links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

KOMUNIKATË NR. 26

AKSH GODET RËNDË BAZËN USHTARAKE SERBO-MALAZEZE TË DOBROSINËS NË BUJANOC

Zyra Për Informim e Shtabit të Përgjithshëm të AKSH njofton se ditën e diel, rreth orës 23. 00 të datës 10 gusht 2003, Forcat Speciale pranë Shtabit të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH me komandant Alban Shkaben kanë kryer nje aksion strategjiko-ushtarak kundër Bazës Ushtarake të Serbisë në Dobrosinë pranë Bujanocit. FBKSH dhe krahu i saj ushtarak, AKSH, ka bërë prej kohësh të ditur për të gjitha masmediat dhe faktorët kryesor Ndërkombëtar se shteti i emërtuar "Serbi-Mali i Zi", jo vetëm që po mban ende nën një kolonizim tipik të paparë tre komunat autoktone shqiptare, të grabitura padrejtësisht prej tyre, Preshevën, Bujanocin dhe Metvegjën, të cilat janë pjesë e Kosovës historike, por i kanë militarizuar këto troje shqiptare aq shumë, sa një fakt i tillë është bërë rrezik real e potencial për jetën e shqiptarëve të pambrojtur që jetojnë në këto troje të tyre stergjyshore. AKSH, siç ka deklaruar edhe më parë, vepron dhe do të veprojë si në Kosovën Veriore ku territoret shqiptare "de facto" janë të pushtuaraprej më shumë se 7 lloje të ndryshme organizatash dhe bandash të armatosura terroriste serbo-sllave, ashtu dhe në trevat shqiptare të okupuara dhe kolonizuara të Preshevës, Bujanocit dhe Metvegjës,me qëllimin kryesor mbrojtjen e jetës të popullsisë civile shqiptare nga rreziku real që i kanoset prej arsenalit të madh të armëve të pushtetit militar serbo-malazez, të dislokuara në këto troje si dhe nga forcat e shumta militare dhe paramilitare të këtij pushteti luftënxitës që i kanë në perdorim këto potenciale të mëdha armatimesh. Në këtë kuadër,siç theksuam, përmes një aksioni të suksesshëm, Forcat Speciale pranë Divizionit "Adem Jashari" të AKSH goditën me predha artilerie Bazen Ushtarake famëkeqe të Dobrosinës të shtetit kolonizator Serbi-Mali i Zi. Dëmet që i janë shkaktuar kësaj baze armike serbo-malazeze janë vërtetë të mëdha, çka e deshmoi më së miri fakti i shkuarjes në panik në vendngjarje të vet Ministrit të Mbrojtjes, Boris Tadiç dhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit Branko Kërga, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Çoviç. Ky akt i AKSH është mirëpritur shumë nga popullsia autoktone shqiptare
që jetonë në këto tre komuna. Forcat Speciale të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH, pas aksionit, janë tërhequr në vendqendrim, pa pësuar asnjë dëm, të gatshëm për të kryer detyra të tjera që çojnë në zgjidhjen e drejtë të çështjes kombetare shqiptare.

Për Zyrën e Informimit të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH
Kolonel Ilir Duraku

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë