AKOMUNIKATE NR.22
E SHTABIT TE DIVIZIONIT "ADEM JASHARI"
TE AKSH-se
NJËSITI GUERIL I AKSH-SË
"ADEM JASHARI" ME SUKSES KA KOORDINUAR
Njesiti gueril i Divizionit të AKSH-së
"Adem Jashari", i cili vepron në
Kosovën Lindore, sot më datë 23.02.2003,
kreu me shumë sukses aksionin e koordinuar
kundër Xhandarmërisë kriminale
serbe në fshatin Muhovc të komunës
së Bujanovcit, me çrast armikut i
shkatoi dëme të konsiderueshme në
njerëz dhe në teknikë luftarake.
Njësiti Gueril i Divizionit të AKSH-së
"Adem Jashari", i udhëhequr nga
Komandant KORABI, merr përsipër sulmin
e kryer në të cilin mbetën të
vrarë më shumë se tre xhandarë
serbë dhe u plagosën dy të tjerë,
të cilët po udhëtonin me një
mjet motorik ushtarak të llojit Transporter.
Fill pas këtij rasti Beogradi zyrtar ka
lajmëruar vetëm për një të
vrarë dhe dy të plagosur dhe se këtë
sulm po mundohet t'ua mveshë ish luftëtarëve
të ish-Ushtrisë Çlirimtare të
Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (ish-UÇPMB-se),
me ç'rast Shtabi i Divizionit "ADEM
JASHARI" i Armates Kombëtare Shqiptare
hedh poshtë të gjitha spekulimet e qeverisë
dhe te mediave serbe.
Armata Kombëtare Shqiptare i bën thirrje
popullatës shqiptare që të qëndrojnë
stoik në trojet e tyre, sepse ne bijtë
e këtij kombi të rreshtuar në Armatën
Kombëtare Shqiptare kemi qenë, jemi
dhe do të jemi gjithmonë në mesin
tuaj dhe në mbrojtje të trojeve tona.
PER SHTABIN E DIVIZIONIT
"ADEM JASHARI" TE ARMATES KOMBETARE
SHQIPTARE (AKSH-se),
Zedhenesi BESFORT KARADAKU