links
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për më shumë:
Historia shqiptare
Cilat janë trojet shqiptare?!!

Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë

Prishtinë, mars 2004 (KeL/KD) - Viti 1595 është data që dokumenton vendosjen e shqipëtarëve në trojet rumune. Kjo datë vërtetohet nga një dokument i Simon Movilës më 1602-shin, në lidhje me vendosjen e disa shqipëtarëve në fshatin Këlinesht të rrethit Prahova. Një histori e lashtë 406-vjeçare e Rumanisë, lidhet me vendin e vogël në juglindje të Evropës - Shqipërinë. Sot në shekullin e ri shqiptarët e Rumanisë përbëjnë një minoritet të konsiderueshëm: me një gazetë, shoqatë që mbron të drejtat e tyre dhe kanë të drejtën të kenë përfaqësi në Parlament. >>>

Zbulohet enciklopedia shqiptare 300-vjeçare

Prishtinë, 10 maj 2004 KeL) - “Illyricum Sacrum” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti. >>>

Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë (tetor 1879-janar 1880)

25 maj 2003 (KeL) - Me revoltën e armatosur të Gjakovës dhe me aksionin diplomatik të pranverës së vitit 1879, Lidhja Shqiptare ia hoqi Portës së Lartë de facto të drejtën që të fliste në emër të Shqipërisë. Veç kësaj, me qëndresën e saj energjike, ajo bëri që të zvarriteshin e të mos zbatoheshin menjëherë dy vendimet e rëndësishme të Kongresit të Berlinit, që cenonin interesat kombëtarë të Shqipërisë, njëri në favor të Malit të Zi (neni 28 i Traktatit) dhe tjetri në dobi të Greqisë (Protokolli nr. 13 i Kongresit).

BETEJAT E MËDHA. QËNDRESA E SHQIPTARËVE TË MORESË

1) Fitoret e ushtrise se Skenderbeut ne vitet 1462-1465 - Pas humbies se rende qe pesuan turqit ne betejen e Ujebardhes, me 1457, ushtrite Osmane i nderprene per disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira Shqiptare. Gjate kohes se ekspedites Shqiptare ne Itali u nenshkrua edhe nje armepushim me Turqit. Me 1462, pasi u kthye nga Italia, Skenderbeu shpartalloi njera pas tjetres tri ushtri. Te paren, te komanduar nga Sinan Beu, e shpartalloi ne Moker te Dibres, kurse te dyten prane qytetit te Ohrit dhe zuri rob edhe komandantin e saj, Hasan Beun.

HISTORIA E ILIRËVE

PARATHËNIE
Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.
Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare.

HISTORIA E LETËRSISË SHQIPTARE

Në kulturën e shqiptarëve ka lënë gjurmën e saj të thellë historia e tyre e brendshme dhe e jashtme. Pjesë e trevave të lashta ilirike, udhë kryqëzimi e qytetërimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatë dyndjeve barbare e më pas, provincë e perandorive të perëndimit dhe të Lindjes, të Romës e të Bizantit, pasi kishte bërë e çbërë gjatë shekujve, despotate e principata të pavarura, dhe pasi kishte formuar më së fundi shtetin e Skënderbeut, i cili u qëndroi për një çerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer në mburojë të krishtërimit dhe të qytetërimit europian, Shqipëria e cfilitur nga luftërat, pas vdekjes së heroit të rezistencës së saj, Gjergj Kastriot-Skënderbeut (1468), kishte rënë në fund të shek.XV nën zgjedhën e Perandorisë së Sulltanëve.


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë