links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

KFFRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
SHTABI I ZONËS NR.3 TË AKSH-së
NR. 15/10/02 AKTI
Shkup, më 15.10.2002
KOMUNIKATË NR.19/1

"MBI TË VËRTETËN E NGJARJES SË COLLOPEKUT TË DATËS 13.09.2002"

Mbi bazën e vërejtjeve të bëra rreth ngjarjes së Collopekut, ku mbeti i vrarë njëri prej djemëve më të mirë, më atdhetar, më trim dhe më i guximshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare, dëshmori i lirisë dhe i Shqipërisë së Ribashkuar, Kastriot Vokshi-"QINGJI", strukturat adeguate të FBKSH-së dhe AKSH-së përfunduan hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjes.
Pas hetimeve të plota dhe objektive na rezultoj se Komunikata Nr.19 ka nevojë të plotësohet, të saktësohet dhe të koregjohet.
Më konkretisht:

1. Njësitet guerile të Shtabit të AKSH-së të Zonës Nr.3, në datën 13.09.2002 kishin marrë përsipër të kryenin dy aksione; njërin të cilin e përshkruan saktësisht Komunikata Nr.19, datë 15.09.2002 kundër ministrit të Brendshëm të IRJM - Boshkovski, autorit të një sërë masakrash dhe krimesh kundër shqiptarëve dhe të kërkuar prej Tribunalit të Hagës, dhe aksioni tjetër ishte arrestimi dhe dorëzimi në organet kopetente të drejtësisë të kriminelit shqipfolës Safet Ogliç nga Collopeku i Epërm. Safet Ogliç është autori i vrasjes së dy shqiptarëve të pafajshëm nga Sedvllarci i Poshtëm me motivin për t'iu grabitur paratë. Po kështu Safet Ogliç ishte autori i rrëmbimit të një vajze të re 21 vjeçare nga Collopeku për motive prostitucioni. Ky kriminel ordiner hiqej se gjoja ishte bashkëpunëtor i AKSH-së, gjë që e bënte me synimin armiqësor për të përlyer emrin, qëllimet dhe veprat e AKSH-së në sy të popullit që e ka lindur.

Detyrën për arrestimin e kriminelit Safet Ogliç e mori njësiti gueril i drejtuar nga "Qingji". Për të ruajtur sekretin e hetimeve nuk mund të deklarojmë sot për sot arsyet pse u dekonspirua ky aksion dhe nga e mori vesh këtë veprim të përgatitur kundër tij Safet Ogliç, i cili organizoi pritën që i mori jetën "Qingjit", këtij dëshmori të kombit si dhe që çoj në arrestimin e dy prej guerilasve tanë prej forcave të policisë sllavo-maqedonase.

2. Krimineli Safet Ogiç shpejt apo vonë do përgjigjet për krimet makabre që ka bërë.

3. Shtabi i Zonës Nr.3 të AKSH-së i bën me dije opinionit që t'i konsiderojë të pa vërteta fjalët që janë thënë në Komunikatën Nr.19, lidhur me personat autorë të vrasjes së "Qingjit" dhe të keqtrajtimeve dhe dorzimit në policinë sllavo-maqedonase të dy luftëtarëve tanë të AKSH-së. Po kështu, jemi të autorizuar edhe prej strukturave më të larta të FBKSH-së dhe AKSH-së, që t'i kërkojmë falje publike Enver Pajazitit, i cili është përgojuar pa të drejtë dhe të konfirmojmë që pozicioni i tij ka qënë tepër pozitiv në luftën e pakompromis dhe të guximshme kundër kriminelëve si Safet Ogliç etj.

Pavarësisht se në punë dhe në luftë e sipër bëhen edhe gabime, lindin keqkuptime dhe bëhen edhe dizinformime të qëllimshme, e po kështu emocionet që lindin në çastin kur të vritet shoku i idealit janë tepër të fuqishme, aq më tepër kur ata që u bëjnë prita janë "shqipfolës" , të gjitha strukturat e AKSH-së gjejnë rastin të nënvizojnë korrektësinë që do t'i karakterizojë në të ardhmen për të paraqitur gjithnjë të vërtetën në të gjitha dokumentet e tyre.

Rroftë Shqipëria e Ribashkuar
Rroftë Populli Shqiptar
Rroftë Fronti Për Bashkimin Kombëtar Shqiptar
Rroftë Armata Kombëtare Shqiptare
Lavdi Dëshmorëve të Kombit.

PËR SHTABIN E ZONËS NR. 3 TË AKSH-së
KOLONEL ILIR DURAKU

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë