links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
 Portrete
 Portrete të vjetra

Frangu i Bardhë
  Gjon Buzuku
  Pjetër Bogdani

 Portretet janë marrë nga   
 Aktualizuar më: 31 maj 2004 
Portrete

SULEJMAN VOKSHI (1815 - 1890)

Deçan, 11 qershor 1999 (Kosova e lirë) - Veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 ). Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë nga një familje me tradita kombëtare. Veprimtarinë patriotike e filloi që në moshë djaloshare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit e gjeti të përgaditur në të gjitha drejtimet si luftëtar e udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte të qarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimit të saj dhe gjatë veprimtarisë së Lidhjes një ndër udhëheqësit kryesorë politikë e ushtarakë, anëtar i Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i krahut revolucionar të saj.

Qeveria e përkohshme e Lidhjes e ngarkoi me detyrën e udhëheqësit ushtarak të forcave të armatosura të ushtrisë kombëtare të saj. Ishte edhe kryetar i komisionit të të ardhurave dhe të financave. Ishte drejtues i Degës së Lidhjes për Gjakovën dhe një nga organizatorët e ngjarjeve të Gjakovës që shpunë në vrasjen e marshalit osman Mehmet Ali Pashë Maxharit. Si anëtar i Shtabit ushtarak të Lidhjes, Sulejman Vokshi ishte një nga udhëheqësit e luftëtarëve shqiptarë në betejat pë mbrojtjen e Plavës e Gucisë, që shpunë në shpartallimin e forcave të Malit të Zi. Forcat e Lidhjes nën komandën e tij brenda një kohe të shkurtër e shtrinë pushtetin popullor-aministrativ e ushtarak të Lidhjes në: Shkup, Prishtinë, Lumë, Mitrovicë, Guci, Vushtërri, Preshevë etj. Nën drejtimin e tij si kryetar i shtabit të forcave shqiptare dhe me pjesëmarrjen e tij direkte u zhvillua edhe lufta heroike për mbrojtjen e Lidhjes në Shtimje e Slivovë, kundër forcave osmane të Dervish Pashës.

Edhe pas thyerjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sulejman Vokshi e vazhdoi qëndresën kundër pushtuesit osman. U kap me pabesi. Pushteti osman e konsideroi si një nga udhëheqësit më të rrezikshëm të Lidhjes, prandaj e denoi me vdekje. Por, para presionit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u detyrua ta lirojë pas burgimit.

Sulejman Vokshi radhitet ndër udhëheqësit e luftëtarët konsekuentë të popullit shqiptar në luftën për realizimin e sigurimin e unitetit kombëtar e shtetëror. Vdiq në vitin 1890 në Gjakovë.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë