FRONTI PËR BASHKIM
KOMBËTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
SHTABI I ZONËS NR.2 DHE NR.3
Nr.15/09/02 Akti
Prishtinë, Shkup, me 15.09.2002
KOMUNIKATË NR. 19
Shtabi Nr.2 dhe Shtabi Nr.3
i AKSH-së lëshojnë komunikatë
publike me anën e të cilës konfirmojnë
se:
1. Forcat e armatosura të Zonës Nr.3
të AKSH-së në datën 13 shtator
2002 ndërmorën një sulm kundër
postës së policisë sllavo-maqedone
në Bogovinë të Tetovës. Edhe
më herët forcat e AKSH-së kanë
paralajmëruar se nuk do të pranojnë
policinë e një shteti artificial kolonizues
sllavo-maqedonas në trojet shqiptare. Qëllimi
i këtij sulmi nuk ishte vrasja e policëve,
por prishja e kësaj poste policie dhe detyrimi
i uniformave ushtarako-policore sllavo-maqedonase
për ta lëshuar një herë e
përgjithmonë ate. Forcat e AKSH-së
u përballën me një sulm të
egër të policëve sllavo-maqedonas,
qëllimi i të cilëve ishte likujdimi
me armë zjarri të forcave tona të
AKSH-së. Gjatë shkëmbimit të
zjarrit ka mbetur i vrarë një polic
sllavo-maqedonas.
Shtabi i Zonës Nr. 3 të AKSH-së
shpreh keqardhjen e tij që polici me uniformën
sllavo-maqedonase që ka mbetur i vrarë
është 35 vjeçari me kombësi
shqiptare Fikri Elmazi, nipi i Zëvendësministrit
të Brendshëm të IRJM-së. Edhe
më parë, Shtabet e Zonave Nr.2 dhe Nr.3
të AKSH-së kanë bërë
thirrje që shqiptarët, pjesmarrës
të policisë së ashtuquajtur "multietnike"
sllavo-maqedonase, të hedhin poshtë
uniformën e turpit dhe armën e tyre
ta bashkojnë me vëllezërit e tyre
të AKSH-së, për t'i detyruar kolonizatorët
sllavo-maqedonas të largohen një herë
e përgjithmonë nga trojet tona.
2.Shtabi i Zonës Nr.2 të AKSH-së
bënë të dijtur, që në
kuadrin e prishjes së barrierave absurde
kufitare "shqiptaro-shqiptar" që
qeveritë kolonizuese serbo-sllavo-maqedone
kanë vendosur midis shqiptarëve të
Kosovës dhe shqiptarëve në IRJM,
në datën 13 shtator 2002, në orën
10 e 35', në rajonin e "Bllacës
së Poshtme", tek Ura e Bardhit, kanë
ndërmarrë një sulm të ashpër
kundër uniformave militare te IRJM-së.
Qëllimi i këtij sulmi ishte detyrimi
i forcave të armatosura kufitare të
pushtetit kolonizator sllavo-maqedonas që
të lëshojnë kufirin dhe t'i lënë
shqiptarët të qarkullojnë si njerëz
të lirë në tokat e tyre dhe tek
vëllezërit e tyre. Forcat e AKSH-së
u terhoqën pa pësuar asnjë dëm
pasi vlëresuan se qëllimi i këtij
sulmi u arrijt. Bëjmë të dijtur
që pas këtij sulmi, i cili zgjati 18
minuta, ndërhynë forcat e NATO-s të
cilat mbyllen pikat e kufirit për afro 50
minuta. Shtabi i Zonës Nr.2 të AKSH-së
deklaron se edhe më tej do vazhdojë
sulmet e ashpra deri sa t'i detyrojë forcat
militare sllavo-maqedonase të heqin barrierat
e padrejta kufitare shqiptaro-shqiptar dhe t'i
lejojnë shqiptarët të jetojnë
në shtetin e tyre të ribashkuar shqiptar,
pa okupatorët dhe kolonizatorët sllavo-maqedonas
në trojet e tyre.
3. Shtabi i Zonës Nr.3 i AKSH-së bënë
të dijtur se, pak pas mesnatës së
datës 14 shtator 2002, në fshatin Cellopek
ka ndodhur një ngjarje tepër tragjike.
Forcat e AKSH-së ndodheshin të dislokuara
në këtë fshat për të
kryer një mision historik që lidhej
drejtpërdrejt me Ministrin Fashist të
Punëve të Brendëshme të IRJM-së
- Ljube Boshkovski, i cili pretendon se e ka origjinën
nga ky fshat. Njësiti gueril i AKSH-së
ndodhej në një autoveturë. Në
hyrje të fshatit janë ndaluar nga disa
persona të armatosur të po këtij
fshati, të udhëhequr nga vëllezërit
Izair dhe Imerja Ahmeti. Këta dy persona
gjatë luftës në Kalanë e Tetovës
ishin rreshtuar me uniformën rezerviste të
pushtuesit kolonizator sllavo-maqedonas dhe luftuan
kundër forcave shqiptare tei sh-UCK-së.
Me krijimin e policisë "multietnike"
sllavo-maqedonase, pas luftës etnike të
një viti më parë, Izair dhe Imerja
Ahmeti veshën uniformën e turpit të
kësaj policie kundërshqiptare.
Njësiti gueril i AKSH-së kur ka parë
që këta dy persona ishin "shqiptarë",
kanë ndaluar dhe u janë prezantuar si
vëllezër të tyre të një
gjaku. Njësiti gueril i AKSH-së i kishte
të gjitha mundësit që t'i sulmonte
dhe ta kaperxente këtë pengesë
që i doli, mirëpo të bindur se
dy personat ishin shqiptarë, menduan se do
merreshin vesh me ta me gjuhën e nënës.
Dy policët "shqipfolës" sllavo-maqedonas
pasi kanë konstatuar se njësiti gueril
i përkiste AKSH-së, gjë e cila
delte nga uniformat dhe emblemat që kishin
veshur, pabesisht kanë qëlluar drejtpërdrejtë
kundër tyre. Nga ky sulm i egër, barbar
dhe i njëanshëm, ka mbetur i vrarë
luftetari me i ri i AKSH-së, 17 vjeçari
Kastriot Vokshi, të cilit i kishim vënë
nofkën "Qingji", sepse ishte "i
njomë", i brishtë por si një
"qingj"; por, i vendosur për t'i
falur jetën Shqiperisë së Ribashkuar,
si gjithë luftëtarët e tjerë
të AKSH-ssë. Në këtë
pritë vrastare mbeti i plagosur edhe luftëtari
tjetër i AKSH-së Bedri Rama.
Pas vrasjes barbare të "Qingjit"
dhe plagosjes së Bedri Ramës, dy "shqipfolsit"
kriminelë antishqiptar, me ndihmën e
"shqipfolësit" tjetër Enver
Pajaziti, po nga fshati Collopek, i njohur si
miku i ngushtë i njërit nga udhëhëqsit
sllavo-maqedon më antishqiptar, Stojan Andov,
kanë lidhur dy luftëtarët e AKSH-së
Nexhdet Rama dhe të plagosurin Bedri Rama,
i kanë marre dhe i kanë futur në
bodrumin e shtëpisë së Enver Pajazitit.
Të tre kriminelët antishqiptarë,
"shqipfolesit" Izair dhe Imerja Ahmeti
si dhe Enver Pajaziti, me një barbarizëm
të paparë, i kanë maltretuar rëndë
dy luftëtarët e lirisë të
AKSH-së, në vend që të çonin
urgjent në spital për t'i shpëtuar
jetën luftëtarit Bedri Rama. Pasi i
kanë masakruar barbarisht i kanë dorëzuar
në policinë e kriminelit antishqiptar
Ljube Boshkovski.
Shtabi i Zonës Nr.3 të AKSH-së,
ashtu si gjithë strukturat e tjera të
kësaj Armate, kanë bërë dhe
do të bëjnë kujdes maksimal për
të mos e shëndrruar kurrën e kurrës
luftën kundër pushtuesve kolonizatorë
sllavo-maqedonas, në një luftë
vëllavrasëse shqiptari kundër shqiptarit.
AKSH-ja do t'i qëndrojë koseguente edhe
në të ardhmen këtij parimi, sepse
ajo nuk e dëshiron dhe po punon dhe lufton
me të gjitha mjetet për ta ndaluar çdo
insinuatë të luftës civile, të
cilën po e nxisin dhe imponojnë segmente
"shqipëfolëse" ortakë
të pushtetit kolonizator sllavo-maqedonas.
Akti barbar, kriminal dhe i paprecedent i "shqipfolësve"
Izair dhe Imerja Ahmeti, si dhe i Enver Pajazitit
ka indinjuar dhe revoltuar pamasë popullin
shqiptar dhe gjithë luftëtarët
e AKSH-së. Ata janë të porositur
nga udhëheqja e lartë politike e AKSH-së
dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së,
që të ruajnë gjakftohtësinë
dhe të forcojnë maksimalisht largpamësinë
për luftën e drejtë antiokupatore
dhe antikoloniale që ka ndërmarrë
dhe do të shpjerë deri në fund,
deri në ribashkimin e trojeve dhe popullit
shqiptar të okupuar në një shtet
të vetëm kombëtar shqiptar.
AKSH-ja është një formacion luftarak
i organizuar mirë, me disiplinë të
lartë, koseguente e zbatimit të rregullores
bashkohore dhe i urdhërave, ndaj ajo vepron
me vend e me mend, kur e do interesi i zgjidhjes
së drejtë të çështjes
kombëtare shqiptare.
Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së
ka udhëzuar gjithë luftëtarët
e AKSH-së të të gjitha zonave,
si dhe gjithë pjestarët e strukturave
të FBKSH-së, që datën 16 shtaor
2002 ta shpalli dite zie për të nderuar
kujtimin e dëshmorit të lirisë
Kastriot Vokshi, "Qingjit" të vogël,
i cili nuk e kurseu gjakun e tij për Shqipërinë
e Ribashkuar, duke mbajtur 5 minuta heshtje në
kujtim të jetes dhe veprës së tij
të pavdekshme.
ZËDHËNËSI
I SHTABIT TË ZONËS NR.2 DHE NR.3 TË
AKSH-së
KOLONEL ILIR DURAKU