brenda të gjitha komuniteteve në pajtim me standardet evropiane.

• Ndahen fondet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për përkrahjen e projekteve të kthimeve dhe për bashkësitë e vogla.

• Përkrahje e dukshme për procesin e kthimeve nga liderët e bashkësisë si dhe përpjekje në fushën e informimit publik dhe në arsimim të përkrahura nga IPVQ-të, që krijojnë një mjedis të tolerances e përkrahjes për të drejtën e kthimit.

• Përkrahja e IPVQ-ve për kthimet, përfshirë edhe ndihmën financiare, i shprëndahet njejtë të gjitha komuniteteve.

V. Ekonomia

Ekziston dhe zbatohet komiza ligjore për një ekonomi tregu të qëndrueshme e konkurruese. Kushtet minimale kyçe janë bazat ligjore e institucionale që veprojnë pa diskriminuar ndaj cilitdo individ apo cilësdo kompani; sistem rregullativ i favorshëm për biznes që është në gjendje t'i mbaj përgjegjës nëpunësit qeveritarë dhe sektorin privat; regjim taksash që mirëmban funksionet qenësore të qeverisë dhe një infrastrukturë që ofron shërbimet themelore dhe mundëson investimet. Synimi është që Kosova të lëvizë kah përmbushja e standardeve evropiane.

• Ekziston dhe zbatohet legjislacioni ekonomik elementar
• Funksionojnë institucionet dhe shërbimet qeveritare gjegjëse
• Funksionon procesi buxhetor i cili plotëson të gjitha kushtet ligjore
• Statistikat ekonomike janë në dispozicion dhe publikohen rregullisht, përfshirë edhe ato mbi bruto produktin vendas (GDP), inflacionin, tregtinë dhe papunësinë.
• Privatizimi dhe likudimi i ndërmarrjeve shoqërore të jenë të avansuar; autoritetet komunale dhe strukturat qeveritare relevante përkrahin një transfer të lehtë dhe të besueshëm të të drejtave pronësore.
• Ristrukturimi i ndërmarrjeve publike, i bazuar në revizionet e pavarura, përparon dhe është plotësisht i përkrahur nga IPVQ-të.
• Mbikëqyrja e bankave komerciale, sigurimeve dhe skemës pensionale është e besueshme dhe efektive.
• në mbarë Kosovën, fakturimi për shërbimet e ofruara nga KEK-u, PTK-ja dhe ujësjellësi është afër 100%, ndërsa pagesa e fakturave i afrohet niveleve të vendeve fqinje.
• Të hyrat nga taksat mbushin buxhetin në tërësi dhe ka një rritje të pjesës së investimeve publike.
• Treguesit e përmbushjes së normave tatimore përmirësohen substancialisht.
• Arkëtimi i të hyrave bëhet pa ndikime politike.

VI. Të drejtat pronësore

Zbatimi i drejtë i të drejtave pronësore është qenësor për të inkurajuar kthimet dhe trajtimin e barabartë të të gjitha bashkësive etnike. Kjo kërkon që të ketë legjislacion efektiv dhe mekanizma efektiv për zgjidhjen e kontesteve pronësore; që pronarët e mirëfilltë të tokave të ndërtimit, komerciale dhe bujqësore të jenë në gjendje t'i marrin këto në pronësi efektive dhe së ka një sistem të mirêfilltë transferimi, zgjidhjeje të kërkesave pronësore dhe regjistrimi të pronave, si dhe parandalim i shitjeve të detyruara të pronave.

Të drejtat pronësore

• Ekziston legjislacioni që është në pajtim me standardet evropiane.
• Banorët e paligjshëm janë dëbuar nga pronat dhe pronat i janë kthyer pronarëve të ligjshëm.
• Gjykatat komunale zgjidhin çështjet pronësore pa diskriminuar pakicat dhe e bëjnë këtë në shkallë që mund të krahasohet me sistemet gjyqësore evropiane.
• Policia zbaton këto vendime në mënyrë rutinore dhe pa diskriminuar.
• Drejtoria e banimit dhe pronave dhe Komisioni i ankesave banesore dhe pronësore i kanë zgjedhur rastet e grumbulluara në mënyrë të efektshme.
• Ka një sistem efektiv për zgjidhjen e kontesteve për pronat bujqësore dhe komerciale.
• Është krijuar dhe funksionon regjistri i të drejtave pronësore dhe janë kompletuar inçizimet kadastrale të komunave.
• Autoritet komunale ndalin përpjekjet e paligjshme ose të pajustifikueshme për të ndërruar destinimin e tokave publike në të cilat qysh prej kohësh ekzistojnë vendbanime jozyrtare të bashkësive pakicë ose të grupeve tjera të rrezikuara.
• Vendbammet jozyrtare të grupeve të rrezikuara të pakicave janë legalizuar dhe normalizuar.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore

Trashëgimia kulturore e Kosovës respektohet si trashëgim i përbashkët i të gjitha bashkësive etnike, fetare dhe gjuhësore të Kosovës. Të gjitha bashkësitë kanë të drejtë ta ruajnë, kthejnë dhe t'i mbrojnë vendet që janë të rëndësishme për trashëgiminë e tyre kulturore, historike dhe fetare me ndihmën e autoriteteve relevantë (IPVQ), në pajtim me standardet evropiane. Nuk ka diskriminim ose trajtim të privilegjuar të pasurisë së trashëgimisë kulturore të asnjërës bashkësi.

VII. Dialogu

Ka dialog konstruktiv dhe të vazhdueshëm mes IPVQ-ve dhe homologëve të tyre në Beograd për çështjet praktike. Zhvillohet bashkëpunimi i Kosovës me rajonin.

Dialogu mes Prishtinës e Beogradit

• Ka takime të rregullta të grupeve punuese (fillimisht katër: personat e pagjetur, kthimet, energji dhe transport e komunikime) dhe të gjitha grupet punuese janë shumëetnike.

• Takimet mbahen në atmosferë të bashkëpunimit konstruktiv, duke respektuar rregullat e procedures dhe duke përdorë përvojën ndërkombëtare në dispozicion).

• Grupet punuese përparojnë në zgjidhjen e çështjeve praktike me interes të ndërsjellë.

• Ka marrëveshje funksionale për ofrimin e bashkëpunimit të avansuar në fushat e lirisë së lëvizjes (duke i përfshirë vendkalimet kufitare), tregtisë dhe ekonomisë policisë dhe drejtësisë, adminstratës publike dhe shkëmbimeve parlamentare rajonale.

• Ka pjesëmarrje në marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale në të mirë të stabilitetit në rajon.

VIII. Trupat Mbrojtëse të Kosovës

Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) në tërësi zbatojnë mandatin e tyre, si është dhënë në Komizën Kushtetuese, si "organizatë civile e ndërhyrjes së shpejtë e cila në rastë fatkeqësishë natyrore në Kosovë ndërmerr detyra për ndërhyrje të shpejtë për sigurinë publike në raste emergjente dhe të ndihmës humanitare". TMK operon në mënyrë transparente, të pergjegjshme, të disiplinuar, profesionale dhe është përfaqësuese e tërë qytetarëve të Kosovës. TMK është në gjendje të zbaton masa disiplinore dhe është plotësisht e financuar në mënyrë transparente.

• TMK kryen funksionet e dhëna me mandat në pajtim të plotë me ligjin.

• Të gjitha bashkësitë e Kosovës përfaqësohen në TMK në mënyrë të plotë dhe të drejtë pa u diskriminuar.

• Financimi është transparent dhe i nënshtrohet revizionimit të pavarur.

• Numri i stabilimenteve të TMK-së i zvogëluar për së paku një të tretën; madhësia e trupave zvogëlohet në 3. 052 pjesëtarë aktivë dhe 2.000 pjesëtarë rezervë.

• Të gjitha shkeljet dënohen, sipas një Kodi disiplinor rigoroz dhe Sistemit të vlerësimit të punës

• TMK-ja është e angazhuar në fushatë gjithëpërfshirëse për rekrutim në bashkësitë e pakicave etnike.

• TMK-ja ka dedikuar një pjesë proporcionale të aktiviteteve të rindërtimit për bashkësitë e pakicave etnike.

• Është miratuar dhe zbatohet Ligji për kushtet e shërbimit për pjesëtarët aktivë dhe rezervë.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë