links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

KOMUNIKATE NR.27

PËRPLASJE E FORTË MIDIS FORCAVE TË AKSH DHE POLICISË KUFITARE SERBE, DËMTOHET RËNDË PUNKTI POLICOR NË KONCUL

Njoftojmë se ditën e premte, rreth orës 22. 00 të datës 15 gusht 2003, Forcat Speciale të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH, të komanduara nga kolonel Alban Shkaba janë përplasur me forcat e policisë kufitare serbe ne Koncul. Ka kohë që vija e padrejtë kufitare e vendosur me dhune të egër nga pushteti serbomalazez, midis shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Metvegjës, kontrollohet prej forcave të AKSH. Ky akt lidhet piksëpari me eleminimin e nje absurdi, i cili ndodh pikerisht në shekullin te 21 të Evropës pa kufi, me keputjen e telave me gjemba qe pushteti kolonialist serb u ka vendosur shqiptarëve, duke i ndarë nga njëri-tjetri, megjithëse janë një komb, kanë një gjuhë, një kulturë dhe jetojnë në trojet e tyre stergjyshore. Popullsia shqiptare është penguar dhe maltrajtuar shpesh here në këtë pikë doganore kufitare që ndan shqiptarët nga shqiptarët. Forcat Speciale të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH patrullojnë në këtë zonë pikërisht për të ruajtur popullsinë civile shqiptare të të dyja anëve të kufijve të padrejtë shtetëror nga maltrajtimet qe u bëjnë forcat militare kufitare serbomalazeze. Këtë mision ishin duke kryer Forcat Speciale të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH edhe diten e premte, ne daten 15 gusht 2003. Në mënyrë krejt të papritur forcat tona, megjithëse nuk kanë bërë asnjë provokim, pa paralajmërim, janë ndodhur nën zjarrin e armëve të forcave policore kufitare të shtetit kolonizator serbomalazez. Në kushtet e vetmbrojtjes Forcat tona Speciale të AKSH janë kundërpërgjigjur duke vene në shenjester të goditjes se tyre punktin policor, të cilin e kanë dëmtuar rëndë dhe e kanë bërë të papërdorshëm. Dëme në njerëz nuk ka patur nga të dyja palët. Shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj deklarimit të papërgjegjshëm të Zëvendëskryeministrit të Serbisë Nebojsha Çoviç, i cili duke komentuar incidentin e Konculit, i ka deklaruar Televizionit B92 të Beogradit se gjoja sipas tij "për këtë incidente do të lajmërohet përsëri AKSH-ja "fantazmë", por "kjo nuk është AKSH-ja por TMK-ja"! Ne i njohim mirë taktikat dhe prapaskenat e pushtetit kolonialist të Serbisë dhe "diplomacinë perfide" të tij dhe të Çoviçit. Por këto djallëzi serbe nuk do t'i "përtypin" lehtë ata që i njohin mirë "taktikat" serbe dhe se TMK-së nuk mund t'i vishen dot me keqdashësi gjëra të paqëna. AKSH, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje dhe komunikim me TMK, por edhe se rrugët e tyre janë të ndryshme. Këtë gjë më mire se kushdo e kanë të qartë forcat e KFOR dhe të UNMIK, të cilat i kanë hetuar prej kohësh këto pretendime absurde serbe dhe i kanë hedhur poshtë si të pabazuara.

Për Zyrën e Informimit të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH
Kolonel Ilir Duraku

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë