links
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për më shumë:

Të dhëna nga Ministria Turke për Shqiptarët në Çamëri
“There is clearly racism in our country as well. Yet, the causes for Greece possibly differ from those neighboring countries. There is racism which springs from the acquaintance with the other and racism which is the result of taboos and prejudices without direct contact with the different.” George Papandreu, June 19, 1995

Historia / Trojet shqiptare / Çamëria

Memorandumi Çam 1947

Prishtinë, 19 qershor 2000 (KeL) - Në vazhdim të protestave dhe kërkesave tona drejtuar Aleatëve të Mëdhenj dhe Kombeve të Bashkuara, ne kërkojmë drejtësi për sa parashtrojmë....
M E M O R A N D U M
I KOMITETIT ANTIFASHIST TË EMIGRANTËVE ÇAMË NË SHQIPËRI
KOMISIONIT HETIMOR TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË U.N.O.
RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NË MINORITETIN SHQIPTAR ÇAM NË GREQI

Ne Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë në Shqipëri, me besim në parimet demokratike dhe humanitare të U.N.O.-s, n’emër të emigrantëve Çamë në Shqipëri, parashtrojmë para Komisionit hetimor të drejtat tona të humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat që kryen fashistat Grekë për të shfarosur Minoritetin Shqiptar në Greqi. Në vazhdim të protestave dhe kërkesave tona drejtuar Aleatëve të Mëdhenj dhe Kombeve të Bashkuara, ne kërkojmë drejtësi për sa parashtrojmë:... >>>

Grekët po krijojnë një çështje virtuale në jug të Shqipërisë, për t’iu shmangur “Çamërisë”

Prishtinë, 29 shkurt 2004 (KeL/Shekulli) - “Cili është mendimi juaj për vizitat e shumëdiskutuara të greko-amerikanit Nikolas Geixh në Shqipëri?, - ishte një nga pyetjet që i drejtuam z.Vulaj. Përgjigja e drejtuesit të Këshillit Shqiptaro-Amerikan ishte: “Ajo që po përpiqet të bëjë zoti Geixh për ne është shumë e qartë. Geixh ka qenë një element destabilizues për disa kohë duke përcjellë një propagandë të egër në SHBA për realitetin shqiptar dhe për trajtimin e minoritarëve këtu, në një kohë që Shqipëria është shembull i tolerancës ndëretnike, ndërfetare, gjinore, etj. >>>

Eurodeputetët: Çamët në Greqi të trajtohen si pakica greke në Shqipëri

Prishtinë, 20 shkurt 2004 (KeL) - Çamët në Greqi duhet të gëzojnë po ato të drejta, që gëzon edhe pakica greke në Shqipëri - kjo është keshilla që një grup parlamentarësh europianë i kanë propozuar komisionerit të Bashkimit Europian, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Kris Patten. Eurodeputetët Marko Panela, Mauricio Turko, Marko Kapato, Xhanfranko del'Alba, Benedeto dela Vedova dhe Olivier Dypui theksojnë se vetëm kur pakica kombëtare çame në Greqi dhe ajo greke në Shqipëri do të gëzojnë të njëjtat të drejta, vetëm atëhere marrëdhëniet midis popujve grek dhe shqiptar, do të jenë vërtet të forta dhe të sinqerta. >>>

HISTORIA E ÇAMËRISË 5

Prishtinë, 21 gusht 2003 (KeL) - Më 9 maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe konferencës së San Françiskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë. Dukje iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe (shqiptaro-greke). Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t'i paraqitur Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk pranopi të merrte takim me të. >>>

HISTORIA E ÇAMËRISË 4
Prishtinë, 18 gusht 2003 (KeL) - Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet e kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim ineresant që i afrohet të vërtetës ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve të tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për atë rreth ndaj çamëve". Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se pretendimi absdurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada, kishte prodhuar "një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi". >>>

HISTORIA E ÇAMËRISË 3

Prishtinë, 9 gusht 2003 (KeL) - Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë qqë të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare. Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme >>>

HISTORI E ÇAMËRISË 2

Prishtinë, 25 maj 2003 (KeL) - Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore. Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar.

HISTORI E ÇAMËRISË 1

Prishtinë, 23 maj 2003 (KeL) - Çamëria shtrihet në pjesen veriperendimore të Greqisë. Pelasgo-Ilirët ishing banoret e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroj Pirro ishte heroj i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 Çameria u pushtua nga Mbretria Osmane.

Histori / Çamëria (Së shpejti në 4 pjesë vetëm për çamërinë)

NE, SHQIPTARËT E ÇAMËRISË, AKUZOJMË
Prishtinë, 19 maj 2003 (KeL) - Shtetin grek. Megali idhenë, kryeministrat që nga Metaksai dhe deri tek Simitis, Napoleon Zervën, gjeneral Kacimitro, dhespotin e Paramithissë, Papa Qesarin, dhespotin e Janinës, Spiridhonin, kriminelët Vasil Ballemi, major Kranjai, Strugarët, Kamarat, Pitulenjët, Vitot si dhe gjithë kriminelët e tjerë grekë që kanë bërë masakra kundër njerëzimit në Çamëri, që nga viti 1913 dhe deri sot. Ju akuzojmë! - Në emër të të gjallëve, në emër të të vdekurve nga torturat ç'njerëzore, të ushtruar mbi ta. Në emër të grave shtatzëna që u therën në Paramithi, Pargë, Filat, Gumenicë, Margëlliç, duke ju nxjerrë foshnjat nga barku.

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë