links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


MARRËVESHJA E RAMBUJESË - FRANCË / 23 SHKURT 1999


PËRMBAJTJA:

Korniza
NENI I: Parimet
NENI II: Masat e Ndërtimit të Besimit

Kapitulli 1
Kushtetuta

Neni I: Parimet e Vetqeverisjes Demokratike në Kosovë
Neni II: Kuvendi
Neni III: Presidenti i Kosovës
Neni IV: Qeveria dhe Organet Administrative
Neni V: Gjyqësia
Neni VI: Të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Fundamentale
Neni VII: Bashkësit Nacionale
Neni VIII: Komunat
Neni IX: Përfaqësimi
NeniX: Amandamentet
Neni XI: Hyrja në Fuqi

Kjo kushtetutë do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje.

Kapitulli 2
Sigurimi Publik Policor dhe Civil

Neni I : Parimet e Përgjithshme
Neni II: Policia Komunale
Neni III: Akademija Policore e Përkohshme
Neni IV: Komisionet Për Jurispondencë Penale
Neni V: Operacionet Policore në Kosovë
Neni VI: Sigurimi i Kufijëve Ndërkombëtar
Neni VII: Arrestimi dhe Mbajtja
Neni VIII: Administrimi i drejtorisë
Neni IX: Autorizimi Final mbi Interpretim

Kapitulli 3
Zhvillimi dhe mbikëqyrja e Zgjedhjeve

Neni I: Kushtet e zgjedhjeve
Neni II. Roli i OSBE-së
Neni III: Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

Kapitulli 4 A
Çë shtjet ekonomike

Neni I:
Neni II:

Kapitulli 4 B
Ndihma Humanitare, Rekonstruimi dhe Zhvillimi Ekonomik

Kapitulli 5
Implementimi I

Neni I: Institucionet
Misioni i Implementimit
Neni II: Përgjegjësit dhe Pushtetet
Neni III: Statusi i Misionit Implementues
Neni IV: Procesi i Implementimit

Kapitulli 6
Ombudsmani

Neni I, Të përgjithshme
Neni II: Juridiksioni
Neni III: Mandati dhe Obligimet

Kapitulli 7
Implemetimi II

Neni I Obligimet e Përgjithshme
Neni II: Ndërprerja e armiqësive
Neni III: Rirreshtimi, Tërheqja dhe Demilitarizimi i Forcave
Neni IV: Forcat e Armatës Jugosllave
Neni V: Forcat e tjera
Neni VI: MUP-i
Neni VII: Njoftimet
Neni VIII: Operacionet dhe Pushteti i KFOR-it
Neni IX: Kontrolli Kufitar
Neni XI: Themelimi i komisionit të përbashkët ushtarak
Neni XII: Lirimi i të burgosurve
Neni XIII: Bashkëpunimi
Neni XIV: Lajmërimi i komandave ushtarake
Neni XV:Pushteti përfundimtar për Interpretim
Neni XVI: Hyrja në fuqi dhe dita K

Shtojcat:
Shtojca A: Kolonitë e Miratuara të Armatës Jugosllave / MUP-it
Shtojca B: Statusi i forcave implementuese multinacionale

Kapitulli 8
Amandamanti, Vlerësimet Gjithëpërfshirëse dhe Dispozitat Përfundimtare

Neni I: Amandamenti dhe vlerësimet Gjithëpërfshirëse
Neni II: Dispozitat Përfundimtare

Palët e Marrëveshjes së tanishme:
- Të bindur në nevojën për zgjidhje paqësore dhe politike në Kosovë, si parakusht për stabilitet dhe demokraci,
- Të përcaktuar që të krijojnë mes paqësor në Kosovë,
- Duke ritheksuar përcaktimin për Qëllimet dhe Parimet e Kombeve të Bashkuara, gjithashtu edhe të principeve të OSBE-së, duke përfshirë Aktin Final të Helsinkit dhe Karten e Parisit për një Evropë të re.
- Duke rikujtuar zotimin e bashkësisë ndërkombëtare për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë.
- Duke rikujtuar elementet / principet themelore të adaptuara nga Grupi i kontaktit në takimin e ministrave në Londër me 29 janar 1999.
- Duke kuptuar nevojën për vetëqeverisje demokratike në Kosovë mbi bazën e pjesëmarrjes së plotë të anëtarve të të gjitha bashkësive nacionale në dhënien e vendime politike,
- Me deshirë që të sigurohet mbrojtja e të drejtave të njeriut e të gjithë individëve në Kosovë, duke përfshirë veçanërisht të drejtatë e të gjithë anëtarëve të të gjitha bashkësive nacionale,
- Duke vlerësuar kontributin aktual të OSBE-së për paqën dhe stabilitetin në Kosovë,
- Duke konstatuar se kjo marrëveshje është arritur nën patronazhin e anëtarëve të Grupit të Kontaktit dhe të Bashkimit Evropian dhe zotimin e këtyre anëtarëve si dhe të Bashkimit Evropian për t’ju përmbajtur kësaj Marrëveshjeje,
- Të vetëdijshëm se respektimi i plotë i kësaj Marrëveshjeje do të ketë rëndësi të dorës së parë në zhvillimin e marrëdhënieve me institucionet evropiane, jemi pajtuar, për sa vijon:

Korniza

NENI I: Parimet

1. Të gjithë qytetarët e Kosovës do të gëzojnë pa diskriminim, të drejta dhe liri të barabarta që përfshihen në këtë marrëveshje.

2. Bashkësitë nacionale dhe anëtarët e tyre do të gëzojnë të drejta shtesë siç janë numëruar në Aneksin I. Autoritetet e Kosovës, Federale dhe ato Republikane nuk do të ndërhyjnë në ushtrimin e këtyre të drejtave shtesë. Bashkësitë nacionale, sipas ligjit do të jenë të barabarta siç është përcaktuar këtu dhe nuk do të përdorin të drejtat shtesë për t’i shkelur të drejtat e bashkësive të tjera nacionale, ose të drejtat e qytetarëve, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë, apo dhe funkcionimin e qeverisjes përfaqësuese demokratike në Kosovë.

3. Të gjitha instancat në Kosovë do të respektojnë plotësisht të drejtat e njeriut, demokracinë dhe barazinë e qytetarëve dhe bashkësive nacionale.

4. Qytetarët në kosovë do të gëzojnë të drejtën e vetëqeverisjes demokratike përmes institucioneve legjislative, ekzekutive, juridike dhe të tjera, të cilat do të themelohen në pajtim me këtë Marrëveshje. Ata do të kenë rastin që të përfaqësohen në të gjitha institucionet e Kosovës. E drejta për vetëçeverisje demokratike do të përfshij të drejtën për pjesëmarrje në zgjidhjet e lira dhe të drejta.

5. Çdo individ në Kosovë mund të gëzojë të drejtën që t’u drejtohet institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjën e të drejtave në pajtim me procedurat e përcaktuara të atyre institucioneve.

6. Palët pranojnë se ato do të veprojnë vetëm brenda pushtetit dhe përgjegjësive të tyre në Kosovë që janë numëruar me këtë marrëveshje. Aktet jashtë këtij pushteti dhe përgjegjësive nuk do të kenë kurrfarë vlere. Kosova do të ketë të gjitha të drejtat dhe pushtetin që përfshihet në vijim, duke përfshirë në veçanti përshkrimin në Kushtetutë, Kapitulli I. Kjo marrëveshje do të aplikohet drejtëpërsëdrejti dhe do t’i mbisundojë të gjitha dispozitat e tjera ligjore të Palëve. Palët do t’i harmonizojnë praktikat e tyre të qeverisjes dhe dokumentet me këtë marrëveshje.

7.Palët pajtohen të bashkëpunojnë plotësisht me të gjitha organizatat ndërkombëtare që punojnë në Kosovë në implementimin e kësaj Marrëveshjeje.

NENI II: Masat e Ndërtimit të Besimit

Ndërprerja e Përdorimit të dhunës

1.Përdorimi i dhunës në Kosovë do të ndërpritet menjëherë. Në përputhshmëri me këtë marrëveshje, shkeljet e pohuara të armëpushimit do t‘u raportohen vëzhguesve ndërkombëtar dhe ato nuk do të përdorën për të justifikuar dhunën si përgjigje.

2.Statusi i policisë dhe forcave të sigurisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe tërheqjen e forcave, do të qeveriset sipas dispozitave të kësaj Marrëveshjeje. Forcat paramilitare dhe të parregullta në Kosovë janë të papajtueshme me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje.

KTHIMI

3. Palët e njohin se të gjithë përsonat kanë të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre. Autoritetet e përshtatshme do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të mundësojnë kthimin e sigurtë përsonave, duke përfshirë dhënien e dokumenteve të nevojshme. Të gjithë individet do të kenë të drejtë të rimarrin pasuritë e tyre të patundshme, të drejtën e shfrytëzimit të pronës shtetrore, dhe të rehabilitojnë pronën dhe pasurinë e tyre. Palët do t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për rikthimin e përsonave në Kosovë.

4. Palët do të bashkëpunojnë me Komisariatin e Lartë për Refugjatë (UNHCR) në të gjitha përpjekjet e tij, si dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare joqeveritare rreth riatdhesimit dhe kthimit të personave, duke përfshirë ato organizata të cilat do të vëzhgojnë trajtimin e personave pas kthimit të tyre.

Lejimi i Ndihmës Ndërkombëtare

5. Asnjë pengesë nuk do t’i bëhët qarkullimit normal të mallërave në Kosovë, përfshirë materialet për rekonstruim të shtëpive dhe strukturave. Republika Federative e Jugosllavisë nuk do të kërkojë viza, çështjen rreth doganimit si dhe formalitet që kërkohen për Misionin për Implementim (IM), UNHCR-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare, si dhe organizatave joqeveritare të cilatë punojnë në Kosovë, të determinuara nga Shefi i Misionit për Implementim (CCIM-angl.)

6. I tërë personeli, qoftë kombëtar apo ndërkombëtar i angazhuar me punë në organizatat ndërkombëtare ose joqeveritare duke përfshirë Kryqin e Kuq të Jugosllavisë, do të ketë qasje të palimituar në gjithë popullin e Kosovës për qëllime të ndihmës humanitare. Të gjithë personat në Kosovë do të kenë dhe hyrje të ngjajshme të pa penguar, të sigurtë dhe të drejtëpërdrejtë në selitë e organizatave të tilla.

Çështjet tjera

7. Organet Federale nuk do të marrin asnjë vendim që ka efekt të ndryshëm, të pabarabartë (të papajtueshëm), të dëmshëm ose diskriminues për Kosovën. Vendime të tilla, nëse ndodhin, do të jenë të pa vlera në lidhje me Kosovën.

8. Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të deklarohet në Kosovë.

9. Palët do të pajtohen menjëherë me të gjitha kërkesat për përkrahje nga Misioni për Implementim (MI). Misioni për Implementim do të ketë frekuencat e veta për transmetimin e Radio dhe TV programit për Kosovë. Republika Federative e Jugosllavisë do t’i sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme, duke përfshirë edhe frekuencat për radio-lidhje për të gjitha organizatat humanitare, përgjejgëse për shpërndarjen e ndihmave në Kosovë.

Arrestimi i Luftëtarëve dhe Çështjet Juridike

10. Të gjithë personat e ndaluar ose personat të cilët mbahen nga palët pa akuza do të lirohen. Palët gjithashtu do t’i lëshojnë dhe transferojnë, në pajtueshmëri me këtë marrëveshje, të gjithë personat që mbahen në lidhje me konfliktin. Palët do të bashkëpunojnë plotësisht me Komitetin Ndëkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), të lehtësojnë punën e tij në pajtueshmëri me mandatin që ka, duke përfshirë qasje të plotë te të gjithë personat e tillë, pavarësisht nga statusi i tyre, kudo që mund të mbahen, për vizita në pajtueshmëri me procedurat e punës standarde të KNKK-së.

11. Palët do të ofrojnë informata, përmes mekanizmave për kërkim të KNKK-së, familjeve të të gjithë personave të cilët nuk figurojnë nëpër rexhistrat e KNKK-së. Palët do të bashëkpunojnë plotësisht me KNKK dhe Komisionin Ndërkombëtar për Përsonat e zhdukur në përpjekjet e tyre për të përcaktuar identitetin, vendqëndrimin dhe fatin e përsonave të tillë.

12. Secila palë:

(a)- nuk do ta persekutojnë asnjërin për krimet që ndërlidhen me konfliktin në Kosovë, përveç personave të akuzuar për shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar. Në mënyrë që të ndihmohet transparenca, palët do tu lejojnë ekspertëve ndërkombëtar (përfshirë ekspertët e Mjeksisë Ligjore) së bashku me hetues shtetror;

(b)- do të jepin amnesti të përgjithshme, për përsonat, të denuar për krime të motivuara politikisht, të ndërlidhura me konfliktin në Kosovë. Kjo amnesti nuk do të vlejë, për ata që denohën në mënyrë të duhur për shkelje serioze të ligjit ndëerkombëtar humanitar, në gjykime të hapura dhe të drejta, të zhvilluara sipas standardeve ndërkombëtare.

13. Të gjitha Palët do të respektojnë obligimet e tyre për të bashkepunuar në hulumtimin dhe persekutimin e shkeljeve serioze të ligjit ndërkombëtar.

(a)-Në bazë të dispozitave të Rezolutës 827 (1993) dhe Rezolutave vijuese të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, palët do të ofrojnë bashkëpunim të plotë rreth aktiviteteve të Gjyqit Ndërkombëtar për ish- Jugosllävinë gjatë hetimeve dhe përsekutimeve, duke përfshirë zbatimin e kërkesave të gjyqit dhe lehtësimin e hulumtimeve.

(b)-Palët do t’u lejojnë ekspertëve ndërkombëtar (duke përfshirë edhe ekspertët e Mjeksisë ligjore dhe Hulumtuesit) hyreje të plotë, të lirë dhe të papenguar për të hulumtuar të gjitha pandehmat për shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Mediat e Pavarura

14. Duke pasur parasysh rëndësinë e mediave të lira dhe të pavarura në zhvillimin e një klime demokratike, politike dhe të domosdoshme për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, Palët do të sigurojnë liritë më të mëdha të mundëshme të shtypit në Kosovë në të gjitha mediat, publike dhe private përfshirë këtu edhe gazetat, televizionin, radion dhe Internetin.

Kapitulli 1

Kushtetuta

-Duke konfirmuar besimin e tyre në shoqëri paqësore, drejtësi, tolerancë, dhe pajtim.

-Të përcaktuar që të sigurojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe barazinë e të gjithë qytetarëve dhe bashkësive nacionale.

-Duke pasur parasyshë se ruajtja dhe promovimi i identitetit nacional, kulturor dhe gjuhësor të secilës bashkësi nacionale në Kosovë janë të domosdoshme për zhvillim harmonik të shoqërisë paqësore.

-Me dëshirë që përmes kësaj Kushtetute të përkohshme të formohen institucionet e vetëqeverisjes demokratike në Kosovë bazuar në respektin për integritet territorial dhe sovranitet të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe prej kësaj marrëveshjeje, prej të cilave dalin organet e qeverisjes që përfshihen në vijim.

-Duke pasur parasysh se institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë përfaqësimin e drejtë të bashkësive nacionale në Kosovë dhe ta praktikojnë ushtrimin e të drejtave të tyre dhe pjesëtarëve të tyre.

-Duke i kujtuar dhe vërtetuar principet / elementet bazike, të miratuara nga Grupi i Kontaktit dhe nga takimi i ministrave të këtij grupi në Londër më 29 janar 1999.

Neni I: Parimet e Vetqeverisjes Demokratike në Kosovë

1. Kosova do të qeverisë vetëveten në mënyrë demokratike nëpërmjet të organeve dhe institucioneve legjislative (ligjvënse), ekzekutive, gjyqësore, dhe të tjera të përcaktuara këtu. Organet dhe institucionet e Kosovës do të ushtrojnë pushtetin e tyre në pajtim me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje

2. Të gjitha autoritetet në Kosovë do të respektojnë plotësisht të drejtat e njeriut, demokracinë dhe barazinë e qytetarëve dhe bashkësive nacionale.

3. Republika Federale e Jugosllavisë mbanë përgjegjësi në Kosovë për fushat vijuese, përveç nëse është përcaktuar në vend tjetër në këtë marrëveshje: (a) integriteti territorial, (b) ruajtja e tregut unik brenda Republikës Federale të Jugosllavisë, pushteti i së cilës do të ushtrohet në mënyrë të tillë që të mos bëjë diskriminimin ndaj Kosovës, (c) politika monetare,) (ç) mbrojtja, (d) politika e jashtme, (dh) sherbimet doganore, (e) tatimet federale, (ë) zgjidhjet federale, dhe (f) fusht tjera të përcaktuara me këtë Marrëveshje.

4. Republika e Serbisë do të ketë pushtet në Kosovë, ashtu si është përcaktuar në këtë Marrëveshje, duke përfshirë marrëdhënien me zgjidhje republikane.

5. Qytetarët në Kosovë mund të vazhdojnë të participojnë në fushat në të cilat Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Serbisë ka kompetenca përmes përfaqësimit të tyre në Institucione relevante, pa paragjykim mbi ushtrimin e kompetencave nga ana e autoritetve të Kosovës të parashtruara në këtë Marrëveshje.

6. Sa i përket Kosovës:

(a) Nuk do të bëhët ndryshim i kufijve të Kosovës;

(b) Vendosja dhe përdorimi i policisë dhe forcave të sigurisë do të qeveriset me Kapitulli 2 dhe 7 të kësaj Marrëveshjeje; dhe

(c) Kosova do të ketë pushtet që të ndërmarrë marrëdhënje me jashtë brenda fushave të përgjegjësisë së tyre ekuivalente me pushtetin e paraparë për Republikat sipas nenit 7 të Kushtetutës së Republikës Federale të Jugosllavisë.

7. Nuk do të ketë ndërhyrje në të drejtën e qytetarëve, dhe të bashkësive nacionale në Kosovëqë t’i bëhët thirrje institucioneve përkatëse të Republikës së Serbisë, për qellimet që vijojnë:

(a) ndihmën në përpilimin e plan-programeve dhe standardeve shkollore;

(b) participimi në programe të ndihmës sociale, siq është kujdesi për veteranët e luftës, penzionerët dhe përsonave të hendikepuar; dhe

(c) qytetarët në Kosovë mund të vazhdojnë të participojnë në fushat në të cilat Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Serbisë ka kompetencë përmes përfaqësimit të tyre në institucionet relevante, pa paragjykim mbi ushtrimin e kompetencave nga ana e autoriteteve të Kosovës të parashtruara në këtë Marrëveshje.

(d) shërbimet e tjera të pranuara vullnetarisht, paraparë që këto shërbime nuk kanë të bëjnë me policinë dhe çështjet e sigurisë që do të kontrollohen me Kapitullin 2 dhe 7 të kësaj Marrëveshjeje, dhe se cilido personel i Republikës që shërben në Kosovë konform këtij paragrafi, do të jetë furnizues i paarmatosur i shërbimeve që vepron sipas ftesës së bashkësisë nacionale në Kosovë.

(e) Republika do të ketë pushtet për përcaktimin e tatimeve dhe detyrimeve tjera për qytetarët që kërkojnë shërbime konform me këtë paragraf, si përkrahje e domsodoshme e dispozitave të shërbimeve të tilla.

8. Nëjsi themelore të qeverisjës lokale të Kosovës do të jenë Komunat. Të gjitha përgjegjësitë e Kosovës jo shprehimisht të parapara tjetërkund, do të jenë përgjegjësi të Komunave.

9. Për ruajtjen dhe promovimin e vetëqeverisjes demokratike në Kosovë, të gjithë kandidatët për vende publike të emruara, të zgjedhura, apo tjera, dhe të gjithë mbajtësit e vendeve do t’i përmbushin këto kritere:

(a) asnjë person që është duke vuajtur dënimin të shqiptuar nga Tribunali i Krimeve Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, dhe asnjë person që është akuzuar nga Tribunali dhe që nuk i është përmbajtur urdhërit për t’u paraqitur para Tribunalit, nuk mund të jetë kandidat dhe nuk mund të jetë bartës i asnjë funksioni; dhe

(b) të gjithë kandidatët dhe bartësit e funksioneve do të heqin dorë nga dhuna si mekanizëm për të arritur qëllime politike; aktivitetet politike dhe të rezistencës në të kaluarën nuk do të jenë pengesë për bartjen e funksioneve në Kosovë.

Neni II: Kuvendi

Të përgjithshme

1. Kosova do të ketë Kuvendin, i cili do të përbëhet nga 120 anëtarë.

(a) Tetëdhejtë anëtarë do të zgjedhen drejtëpërdrejtë.

(b) Dyzet anëtarët e tjerë do të zgjedhen nga anëtarët e bashkësive nacionale të caktuara.

(I) Bashkësitë, pjesëtarët e të cilëve përbëjnë së paku 5 për qind të popullsisë së Kosovës apo më pak se 5 për qind, do t’i kenë 10 nga këto vende, të cilat do të ndahen mes tyre në pajtim me proporcionin e popullatës së gjithmbashme.

(II) Bashkësitë pjesëtarët e të cilëve përbëjnë së paku 5 për qind të popullatës së Kosovës do t’i ndajnë 30 vendet e mbetura në mënyrë të barabartë. Bashësia nacionale serbe dhe shqiptare do të konsiderohet (pandehet) se i takon 5 përqindëshin të pragut të popullsisë.

Dispozitat tjera

2. Zgjedhejt për të gjithë anëtarët, do të bëhen në mënyrë demokratike, në pajtim me dispozitat e Aneksit 3. Anëtarët do të zgjedhen për termin trevjeçar.

3. Vendosja e vendeve në Kuvend do të bazohet në mbledhjen e të dhënave në konsensus të përmendur në Kapitullin 5 të kësaj Marrëveshjeje. Para përfundimit të konsensusit , për qëllime të këtij Neni deklaratat për pjesëmarrje të bashkësive nacionale të bërë (dhënë) gjatë regjistrimit të votuesve do të shfrytëzohet për përcaktim të përqindjes së popullatës së Kosovës të cilën e përfaqëson çdo bashkësi nacionle.

4. Anëtarët e Kuvendit do të kenë imunitet në të gjitha procedurat civile dhe penale në bazë të fjalëve të thëna apo akteve tjera të ndërmarra në kapacitetin e tyre si anëtarë të Kuvendit.

Pushteti i Kuvendit

5. Kuvendi do të jetë përgjegjës për nxjerrjen e ligjeve të Kosovës, duke i përfshirë ato që i rregullojnë marrëdhëniet në fushën politike, sigurisë, ekonomike, sociale, arsimore, shkencore dhe kulturore, ashtu siç përfshihet më poshtë dhe në vende tjera në këtë Marrëveshje. Kjo Kushtetutë dhe ligjet e Kuvendit të Kosovës nuk do të ju nënshtrohen ndryshimeve, apo modifikimeve nga autoritetet e Republikave ose të Federatës.

(a) Kuvendi do të jetë përgjegjës për:

(I) Aktivitetet financiare të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë mbledhjen e tatimeve dhe detyrimeve nga burimet brenda Kosovës;

(II) Duke i miratuar buxhetet e Organeve Administrative dhe isntitucioneve të tjera të Kosovës, me përjashtim të institucioneve komunale dhe të atyre të bashkësive nacionale, përveçse nëse ndryshe është specifikuar këtu;

(III) Duke i miratuar rregullat që kanë të bëjnë me organizimin dhe procedurat e Organeve Administrative të Kosovës;

(IV) Aprovimi i listës së ministrave të Qeverisë, duke e përfshirë Kryeminstrin;

(V) Koordinimi i aranzhmaneve arsimore në Kosovë duke i patur parasyshë kompetencat e bashkësive nacionale dhe të komunave;

(VI) Zgjedhja e kandidatëve për zyrë gjyqësore të propozuar nga Presidenti i Kosovës.

(VII) Nxjerrja e ligjeve që siguron qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe të personave në Kosovë, në pajtim me këtë Marrëveshje;

(VIII) Aprovimi i Marrëveshjeve të lidhura nga Presidenti brenda fushave të përgjegjësisë së Kosovës;

(IX) Bashkëpunimi me Kuvendin Federativ dhe me Kuvendet e Republikave dhe ndërmarrja e marrëdhënieve me organet e huaja legjislative;

(X) Formimi i kornizave për vetëqeverisje lokale;

(XI) Duke i nxjerrë ligjet lidhur me çështjet ndër-komunale dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive nacionale, atëherë kur është e nevojshme;

(XII) Duke i nxjerrë ligjet që e rregullojnë punën e Institucioneve Mjekësore dhe SWpitaleve;

(XIII) Duke e mbrojtur mjedisin jetësor atëherë kur çështjet ndër-komunale janë të përfshira;

(XIV) Miratimi i programeve të zhvillimit ekonomik, shkencor, teknologjik, demografik, rajonal dhe zhvillimit social, si dhe planifikimit urban;

(XV) Miratimi i programeve për zhvillim të bujqësisë dhe të vendeve rurale;

(XVI) Rregullimi i zgjedhjeve në pajtim me Kapitullin 3 dhe 5;

(XVII) Duke e rregulluar pronësinë e Kosovës; dhe

(XVIII) Duke i rregulluar regjistrat e tokës.

(b) Kuvendi do të ketë gjithashtu pushtet që të nxjerrë ligjet në fushat brenda përgjegjësisë së Komunave nëse çështja nuk mund të rregullohet në mënyrë efektive nga Komunat apo nëse rregullimi nga Komunat individuale mund t’i dëmtojnë të drejtat e Komunave të tjera. Në mungesë të ligjit të nxjerrë nga Kuvendi, në këtë nënparagraf që i paraprinë veprimit Komunal, Komunat do të mbajnë pushtetin e tyre.

Procedurat

6. Ligjet dhe vendimet të tjera të Kuvendit do të miratohen nga shumica e anëtarëve që janë prezent dhe që votojnë

7. Shumica e anëtarëve të një bashkësie nacionale të zgjedhur për Kuvend sipas paragrafit 1(b) mund të miratojnë mocion se ligji apo vendimi tjetër negativisht ndikon në interesat vitale të bashkësisë së tyre nacionale. Ligji i vënë në pyetje apo vendimi do të suspendohet në lidhje me atë bashkësi nacionale përderisa porcedura për pajtimin e kontesteve në paragrafin 8 të kompletohet.

8. Procedurat vijuese do të përdoren në rast të mocionit nën paragrafin 7:

(a) Anëtarët që bëjnë mocion mbi interesin vital do të arsyetojnë mocionin e tyre. Propozuesve të legjislacionit do t’u ipet rast që të përgjigjen.

(b) Anëtarët që bëjnë mocionin, brenda një dite do ta emërojnë ndërmjetësuesin e zgjedhur nga ata që të ndihmojë arritjen e një marrëveshjeje me ata që e propozojnë legjislacionin.

(c) Nëse ndërmejtësimi nuk rezulton me marrëveshje brenda shtatë ditësh, çështja mund të dorëzohet për vendosje juridikisht të obligueshme. Vendimi do të merret nga një trup i përbërë nga tre anëtarë të Kuvendit: një shqiptarë dhe një serb, secili i emruar nga delegacioni i bashkësisë së tij apo të saj nacional; si dhe anëtari i tretë i cili do të jetë i nacionalitetit të tretë dhe do të zgjedhet brenda dy ditësh me konsensus të Kryesisë së Kuvendit.

(I) Mocioni mbi interesin vital do të përkrahet nëse legjislacioni i vënë në pyetje dëmshëm ndikon në të drejtat themelore kushtetuese të bashkësisë, të drejtat shtesë të parapar ashtu në Nenin VII, apo parimin e trajtimit të drejtë.

(II) Nëse mocioni nuk përkrahet, legjslacioni i vënë do të hyjë në fuqi për atë bashkësi.

(d) Paragrafi ( c ) nuk do të aplikohet në seleksionimin e zyrtarëve të Kuvendit.

(e) Kuvendi mund t’i përjashtojë vendimet e tjera nga kjo procedurë me anë të ligjit të nxjerrë me shumicë të secilës bashkësi të zgjedhur sipas paragrafit 1(b).

9. Shumica e anëtarëve do ta përbëjnë kuorumin. Kuvendi përndryshe do të vendos për rregullat e veta të porcedurës.

Udhëheqësia

10. Përbëhet nga Kryetari, dy Nënkryetarët dhe udhëheqësit e tjerë në pajtim me rregullat e procedurës së Kuvendit. Çdo bashkësi nacionale që i plotëson kufizimet e specifikuara në paragrafin 1(b) (ii) do të jetë i përfaqësuar në udhëheqje. Kryetari i Kuvendit nuk dotë jetë nga e njëjeta bashkësi nacinale e Presidentit të Kosovës.

11. Kryetari i Kuvendit do të përfaqësojë atë, të konvokoj mbledhjet, të udhëheqë mbledhjet e tij, të koordinojë punën e çdo komiteti që mund ta krijojë, dhe t’i ushtrojë detyrat e tjera të përcaktuara me rregullat procedurale të Kuvendit.

Neni III: Presidenti i Kosovës

1. Kosova do ta ketë Presidentin i cili do të jetë i zgjedhur nga Kuvendi me anë të shumicës së votave të anëtarëve. Presidenti i Kosovës do të ketë mandat trevjeçar. As një njeri nuk mund të shërbej si President i Kosovës për më shumë se dy mandate.

2. Presidenti i Kosovës do të ketë përgjegjësi për:

(I) Do të përfaqësojë Kosovën, përfshirë edhe përfaqësimin para çdo organi ndërkombëtar ose federal, apo çdo organi të Republikave;

(II) I propozon Kuvendit kandidat për Kryeministër, për Gjyq Kushtetues, Gjyq Suprem dhe zyre gjyqsore të tjera në Kosovë;

(III) Mban takime të rregullta me përfaqësues të bashkësive nacionale të zgjedhura në mënyrë demokratike;

(IV) I udhëheq marrëdhëniet e jashtme dhe përmbyll marrëveshjet brenda këtij pushteti, në pajtim me autoritetet e institucioneve të Kosovës nën këtë Marrëveshje. Marrëveshjet e tilla hyjnë në fuqi vetëm atëherë kur aprovohet nga Kuvendi;

(V) Përcakton përfaqësuesin i cili do të shërbejë në Komisionin e Përbashkët të themeluar nga Neni I.2 të Kapitullit 5 të kësaj Marrëveshjeje.

(VI) Mban takime të rregullta me Kryetarët; të Federatës dhe Prepublikave; dhe

(VII) Detyrat tjera të specifikuara këtu apo me ligj.

Neni IV: Qeveria dhe Organet Administrative

1. Pushteti ekzekutiv do të ushtrohet nga Qeveria. Qeveria do të përgjigjet për implementimin e ligjeve të Kosovës, dhe të autoriteteve të tjera qeveritare kur përgjegjësitë e tilla janë të përsjellura nga ato autoritete. Qeveria do të ketë gjithashtu autoritet t’i propozojë ligjet Kuvendit.

(a) Qeveria do të përbëhet nga Kryeministri dhe Ministrat, duke përfshirë së paku një person nga secila bashkësi nacionale në pajtim me kriteret e përcaktuara në paragafin 1(b) (ii) të Nenit II. Ministrat do të udhëheqin Organet Adminsitrative të Kosovës.

(b) Kandidati për Kryeministër të propozuar nga Presidenti do t’ia përcjellë listën e Ministrave të Kuvendit. Kryeministri dhe Ministrat e propozuar do të aprovohen nga shumica e tyre prezent dhe që votojnë në Kuvend. Nëse Kryeministri nuk do të fiojë pëlqimin e shumicës për qeverinë, atëherë Presidenti do të propozojë kandidat të ri për Kryeministër brenda një afati prej dhjetë ditëve.

(c) Qeveria do të japë dorëheqje nëse miratohet mocioni i mosbesimit me shumicën e votës nga anëtarët e Kuvendit. Në rast të dorëheqjes së Kryeministrit apo të Qeverisë Presidenti do të zgjedh kandidat të ri për Kryeministër i cili do të shiqojë ta formojë Qevrinë e re.

(d) Kryeministri do ta konvokojë mbledhjen e Qeverisë, do ta përfaqësojë Qeverinë në vende të duhura, dhe koordinojë punën e saj. Vendimet e Qeverisë do të kërkojnë shumicën e Ministrave prezent dhe që votojnë. Kryeministri do të ketë votë vendimtare në rast se Ministrat do të ndaheshin në mënyrë të barabart, përndryshe, Qeveria do t’i vendosë rregullat e procedurës së saj.

2. Organet adminstrative do të kenë përgjegjësi që ta ndihmojnë Qeverinë në kryerjen e detyrave të saj.

(a) Të punësuarit në Organet administrative do të paraqesin raport të drejtë të popullatës dhe të bashkësive kombëtare të Kosovës.

(b) Çdo qytetar i Kosovës i cili pohon se dëmtohet në mënyrë direkte dhe negative për shkak të ndonjë vendimi të organit ekzekutiv ose administrativ do të ketë të drejtë për kontrollë gjyqësor të këtij vendimi, pas shfrytëzimit të të gjitha mundësive që ekzistojnë për kontrollë administrativ. Kuvendi do të nxjerr ligj adminstrativ i cili e rregullon këtë kontrollë.

3. Do të jetë një shef prokuror i cili do të jetë përgjegjës për ndjekjen e individëve të cilët i shkelin ligjet penale të Kosovës. Ai do të udhëheqë zyrën e prokurorit, e cila zyrë në të gjitha nivelet do ta ketë personelin që e përfaqëson popullsinë e Kosovës.

Neni V: Gjyqësia
E Përgjithshme

1. Kosova duhet të ketë Gjyqin Kushtetues, Gjyqin Suprem, Gjyqet e Qarkut dhe Gjyqet Komunale.

2. Gjyqet e Kosovës do të kenë juidiksion mbi të gjitha çështjet të cilat ndodhin në Kosovë sipas kësaj Kushtetute apo ligjeve të Kosovës përveç atyre të përcaktuara në paragrafin 3. Gjykatat e Kosovës gjithashtu do të kenë juridiksion mbi çështjet e ligjit Federal, që i nënshtrohet thirrjes së bërë gjyqit federal në këto çështje, atëherë kur të gjitha apelet në disponim, nën sistemin e Kosovës të jenë shfrytëzuar.

3. Qytetarët në Kosovë mund të zgjedhin që kontestet e tyre civile të zgjidhen në gjyqet tjera në Republikat Federale të Jugosllavisë, gjë që do të thërras ligjin zbatues në Kosovë.

4. Rregullat që vijojnë do të zbatohen në lëndët penale:

(a) Në fillim të procedurës penale, i pandehuri e ka të drejtën që gjykimi i tij apo i saj të transferohet në gjykatën tjetër të Kosovës të cilën ai apo ajo e cakton.

(b) Në lëndët penale në të cilat të gjithë të pandehurit dhe viktimat janë pjesëtar të të njëjtës bashkësi nacionale, të gjithë anëtarët e këshillit gjyqësor do të jenë nga bashkësia nacionale që e zgjedhin, nëse ndonjë palë ashtu kërkon.

(c) I pandehuri në lëndën penale në gjykatat e Kosovës e ka të drejtën që të ketë së paku një anëtar të këshillit gjyqësor që ë bën hetuesinë nga bashkësia kombëtare e tij apo e saj. Autoritetët e Kosovës do të konsiderojnë dhe lejojnë që gjyqtarët e gjyqeve tjera në Republikën Federale të Jugosllavisë të shërbejnë si gjyqtarë të Kosovës për këto qëllime.

Gjyqi kushtetues

5. Gjyqi kushtetues do të përbëhet prej nëntë gjyqtarëve.

Do të jetë së paku një gjyqtarë i Gjyqit kushtetues nga secila bashkësi nacionale i cili do t’i plotësojë kushtet e specifikuara në paragrafin 1(b) (ii) të Nenit II. Deri atëherë kur palët pajtohen ta ndërprejnë këtë rregullim, 5 gjyqtarët e Gjyqit kushtetues do të zgjidhen nga lista e përpiluar (e nxjerrë) nga Presidenti i Gjyqit Evropian për të Drejtat e Njeriut.

6. Gjyqi kushtetues do të ketë pushtet të zgjedhë konteste lidhur me këtë kushtetutë. Ky pushtet do të përfshijë, po nuk është kufizuar me këtë, përcaktimin nëse ligjet janë të zbatueshme në Kosovë, vendimet dhe aktet e Presidentit, të Kuvendit, të Qeverisë, të Komunave dhe të bashkësive nacionale kompatibile me këtë Kushtetutë.

(a) Çështjet mund tu drejtohen Gjyqit Kushtetues nga Presidenti i Kosovës, Kryetari po Nënkyetari i Kuvendit, Ombudsmani, kuvendet dhe këshillat komunale, dhe nga çdo bashkësi nacionale që vpron sipas procedurave të veta demokratike.

(b) Çdo gjyq që gjatë kursit të shqyrtimit të ndonjë çështjeje për të cilin kontest vjen nga zgjedhja e ndonjë pyetjeje brenda juridiksionit të Gjyqit Kushtetues do t’ia drejtojë çështjen Gjyqit Kushtetues për vendim preliminar.

7. Në rast të shpenzimit të mjeteve tjera legale, Gjyqi kushtetues, me kërkesë të cilitdo person që pohon të jetë viktimë, do të ketë juridiksion mbi ankesat që të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale dhe të drejtat e anëtarëve të bashkësive nacionale që janë përfshirë në këtë kushtetutë, janë shkelur nga ana e autoriteteve publike.

8. Gjyqi Kushtetues do të ketë juridiksion tjetër të tillë, ashtu si mund tëjetë përcaktuar në vend tjetër në këtë Marrëveshje ose me ligj.

Gjyqi Suprem

9. Gjyqi Suprem do të përbëhet prej nëne gjyqtarëve. Do të jetë së paku një gjyqtarë i Gjyqit Suprem nga secila bashkësi nacionale i cili do t’i plotësojë kushtet e specifikuara në paragrafin 1(b) (ii) të Nenit II

10. Gjyqi Suprem do t’i dëgjojë apelet nga Gjyqet e Qarkut dhe gjyqet komunale. Përveç nëse ipet ndryshe me Kushtetutë, Gjyqi Suprem do të marrë vendimin final në të gjitha rastet që paraqiten nën ligj të zbatueshëm në Kosovë. Vendimet e tij do të njihen dhe ekzekutohen nga të gjitha autoritetet në Republikën Federale të Jugosllavisë.

Funksionimi i Gjyqit

11. Kuvendi do të përcaktojë numrin e gjyqtarëve të Gjyqeve të Qarkut dhe atyre Komunale, të domosdoshme për plotësimin e nevojave aktuale.

12. Gjyqtarët e të gjitha gjyqeve të Kosovës do të jenë Jurist të dalluar me karakter të moralit më të lartë. Ata do të jenë gjerësisht përfaqësues të bashkësive nacionale të Kosovës.

13. Largimi i gjyqtarit të Kosovës do të kërkojë konsensus të gjyqtarëve të Gjyqit Kushtetues. Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues largimi i të cilit është në pyetje, nuk do të marrë pjesë në vendimin mbi rastin e tij.

14. Gjyqi kushtetues do të miratojë rregullat për vete dhe për gjyqet tjera në Kosovë. Gjyqi Kushtetues dhe Gjyqi Suprem do t’i miratojë vendimet me anën e shumicës së votave të anëtarëve të tyre.

15. Përveç nëse është përcaktuar në rregullat e tyre, të gjitha gjyqet e Kosovës dotë mbajnë procedura publike. Ato do t’i botojnë mendimet që i përfshijnë arsyet e tyre për vendimin e marrë.

Neni VI: Të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Fundamentale

1. Të gjitha Organet në Kosovë duhet të sigurojnë respekt për të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale në Kosovë, ndërkombëtarisht të njohura.

2. Të drejtat dhe liritë të parashruara në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Fundamentale si dhe protokolet e saj, do të aplikohen drejtpërsëdrejtë në Kosovë. Instrumentet tjera të të drejtave të njeriut ndërkombëtarisht të njohura, të dekretuara me ligj nga Kuvendi i Kosovës gjithashtu do të aplikohen. Këto të drejta dhe liri do të kenë prioritet mbi të gjitha ligjet tjera.

3. Të gjitha gjyqet, agjitacinet, institucionet qeveritare dhe institucionet tjera publike të Kosovës, ose që veprojnë në lidhje me Kosovën, duhet të sillen sipas këtyre të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale.

Neni VII: Bashkësit Nacionale

1. Bashkësitë nacionale dhe anëtarët e tyre do të kenë të drejtat shtesë ashtu si përfshihen më poshtë në mënyrë që ta ruajnë dhe ta shprehin identitetin e tyre nacional, kulturor, fetar dhe gjuhësor në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe Aktin Final të Helsinkut. Këto të drejta do të ushtrohen në pajtushmëri me të drejtat e njeriut dhe lirive fundamentale.

2. Çdo bashkësi nacionale mund t’i zgjedhë përmes mjeteve demokratike dhe në mënyrë konsistente me dispozitat e Kapitullit 3 të kësaj Marrëveshjeje, institucionet për administrim të çështjeve në Kosovë.

3. Bashkësitë nacionale do t’u nështrohen ligjeve të zbatuara në Kosovë, që sigurojnë se çdo veprim apo vendim që i përket bashkësive nacionale duhet të jetë jo-diskriminues. Kuvendi do të vendosë mbi procedurën për zgjidhjen e kontesteve në mes të bashkësive nacionale.

4. Të drejtat shtesë të bashkësive nacionale, që veprojnë përmes institucioneve të tyre në mënyrë demokratike të zgjedhura, janë që ta:

(a) Ruajnë dhe mbrojnë identitetin e tyre nacional, kulturor, religjioz dhe gjuhësor, duke përfshirë:

(I) mbishkrimi i emrave lokalë të qyteteve dhe fshatrave, lagjeve dhe rrugëve, si dhe emrave tjerë topografik në gjuhë dhe alfabet të bashkësisë nacionale si shtesë shenjave në gjuhën shqipe dhe serbe, në pajtim me vendimet lidhur me stilin dhënë nga istitucionet komunale;

(II) sigurimi i informatave në gjuhë dhe alfabet të bashkësisë nacionale;

(III) sigurimi i arsimit dhe formimi i institucioneve të arsimit, sidomos shkollimit në gjuhë dhe alfabet të vet si dhe në kultur dhe histori kombëtare, për të cilat autoritetet relevante do të sigurojnë ndihmë financiare; planprogramet do të reflektojnë frymën e tolerancës në mes të bashkësive nacionale dhe respektin për të drejtat e anëtarëve të të gjitha bashkësive nacionale në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare;

(IV) sigurimi i kontakteve të papenguara me përfaqësuesit e bashkësive nacionale respektive, brenda Republikës Federale të Jugosllavisë dhe jashtë;

(V) Përdorimi dhe çfaqja e simboleve kombëtare, duke përfshirë simbolet e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë;

(VI) Mbrojtja e praktikës kombëtare në të drejtën familjare, nëse komuniteti (bashkësia) vendos, rregullimi i rregullave në lëminë e trashëgimisë, familjes dhe raporteve martesore, kujdestaria dhe adoptimi;

(VII) Ruajtja e lokacioneve religjioze, historike, apo kulturore me rëndësi për bashkësinë nacionale, në bashkëpunim me auroirtetet tjera;

(VIII) Implementimi i shëndetësisë dhe shërbimeve sociale në baza jodiskriminuese për qytetarët e bashkësisë nacionale;

(IX) Funksionimi i institucioneve fetare në bashkëpunim me autoritete fetare; dhe

(X) Pjesëmarrja në organizata rajonale dhe joqeveritare ndërkombëtare në pajtim me procedurat e këtyre organizatave.

(b) Të garantohet hyrja dhe përfqësimi në mediat publike për informim, duke përfshirë dispozitat për programe të ndara në gjuhë relevante nën udhëheqjen e të nominuarve nga ana e bashkësisë nacionale përkatëse në bazë të drejtë dhe të barabartë, dhe

(c) Financimi i aktiviteteve të tyre duke i mbledhur pagat nga bashkësia nacionale, nëse ashtu vendoset nga komuniteti (që të mblidhet kjo shumë nga bashkësia përkatëse)

5. Anëtarët e bashkësive nacionale gjithashtu do të garantojnë indifidualisht:

(a) Të drejtat për gëzim të kontakteve të papenguara me anëtarët e bashkësisë nacionale respektivisht kudo tjetër në Republikën Federale të Jugosllavisë dhe jashtë,

(b) Çasje të barabartë të punësimit në shërbimet publike të të gjitha niveleve;

(c) E drejta për përdorim të gjuhës dhe alfabetit të tyre;

(d) E drejta për përdorim dhe çfaqje të simboleve të bashkësive nacionale;

(e) E drejta për pjesëmarrje në institucione demokratike që do të përcaktojnë ushtrimin e bashkësive nacionale të së drejtës kolektive të parapara në këtë Nen; dhe

(f) E drjeta për formimin e asociacioneve kulturore dhe fetare, për të cilat autoritetet relevante do të sigurojnë ndihmë financiare.

6. Çdo bashkësi kombëtare dhe aty ku është e përshtatshme, anëtarët e tyre që veprojnë në mënyrë individuale mund t’i ushtrojnë këto të drejta shtesë përmes institucioneve Federale dhe isntitucioneve të republikave në pajtim me procedurat e këtyre institucioneve dhe pa paragjykim ndaj aftësive të institucioneve të Kosovës për kryerjen e përgjegjësive të tyre.

7. Çdo person do të ketë të drejtën ta zgjedhë lirisht që të trajtohet apo të mos trajtohet si pjesëtarë i bashkësisë nacionale, dhe nuk do të rezultojnë me kurrfarë jopërparësie nga kjo zgjidhje apo nga ushtrimi i të drejtave lidhur me këtë zgjidhje.

Neni VIII: Komunat

1. Kosova do t’i ketë Komunat ekzistuese. Ndryshimet mund të iu bëhën kufinjëve Komunal me akt të Kuvendit të Kosovës, pas konsultimit me autoritetet e Komunave të interesuara.

2. Komunat mund të zhvillojnë marrëdhënie në mes vete për benefit të tyre të dyanshëm.

3. Çdo Komunë do të ketë një Kuvend, një Këshill Ekzekutiv, dhe organe të tilla administrative që Komunat mund të krijojnë.

(a) Çdo bashkësi nacionale anëtarësia e të cilës përbën së paku 3 përqind të popullsisë së komunës do të përfaqësohet në Këshill në proporcion me pjesëmarrjen e saj në popullsinë e komunës apo nga një anëtar, cilido që është më i madh.

(b) Para kompletimit t konsensusit t, kontestet mbi përqindjen e popullatës komunale për qellime të këtij paragrafi, do të zgjidhën me referencë të deklaratave të anëtarësisë së bashkësive nacionale në regjistrimin e votuesve.

4 Komunat do të kenë përgjegjësi për :

(a) zbatimin e ligjeve, siç është përcaktuar në Aneksin 2 të kësaj Marrëveshjeje;

(b) rregullimi dhe kur është e duhur, sigurimin e kujdesit ndaj fëmijes;

(c) sigurimin e arsimit në pajtim me drejtat dhe detyrat e bashkësive nacionale, dhe në frymën e tolerancës ndërmjet bashkësive nacionale dhe respektimit të të drejtave të anëtarve të të gjitha bashkësive nacionale në pajtim me standardet ndërkombëtare;

(d) mbrojtjen e mjedisit jetësor komunal;

(e) rregullimin e tregtisë dhe dyqaneve në pronësi private;

(f) rregullimin e gjuetisë dhe peshkatarisë;

(g) planifikimi dhe kryerja e punëve publike me rëndësi komunale, duke i përfshirë rrugët dhe sistemin e ujësjellsit, dhe participimi në planifikimin dhe kryerjen e projekteve të punëve publike jashtë Kosovës;

(h) rregullimin e shfrytëzimit të tokës, plani urban, rregulloret mbi ndërtimin e shtëpive;

(i) programet zhvillimore për turizëm, industri hotelerike, shërbime ushqimore (catering) dhe sport;

(j) organizimin e panaireve dhe tregjeve lokale;

(k) organizimin e tregjeve publike me rëndësi komunale, duke përfshirë shërbimin e zjarrëfikësve, shërbimin e reagimit ndaj rasteve urgjente dhe policisë, në pajtueshmëri me Kapitullin 2. Të kësaj Marrëveshjeje

(l) finansimin e punës të institucioneve komunale, duke përfshirë ngritjen e tatimeve, dhe përgaditjen e buxheteve.

5. Komunatë gjithashtu do të kenë përgjegjësinë për të gjitha fushat tjera të cilat hyjnë nën pushtetin e Kosovës, të cilat nuk janë të përcaktuara shprehimisht në ndonjë pjesë tjetër, që i nënshtrohën dispozitave të Nenit II. 5 (b) të kësaj Kushtetute.

6. Çdo komunë do të udhëheqë punën në mënyrë publike dhe do të mbajë evidencë të bisedimeve dhe vendimeve që do të jenë në disponim publik.

Neni IX: Përfaqësimi

1. Qytetarët në Kosovë do të kenë të drejtën për pjesëmarrje në zgjidhjen e:

(a) më së paku dhejtë deputetëve në Dhomën e Qytetarëve të Kuvendit federal; dhe

(b) më së paku njëzet deputetëve në Kuvendin Nacional të Republikës së Serbisë.

2. Modalitetet e zgjedhjeve për deputetët e përcaktuar në paragrafin 1 do të përcaktohën nga Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Sërbisë respektivisht, nën procedurat që do të pajtohen me Shefin e Misionit Impiementues.

3. Kuvendi do ta ketë mundësinë të prezentojë para autoriteteve përkatëse listën e kandidatëve prej së cilës do të nxirrën:

(a) më së paku një qytetar në Kosovë të shërbejë në Qeverinë Federale dhe më së paku një qytetarë në Kosovë të shërbejë në Qeverinë e Republikës së Sërbisë; dhe

(b) Më së paku një gjyqtar në Gjyqin Kushtetues Federal, një gjyqtar në gjyqin Federal dhe tre gjyqtarë në Gjyqin Suprem të Sërbisë.

NeniX: Amandamentet

1. Kuvendi do të ketë mundësi që me anë të shumicës prej 2/3 të Anëtarëve të saj, shumicë që duhët të përmbajë shumicën e Anëtarëve që janë zgjidhur sipas II.1 (b) (ii), prej secilës bashkësi nacionale të caktuar si e tillë, të miratojë nene të kësaj Kushtetute.

2. Megjithate nuk do të ketë amandamente për Nenin I.3-8 apo për këtë Nen, dhe asnjë amandament nuk do të zvogëlojë të drejtat të dhëna me numrin VI dhe VII.

Neni XI: Hyrja në Fuqi

Kjo kushtetutë do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje.

Kapitulli 2
Sigurimi Publik Policor dhe Civil

Neni I : Parimet e Përgjithshme

1. Të gjitha agjencionet për kontrollimin e zbatimit të ligjeve, organizatat dhe Personeli i palëve, që për qellime të këtij Kapitulli do të përfshijë doganierët dhe policinë kufitare të cilët punojnë në Kosovë, do të veprojnë në pajtim me këtë marrëveshje dhe do tu përmbahen standardeve te njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut dhe procesit gjyqësor. Në zbatimin e funksioneve te tyre, personeli për kontrollimin e zbatimit të ligjeve nuk do të diskriminojnë në asnjë bazë, p.sh. gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, gjuhës, fesë, përcaktimit nacional, pronës, lindjes, apo ndonjë statusi tjetër.

2. Palët ftojnë Organizatën për Siguri dhe Bashkpunim në Europë (OSBE-në) përmes Misionit Implementues (MI) të vezhgojë dhe mbikqyrë implementimin e këtij Kapitulli dhe dispozitat shoqëruese të kësaj marrëveshjeje. Shefi i Misionit Inplementues (CIM-ang) apo i deleguari i tij, do të ketë autoritet që tu jap Palëve me dispozitat ekëtij Kapitulli. Palët pajtohen që tërësisht të bashkëpunojnë me MI- të cilit i është përcaktuar të kryejë detyrë rreth çështjeve policore, do të kenë të drejtë të mbajnë uniforma përderisa shërben në këtë pjesë të misionit.

3. Duke u kryer detyrat e tij, CIM do të informojë dhe konsultojë KFOR-in në menyrë të duhur.

4. MI-ja do të jetë e autorizuar të:

(a) Vëzhgojnë dhe inspektojnë aktivitetet që kanë të bejnë me kontrollimin ezbatimit të ligjeve, personelin dhe lokalet, duke përfshirë këtu edhe policinë kufitare dhe njësitë doganore, si dhe organizatat gjyqësore shoqëruese, strukturat dhe procedurat;

(b) Këshillojnë forcat dhe përsonelin për kontrollimin e zbatimit të ligjeve, duke përfshirë këtu edhe policinë kufitare dhe njësitet doganore, dhe kur është e nevojshme, i shtyejnë këto njësi që të jenë në pajtueshmëri me këtë Marrëveshje, duke përfshirë këtu edhe këtë Kapitull, dhe japin direktiva përkatëse bindëse në koordinimin me KFOR-in;

(c) Marrin pjesë dhe udhëheqin stërvitjen e përsonelit për kontrollimin e zbatimit të ligjeve;

(d) Në bashkëpunim me KFOR-in, vlerësojnë kërcnimet ndaj rendit publik;

(e) Këshillojnë dhe u ofrojnë udhëheqje autoriteteve qeveritare për masat që duhet marrë kur kemi të bëjmë me kërcnimin e rendit publik, dhe sa i përket organizimit në mënyrë efikase të agjencioneve për kontrollimin e zbatimit të ligjeve;

(f) Shoqërojnë personelin e Palëve për kontrollimin e zbatimit të ligjeve kur ata i kryejnë detyrat e tyre, sipas mendimit të duhur të MI-së;

(g) Disciplinojnë apo largojnë prej detyrës personelin e Palëve për siguri publike me shkas; dhe

(h) Kërkojnë përkrahje të duhur prej komunitetit ndërkombëtar për zbatimin e ligjeve, që të mundësojnë që MI-ja të mund të zbatojë detyrat e caktuara me këtë Kapitull.

5. Autoritetet Kosovare, republikane, dhe federative për zbatimin e ligjeve dhe autoritetet ushtarake Federale do të jenë të detyruar, në fushat respektive të pushtetit që kanë, të mundësojnë lëvizjen e lirë dhe të sigurtë për të gjithë njerëzit, automjete dhe mallëra. Ky obligim përfshinë detyrën për lejimin e lëvizjes (kalimit) të papenguar të pajisjeve policore në Kosovë, gjë që është aprovuar nga CIM dhe COMKFOR për përdorim nga ana e policisë Kosovare, duke përfshirë këtu çfarëdo përkrahje tjetër dhënë nën paragrafin 4 (h) më lartë.

6. Palët ndërmarrin si detyrë të ndihmohën reciprokisht, kur kërkohet, në dorëzimin e të akuzuarve për ndërmarrje të akteve kriminale banda juridiksionit të Palës, dhe në hetimin dhe persekutimin e shkeljeve tej kufirit të Kosovës me pjesët tjera të RFJ-së. Palët do të zhvillojnë procedurë dhe mekanizma për të cilat janë pajtuar, si përgjigje në këto kërkesa. CIM apo i deleguari i tij do t’i zgjidhë kontestet në këto çështje.

7. MI-ja do ta ketë për qëllim transferimin e përgjegjësive për kontrollimin e zbatimit të ligjeve të përshkruara në Nenin II (më poshtë), autoriteteve dhe organizatave të përshkruara në NeninII, në kohë praktike sa më shpejt e cila është në pajtueshmëri me sigurinë publike civile.

Neni II: Policia Komunale

1. Derisa ndërtohën njësitë komunale policore, të organizuara dhe të stacionuara në nivele komunale dhe municipale, do të marrin për detyrë përgjegjësinë primare për kontrollimin e zbatimit të ligjeve në Kosovë. Përgjegjësitë specifike të policisë komunale do të përfshijnë patrollimet policore dhe evitimin e krimeve, hetimet e krimeve, arrestimin dhe mbajtjen e të pandehurit, kontrollimin e turmave, dhe kontrollimin e komunikacionit.

2. Numri dhe Përbërja.

Numri i gjithmbarshëm i policisë komunale themeluar nga ana e kësaj Marrëveshjeje që operon në Kosovë nuk do të tejkalojë 3,000 oficer aktiv për kontrollimin e zbatimit të ligjeve. Sidoqoftë, CIM do të ketë pushtet të rrisë apo të ulë këtë numër (kufi) nëse e shef këtë aksion të arsyeshëm për nevoja operative. Para se të merret një vendim i tillë, CIM do të konsultohët me Administratën për Jurisprodencë Penale dhe me autoritete tjera të duhura. Bashkësitë nacionale në çdo komunë do të jenë drejtë të përfaqësuar në njësi komunale të policisë.

3. Administrata për Jurispodencë Penale:

(a) Do të themelohet Administrata për Jurispodencë Penale (AJP-ja) – (Criminal Justice Administracion-CJA). Do të jetë Organ Administrativ i Kosovës, që do t’i përgjigjet një anëtari të Qeverisë së Kosovës, i cili do të përcaktohët nga Qeveria. AJP-ja do të mirret me koordinimin e përgjithshëm të zbatimit të ligjeve në Kosovë. Funkcionet specifike të AJP-së, do të përfshijnë mbikqyrjen e përgjithshme mbi, dhe këshillimet për, forcat e policive komunale nëpërmjet komandantëve të tyre, duke ndihmuar në koordinimin në mes të forcave të veçanta të njësive policore komunale, dhe mbikqyrjen e operacioneve të Akademisë policore. Duke ushtruar këto detyra, AJP-ja mund të jap direktiva, të cilët janë të obliguara për komandantët dhe personelin e policisë komunale. Në zbatimin e detyrave të saj, AJP-ja do të jetë nën çdo direkcion që ipet nga ana e CIM-it.

(b) Brenda 12 muajve të formimit të AJP-së, AJP-ja do t’i dorëzojë CIM-it planin për koordinim dhe zhvillim të organeve për kontrollimin e zbatimit të ligjeve dhe të përsonelit në Kosovë që bijnë nën jurispondencën e saj. Ky plan do të sherbejë si kornizë për koordinimin dhe zhvillimin e kontrollimit të zbatimit ligjeve në Kosovë, dhe do të mund të modifikohën nga CIM.

(c) Ky Mi do të mundohet që sa më shpejt të zhvillojë kapacitetin e AJP-së. Përderisa AJP-ja nuk mund të kryejë obligimet e spjeguara në paragrafet e mëparshëm, determinuar nga CIM. MI do t’i kryej këto funksione.

4. Komandantët Komunalë.

Me përlqimin e këtij CIM-I, çdo komunë do të emërojë, dhe mund të shkarkojë, me anë të shumicës së votës nga ana e këshillit komunal, komandantët e policisë komunale me përgjegjësinë për operacionet policore mbrenda komunës.

5. Sherbimi në Polici

(a) Rekrutimi i personelit për sigurim publik do të bëhët kryesisht në nivel lokal. Qeveria lokale dhe komunale, përgjatë konsultimeve me Komisione Komunale për Jurispondencë Penale , do të nominojë kandidat që do të vijojnë Akademinë Policore të Kosovës. Oferta për punësim do të bëhet nga ana e komandantëve policor komunal, me pëlqimin e drejtorit të akademisë, vetëm pasi që kandidati ka mbaruar me sukses kursin themelor për rekrutë të Akademisë.

(b) Regrutimi, seleksioni, dhe stërvitja e oficerëve të policisë komunale do të bëhët nga ana e MI-së gjatë periudhës së funksionimit të saj.

(c ) Nuk do të ndalohet shërbimi në policinë komunale në bazë të aktiviteteve të mëparshme politike. Megjithatë, anëtarëve të policisë që ushtrojnë këtë detyrë publike, nuk u lejohet pjesëmarrja në aktivitete poliko-partiake përveç anëtarësimit në këto parti.

(d) Shërbimi i vazhdueshëm në polici varet nga sjellja, në pajtueshmëri me kandidatët e kësaj Marrveshjeje, duke përfshirë këtu edhe këtë Kapitull. MI-ja do të mbikqyrë vlerësimet e rregullta të oficerëve për kryerjen e funksioneve të tyre, vlerësime të cilat do të jenë në pajtim me normat ndërkombëtare.

6.Uniformat dhe Pajisjet

(a) Të gjithë policët komunal, pëveç atyre që marrin pjesë në kontrollimin e turmave të qytetarëve, do të mbajnë uniformë standarde. Uniformat do të përfshijnë shenjën (begjin), identifikimin me fotografi, dhe begjin me emrin.

(b) Policia Komunale mund të posedojë revole, pranga dore, shufër dhe radio.

(c ) Me mundësi për autorizim apo modifikim nga ana e këtij CIM-it, çdo komunë mund të mbajë, në kryeqendrat komunale apo stacionet komunale, jo më shumë se një armë me tytë të gjatë, tyta e së cilës nuk guxon të jetë më e gjatë se 7,62 mm, për çdo 15 oficerë policorë të caktuar për komunë. Çdo armë e tillë duhët të aprovohet dhe të regjistrohet nga ana e këtij Mi dhe KFOR-it sipas procedurave të themeluara nga CIM-it dhe COMKFOR-it. Kur nuk janë në përdorim, këto armë duhët të ruhën në mënyrë të sigurtë dhe çdo komunë do të mbajë rexhistrin e këtyre armëve.

(I) Në rast rreziku të shkeljes serioze të ruajtjës së rendit, rast ku i cili justifikon përdorimin e armëve në pyetje, komandanti i policisë komunale do duhej të marrë pëlqimin e këtij MI para përdorimit të këtyre armëve.

(II) Komandanti i policisë komunale mund të autorizojë përdorimin e këtyre armëve pa pëlqimin paraprak të këtij MI vetëm në raste të vetëmbrojtjes. Në raste të tilla, komandanti është i detyruar që brenda një ore ta raportojë këtë incident MI-së dhe KFOR-it.

(III) Nëse CIM-i determinon se përdorimi i këtyre armëve nga ana e anëtarëve të policisë komunale është në mënyrë kontraditore me këtë Kapitull, ai mund të marrë masa diciplinore; këto masa mund të përfshijnë zvogëlimin e numrit të armëve të cilat janë lejuar për forcën policore komunale, apo shkarkimin ose diciplinimin e oficerit i cili ishte i involvuar.

(d) Oficerët policor komunal të angazhuar në punën e kontrollimit të tubimit të popullsisë do të furnizohën me pajisje të përshtatshme për punën e tyre, duke përfshirë këtu shufrat, helmetat dhe mbrojtset, pajisje këto që duhet të aprovohën nga MI-ja.

Neni III: Akademija Policore e Përkohshme

1. Nën mbikqyrjen e MI-së, AJP-ja do të themelojë Akademi Policore të Përkohshme e cila do të ofroj stërvitje profesionale për të gjithë personelin e sigurisë publike, duke përfshirë këtu edhe policinë kufitare. Derisa të themelohet Akademia Policore e Përkohshme, MI-ja do të mbikqyrë një program të përkohshëm për stërvitje të përsonelit të sigurisë dhe policisë kufitare.

2. Personeli i sigurisë publike do të jetë i obliguar me sukses të mbaroj kursin për studime policore para se të mund të shërbejnë si oficer policor komunal.

3. Akademia do të udhëheqet nga një Drejtor i cili është caktuar, por mund edhe të shkarkohet nga AJP-ja, në konsultime me Komisionin Kosovar për Jurisprondencë Penale dhe MI-në. Drejtori do të konsultohet me MI-në dhe do të pajtohet në tërësi me rekomandimet dhe këshillat e saj.

4. Të gjitha lokalet Republikane dhe Federale për stërvitjën e policve në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe Akademinë në Vushtrri, do të ndërprejnë funksionimin e tyre brenda 6 muajve pas hyrjës në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.

Neni IV: Komisionet Për Jurispondencë Penale

1. palët do ta themelojnë Komisionin për Juripondencë Penale të Kosovës, dhe Komisionet për Jurispondencë Penale Komunale. CIM-i apo i deleguari i tij do t’i kryesojnë mbledjet e këtyre Komisioneve. Këto do të jenë formuar për bashkëpunim, koordinim, dhe zgjidhjen e kontesteve lidhur me kontrollimin e zbatimit të ligjeve dhe sigurinë civile publike në Kosovë.

2. Funksionet e Komisioneve do të përfshijnë:

(a) Vëzhgimin, shqyrtimin, dhe dhënien e rekomandimeve lidhur me punën e personelit për kontrollim të zbatimit të ligjeve dhe politikës në Kosovë, duke përfshirë edhe njësitë policore komunale;

(b) Shqyrtimin dhe rekomandimin lidhur me rekrutimin, selektimin dhe stërvitjen e oficerve të policisë komuanle dhe komandantëve;

(c) Do t’i konsiderojë vërejtjet lidhur me praktikën policore të shtruar nga ana e individëve apo bashkësive nacionale, dhe të japin informata dhe rekomandime komandantëve të policive komunale dhe CIM-it me qëllim që këto të dhëna të mund të hynë në shqyrtimin e kryerjes së punës së oficerve policorë; dhe

(d) Vetëm në Komisionin për Jurispondencë Penale të Kosovës: Në konsultim me përfaqësuesit e emëruar të policisë lokale, Republikane dhe Federale, e monitorojnë ndarjen e juridiksionit në rastet kur juridiksioni penal gërshetohet midis autoriteteve të Kosovës, Republikës dhe atyre Federale.

3. Anëtarësia në Komisionin e Jurispondencës Penale të Kosovës dhe në çdo komision komunal për Jurispondencë Penale do ta përfaqësojë popullatën, dhe do të përfshijë:

(a) Në komisionin püer Jurispondencë Penale të Kosovës:

(I) Një përfaqësues nga çdo komunë;

(II) Kryesuesi i AJP-së;

(III) Një përfaqësues i çdo komponenti për kontrollimin e zbatimit të ligjeve, që vepron në Kosovë, qofshin republikan apo federativ (si p.sh. policia doganore dhe policia kufitare)

(IV) Një përfaqësues nga çdo bashkësi nacionale;

(V) Një përfaqësues i MI-së, gjatë veprimit të saj në Kosovë;

(VI) Një përfaqësues nga gardi kufitar i ushtrisë Jugosllave, siç është e duhur;

(VII) Një përfaqësues i MUP-it, siç është e duhur, sa të jenë prezent në Kosovë; dhe

(VIII) Një përfaqësues nga KFOR-i, siç është e duhur.

(b) Në komisionet Komunale për Jurispondencë penale:

(I) Komandanti i Policisë komunale;

(II) Përfaqësuesi i cilësdo komponentë Republikane apo Federale për kontrollimin e zbatimit të ligjeve që vepron në Komunë ;

(III) Një përfaqësues i çdo bashkësie nacionale,

(IV) Një përfaqësues civil i qeverisë komunale;

(V) Një përfaqësues i MI-së, gjatë periudhës së veprimit të saj në Kosovë;

(VI) Një përfaqësues i gardit kufitar të ushtrisë Jugosllave, i cili do të ketë statusin e vëzhguesit, siç është e duhur; dhe

(VII) Një përfaqësues i KFOR-it, siç është e duhur.

4. Çdo Komision për Jurispodencë penale do të mblidhet më së paku çdo muaj, apo me kërkesën e cilitdo anëtar të Komisionit.

Neni V: Operacionet Policore në Kosovë

1. Policia komunale e themeluar sipas kësaj Marrëveshjeje do të ketë pushtet ekskluziv për kontrollimin e zbatimit të ligjeve dhe juridiksionin e saj, dhe do të jetë e vetmja prezencë policore në Kosovë pas reduktimit dhe tërheqjes eventuale të MUP-it nga Kosova, përveç policisë kufitare, siç është e specifikuar në Nenin VI dhe mbështejes dhënë sipaas Nenit I. (3) (h)

(a) Gjatë tranzicionit në polici komunale, MUP-i i mbetur do të mirret vetëm me punë policore normale, dhe do të reduktohet, sipas orarit të spjeguar në kapitullin 7.

(b) Gjatë periudhës së reduktimit me faza të MUP-it, MUP-i në Kosovë do të ketë pushtet vetëm për zbatimin e funksioneve civile policore, dhe do të jetë në mbikqyrje dhe kontrollë të CIM-it. Mi-ja mund ta shkarkoj nga detyra, apo të zbatojë diciplinë ndaj çdo anëtari te¨MUP-it i cili pengon implementimin e kësaj Marrëveshjeje.

2. Zbatimi i Ligjeve në Kosovë

(a) Përveç se si është dhënë në Nenin V.1 dhe në Nenin VI, autoritetet Federale dhe Republikane për kontrollimin e zbatimit të ligjeve mund të veprojnë në Kosovë vetëm atëherë kur janë duke ndjekur individë të pandehur, i cili ka bërë shkelje kriminale serioze.

(I) Autoritetet Federale dhe Republikane duhët që sa më shpejt (praktikisht), por jo më vonë se një orë pas hyrjes së tyre në kosovë duke nxituar pas ndonjë të pandehuri, të lajmërohën tek autoritetet Kosovare për kontrollimin e zbatimit të ligjeve që gjinden në afërsi, dhe t’iu tregojnë se nxitimi ka hyrë (kaluar) në Kosovë. Pas informimit të autoriteteve Kosovare, nxitimi i më tejmë do të bëhët në bashkëpunim dhe koordinim me zyrtarët Kosovarë. Pas zënies së të pandehurit, i pandehuri do t’i dorëzohët autoriteteve që filluan nxitimin. Nëse i pandehuri nuk zihet brenda 4 orëve, pala që filloi nxitimin do ta lëshojë Kosovën menjëherë, përveç nëse janë ftuar nga ana e AJP-së apo MI-së, që ta vazhdojnë nxitimin e tyre.

(II) Në rast se nxitimi pason me arrestim, dhe tërë procedura është e shkurtë dhe nuk ka kaluar njëorëshin për notifikim, pas arrestimit, zyrtarët Kosovar do të njoftohën dhe do tu ipet rasti që të takojnë të arrestuarin para largimit të tij nga Kosova.

(III) Përsoneli që mirret me nxitim sipas dispozitave të këtij neni mund të jenë vetëm policë civil, mund të mbajnë vetëm armë të duhur për policët civil të rëndomtë (armë brezi, dhe armë me tytë të gjatë, e cila nuk kalon 7,62 mm), mund të lëvizin vetëm në vetura policore me shenja zyrtare, dhe numri i personelit nuk mund të kalojë tetë veta në të njejtën kohë. Lëvizja në vetura të blinduara është rreptësisht e ndaluar.

(IV) Rregullatë e njejta do tu takojnë zyrtarëve Kosovar që marrin pjesë në nxitimin e ndonjë të pandehuri në territorin federal, jashtë Kosovës.

(b) Çdo palë do të ofrojë nivelin sa më të lartë të ndihmës reciproke lidhur me çështjet e kontrollimit të zbatimit të ligjeve si përgjigje në kërkesë të dhënë.

Neni VI: Sigurimi i Kufijëve Ndërkombëtar

1. Qeveria e RFJ-së do të kujdeset për pikat kalimtare zyrtare në kufirin e saj ndërkombëtar (me Shqipërinë dhe FYROM-in)

2. Përsoneli i Organizatave të përmendura më poshtë mund të jetë prezent përgjatë kufinjëve ndërkombëtar të Kosovës dhe tek pikat kalimtare ndërkombëtare dhe nuk mund të veprojnë jashtë pushtetit të përshkruar në këtë Kapitull.

(a) Policia Kufitare e Republikës së Serbisë

(I) Policia kufitare do të vazhdojë të ushtroj autoritetin e vet në kufirin ndërkobëtar të Kosovës dhe në lidhje me zbatimin e ligjeve të RFJ-së për imigracion. Numri i përgjithshëm i policëve kufitarë do të zvogëlohët në 75 brenda ditëve pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje.

(II) Duke mbajtur numrin e përsonelit kufitar të specifikuar në paragrafin (i) radhët e Policëve Kufitarë ekzistues që veprojnë në Kosovë do të zmadhohën nga radhët e rekrutëve të rinjë, ashtu që të përfaqësojnë popullatën e Kosovës.

(III) E tërë policia Kufitare e stacionuar në Kosovë duhët të vijojë stërvitjën në Akademinë Policore në Kosovë brenda 18 muajve pas hyrjës në fuqi të kësaj Marrëveshje

(b) Zyrtarët Doganorë

1. Shërbimi Doganor i RFJ-së do të vazhdojë të ushtrojë juridiksionin në pikë-kalimet kufitare ndërkombëtare zyrtare të Kosovës, dhe në depotë doganore si të jetë e nevojshme në Kosovë. Numri i përgjithshëm i përsonelit doganor do të zvogëlohet në 50, brenda 14 ditëve pas hyrjës në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.

2. Oficerët Shqiptarë të kosovës të Shërbimit doganor do të ushtrohën dhe të shpërblehën nga RFJ-ja.

(c) CIM-i do të bëjë shqyrtimin periodik të nevojave të policëve kufitar dhe doganorë dhe do të kenë autoritet që të rrisin apo zvogëlojnë numrin e përsonelit të specifikuar në paragrafet (a) (i) dhe (b) (i) më lartë, në mënyrë që të reflektohët nevoja operative dhe të përshtatet përbërja e çdo njësie doganore.

Neni VII: Arrestimi dhe Mbajtja

1. Përveç sipas Nenit I.(3) dhe seksioneve (a)-(b) të këtij paragrafi, vetëm oficerët e policisë komunale do të jenë të autorizuar që të arrestojnë dhe të mbajnë individët në Kosovë.

(a) Policia Kufitare do të jetë e autorizuar brenda Kosovës që të arrestojë dhe mbajnë individët të cilët kanë shkelur dispozitat penale të ligjeve të imigracionit.

(b) Oficerët e Shërbimit Doganor do të jenë të autorizuar branda Kosovës që të arrestojnë dhe mbajnë individët të cilët kanë shkelur ligjet doganore.

2. Menjëherë pas arrestimit, oficeri që ka bërë arrestimin do ta informojë Komisionin Komunal për Jurispodencë Penale më të afërt, për arrestimin dhe mbajtjën e të arrestuarit. Pastaj ai do ta transferojë të arrestuarin në burgun përkatës më të afërt në Kosovë, në rastin sa më të shpejtë.

3. Oficerët mund të përdorin forcë të arsyeshme dhe të nevojshme në pajtim me rrethanat që mundësojnë arrestimin dhe që të mbajnë të arrestuar.

4. Kosova dhe komunat e saj përbërse do të themelojnë burgje që të mbajnë të pandehurit dhe që të burgosin individët të fajsuar me shkeljën e ligjeve të zbatueshme të Kosovës. Burgu do të funksionojë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Hyrja në këto burgje do t’i lejohet përsonelit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Neni VIII: Administrimi i drejtorisë

1. Juridiksioni Penal mbi Përsonat e Arrestuar brenda Kosovës

(a) Përveç në pajtim me Nenin V dhe me nënparagrafin (b) të këtij paragrafi, çdo individ që është arrestuar në Kosovë bie në juridiksionin e gjyqeve të Kosovës.

(b) Çdo njeri i arrestuar në Kosovë, në pajtim me ligjet dhe me këtë marrëveshje, nga policia doganore apo kufitare, do të jetë nën juridiksionin e gjyqeve të RFJ-së. Nëse nuk egzistonë gjyq përkatës i RFJ-së që ta dëgjojë rastin, gjyqet e Kosovës do të kenë juridiksion

2. Persekutimi i Krimeve:

(a) NPJ-ja, në konsultim me CIM-in , do të ketë të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të Shef-Prokurorit (prokurorit kryesor)

(b) MI-ja do të jetë e autorizuar që të vëzhgojë, shiqojë, inspektojë, dhe kur është e nevojshme, dirigjoj punët e Zyrës së Prokurorit, dhe të përsonelit të saj.

Neni IX: Autorizimi Final mbi Interpretim

Cim-i është autoriteti final sa i përket interpretimit të këtij Kapitulli dhe determinimet e tij janë obligatore për të gjitha Palët dhe Përsonat

Kapitulli 3
Zhvillimi dhe mbikëqyrja e Zgjedhjeve

Neni I: Kushtet e zgjedhjeve

1. Palët do të sigurojnë kushte dhe të drejta, e që përfshijnë pa kufizime.

(a). lirinë e qarkullimit për të gjithë qytetarët;

(b) një ambient të hapur dhe të lirë politik;

(c) një ambient tëreqës për kthimin e personave të zhvendosur;

(d) një ambient të sigurt që siguron lirinë e tubimit, mbledhjes dhe shprehjes;

(e) një kornizë juridike të rregullave dhe rregullativave që përputhët me zotimet e OSBE-së e që do të zbatohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç parasheh Neni III, e që përfaqëson popullsinë e Kosovës nga aspekti i bashkësive nacionale dhe partive politike; dhe

(f) mediat e lira, efektivisht tëhapura ndaj të gjithë partive të regjistruara politike dhe kandidatëve dhe në dispozicion të votuesve në të gjithë Kosovën.

2. palët e kërkojnë OSBE-së, që të vërtetojë se në ç’kohë mund të jenë efektive zgjedhjet në rrethanatë aktuale në Kosovë, si dhe tu ofrojnë ndihmë Palëve për të krijuar kushte për zgjedhje të drejta dhe të lira.

3. Palët do të respektojnë në tërësi paragrafët 7 dhe 8 të Dokumentit të OSBE-së nga Kopenhaga, që i është bashkangjitur këtij aneksi.

Neni II. Roli i OSBE-së

1. Palët kërkojnë nga OSBE që të aprovojë dhe të aplikojë një program elektoral për Kosovën dhe të mbikqyrë zgjedhjet sipas kësaj Marrëveshje.

2. Palët i kërkojnë OSBE-së që të mbikëqyrë, në një mënyrë të përcaktohët nga OSBE-ja, në bashkëpunim me organizatat tjera ndërkombëtare për të cilat ajo e sheh të nevojshme, përgaditjën dhe zhvillimin e zgjedhjeve për:

(a) Anëtarët e Kuvendit të Kosovës;

(b) Anëtarët e Kuvendeve Komunale,

(c) Zyrtarët e tjerë të cilët zgjedhen në zgjedhjete popullore në Kosovë, sipas kësaj Marrëveshjeje, ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, në diskrecionin e OSBE-së.

3. Palët i kërkojnë OSBE-së, të themelojë një Komision Qendroe të Zgjedhjeve ("Komisioni").

4. Në harmoni me Nenin IV të Kapitullit 5, zgjedhjet e para duhët të mbahen brenda 9 muajve pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje. Kryetari i Komisionit, në konsultim me Palët, do të vendosë për datën e saktë dhe për rregullat e zgjedhjeve për postet politike në Kosovë.

Neni III: Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

1. Komisioni do të aprovojë Rregullat Elektorale dhe rregullativat mbi të gjitha çështjet e nevojshme për zhvillim të lirë dhe të drejtë të zgjedhjeve në Kosovë, përfshirë rregullat të cilat kanë të bëjnë me: kualifikimin (Përshtatshmërinë) dhe regjistrimin e kandidatëve, partive, dhe votuesve, duke përfshirë personat e zhdukur dhe refugjatët; duke siguruar një fushatë të lirë dhe të drejtë zgjedhore, përgaditje administrative-teknike për zgjedhje, përfshirë themelimin, publikimin dhe dokumentimin e rezultateve të zgjedhjeve; dhe rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të vendit të zgjedhjeve.

2. Përgjegjësitë e Komisionit, siç parashihet me Rregullat dhe Rregullativat Elektorale, përfshijnë:

(a) përgaditja, zhvillimi dhe mbikëqyrja e të gjitha aspekteve të procesit elektoral, pëfshirë zhvillimin dhe mbikqyrjën e regjistrave të partive politke dhe të votuesve, dhe krijimin e procedurave të sigurta dhe transparente për sajimin dhe shpërndarjën e vendvotimeve dhe materialit të ndërlikuar zgjedhor, numërimin e votave, radhitjen e tyre publikimin e rezultateve zgjedhore;

(b) sigurimi i zbatimit të Rregullave dhe Rregullorës së zgjedhjeve, në pajtim me këtë Marrëveshje, duke përfshirë krijimin e organeve ndihmëse për këtë qëllim sipas nevojës;

(c) sigurimi i veprimit për të parandaluar dhe korigjuar çdo shkelje të dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, duke përfshirë edhe shqiptimin e dënimit çfarë është shlyerja nga listat e kandidatëve ose partive ndaj qdo përsoni, kandidati, partie politke ose trupi që do të shkel këto dispozita; dhe

(d) akreditimi i vëzhguesve, përfshirë përsonelin nga organizatat ndërkombëtare dhe ato joqeveritare të huaja dhe të vendit, si dhe sigurimi nga ana e palëve i qasjes së papenguar të vëzhguesve të akredituar.

(e) Komisioni do të bëhet nga një person i emëruar nga Kryesuesi i zyrës (hairman-in-Office: (CIO) i OSBE-së, përfaqësuesit e të gjitha bashkimeve nacionale, dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë të zgjedhur sipas kriteriumit që do të caktojë Komisioni. Personi i emëruar nga CIO do të jetë kryetar i Komisionit. Rregullat e procedurës së Komisionit do të sigurojnë që në rrethana të veqanta të ndajnë kontekstin të pazgjidhshëm brenda Komisionit, vendimi i Kryetarit do të jetë përfiundimtar dhe obligues.

4. Komisioni do të gëzojë të drejtën të themelojë mjete komunikimi dhe të angazhojë personel lokal dhe administrativ.

Kapitulli 4 A
Çështjet ekonomike

Neni I

1. Ekonomia e Kosovës do të funksionojë në pajtim me parimet e tregut të lirë.

2. Organet e themeluara për caktimin dhe grumbullimin e tatimit dhe të obligimeve të tjera janë përcatuar me këtë marrëveshje. Përveç në rastet kur është përcaktuar ndryshe, të gjitha organet gëzojnë të drejtën që t’i mbajnë të hyrat nga tatimi dhe obligimet e tjera të tyre në pajtim me këtë marrëveshje.

3. Një pjesë e të hyrave nga tatimi i Kosovës dhe nga obligimet e tjera do t’u kushtohet komunave, duke marrë parasysh nevojën e barazimit të mjeteve ndërmjet komunave mbi bazën e një kriteri objektiv. Kuvendi i Kosovës do të miratojë legjislacion jo-diskriminues përkatës për këtë qëllim. Gjithashtu, komunat mund të caktojnë tatim lokal në pajtim me këtë marrëveshje.

4. Republika Federale e Jugosllavisë do të ketë përgjegjësinë për grumbullimin e të gjitha mjeteve nga doganat në kufijtë ndërkombëtarë të Kosovës. Nuk do t’i bëhet asnjë pengesë qarkullimit të lirë të personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit për në dhe nga Kosova.

5. Organet federative do të sigurojnë që Kosova të pranojë pjesë proporcionale dhe të barabartë të beneficioneve që mund të derivohen nga marrëveshjet ndërkombëtare të konkluduara nga Republika Federale… dhe nga burimet federale.

6. Organet federative dhe të tjera, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre përkatëse, do të sigurojnë qarkullimin dhe hyrjen e lirë të personave të mallrave, të shërbimeve dhe kapitalit në Kosovë – duke përfshirë këtu edhe ato nga burimet ndërkombëtare. Ato (organet federative në veçanti do të mundësojnë hyrjen në Kosovë pa asnjë diskriminim të personave të cilët bëjnë shpërndarjen e mallrave dhe të shërbimeve të tilla.

7. Në qoftë se shprehimisht kërkohet nga donatori apo kredituesi ndërkombëtar, kontratat ndërkombëtare për projektet për rekonstruktim do të lidhen nga ana e autoriteteve të Republikës Federale të Jugosllavisë, të cilat do të krijojnë mekanizma të përshtatshëm që të mundësojnë fonde të tilla për autoritetet e Kosovës. Përveç në qoftë se përjashtohet me terma të kontratës, të gjitha projektet për rikonstruktim që ekskluzivisht i përkasin Kosovës do të udhëheqen dhe implementohen nga autoriteti përkatës i Kosovës.

Neni II

1. Palët pajtohen që të bëjnë rivendosjen e pronësisë dhe të mjeteve në pajtim, aq sa është e mundur, me ndarjen e pushtetit dhe të kompetencave, siç është përcaktuar me këtë marrëveshje, në fushat vijuese :

(a) pasuritë shtetërore (duke përfshirë institucionet arsimore, shëndetsore, spitalet, pasuritë natyrore dhe objektet prodhuese) ;

(b) kontributet për sigurim pensional dhe social ;

(c) mjetet të distribuohen sipas Nenit I. 5 ; dhe

(d) çdo qështje tjetër qëka të bëjë me marrëdhëniet ekonomike ndërmjet palëve, e që nuk janë të përcaktuara me këtë marrëveshje.

2. Palët pajtohen për krijimin e Komisionit të zgjidhjeve e ankesave (Claim Settlement Commision – CSC) për zgjidhjen e të gjitha kontesteve ndërmjet tyre për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 1.

(a) CSC-ja do të përbëhet nga tre ekspertë të emëruar nga Kosova, tre ekspertë të emëruar bashkërisht nga Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Serbisë, si edhe tre ekspertëve të pavarur të emëruar nga CIM-i.

(b) Vendimet e CSC-së, që do të merren nga shumica e votave, do të jenë përfundimtare dhe juridikisht të obligueshme . Palët do t’i implementojnë këto pa asnjë vonesë.

3. Organet që pranojnë pronësinë ndaj objekteve publike, do të kenë pushtet të operojnë me objekte të tilla.

Kapitulli 4 B

Ndihma Humanitare, Rekonstruimi dhe Zhvillimi Ekonomik

1. Paralelisht me vazhdimin e implementimit të plotë të kësaj Marrëveshjej, kujdes urgjent duhët të fokusohet në plotësimin e nevojave reale humanitare dhe ekonomike në Kosovë në mënyrë që të ndihmohet krijimi i kushteve për rekonstruimin dhe ringjallje afatgjatë ekonomike. Ndihma ndërkombëtare do të sigurohët pa diskriminimin në mes të bashkësive nacionale.

2. Palët mirëpresin vullnetin e komisionit Evropian i cili punon me komunitetin ndëerkombëtar që të koordinojë përkrahjen ndërkombëtare për përpjekjet e palëve. Veçanërisht, komisioni Evropian do të organizojë konferencën ndërkombëtare të donatorëve brenda një muaji pas hyrjës në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.

3. Bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë ndihmë humanitare të menjëhershme dhe të pakusht, fillimisht të fokusuar në kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur nga shtëpiët e tyre të dikurshme. Palët mirëpresin dhe vertetojnë rolin udhëheqës të UNHCR-së ( Komesariati i lartë për refugjat i KB) në koordinimin e këtyre përpjekjeve, dhe vertetojnë qëllimin e tij, në bashkëpunim të ngushtë me MI, që të planifikojë kthimin e hershëm, të rregulltë dhe në faza të refugjatëve dhe përsonave të zhvendosur në kushte të sigurisë dhe dinjitet.

4. Bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë mjete për përmirësim rapid të kushteve të jetës së popullit të Kosovës, përmes rekonstruimit dhe rehabilitimit të shtëpive dhe infrastrukturës lokale ( duke përfshirë ujin, energjinë elektrike, shëndetsinë dhe infrastrukturën e arsimit lokal) bazuar në hulumtimet lidhur me vlerësimin e dëmeve

5. Ndihma do të sigurohet gjithashtu për përkrahje të formimit dhe zhvillimit të kornizës institucionale dhe legjislative që shtrihet në këtë Marrëveshje, duke përfshirë qeverisjen lokale dhe vendosjen e takimeve, si dhe të riforcojnë shoqërinë civile, kulturën dhe arsimin. Ndihma sociale gjithashtu do të drejtohët, duke i dhënë prioritet mbrojtjes së grupeve sociale të pambrojtura.

6. Gjithashtu do të jetë vitale shtrirja e themeleve për zhvillimin përkrahës, bazuar në ringjalljen e ekonomisë lokale. Kjo duhët të llogaris nevojën të drejtuar mospunësimit, dhe të stimulojë ekonominë me një radhë të mekanizmave. Komisionit Evropian do të informohet urgjent mbi këtë.

7. Ndihma ndërkombëtare, me përjashtim të ndihmës humanitare do t’i nënshtrohet pajtimit të plotë me këtë Marrëveshje si dhe kushteve tjera paraprakisht të definuara nga donatorët dhe kapaciteti absorbues i Kosovës.

Kapitulli 5
Implementimi I

Neni I: Institucionet
Misioni i Implementimit

1. Palët ftojnë OSBE-në, në bashkëpunim me Unionin Evropian, që të themelojë Mision të Implementimit në Kosovë. Të gjitha përgjegjësië dhe pushtetet e më parshme dhënë Misionit Verifikues të Kosovës dhe kryesuesit me anë të marrëveshjeve të më parëshme do të bartën në Misionin e Implementimit dhe Kryesuesit.

Komisioni i Përbashkët

2.Komisioni i përbashkët do të shërbejë si mekanizëm qëndror për vëzhgim dhe koordinim të implementimit civil të kësaj Marrëveshjeje. Komisioni do të përbëhet nga Shefi i Misionit Implementues (CIM), një përfaqësues federal dhe një përfaqësues republikan, një përfaqësues nga çdo bashkësi nacionale në Kosovë, Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kosovës. Në mbledhjet e Komisionit të Përbashkët mund të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të tjera, të përcaktuara në këtë Marrëveshje, apo të nevojshme për implementimin e saj

3 .CIM do të sherbejë si Kryesues i Komisionit të Përbashkët. Kryesuesi do të koordinojë dhe organizojë punë të komisionit të përbashkët dhe do të vendosë për kohën dhe vendin e mbledhjeve. Palët do të pajtohën dhe do të implementojnë plotësisht vendimet e Komisionit të Përbashkët. Komisioni do të punojë në bazë të konsensusit, në rast se konsensusi nuk arrihet, atëherë vendimi i kryesuesit do të jetë përfundimtar.

4 Kryesusi do të ketë hyrje të papenguar në lokacione, përsona, dhe informata ( duke përfshirë dokumente dhe regjistra të tjera) brenda Kosovës, të cilat sipas gjykimit të tij janë të nevojshme për përgjegjësit e tij, në lidhje me aspektet civile të kësaj Marrëveshjeje.

Këshilli i Përbashkët dhe Këshillat lokale

5. CIM mundet, sipas nevojës të themelojë Këshill të Përbashkët dhe këshila Lokal, për bashkëpunim dhe zgjedhje joformale të kontesteve. Këshilli i Përbashkët i Kosovës do të përbëhet nga një përfaqësues nga qdo bashkësi nacionale në Kosovë. Këshillat Lokale do të përbëhen nga përfaqësues të sejcilës bashkësi nacionale të cilatë jetojnë në regjionin ku është themeluar Këshilli lokal.

Neni II: Përgjegjësit dhe Pushtetet

1. CIM do të:
(a) mbikëqyrë dhe udhëheq implementimin e aspekteve civile të kësaj marrëveshjeje sipas orarit të propozuar nga ai;

(b) mbaj kontakte të drejtpërdrejta me palët, që të garantojë pajtimin e plotë me aspektet e kësaj Marrëveshjeje;

(c) të lehtësojë nëse e sheh të duhur, zgjedhjen e mosmarrëveshjeve që dalin në lidhje në këtë implementim;

(d) pjesëmarrja në takimet e organizatave donatore, duke përfshirë qështjet e rehabilitimit dhe rindërtimit, posaqërisht me dhënien e propozimeve dhe identifikimin e prioritetve për shqyrtimin e tyre sipas nevojës;

(e) koordinon veprimtarët e organizatave civile dhe agjensive në Kosovë, duke ndihmuar në implementimin e aspekteve civile të kësaj Marrëveshjeje, duke respektuar plotësisht proceduratë specifike të organizimit;

(f)raporton kohëpaskohësh organeve përgjegjëse për themelimin e Komisionit, për zhvillimin e zbatimit të aspekteve civile të kësaj Marrëveshjeje;dhe

(g) zbaton funksione për të caktuar në këtë Marrëveshje që kanë të bëjnë me policinë dhe forcat e sigurimit.

2. CIM poashtu do të zbatojë përgjegjësitë e tjera të paparashikuara në këtë marrëveshjeapo ato për të cilatë mund të pajtohen më vonë.

Neni III: Statusi i Misionit Implementues

1. Përsonelit të MI do t’i lejohet lëvizje dhe akces i papenguar në çdo kohë në tërë Kosovën.

2. Palët do të lehtësojnë funksionimin e MI-së, përfshirë nga provizionet e ndihmës sipas kërkesës në lidhje me transpot, adaptimit në rrethin e ri, akomodim, komunikim, dhe lehtësi të tjera,

3. MI-ja, do t’i gëzojë ato mundësi legale të cilat do të jenë të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të tija sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës, të RFJ-së, dhe të Republikës së Serbisë. Këto mundësi legale do të përfshijnë mundësinë të kontraktojnë, të sigurojnë dhe të rregullojnë pasurinë e patundshme të private.

4. Privilegjet dhe imunitetet për MI dhe personelin shoqërues janë si vijojnë:

(a) MI, lokalet, arkivat dhe pronat e tjera do të gëzojnë privilegje dhe imunitet të njëjtë sikurse misionet diplomatike në bazë të Konventës së Vjenës, për Marrëdheniet Diplomatike.

(b) CIM, anëtarët profesional të ekipit të tij dhe familjet e tyre do të gëzojnë të njëjtat privilegje dhe imunitet sikurse zyrtarët diplomatik dhe familjet e tyre në bazë të Konventes së Vjenës, për Marrëdhenie Diplomatike, dhe,

(c) Anëtarët të tjerë të ekipit të MI-së, dhe familjet e tyre do të gëzojnë të drejtat dhe imunitetet siç i kanë anëtarët e ekipit administrativ dhe teknik dhe familjet në bazë të Konventes së Vjenës, për Marrëdhënie Diplomatike.

Neni IV: Procesi i Implementimit

Të Përgjithshme

1. Palët njohin se implementimi i tërsishëm do të kërkojë akte dhe masa politike, dhe zgjedhjen e themelimin e institucioneve dhe të organeve të parapara në këtë Marrëveshje. Palët pajtohën që të zbatojnë në mënyrë efikase këto detyra sipas orarit të paraparë nga Komisioni i Përbashkët. Palët do të ofrojnë përkrahje aktive, bashkëpunim, dhe pjasëmarrje e cila do të sigurojë implementimin e suksesshëm të kësaj Marrëveshjeje

Zgjedhjet dhe regjistrimi i Popullsisë

2. Brenda 9 muajve pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, do të mbahen zgjedhjet në përputhje dhe sipas procedurës së përshkruar në Kapitullin III, të kësaj Marrëveshjeje për autoritetet e themeluara këtu, në përputhje me listën e votuesve të përgaditur sipas standardeve ndërkombëtare nga Komisioni Qëndror Zgjedhor. OSBE-ja do t’i mbikëqyrë këto zgjedhje, që të sigurojë se janë të lira dhe të drejta.

3. Nën mbikëqyrjen e OSBE-së, dhe me pjesëmarrëjen e zyrtarëve të Kosovës dhe të ekspertëve të emëruar nga bashkësitë nacionale në Kosovë dhe që u përkasin atyre, zyrtarët federativ që do të udhëheqin regjistrimin e popullsisë në Kosovë, në mënyrë objektive dhe të lirë, sipas rregullave dhe rregulloreve në pajtim me OSBE-në, sipas standardeve ndërkombëtare. Regjistrimi i popullsisë do të bëhet kur OSBE-ja e vlerëson se kushtet e lejojnë një regjistrim objektiv dhe të saktë.

(a) regjistrimi i parë i popullsisë do të përkufizohet në emrin, vendin e lindjes, vendin dhe adresën e zakonshme të qëndrimit, gjininë, moshën, nënshtetësinë, bashkësinë nacionale dhe religjionin;

(b) zyrtarët e palëve do t’i ofrojnë njeri tjetrit dhe OSBE-së, të gjitha regjistrat e nevojshëm për kryerjen e regjistrimit të popullsisë, përfshirë të dhënat mbi vendbanimin, nënshtetsinë, listat e votuesve dhe informata të tjera.

Dispozitat kalimtare

4. Kur kjo Marrëveshje të hyjë në fuqi, të gjitha ligjet dhe dispozitat në fuqi në Kosovë do të mbetën në fuqi deri sa të mos zëvendësohen nga ligjet dhe dispozitat e miratuara nga organi kompetent. Te gjitha ligjet dhe dispozitat e zbatueshme në Kosovë, e që janë jokompatibile me këtë Marrëveshje, do të supozohet se janë harmonizuar me këtë marrëveshje që, në veçanti, ligji mbi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë është me këtë nul ( ipavlefshëm)

5. Institucionet të cilat janë aktualisht në Kosovë do të mbetën përderisa të mos ndërrohen nga organet e krijuara nga kjo marrëveshje apo në pajtim me këtë marrëveshje. CIM (shefi i MI-së) mund t’u rekomandojë autoriteteve përkatëse shkarkimin dhe emërimin e zyrtarëve, si dhe ndërprerjen e operacioneve të institucioneve ekzistuese në Kosovë, nëse ai qmon se një gjë e tillë është e domosdoshme për zbatimin efektiv të kësaj Marrëveshjeje. Nëse veprimi i rekomanduar nuk ndërmerret në kohë të kërkuar, Komisioni i Përbashkët mund të vendos që ta ndërmerrr veprimin e rekomanduar.

6. Para zgjedhjes së zyrtarëve të Kosovës sipas kësaj Marrëveshje, CIM do t’i ndërmerrë masat e domosdoshme për të siguruar zhvillim dhe funksionim të mediave të pavarura konform standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë caktimin e frekuencave për radio dhe TV.

Neni V :Pushteti për Interpretim

CIM do të jetë autoritet final në fushëveprim lidhur me interpretimin e aspektit civil të kësaj Marrëveshjeje dhe palët pajtohen t’i nënshtrohën këtyre vendimeve si juridikisht të obligueshme për të gjitha palët dhe përsonat.

Kapitulli 6
Ombudsmani

Neni I, Të përgjithshme

1. Do të jetë një Ombudsman, i cili do të vëzhgojë realizimin e të drejtave të anëtarëve të bashkësive nacionale dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut në Kosovë. Ombudsmani do të ketë qasje të papenguar me qdo përson dhe vend dhe do të ketë të drejtën që të paraqitet dhe të intervenojë para çfarëdo kërkese, në çdo institucion të vendit, federativ, ose ( konform me rregullat e organeve të tilla) organi ndërkombëtar, pas kërkesës së tij / saj. Asnjë përson, institucion ose entitet i palëve nuk mund të ndërhyjë në punët e Ombudsmanit.

2. Ombudsmani do të jetë një individ i shquar, me moral të lartë, i cili posedon një zotim dhe përcaktim të demonstruar për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e anëtarëve të bashkësive nacionale. Ai ose ajo do të propozohët nga Kryetari i Kosovës dhe do të zgjedhet nga Kuvendi, njëri nga një listë e kandidatëve që do të përgaditet nga Kryetari i Gjyqit Evropian i të Drejtave të Njeriut, me mandat të termit tre vjeqar pa të drejtë rizjgedhjeje. Ombudsmani nuk do të jetë qytetar i asnjë shteti apo etniteti që ishte pjesë e Jugosllavisë së kaluar, apo të ndonjë shteti fqinjë. Përderisa të bëhet zgjedhja për Kryetar dhe Kuvend, CIM do të emërojë një person i cili do të shërbej si Ombudsman në bazë të përkohshme, i cili do të zëvendsohet (detyra do të vazhdohet) individi i zgjedhur sipas procedurës përfshirë në këtë paragraf.

3. Ombudsmani do të ketë pavarësi të plotë për zgjedhjen e personelit të tij / saj. Ai / ajo do të ketë dy Zëvendës. Të dy zëvendësit duhet të jenë nga bashkësië e ndryshme nacionale.

(a) Pagat dhe shpenzimet e Ombudsmanit dhe përsonalit të tij/saj do të përcaktohën dhe paguhen nga Kuvendi i Kosovës. Pagat dhe shpenzimet do të jenë plotësisht adekuate për zbatimin e mandatit të Ombudsmanit.

(b) Ombudsmani dhe anëtarët e personelit të tij/saj nuk do të inkriminohen për asnjë akt të zbatuar në kuadër të sfondit të detyrave të tyre.

Neni II: Juridiksioni

1. Ombudsmani do të shqyrtojë:

(a) pandehmat ose shkeljet e qarta të të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut në Kosovë, ashtu siç është përcaktuar në Kushtetutën e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë, dhe në Konventen Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive fundamentale si dhe të protokoleve të tyre;dhe

(b) Pandehmat ose shkeljet e qarta të të drejtave të bashkësive nacionale përfshirë në këtë Marrëveshje.

2. Të gjithë përsonat në Kosovë do të kenë të drejtën t’i parashtrojnë ankesa Ombudsmanit. Palët pajtohën që të mos ndërmarrin asnjë masë për të ndëshkuar personat të cilët synojnë të /ose kanë parashtruar ankesa të tilla. Palët poashtu pajtohen se në asnjë mënyrë tjetër të mos pengojnë ushtrimin e kësaj të drejte.

Neni III: Mandati dhe Obligimet

1. Ombudsmani do të hulumtojë të gjitha shkeljet e raportuara që bien nën Juridiksionin e përcaktuar me nenin II. 1. Ai ose ajo mund të veprojë ose me vetëiniciativë, ose të përgjigjet pohimit të parashtruar nga cilado palë apo person, organizatë joqeveritare ose grup individësh të cilët do të pohonin të kenë qenë viktimë e dhunës ose të cilët veprojnë në emër të viktimave që janë të vdekur apo të zhdukur. Puna e Ombudsmanit do të jetë gratis për përsonat përkatës.

2. Ombudsmani do të ketë qasje të plotë, të papenguar dhe të menjëherëshme te çdo person, vend ose informatë, me kërkesën e tij/saj.

(a) Ombudsmani do të ketë liri të plotë të shqyrtojë dokumentet zyrtare dhe ai ose ajo mund t’i kërkojë çdo personi, përfshirë zyrtarët e Kosovës, që të bashkëpunojnë duke ofruar informata relevante, dokumente dhe dosje.

(b) Ombudsmani mund të ndjekë dëshmitë administrative dhe mbledhjet e institucioneve të tjera të Kosovës me qellim të grumbullimit të informatave.

(c) Ombudsmani mund të hulumtojë objektet dhe vendin ku mund të gjenden personat e privuar nga liria, si pasojë e arrestimit, punës, etj.

(d) Ombudsmani dhe personeli i tij do të mbajnë në fshehtësi të gjitha informatat konfidentale, përveç në rast kur Ombudsmani vlerëson se informata është dëshmi e shkeljes së të drejtave që përfshihen në juridiksionin e tij/saj, në ç’rast, informata mund të bëhën publike në njoftimet publike ose procedurën e përcaktuar ligjore.

(e) Palët zotohën të sigurojnë bashkëpunim me Ombudsmanin rreth hulumtimeve. Mohimi i qëllimshëm i bashkëpunimit do të jetë vepër penale, e dënueshme nga të gjitha palët, sipas normave të të gjitha palëve. Në rast kur një zyrtar do të pengojë hulumtimin duke refuzuar dhënien e informatave të nevojshme, Ombudsmani do të vëjë kontakt me përgjegjësin e zyrtarit ose me prokurorin publik rreth veprimit përkatës penal që duhët të ndërmerrët në pajtim me ligjin.

3. Ombudsmani do ta bëjë publik rezultatin dhe përfundimin e hulumtimit në formë të raportit të publikuar pas përfundimit të hulumtimit.

(a) një palë, institucion ose zyrtar i cili identifikohet nga ana e ombudsmanit si abuzues, brenda një periudhe që e përcakton ombudsmanin, do të jap sqarim me shkrim për mënyrën se si do ta zbatojë qdo udhëzim të cilin ombudsmani mund ta parashtrojë si masë përmirësues

(b) Nëse përsoni ose entiteti nuk respekton konkluzionet dhe rekomandimet e Ombudsmanit, raporti do të dërgohet për veprim të mëtejmë Komisionit të përbashkët , i themeluar në Kapitullin 5 të kësaj marrveshjeje , kryetarit të palës përkatse dhe qdo zyrëtari apo instuticioni tjerër që Ombudsmani e sheh të nevojshme

Kapitulli 7
Implemetimi II

Neni I Obligimet e Përgjithshme

1. Palët marrin përsipër që sa më shpejt që të jetë e mundur të rikrijojnë kushte normale për jetesë në Kosovë dhë të bashkëpunojnë plotësisht me njëra-tjetren dhe me të gjitha organizatat ndërkombëtare, agjencitë dhe organizatat joqeveritare që marrin pjesë në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje . Ato e mirëpresin gadishmërinë e bashkësisë nderkombëtare që të dorgojnë në rajon forcen pë të ndihmuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

(a) Këshilli i Sigurimit i Kombve të bashkura është ftuar që të miratoj një rezolutë nën kapitullin VII të deklarates duke vërtetuar dhe miratuar marrveshjet (aranzhmanet) e paraqitur në këtë Kapitull, duke përfshirë vendosjen e forcës implementuese multi-nacionale në Kosovë. Ato e ftojnë NATO-n që të themeloj dhe të udhëheqë forcen që të ndihmoj për të siguruar sjellje sips dispozitave të këtij Kapitulli . Ato gjithashtu ripohojnë (vërtetojnë) sovranitetin dhe intergritetin territorial të Republikes Federale të Jugosllavis (RFJ).

(b) Palët pajtohen që NATO do të vendos dhe rrështoj një forcë (në vijim KFOR)ecila mund të jetë e përbërë nga njësitë toksore ,ajrore dhe detare të shteteve anëtare të NATO-s dhe atyre jo anëtare të NATO-s nën pushtetin dhe i nënshtrohen udhëheqëjes dhe kontrollit politik të Këshillit Veri Atlantik(NAC) nëpërmjet të komandës zingjir të NATO-s, palët pajtohen që të ndihmojnë rreshtimin dhe operacionet e kësaj force si dhe pajtohen që plotëisht të u binden obligimeve nga ky Kapitu 2.

(c) Është arritë pajtimiqë shtet tjera mund të ndihmojn zbatimin e këtijë Kapitulli. Palët pajtohen që modalitetet e pjesmarrëjes së atyre shteteve t'inënshtrohen marrveshjes midis shteteve të tilla pjesëmarrëse dheNATO-s.

2.Qëllimet e këtyre obligimeve jan si vijojnë:

(a) Të vendoset ndërprerje e qëndrueshme e armiqësive. Forcat e tjera nga këto të parapara në këtë Kapitull, nën asnjë rrëthanë nuk do të hyjnë , rihyjnë apo të mbesin në territorin e Kosovës pa pëlqimin e shprehur paraprakisht të Konandantit të KFOR-it (COMKFOR). Për qëllimet e këtij Kapitulli termi "Forcat" përfshijnë gjithë personelin dhe organizatat me aftësi ushtarake , duke përfshiër armaten e rregullt , grupet e armatosura të civilve,grupat paramilitare , forcat ajrore , shtetrore ,policinë kufitare, rezervistët ushtarak , policinë ushtarake , shërbimet informative (inteligjencës), minisrrine e punve të mbrendshme, policinë lokale, speciale, të demonstratave dhe anti-terroriste, dhe çdo grup tjetër apo individ i emëruar si i tillë nga COMKFOR-i. i vetmi përjashtim nga dispozitat e këtij paragrafi është policia civile e angazhuar në ndjekjen e shpejtë të presionit në të cilin dyshohet se ka bërë vepër serioze penale, siç është paraparë në Kapitullin II;

(b) Të sigurojë përkrahjen dhe autorizimin e KFOR-it dhe në veçanti të autorizoi KFOR-in që të ndërmarrë aksione të tilla nëse kërkohet, duke përfshirë përdorimin e forcës së domosdoshme për të siguruar sjelljen sipas këtij Kapitulli dhe mbrojtjen e KFOR-it, Misionin Implementues (IM) dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, agjencitë dhe organoizatat joqeveritare që marrin pjesë në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, dhe që i kontribuojnë mjedisit më të sigurtë.

(c) Të sigurojnë, pa kompenzim, përdorimin e të gjitha objekteve shëbimeve që kërkohën për shtierjen, operacionet dhe mbështetjen e KFOR-it.

3 . Palët kuptojnë dhe pajtohën se obligimet e ndërmarra me këtë Kapitull do t’i referohen në mënyrë të barabartë çdonjërës palë. Çdonjëra palë do të jetë individualisht përgjegjëse për përmbushjen e obligimeve, dhe çdo njëra pajtohët se vonesa e përmbushjes së obligimeve, apo mospërmbushja e tyre nga njëra palë, nuk do të jetë arsye për palët e tjera që të mos i përmbushin obligimet e tyre. Të gjitha palët do t’i nënshtrohën në mënyrë të barabartë aksioneve të tilla zbatuese nga ana e KFOR-it, që mund të jenë të domosdoshme për zbatimin e këtij Kapitulli në Kosovë, si dhe mbrojtjës së KFOR-it, IM-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare, agjencive dhe organizatave joqeveritare për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Neni II: Ndërprerja e armiqësive

1. Menjëherë pas hyrjës në fuqi të kësaj marrëveshjeje, palët do të përmbahën nga kryerja e çfarëdo akti armiqësor, apo provokues kundër njëra- tjetrës, apo kundër cilit do përson në Kosovë. Ato nuk do të inkurajojnë, apo organizojnë demonstrata armiqësore, apo provokativve.

2. Në përmbushjën e obligimevetë paraqitura në paragrafin 1, palët në veqanti marrin përsipërqë të ndërprejnë gjuajtjën nga të gjitha armët dhe mjetet eksplozive, përveç nëse është e autorizuar nga KFOR-i. Ato nuk do të vendosin asnjë minë, barrierë, postbllok jo të autorizuar, vend observimi (me përjasshtim të vendeve të observeimit kufitar të aprovuer nga COMKFOR-i dhe pikave të kalimit të kufirit), apo pengesave mbrojtëse. Përveç siç është paraparë në Kapitullin 2, palët nuk do të angazhohën në asnjë aktivitet ushtarak, të sigurimit, apo të atilla që kanë lidhje me stërvitje, duke përfshirë operacionet tokësore, ajrore, apo operacionet e mbrojtjës kundërajrore, në apo mbi Kosovë, pa miratimin e shprehur paraprakisht nga ana e KFOR-it.

3. Me përjashtim të forcave të mbrojtjës kufitare siç është paraparë në nenin IV, asnjë palë nuk do të ketë forca prezente brenda zonës 5 (pesë) kilomatrash mbrenda, nga kufiri ndërkombëtar i RFJ, që gjithëashtu është edhe kufi i Kosovës (në vijim "Zona Kufitare). Zona kufitare do të shenohët në tokë nga përsoneli i Rojës Kufitare të Armatës Jugosllave deri më EIF + 14 ditë, në pajtim me udhëheqjen e Mi-së. COMKFOR-i mund të përcaktoj shkallë të vogël të rekonfigurimit për shkaqe operacionale.

4. (a) Asnjë palë nuk do të ketë prezente forcat, me përjashtim të policisë civile që kryen detyra normale policore siç përcakton CIM brenda 5 kilomatrash të territorit të Kosovës përgjatë kufirit të Kosovës me pjesët tjera të RFJ-së.

(b) Prezenca e çfarëdo force mbrenda 5 kilomatrash të pjesës tjetër të atij kufiri do t’i paraqitet COMKFOR-t; nëse sipas mendimit të COMKFOR-it, prezenca e tillë kërcnon, apo mund të kërcnoj zbatimin e këtij Kapitulli në Kosovë, ai t’i kontaktoi autoritetet përgjegjëse për ato forca dhe mund të kërkojë nga ato forca që të tërhiqën dhe të mbetën jashtë atij rajoni.

5. Asnjë palë nuk mund të ndërmarrë asnjë represalje, kundërsulm, apo çfarëdo veprimi tjetër të njëanshëm si përgjegjëje të këtij Kapitulli nga ndonjë palë tjetër. Palët do t’i përgjegjën shkeljeve të pohuar të këtij kapitulli nëpërmjet të procedurës së paraparë në nenin XI.

Neni III: Rirreshtimi, Tërheqja dhe Demilitarizimi i Forcave

Në mënyrë që të dezangazhojë forcat e veta dhe t’i ikin çfarëdo konflikti të mëtejmë, menjëherë, posa të fillojë EIF, do të fillojnë që t’i rreshtojnë, tërheqin, apo demilitarizojnë forcat e veta në pajtim me nenet IV,V dhe Vi.

Neni IV: Forcat e Armatës Jugosllave

1. njësitë e Armatës Jugosllave:

(a) Deri më ditën K+5 ditë, të gjitha njësitë e Armatës Jugosllave në Kosovë, në përjashtim të atyre forcave të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, do të kenë përfunduar rirreshtimin në kolonitë e numëruara në shtojcën A të këtij Kapitulli. Komandanti më i lartë i Armatës Jugosllave në Kosovë do t’i konfirmojë me shkrim COMKFOR-it deri më ditën K+5 ditë, se Armata Jugosllave i është bindur këtij aneksi dhe të ofrojë informatën e kërkuar me nenin VII më poshtë që të marrin parasyshë tërheqjet apo ndryshimet e tjera që janë bërë me rastin e rirreshtimit. Kjo informatë do të plotësohet për çdo javë.

(b) Deri më ditën K+30 ditë, Shefi i Gjeneral Shtabit të Armatës Jugosllave nëpërmjet të komandantit më të lartë të Armatës Jugosllave në Kosovë, do t’i ofrojë COMKFOR-it për aprovim planin e detajizuar për tërheqjën në faza të forcave të Armatës Jugosllave nga Kosova në lokalitetet e tjera në Serbi, për të siguruar se këto afate janë plotësuar:

1. Deri më ditën K+30 ditë, autoritetet e ArmatësJugosllave domosdo duhët që në satisfakcion të COMKFOR-it, të tërheqin nga Kosova në lokacionet tjera në Serbi 50% të njerëzve dhe materialit, si dhe të gjitha mjetet e dedikuara për ofenzivë. Mjete të tilla konsiderohët se janë: tankset për beteja; të gjitha automjetet e blinduara që kanë armë të përforcuara më të mëdha se 12.7 mm; dhe i gjithë armatimi i rëndë ( automjetet me përforcime dhe pa to) mbi 82 mm.

2. Deri më ditën K+180 ditë, i gjithë përsoneli i Armatës Jugosllave dhe pajisjet ( me përjashtim të Forcave të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni) do të tërhiqen nga Kosova në lokacione të tjera në Serbi.

2. Forcat e Armatës jugosllave Roje të Kufirit

(a) Forcat e Armatës jugosllave Roje të kufirit do të lejohën, por të kufizuara në numrin 1500 anëtar, të para muajit shkurt të vitit 1998, të batalionit të rojës së Kufirit në lokalet në lokacionin e Gjakovës, Prizrenit dhe Ferizajt, dhe në ndërtesat plotësuese brenda zonës kufitare prej 5 kilomatrash, apo në numrin e kufizuar të lokaleve ekzistuese në afërsi të zonës kufitare, që i nënshtrohët miratimit paraprak nga COMKFOR-i, dhe që ai numër të arrihet deri në ditën K=14 ditë. Një numër shtesë i përsonelit të Armatës Jugosllave, që nuk mund të kalojë numrin e gjithëmbarshëm 1000 C2 (komandë dhe kontrollë, sqarim i përkthyesit) dhe forcat e logjistikës , do të lejohën që të mbetën në lokacionet e miratuara të numëruara në shtojcën A që t’i plotësojnë funksionet e nivelit të brigadës, dhe që kanë të bëjnë me sigurinë e kufirit. Pas periudhës fillestare 90 ditëshe nga dita K, në çdo kohë, COMKFOR-i mund të shqyrtojë shtrirjen e përsonelit të Armatës Jugosllave dhe mund të kërkojë përshtatje të mëtutjeshme të nivelit të forcës, me qëllim që të arrij minimumin e strukturës së forcës së kërkuar për siguri legjitime të kufirit, siç lejon situata e sigurisë dhe sjellja e palëve.

(b) Elementet e Armatës Jugosllave në Kosovë do t’i kenë të kufizuara armët prej 82 mm dhe më ulët. Ato nuk mund të posedojnë as automjete të blinduara ( të tjera përveq automjeteve me rrotë me armatim të përforcuar të 12.7 mm apo më pak), e as armatim kundërajror.

(c) Njësitë e rojës kufitare të Armatës Jugosllave brenda zonës kufitare do të lejohet që të patrollojnë në Kosovë vetëm brenda zonës kufitare dhe vetëm me qëllim të mbrojtjes së kufirit nga sulmet e jashtme dhe ruajtjes së integritetit të saj dhe pengimit të kalimit të palejueshëm të kufirit. Terreni gjeografik mund të kërkojë që rojet e kufirit të manovrojnë kah brendësia përveç 5 kilomatrave të zonës kufitare; çdo manovër e tillë do të koordinohet me COMKFOR-in dhe të miratohët nga ai.

(d) Njësitet e Armatës Jugosllave mund të udhëtojnë nëpër Kosovë vetëm për të shkuar në stacionet e detyrës dhe në garnizonet e Zonës Kufitare, apo lokacionet e kolonive të miratuara, dhe vetëm përgjatë marshutës dhe në pajtim me procedurën e përcaktuar nga COMKFOR-i pas konsultimeve me CIM-in, omandantëve të njësiteve të Armatës Jugosllave, autoriteteve të qeverive komunale dhe komandantëve të policisë. Këto marshuta dhe procedura do të përcaktohën deri më ditën K+14 ditë, dhe i nënshtrohën ripërcaktimit nga COMKFOR-i në çdo kohë. Forcat e Armatës Jugosllave që kalojnë dhe janë të shtrira në Kosovë do të lejohet të veprojnë vetëm në vetmbrojtje duke iu pëgjigjur veprimeve armiqësore, në pajtim me rregullat e angazhimit (ROE), të cilat miratohën nga COMKFOR-i në konsultim me CIM-in. Kur të shtrihën në zonën kufitare, ato do të veprojnë në pajtim me ROE, të përcaktuara nën kontrollë të COMKFOR-it.

(e) Forcat e Armatës Jugosllave Roje të Kufirit mund të ndërmarrin aktivitete të stërvitjes vetëm mbrenda 5 kilomatrash të Zonës Kufitare dhe vetëm me miratimin e shprehur paraprakisht nga COMKFOR-i.

3. Forcat Jugosllave Ajrore dhe të Mbrojtjës Ajrore (YAADF)

Të gjithë aeroplanët, radarët, predhat tokë-ajr (duke përfshirë sistemin e dorës për mbrojtje kundërajërore (MANPADS) dhe artileria kundërajërore në Kosovë do të filloi që të tërhiqet nga Kosova në lokacionet e tjera në Serbi, jashtë zonës së dyanshme të sigurisë prej 25 kilomatrash siç është përcaktuar në nenin X menjëherë pas EIF ( hyrjës në fuqi ). Kjo tërheqje do të përfundojë dhe komandati i lartë i Armatës Jugosllave në Kosovë do t’i raportojë komandantit të paraparë të NATO-s, jo më vonë se 10 ditë pas EIF (hyrjës në fuqi) . Komandanti i paraparë i NATO-s, do të kontrolloi dhe të koordinoi shfrytëzimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, duke u nisur nga EIF siç ështe më tej e paraparë në Aneksin 10. Asnjë sistem i mbrojtjës ajrore, radarët për gjurmim të shenjave dhe artileria kundërajërore nuk do të pozicionohën apo të veprojnë në Kosovë, apo në Zonën e Dyanshme te¨Sigurisë prej 25 kilomatrash pa miratim të shprehur paraparakisht nga komandanti i paraparë i NATO-s.

Neni V: Forcat e tjera

1.Veprimet e Forcave në Kosovë, përveçKFOR-it, Armatës Jugosllave, MUP-it, apo forcave lokale policore të paraqitura në KJapitullin 2 (më tutje të quajtura këtu "Forcat e tjera") do të jenë në pajtim me këtë nen. Mbas EIF (hyrjës në fuqi), të gjitha forcat e tjera në Kosovë domosdo duhët që t’u përmbahen dispozitave të neneit I, paragrafit 2, Nenit II, paragrafit 1 dhe Nenit III, dhe përpos përmbajtjës nga të gjitha qëllimet armiqësore, stërvitjet dhe formacionet ushtarake, organizimi i demonstratave, dhe çdo lëvizje cilindo drejtim, apo kalimin kontrabandist të kufijve ndërkombëtar, apo kufirit midis Kosovës dhe pjesëve tjera të RFJ-së,. Aq m ë tepër, pas EIF(hyrjës në fuqi) të gjitha forcat tjera në Kosovë domosdo duhët që publikisht të zotohën për t’u demilitarizuar sipas konditave që do të përcaktohën nga COMKFOR-i, të heqin dorë prej dhunës, të garantojnë sigurinë e përsonelit ndërkombëtar , të respektojnë kufijt ndërkombëtar të RFJ-së dhe të gjitha konditat e këtij Kapitulli.

2 Përveç rastit kur miratohët nga COMKFOR-i, nga dita K, të gjitha forcat e tjera në Kosovë nuk mund të mbajnë armë:

(a) brenda 1 km, të kolonive të Armatës Jugosllave dhe të MUP-it të numëruara në Shtojcën A,

(b) brenda 1 km të rrugëve kryesore si vijon:

1. Pejë-LLapushnik-Prishtinë
2. Kufi-Gjakovë-Klinë
3. Kufi-Prizren-Suharekë-Prishtinë
4. Gjakovë-Rahovec-LLapushnik-Prishtinë
5. Pejë-Gjakovë-Prizren-Ferizaj-kufi
6. Kufi-Ferizaj-Prishtinë-Podujevë-kufi
7. Prishtinë-Mitrovicë-kufi
8. Mitrovicë-(Rakosh)-Pejë
9. Pejë-Kufiri me Malin e Zi (nëpërmes Bozhaj)
10. Prishtinë- Lisicë-kufiri me Serbinë
11. Prishtinë –Gjilan-Ferizaj
12. Gjilan-Ternovc i madh –kufiri me Serbinë
13. Prizren-Doganaj

(c) brenda 1 -Km nga zona kufitare;
(d) në asnjë fushë tjetër të përcaktuar nga COMKFOR-i.

3.Deri më ditën K+5 dite, forcat e tjera domosdo duhët të heqin dorë dhe t’i mbyllin pozicionet luftarake, strehimoret dhe postblloqet.

4. Deri më ditën K+5 ditë, komandantët e forcave të tjera të përcaktuar nga COMKFOR-i do t’i raportojnë COMLKFOR-it për plotësimin e kërkesave të shënuara më lartë, sipas formatit të përcaktuar në Nenin VII, dhe do të vazhdojnë te paraqesin raporte javore në detaje mbi statusin, derisa të përfundojë demilitarizimi.

5. COMKFOR-i do të vendos procedurën për demilitarizim dhe monitorim të forcave të tjera në Kosovë dhe për rregullimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të tyre. Këto procedura do të vendosën për të ndihmuar programin e demilitarizimit në faza si vijon:

(a) Deri më ditën K+5 ditë, të gjitha forcat tjera do të vendosin në vende të sigurta deponim të armëve, që do të regjistrohën dhe verifikohën nga KFOR-i;

(b) Deri më ditën K+30 ditë, të gjitha forcat e tjera do t’i deponojnë të gjitha armët e ndaluara (çdo armë prej 12.7 mm ose më e madhe, çdo armë kundër tankiste, apo kundërajërore, granatë, minë, apo eksploziv) dhe armë automatike në vendet e regjistruara për deponim të armëve. Komandantët e forcave të tjera do t’i konfirmojnë COMKFOR-it, për përfundimin e deponimit të armëve, jo më vonë se dita K+0 ditë,

(c) Deri në diten K+ 13 ditë, të gjitha forcat e tjera në Kosovë do të ndërprejnë të veshin uniformë ushtarake dhe të mbajnë shenja, dhe do të ndërprejnë mbajtjen e armëve automatike.

(d) Deri në diten K+90, pushteti ndaj vendeve të deponimit do të kaloj në KFOR-i.

Pas kësaj date, do të jetë e kunderligjshme për forcat e tjera posedimi i armëve të ndaluara dhe i atyre automatike, dhe armët e tilla do t'i nënshtrohen konfiskimit nga KFOR-i.

(e) Deri në ditën K+120ditë demilitazimi të gjitha forcave të tjera do të jetë i përfunduar.

6. Deri në EIF (hyrjes në fuqi ) + 30 ditë, nënshtruar rregullimit nga COMKFOR-i nese është e domozdoshme, porsonali i Forcave të tjera që nuk ka prejardhje nacionale, pa marrë parasyshë se a janë apo jo legalisht brenda Kosoves, duke përfshirë këshillat individuale, luftarët e lirisë, trajnerët, vullnetarët dhe porsenali nga shtetet fqinje dhe të tjera , dotë tërhiqen nga Kosova .

Neni VI: MUP-i

1. Ministrija e policisë së Brendshme (MUP) është përfunduar si e gjithë policia he njësitet e siguris publike dhe personale nën kontrollin e autoriteve federale dhe republikane, përveç policisë kufitare e përmendur në Kapitullin 2 dhe studentet e akademisë policore dhe përsoneli i shkollës së stërvitjes në Vushtrri, e përmendur në Kapitullin 2. CIM në konsultim me COMFOR-in, do të ketë pushtet diskrecional që t’a përjashtoi cilëndo njësi të sigurimit publik nga ky definim nëse ai përcakton se kjo është në interes publik (psh. Zjarrëfikësit)

(a) Deri më ditën K+15 ditë, të gjitha njësitet e MUP-it, në Kosovë ( me përjashtim të policisë kufitare të përmendur në nenin VI.A.1.të kapitullit 2) do të kenë të përfunduar rirreshtimin në kolonitë e miratuara të numëruara në shtojcën A të këtij kapitulli, apo në garnizonet jashtë Kosovës. Komandanti më i lartë i MUP-it në Kosovë, apo përfaqësuesi i tij, do të konfirmoi me shkrim COMKFOR-it dhe CIM-it deri më ditën K+15 ditë, se MUP-i është duke u sjellur sipas rregullave, dhe do ti plotësojnë me informata të reja informacionet e kërkuara me Nenin VII, duke dhënë sqarim për tërheqjet dhe ndryshimet e tjera gjatë rerreshtimit. Ky informacion do të lejohet nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e MI-së dhe siç është miratuar në mënyrë specifike nga CIM-i në konsultim me COMKFOR-in dhe do të varet nga konditat e kësaj Marrëveshjeje

(b) Menjëherë pas EIF (hyrjës në fuqi), do të bëhen tërheqjet si vijon:

(1) Deri më ditën K+15 ditë, ato njësi të MUP-it jo të vendosura në Kosovë para 1 shkurtit 1998, do të tërhiqen gjithë përsonelin dhe pajisjet nga Kosova në lokacionet e tjera në Serbi.

(2) Deri më ditën K+20 ditë, e gjithë policia speciale, duke perfshirë PJP-në, SAJ-in, dhe forcat JSO, si dhe pajisjet e tyre, do të tërhiqen në kolonitë e tyre jashtë Kosovës, në lokacionet e tjera në Serbi, përveç kësaj, të gjitha mjetet e MUP-it për ofensivë ( të përcaktuara si automjete të blinduara me armë të përforcuara prej 12.7 mm, apo më të mëdha, dhe i gjithë armatimi i rëndë te përforcuara apo jo në automjete) do të tërhiqen deri më ditën K+20.

(c) deri më ditën K+30 ditë, komandanti më i lartëi MUP-it, do t’i ofrojë për miratim COMKFOR-it, në konsultim me kryesuesin e KVM-së, planin detaj për zvogëlimin në faza të forcave të mbetura të MUP-it. Në rast se COMKFOR-i në kosultim me CIM-in nuk e miraton planin, ai ka pushtet që të nxjerrë planin e tij juridikisht të obligueshem për zvogëlimin të mëtejmë të MUP-it. CIM do të vendos në të njejtën kohë kur njësitet e MUP-it do të veshin uniforma të reja dhe shenja (stema) të reja. Në çdo rast, orari që vijon domosdo duhët të respektohët:

(1) deri më ditën K+60 ditë, zvogëlim i 50 % i njësive të mbetura te¨MUP-it, duke përfshirë rezervistët. CIM-i sipas konsultimeve me COMKFOR-in do të ketë të drejtë diskrecionale që të shtyjë këtë afat deri më ditën K+90 ditë, nëse ai gjykon që se do të ketë rrezik nga vakumi zbatim të ligjeve;

(2) Deri më ditën K+120 ditë, zvogëlim i mëtutjeshëm deri në 2500 anëtar të MUP-it. CIM pas koinsultimeve me COMKFOR-in do të ketë të drejtë diskrecionale që të shtyjë këtë afat deri më ditën K+180 ditë, për të plotësuar nevojat operacionale;

(3) Tranziconi në policinë lokale fillon kur policia Kosovare të stërvitet dhe të jetë e aftë të kryej detyrat e saj. CIM –i do t’a organizojë këte tranzicion midis MUP-it dhe policisë komunale;

(4) Në çdo rast, deri më EIF (hyrjës në fuqi) + një vit, e gjithë ministria e brendshme e policisë civile do të zvogëlohët dhe do të bjerë në zero. Cim-i do të ketë pushtet diskrecional që të shtyjë këtë afat për 12 muaj që të plotësohën nevojat operacionale.

(d) 2500 MUP të lejuar me këtë Kapitull të përmendur në Nenin V.1 (a) të Kapitullit 2, do të jenë kompetent vetëm për funksionet policore civile dhe do të jenë nën mbikëqyrjën dhe kontrollin e CIM-it.

Neni VII: Njoftimet

1. deri më ditën K+5 ditë, palët do të paraqesin informatän që vijon sa i përket statusit të ushtrisë së rregullt; gjithë policisë, duke përfshirë policinë ushtarake, dega e policisë për siguri publike, polici speciale, paramilitare dhe forca të tjera në Kosovë, dhe do t’a informojnë COMKFOR-inmbi ndryshimet në këtë informacion:

(a) lokacioni, shtrirja dhe forca e gjithë njësive ushtarake dhe të policisë speciale e përfolur më lartë;

(b) kuantiteti dhe tipet e armatimit prej 12.7 mm dhe më lartë, si dhe municioni për armatim të tillë, duke përfshirë kolonitë, depot e furnizimit dhe vendet e deponimit;

(c) pozicioni dhe përshkrimet të çdo predhë/rakete tokë-ajër, duke përfshirë sistemet mobile , artilerinë kundërajërore, radarët mbështetës dhe komandat ndihmëse dhe sistemet e kontrollit;

(d) pozicioni dhe përshkrimi i të gjitha minave, teknikës luftarake të pa-eksploduar, mjeteve eksploduese, pengessave, minat befasuese, telave të thurur, pengesave të rrezikshme fizike dhe ushtarake për sigurinë e çdo personeli në Kosovë, sistemet e armatimit,automjetet dhe paisjet tjera ushtarake; dhe

(e) çdo informatë tjetër të natyrës ushtarake apo të sigurisë të kërkuar nga COMKFOR-i

Neni VIII: Operacionet dhe Pushteti i KFOR-it

1. në pajtim me obligimet e përgjithshme nga Neni 1, palët e kuptojnë dhe pajtohën që KFOR-i do të shtrihet dhe do të operojë papengesë, dhe do të ketë pushtet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për të ndihmuar që të sigurohët sjellja sipas këtij Kapitulli.

2. Palët e kuptojnë dhe pajtohën që KFOR-i do të ketë të drejtë të:

(a) të monitorojë dhe të ndihmojë që të sigurohët sjellja e të gjitha palëve në pajtim me këtë kapitull, si dhe ti përgjigjet me kohë çdo shkeljeje dhe t’ia rimëkëmbë sjelljen sipas aneksit, duke shfrytëzuar edhe forcën ushtarake nëse kërkohët. Kjo përfshinë veprimin e domosdoshëm për të:

1. zbatuar reduktimin e Armatës Jugosllave dhe të MUP-it;

2. zbatuar demilitarizimin e forcave të tjera;

3. zbatuar restrikcionin të gjitha aktiviteteve, lëvizjeve dhe stërvitjeve të Armatës Jugosllave, MUP-it dhe Forcave Të Tjera në Kosovë;

(b) të vendos aranzhmanet ndërmjetëse me MI-në, dhe të mbështetet MI-ja në mënyrë përkatëse;

(c) të vendos aranzhmanet ndërmjetësuese me autoritetet lokale të Kosovës, me Forcat e tjera dhe me autoritetet civile dhe ushtarake të RFJ-së/ Serbe;

(d) të vëzhgojë, monitoroj dhe të inspektojë çdo njërin dhe të gjitha objektet dhe aktivitetet në Kosovë, duke përfshirë edhe zonën kufitare brenda 5 Km për të cilat COMKFOR-i i beson se ka , apo mund të ketë aftësi ushtarake, apo policore, apo që në mënyrë tjetër janë të lidhura me sjelljen sipas këtij Kapitulli;

(e) të kërkojë nga Palët që të shenojnë dhe t’i pastrojnë minat dhe monitoroi përmbushjen e detyrave nga ana e tyre;

(f) të kërkojë nga Palët që të participojnë në Komisionet e përbashkëta ushtarake siç është shpjeguar në Nenin XI.

3. Palët e kuptojnë dhe pajtohën që KFOR-i do të ketë të drejtë që të përmbushë detyrat e tij plotësuese, brenda kufinjëve të detyrave të marrura parësore, aftësisë së tij, dhe mjeteve në dispozicion, siç është përcaktuar nga NAC-i ( Këshilli Veri Atlantik), që përfshinë si vijon:

(a) të ndihmoj krijimin e kushteve të sigurisë për ndërmarrjen e detyrave nga të tjerët që kanë të bëjnë me këtë Marrëveshje duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të drejta (paanshme).

(b) Të ndihmojë lëvizjen e organizatave në kryrjën e misionit humanitar;

(c) Të ndihmojë agjencionet ndërkombëtare në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në Kosovë;

(d) Të vëzhgojë dhe të pengojë ndërhyrjen në lëvizjen e popullsisë civile, refugjatët dhe përsonat e zhvendosur, si dhe t’u përgjigjet në mënyrë të duhur kërcënimeve të qëllimta në jetë dhe përsona.

4. Palët e kuptojnë dhe pajtohën që direktiva e mëtutjeshme të NAC-it mund të vendosin detyrat dhe përgjegjësi shtesë për KFOR-in për zbatimin e këtij Kapitulli.

5. Operacionet e KFOR-it do të Qeverisen me dispozitat në vijim:

(a) KFOR-i dhe përsoneli i tij ka status juridik dhe obligime të përcaktuara në Shtojcën B të këtij kapitulli;

(b) KFOR-i do të ketë të drejtë të përdorë të gjitha mjetet e domosdoshme që të sigurojë mundësinë e tij të plotë për të komunikuar dhe do të ketë të drejtë për përdorim të pakufizuar të spektrit të plotë elektromagnetik. Në zbatimin e kësaj të drejte, KFOR-i do të bëjë përpjekje të arsyeshme që të koordinojë punën me autoritetet përkatëse të Palëve;

(c) KFOR-i do të ketë të drejtë të kontrollojë dhe të rregullojë trafikun tokësor çdo kund në Kosovë, duke përfshirë lëvizjen e forcave të palëve. Të gjitha aktivitetet stërvitëse të palëve dhe lëvizjet në Kosovë domosdo duhët të autorizohën paraprakisht nga COMKFOR-i;

(d) KFOR-i do të ketë të lirë dhe të papenguar të lëvizë nëpër tokë, ajër dhe ujë për në Kosovë dhe çdo kund në Kosovë. Në Kosovë ai do të ketë të drejtë që të bivouac (vendosin kampet), manevroi, vendoset dhe të shfrytëzoi çdo rajon dhe apo objekt për t’i kryer përgjegjësit siç kërkohët për mbështetjën e tij, stërvitjen dhe operacionet, me lajmërim paraprak siç është i mundshëm. As KFOR-i dhe as njëri nga përsoneli i tij nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëm të pronsisë publike apo private që ata mund të shkaktojnë duke i kryer detyratë që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij kapitulli. Bllokadatë e rrugëve, postblloqet, apo pengesat e tjera në lirinë e lëvizjes së KFOR-it do të jetë shkelje e këtij kapitulli dhe Pala që e shkelë do t’i nënshtrohët veprimit ushtarak të KFOR-it duke përfshirë përdorimin e forcës së domosdoshme për tësiguruar sjelljen sipas këtij Kapitulli.

6. palët e kuptojnë dhe pajtohën që COMKFOR-i do të ketë pushtet, që pa ndërhyrje dhe leje nga sasnjëra palë, të bëjë qdo gjë që ai gjykon që është e domosodshme dhe në rregull, duke përfshire përdorimin e forcës ushtarake për të mbrojtur KFOR-in dhe MI-në, dhe t’i kryej pëgjegjësitë e numëruara në këtë kapitull. Palët do të sjellin në çdo pikëpamje sipas instruksioneve dhe kërkesave të KFOR-it.

7. Përkundër cilës do dispozitë tjetër të këtij kapitulli, palët e kuptojnë dhe pajtohën që COMKFOR-i ka të drejtë dhe është i autorizuar të detyrojë largimin, tërheqjën, apo rilokacionin e Forcave dhe armëve specifike, si dhe të urdhërojë ndërprejen të çfarëdo aktiviteteve, kurdo që COMKFOR-i përcakton se Forcat, armët, apo aktivitetet përbëjnë kërcënim, apo kërcënim potencial qoftë për KFOR-in apo misionin e tij, apo Palën tjetër. Forcat që dështojnë të rirreshtohën, të tërhiqen, apo t’a ndërrojnë vendin, apo të ndërprejnë aktivitetet kërcnuese, ose potencialisht kërcnuese për kërkesën e tillë nga KFOR-i, do t’i nënshtrohën aksionit ushtarak të KFOR-it, duke pëfhshirë përdorimin e forcës së domosdoshme për të siguruar zbatimin, në pajtim me konditatë e paraqitura nën Nenin I, paragrafin.

Neni IX: Kontrolli Kufitar

Palët e kuptojnë dhe pajtohën se deri sa të mos vendosën rregullat e tjera, i nënshtrohët dispozitave të këtij Kapitulli dhe Kapitullit 2, kontrolli përgjat kufijve ndërkombëtar do të ruhet nga institucionet eksistuese që normalisht u caktohën detyra të tilla, duke iu nënshtruar mbikëqyrjes nga ana e KFOR-it, dhe MI-së, që do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë dhe të miratojnë gjithë personelin dhe njësitet, të monitorizojnë punën e tyre të largojnë dhe të zëvendsojnë personelin për sjellje jokonsistente me këtë kapitull.

Neni X: Kontrolli i lëvizjeve ajërore

Komandanti përkatës i NATO-s, do të jetë i vetmi që ka pushtetin për të vendos rregulla dhe procedurë për të komanduar dhe kontrolluar hapësirën ajërore mbi Kosovë, si dhe Zonën e dyanëshme të sigurisë (MSZ) prej 25 KM. Kjo zonë e dyanëshme e sigurisë do të përbëhet nga hapsira ajërore e RFJ-së, jashta kufirit të Kosovës me pjesët e tjera të RFJ-së. Ky kapitull e zëvendson Marrëveshjen e NATO-s, me Misionin Verifikues të Kosovës të datës 12 shkurt 1998, në çdo qështje apo fushë në të cilën mund të jenë në kontradiktë me njera-tjetrën. Nuk do të lejohet trafiku ajëror, ai i fiksuar apo jo, i cilësdo palë, që të fluturoi mbi Kosovë apo në zonën e dyanshme të sigurisë (MSZ) pa miratim të shprehur paraprakisht nga komandanti përkatës i NATO-s. Shkelja e cilesdo dispozitë më e lartë, duke përfshirë edhe urdhërat e komandantit përkatëes të NATO-s dhe procedura e qeverisjes së hapsirës ajërore mbi Kosovë, si dhe fluturimet e paautorizuara, apo aktivizimi i mbrojtjës ajërore të integruar të RFJ-së (IADS) brenda Zonës së dyanshme të sigurisë (MSZ), i nënshtrohën veeprimit ushtarak të KFOR-it, duke përfshirë përdorimin e domosdoshëm të forcës. KFOR-i do të ketë ekipin ndërmjetës në qendrën e forcave ajërore të RFJ-së dhe ndërmjetësin e YAADF-it në KFOR. Palët e kuptojnë dhe pajtohën se komandanti përkatës i NATO-s mund t’ia delegojë kontrollin e aktiviteteve normale civile institucioneve përkatëse të RFJ-së për të monitoruar operacionet, të liroj konfliktin e lëvizjeve të trafikut ajëror të KFOR-it dhe siguroi operimin e patrazuar dhe të sigurtë të sistemit të trafikut ajëror.

Neni XI: Themelimi i komisionit të përbashkët ushtarak

1. Një Komision i përbashkët ushtarak (JMC) do të themelohët për shtrirjen e KFOR-it në Kosovë.

2. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të kryesohet nga COMKFOR-i apo përfaqësuesi i tij dhe do të bëhet nga anëtarët që vijojnë:

(a) Komandanti i lartë ushtarak Jugosllav i Forcave të RFJ-së, apo përfaqësuesi i tij;

(b) Ministrat e brendshëm të RFJ-së dhe të Republikës së Serbisë, apo përfaqësuesit e tyre;

(c) Përfaqësuesi i lartë ushtarak i Forcave të Tjera;

(d) Përfaqësuesi i MI-së,

(e) Përsonat e tjerë do ti cakton COMKFOR-i, duke përfshirë një apo më shumë përfaqësues të udhëheqjes civile të Kosovës.

3. komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të:

(a) shërbej si organ qëndror për te¨gjitha palët që të shqyrtojnë qdo ankesë ushtarake, pyetje, apo problem që kërkon zgjidhje nga COMKFOR-i, siç janë dëshmitë për shkelje armëpushimit, apo dëshmi të tjera të moszbatimit të këtij Kapitulli,

(b) pranoi raporte dhe bënë rekomandime për veprime specifike të COMKFOR-it për të siguruar sjelljen e palëve sipas dispozitave të këtij kapitulli,

(c) ndihmon COMKFOR-it në caktimin dhe implementimin e masave transparente lokale në mes të Palëve.

4. komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) nuk do të përfshijë asnjë përson publikisht të padijtur nga Tribunali ndërkombëtar për Jugosllavinë e kaluar.

5. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të funksionojë si organ konsultativ për t’i dhënë këshilla COMKFOR-it. Megjithatë, vendimet përfundimtare do të merren nga COMKFOR-i dhe do të jenë juridikisht të obligueshme për Palët.

6. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të takohët me thirrje të COMKFOR-it.Qdo palë mund të kërkojë nga COMKFOR-i që ta thërras takimin.

7. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të themelojë komisione plotësuese ushtarake me qëllim që ti ofroj ndihmë në kryerjen e funksioneve të shpjeguara më lartë. Komisionet e tilla do të jenë në nivele të tilla që i përcakton COMKFOR-i. Përbërja e atyre komisioneve do të përcaktohët nga COMKFOR-i.

Neni XII: Lirimi i të burgosurve

1. Palët do t’i lirojnë dhe këmbejnë në pajtim me standardet humanitare, të gjithë përsonat e mbajtur lidhur me konfliktin ( në vijim "të burgosurit") deri më EIF (hyrje në fuqi )+ 21 ditë. Përveç kësaj, palët do të bashkëpunojnë plotësisht me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK; ICRC-ang.) për të ndihmuar punën e tij në pajtim mandatin e tij, për ta zbatuar monitoruar planin për lirimin dhe këmbimin e të burgosurve në pajtim me afatin. Në përgaditje të zbatimit të kësaj, Palët do të:

(a) t’i japin ICRC-së qasje të plotë te të gjithë përsonat, pa marrë parasysh situatën e tyre, të cilët janë duke u mbajtur nga ata lidhur me konfliktin, për vizitat që janë në pajtim me procedurat operuese e standarde të ICRC-së;

(b) t’i ofrojnë ICRC-së secilin dhe qdo informacion që ka të bëjë me të burgosurit e që kërkohët nga ICRC-ja deri më EIF ( hyrjes në fuqi ) + 14 ditë.

2. Palët do t’i ofrojnë informacione familjeve te të gjithë përsonave nepërmjet të mekanizmave gjurmues të ICRC-s. Palët do të bashkëpunojnë plotësisht me ICRC-në në përpjekjet e tij për të determinuar identitetin, vendin se ku gjenden dhe fatin e atyre që nuk gjinden.

Neni XIII: Bashkëpunimi

Palët do të bashkpunojnë plotësisht me te¨gjitha entitetet e angazhuara në implementimin e kësaj zgjedhje, siç është shpjeguar në Marrëveshjen Kuadër (themelore), apo ndryshe siç janë autorizuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për Jugosllavinë e kaluar.

Neni XIV: Lajmërimi i komandave ushtarake

Çdo Palë do të sigurojë që dispozitet e këtij kapitulli dhe urdhërat me shkrim për t’u bindur menjëherë do të t’i komunikohen forcave të tij.

Neni XV:Pushteti përfundimtar për Interpretim

1.Sipas paragrafit 2, KFOR-i autoritet final për interpretimin e këtij Kapitulli dhe përcaktimet e tij janë juridikisht të obligueshme për të gjitha Palët dhe personat.

2. CIM-i është autoritet final sa i përket interpretimit të funksioneve të tij në këtë Kapitull (rregullimin e rojeve kufitare të Armatës Jugosllave sipas nenit II, paragrafit; funkcionet që kanë të bëjnë me MUP-in sipas Nenit VI) dhe përcaktimet e tij janë juridikisht të obligueshme për të gjitha Palët dhe përsonat.

Neni XVI: Hyrja në fuqi dhe dita K

Data e aktivizimit të KFOR-it të njihet si ditë K do të caktohet nga NATO-ja.

Shtojcat:

a) Kolonitë e Miratuara të Armatës Jugosllave/MUP-it
b) Statusi i Forcave Implementuese Multi-nacionale

Shtojca A: kolonitë e Miratuara të Armatës Jugosllave / MUP-it

Janë 13 koloni në Kosovë për të gjitha njësitet e Armatës Jugosllave, armatimin, paisjet dhe municionin. Lëvizja në koloni, dhe më pas tërheqja nga Kosova, do të bëhet në pajtim me Këtë kapitull: Kur tërheqja në faza e njësiteve të Armatës Jugosllave të përparojnë sipas afateve të parapara në këtë Kapitull, COMKFOR-i do t’i mbyllë kolonitë e zgjedhura.

Kolonitë fillestare të miratuara.

Brenda qdo kolonie, nga njësitet e Armatës Jugosllave kërkohet që të deponojnë të gjitha armët e rënda dhe automjetet jashtë depove.

Pas EIF (hyrjes në fuqi ) +180 ditë, forcat e mbetura 2500, që i dedikohen dunkcioneve të sigurisë kufitare të parapara në këtë marrëveshje, do të kantonizohen në këto lokacione: Gjakovë, Prizren dhe Ferizaj; postet e subordinuara kufitare brenda zonës kufitare; një numër i caktuar i objekteve ekzistuese në afërsi të menjëhershme në zonën kufitare, që i nënshtrohet miratimit paraprak të COMKFOR-it. Dhe shtabi C2 (komandë dhe kontrollë) dhe objekteve të mbështetjes logjistike në Prishtinë.

Janë 37 koloni të miratuara për MUP dhe forcat e policisë speciale në Kosovë. Janë 7 SUP rajonal të miratuar. Secili nga 37 kolonitë e miratuara do të bie nën kontrollin administrativ të një nga SUP rajonal. Lëvizja në kolonitë dhe tërheqja pasuese e MUP-it nga Kosova do të bëhet në pajtim me këtë kapitull.

SUP rajonal të miratuar të MUP-it dhe kolonitë janë:

Brenda qdo kolonie nga njësitet e MUP-it kërkohet që t’i deponojnë të gjitha automjetet më të rënda se 6 ton, duke përfshirë autoblinda dhe BOV-et dhe të gjitha armët e rënda jashtë depove.

KFOR-i do të ketë të drejtë ekskluzive që të inspektojë qdo koloni, apo çdo lokacion tjetër, në çdo kohë pa ndërhyrje nga asnjera palë.

Shtojca B: Statusi i forcave implementuese multinacionale

1. Për qëllimet e kësaj shtojce shprehjet veijuese do të kenë domethëniet që iu janë caktuar këtu më poshtë:

(a) Nato, do të thotë Organizata e Paktit Veri- Atlantik (NATO), trupat e saj plotësuese, Shtatmadhoria ushtarake e saj, KFOR-i i udhëhequr nga NATO, dhe cilido element / njësi që formon cilën do pjesë të KFOR-it, apo e mbështet KFOR-in, pavarësisht se a janë nga ndonjë shtet anëtar i NATO-s dhe pavarësisht se a janë nën komandën dhe kontrollin e NATO-s apo atë nacionale, kur veprojnë në mbarshtim të kësaj Marrëveshjeje.

(b) "Autoritetet në RFJ" do të thotë autoritetet përkatëse, qoftë Federale, Republikane, Kosovare apo të tjera.

(c) "Përsoneli i NATO-s" do të thotë personel ushtarak, civil dhe i kontraktuar, i caktuar nga apo i bashkangjitur në NATO, ose i punësuar nga NATO-ja, përfshirë përsonelin ushtarak, civil apo të kontraktuar nga shtetet jo-anëtare të NATO-s të cilat marrin pjesë në operacion, me përjashtim të personelit lokal të punësuar.

(d) "Operacioni" do të thotë mbështetje, implementim, përgaditje dhe pjesëmarrje e NATO-s dhe personelit të NATO-s në mbarshtim të këtij kapitulli.

(e) "Shtatmadhoria ushtarake" do të thotë cilido entitet, pavarësisht prj denominimit të tij, që përbëhet nga ose pjesërisht konstituohet nga përsoneli ushtarak i NATO-s themeluar me qëllim që të kryhet Operacioni.

(f) "Autoritete" do të thotë individ, agjencione apo organizata përkatëse dhe me përgjegjësi të Palëve.

(g) "Përsoneli kontraktues" do të thotë ekspert teknik apo specialist funksional, shërbimet e të cilëve janë të kërkuara nga NATO dhe të cilët janë në territorin e RFj-së ekskluzivisht për t’i shërbyer NATO-s apo në cilësi të këshilltarit në qështje teknike, ose për vendosje, operim, apo për mirëmbajtje të paisjeve, përpos nëse janë:

1. Shtetas të RFJ-së;ose

2. Përsona me qëndrim të rregullt në RFJ.

(h) "Përdorim zyrtar" çdo përdorim i mallërave të blerë, ose shërbimeve të pranuara me qëllim të kryerjës të çdo funksioni ashtu si kërkohet për operacion të Shtatmadhorisë.

(i) "Lokale" do të thotë ndërtesat, strukturat, vendet dhe toka që nevojiten për kryerjen e operacioneve, stërvitjeve dhe aktiviteteve administrative nga NATO për Operim dhe për vendosjen e personelit të NATO-s

2. Pa paragjykime ndaj privilegjeve dhe imuniteteve të parashtruara në këtë shtojcë, i tërë personeli i NATO-s do ta respektojë ligjet e RFJ-së, varësisht nga fakti se respektimi i atyre Federale, republikane dhe të Kosovës, apo të tjerat janë kompatibil me detyrat /mandatin e besuar, si dhe do të përmbahen nga aktivitetet që nuk janë me natyrën e operacionit.

3. Palët njohin nevojën për procedura ekspeditive për largim dhe hyrje të përsonelit të NATO-s. Ai personel do të përjashtohet nga kërkesat ligjore për pasaporta dhe viza dhe kërkesat për regjistrimin që aplikohen për aleatët. Personelit të NATo-s do t’i lejohet hyrja / dalja në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse për në / prej RFJ-së me paraqitjen e lejës së identifikimit nacional. Personeli i NATO-s do të mbaj me vete letrën identifikuese e cila mund të iu kërkohet për t’ja paraqitur autoriteteve në RFJ, por operacionet, stërvitjet dhe lëvizja nuk do të jetë e lejuar të ndalohet apo të vonohet me kërkesat e tilla.

4. Personeli ushtarak i NATO-s do të mbajë uniformë normalisht, dhe personeli i NATO-s mund të posedojë dhe të mbaj armë nëse janë të autorizuar nga urdhrat që marrin. Palët do të pranojnë si të fuqishme, pa taksa ose pagesa shtesë, leje për vozitje dhe lejet që i ipen personelit të NATO-s nga autoritetet e tyre nacionale.

5. NATO-s do ti lejohet që të qfaq flamurin e NATO-s dhe / ose flamujt kombëtar të elementeve / njësive nacionale përbërse të saj mbi qdo uniformë, automjete dhe lokal të NATO-s.

6. (a) Nato-ja do të ketë imunitet ndaj të gjithë proceseve juridike qofshin ato civile, administrative apo penale.

(b) Personeli i Nato-s në të gjitha rastet dhe gjatë tërë kohës do të ketë imunitet ndaj jurisdikcionit të Palëve, sa i përket prishjes së rendit civil, administrativ, penal apo diciplinar e cila mund të kryhet nga ata në RFJ.Palët do t’u ndihmojnë shteteve që marrin pjesë në Operacionin për t’a ushtruar jurisdikcionin e tyre mbi bashkëkombtarsit e vet.

(c) Pa marrë parasysh se qka është përshkruar më lartë, dhe më pëlqimin e dhënë nga komandanti i NATo-s për qdo rast, autoritetet brenda RFJ-së mund të ushtrojnë përjashtimisht jurisdikcionin në qështje të tilla, vetëm ndaj përsonelit të kontraktuar kur ky përsonel nuk i nënshtrohet jurisdikcionit të shtetit shtetas i të cilit eshtë...

7. Përsoneli i NATO-s do të ketë imunitet ndaj çfarëdo forme të arrestimit, hetimit apo mbajtjes nga autoritetet në RFJ. Personeli i NATO-s të i i arrestuar apo mbajtur gabimisht, menjëherë do t’i dorëzohet autoriteteve të NATO-s.

8. Personeli i NATO-s do të gëzojë së bashku me automjetet, aeroplanet, mbajtësit dhe mjetet e tij, qarkullim të lirë dhe të pakufizuar dhe hyrje të papenguar nëpër tërë RFj-në duke përfshirë hapsirën ajërore dhe ujërat territoriale. Këtu përfshihet por nuk kufizohet vetëm e drejta e BIVOUZC, manevrimet, strehimet, dhe shfrytëzimit të çfarëdo zone ose objekti që kërkohët për mbështetje, stërvitje dhe operacione.

9. NATO-ja do të jetë e liruar prej doganeve , taksave e ngareksave tjera dhe inspeksioneve e rregulloreve doganore duke përfshirë këtu edhe dhënien e inventarit apo çfarëdo dokumentacioni doganor rutinë për personelin. Automjetet, mbajtëset, aeroplanët, paisjet, materialet, dhe provizionet për hyrje/dalje, apo tranzit në territorin e RFj-së për mbështetje të operacionit .

10. Autoritetet në RFj do të ndihmojnë në baza prioritare dhe me mjete të përshtatshme të gjitha lëvizjet e personelit, automjeteve, anijeve, aeroplanëve, pajisjeve, apo materialit furnizues nëpër apo në hapsirën ajërore, limane aeroporte, apo rrugët e shfrytzuara. Asnjë ngarkesë nuk mund të caktohët për navigacion ajëror duke ateruar apo fluturuar aereoplani, pa marrë parasysh se është pronësi shtetërore apo qarter. Ngjajshëm, asnjë detyrim, anëtarësi, taks, apo ngarkesë nuk mund të caktohët kundër anijeve të NATO-s, pavarësisht se a është pronë shtetërore apo çarter, për thjesht hyrjen, apo dalje nga limani. Automjetet, anijet apo aeroplanët e përdorur për mbështetjën e operacionit, nuk mund që t’i nënshtrohën kërkesave për licencë regjistrim, apo sigurim komercial.

11. Nato- e ka të fituar të drejtën e aeroporteve të rrugëve, binarëve, dhe limaneve Pa pagesë, detyrime, anëtarësi, taksa, apo ngarkasa për shfrytëzim të thjesht të tyre. Megjithatë, NATO, nuk do të kërkojë përjashtim për ngarkesat e arsyeshme për shërbimet specifike të kërkuara dhe të marra, mirëpo operacionet/lëvizjet dhe hyrja nuk do të lejohet që të pengohet duke pritur pagesën për shërbime të tilla.

12. Personeli i NATO-s, do të jetë i përjashtuar nga taksat në rrogat dhe të ardhurat e fituara nga NATO dhe nga çdo e ardhur e fituar jashtë RFj-së.

13. Personeli i NATO-s dhe prona e tyre që shihet e që është importuar, fituar, apo exportuar nga RFJ-ja, do të jetë e përjashtuar nga të gjtha detyrimet, taksat dhe ngarkesat e tjera, si dhe dispozitata mbi inspektimet dhe ato doganore.

14. NATO-s do t’i lejohet që të importojë dhe të eksportojë, i lirë nga obligimet doganore , taksat, dhe ngarkesat e tjera për paisje te tilla dhe material me mjete furnizuese të cilat NATO-ja i kërkon për operacione, nëse mallërat e tilla janë për përdoroim zyrtar, apo për t’ia shitur personelit të NATO-s. mallërat e shitur do të dedikohen vetëm për përdorim nga personeli i NATO-s dhe nuk mund t’i transferohen personave të paautorizuar.

15. Palët njohin se shfrytëzimi i kanaleve për komunikim është i domosdoshëm për operacion. NATO-s do t’i lejohet që të udhëheq shërbimet e veta të postës. Palët, pas kërkesës së thjeshtë, do t’ia japin të gjtiha shërbimet e telekomunikacionit, duke e përfshirë shërbimet e transmetimit të nevojshëm për operacin, si është përcaktuar nga NATO. Kjo do të përfshijë të drejtën për shfrytëzim të mjeteve dhe të shërbimeve të tilla që kërkohën për të siguruar aftësinë për komunikim dhe të drejtën për të shfrytëzuar gjtihë spektrin elektro-magnetik, për këtë qëllim, të liruar nga pagesa. Për zbatimin e kësaj të drejte, NATO do të bënë qdo përpjekje të arsyeshme për të koordinuar dhe për t’i marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e autoriteteve të duhura në RFJ.

16. Palët do të ofrojnë pa pagesë lokale të tilla publike të cilatë NATO-ja do t’i kërkojë për të përgaditur dhe ekzekutuar operacionet e tilla. Palët do të ndihmojnë NATO-n që të sigurojnë me qmim të volitshëm, komunalitë e nevojshme siç është rryma elektrike, uji, gasi dhe resurset tjera të nevojshme për operimin e NATO-s.

17. Nato dhe personeli i NATO-s do të jetë imun ndaj çfarëdo lloj të kërkesave (vërejtjeve) që del nga aktivitetet gjatë kryerjes së operimit; sidoqoftë, NATO-ja do të mirret me kërkesat në bazë të ex gratia.

18. NATO-s do t’i lejohet të kontraktojë në mënyrë direkte realizimin e mallërave, shërbimeve, ndërtimit nga çfarëdo burimi brenda dhe jashtë RFJ-së. Kontratat, mallërat, shërbimet dhe ndërtimet e tilla nuk do të jenë të obligueshme ndaj pagesës së tatimeve, doganave apo pagave tjera. NATO-ja mund të kryej punë ndërtimore me përsonelin e vet.

19. Ndërmarrjet komerciale të cilat punojnë në RFJ vetëm në shërbimin e të NATO-s do të jenë të liruar nga ligjet dhe rregullorja lokale sa i përket kushteve dhe termeve të punësimit të tyre, dhënien e lejeve dhe regjistrimin e personelit, punëve dhe ndërmarrjeve.

20. NATO-ja mund të punësojë personel lokal të cilët në mënyrë individuale do të jenë të obligur ndaj ligjeve dhe rregullore lokale përveç ligjeve për punësim. Sidoqoftë, personeli lokal i punësuar nga NATO-ja do të:

a). kenë imunitet ndaj proceseve juridike sa i përket fjalëve të folura apo të shkruara dhe të gjitha veprimeve të kryera nga ato në cilësi zyrtare;

b). kenë imunitet ndaj shërbimeve nacionale dhe /apo obligimeve për shërbim nacional ushtarak.

c). do t’i nënshtrohen vetëm dispozitave dhe konditave për punësim të vendosura nga NATO; dhe

d). do të jenë të liruar nga taksat në rroga dhe të ardhura që ju paguan atyre nga NATO;

21. Gjatë ushtrimit të pushtetit të tij nën këtë Kapitull, NATO është i autorizuar me i mbajt individet dhe, sa më shpejt që është e mundur t’ia kthej ata zyrtarëve përkatës.

22. NATO mundet, duke i kryer operacionet, të ketë nevojë t’a përmirësojë ose modifikojë ndonjë infrastrukturë në RFJ, siç janë rrugët, urat, tunelet, ndërtesat, dhe sistemin e shërbimeve komunale. Cilido përmirësim ose modifikim i natyrës jo të përkohshme do të jetë pjesë dhe do të ketë të njëjtën pronësi si edhe infrastruktura. Përmirsimet e përkohëshme apo modifikimet mund të mënjanohen (largohen) sipas pushtetit diskrecional të komandantit të NATo-s, dhe infrastruktura të kthehet sa më afër që është e mundur kushteve paraprake, duke ituar pasojat e shfrytëzimit .

23. Me dështimin çdo zgjedhje të mëparshme kontestet që kanë të bëjnë me interpretimin dhe zbatimin e kësaj shtojce do të zgjidhen në mes të NATO-s dhe autoriteteve përkatëse në RFj.

24. Aranzhmanet sublementare me cilëndo prej palëve mund të përfundojnë ashtu që të lehtësohen cilido detal që ka të bëjë operacioni.

25. Dispozitat e kësaj shtojce do të mbesin në fuqi deri në përfundim të operacionit ose përndryshe ashtu si palët dhe NATO-ja mirren vesh.

Kapitulli 8

Amandamanti, Vlerësimet Gjithëpërfshirëse dhe Dispozitat Përfundimtare

Neni I: Amandamenti dhe vlerësimet Gjithëpërfshirëse

1 Amandamentet në këtë marrëveshje do të aprovohen me pëlqimin e të gjitha palëve, përveç nëse ndryshe ipet në Nenin X të Kapitullit1.

2. Secila palë mund të propozojë amandamente në çdo kohë dhe do të konsiderojë dhe kosultohët me palët tjera rreth amandamenteve të propozuara.

3. Tri vite pas hyrjës në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje(zgjidhje) finale për Kosovën, në bazë të vullnetit të popullit, të mendimeve të autoriteteve relevante, të përpjekjeve të secilës palë në lidhje me implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe të Aktit final të Helsinkit, dhe që të ndërmirren vlerësimet e përgjithshme mbi implementimin e kësaj marrëveshjeje duke i konsideruar propozimet nga cilado palë për masat shtesë.

Neni II: Dispozitat Përfundimtare

1. Kjo marrëveshje përmbyllët në gjuhën angleze. Pas përmbylljës së kësaj marrëveshjeje, do të bëhet përkthimi në serbisht, shqip dhe gjuhë të tjera të bashkësive nacionale të Kosovës, bashkangjitur tekstit anglisht.

2. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të dokumentit.

Për:

Republika Federale e Jugosllavisë .............................
Republika e Serbisë ..................................................
Kosova ....................................................................

E dëshmuar nga:
Pë r Bashkimin Evropian ..............................................
Për Federatën Ruse .....................................................
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës .........................

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë