links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


IRJM / Arkivi / Marrëveshje / Ushtria Çlirimtare Kombëtare

MARRËVESHJA PËR ÇARMATIM MES NATO-S DHE UÇK-SË

Shkup, 16 gusht 2001, 10:20 (KeL) - "UÇK-ja për hirë të krijimit të këti dokumenti e përtrinë dhe e verteton pëlqimin e saj, siç qëndron në deklaratën e armëpushimit të datës 04.07.2001 dhe verteton pëlqimin e saj, për çarmatim të tërësishëm dhe për bashkëpunim me NATO-n në operacionin TASK FORCE HARVEST (operacioni "Korrje të domosdoshme"). Çarmatimi i UÇK-së është pjesë përbërëse e zgjidhjes paqësore të krizës momentale në Republikën e Maqedonisë (RM).

UÇK-ja mirëpret dhe përkrah marrëveshjen e Dokumentit politik kornizë (Political Framework Dokument) dhe të tre anekseve të tij të konkluduara në Ohër dhe të nënshkruara në Shkup me 13 gusht 2001 prej partive politike për sigurimin e ardhmërisë së demokracisë në Maqedoni, si dhe për lejimin e përparimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet RM-së dhe komunitetit evro-atlantik.

UÇK-ja e mirëpret synimin e NATO-s për vendosjen e TASK FORCE HARVEST (THF) me mision që të udhëheqë operacione të kufizuara në RM,ku është paraparë edhe mbledhja dhe sistematizimi i armëve , municionit , minave dhe eksplozivëve prej çarmatimit të UÇK-së si pjesë përbërëse e procesit për zgjedhjen e krizës në RM.

UÇK-ja do që të përfitojë nga mundësit e ofruara nga ana e Qeverisë për t'u riintegruar në shoqëri në përputhje me planin e kryetarit Trajkovski dhe në përputhje me Programin për tejkalim të krizës. Në këtë kontekst, UÇK-ja mirëpret dhe pranon deklaratën e shkruar nga ana e kryetarit Trajkovski drejtuar Sekretarit gjeneral të NATO-s të 13 gushtit 2001, se Qeveria e Maqedonisë do të ofrojë imunitet prej veprimeve penale për të gjithë ish anëtarët e UÇK-së të cilët vullnetarisht janë çarmatosur, në përjashtim të atyre për të cilët dyshohet se kanë kryer krime të cilat janë kompetencë e Tribunalit për Krime i Kombevetë Bashkuara për ish-Jugosllavinë.

UÇK-ja jep pëlqim t'i dorëzojë armët , municionin, minat dhe eksplozivet e saja TFH-së në vendet për mbledhjene armëve të cilat do të përcaktohen nga ana COMTFH-së (Komandës së TFH-së), si dhe jep pëlqimin t'i zhdukën uniformat amblemat dhe benxhat dhe merr për sipër ndjekjen e direktivave të COMTFH-it për kryerjen sa më të shpejtë të misionit të TFH-së, siç është parapar brenda afatit 30 ditësh prej fillimit të operacionit. Kjo periudhë do të udhëhiqet kryesisht në mënyrë paralele kah adaptimi i amandamenteve legjislative nga ana e Parlamentit maqedonas siç është paraparë në Dokumentin politik kornizë. Ajo veçanërisht merr përsipër të sigurojë lëvizje plotësisht të lira në rajonet e krizës, në çka është përfshirë edhe nxjerrja e minave dhe mjeteve tjera të paeksploduara. Kjo nënkupton se anëtarët e UÇK-së, të cilët ia dorëzojnë armët, municionin, minat dhe eksplozivet e tyre TFH-së nuk do të arrestohen, me përjashtim të atyre që marrin pjesë në incidente të cilat janë pasojë e masave të marra për vetëmbrojtje, për mbrojtje të forcave, ose për kryerje më efikase dhe më efektive të misionit të TFH-së.

UÇK-ja pranon që municionin dhe mjetet tjera eksplozive të cilat do t'i dorëzojë, nga ana e TFH-së, të asgjesohen në RM, ndërsa armët të asgjesohen në një shtet të tretë , pos nëse gjykohet nga ana e COMTFH se është jo e sigurtë të veprohet ashtu.

Në këtë pëlqim qëndron edhe ajo se anëtarët e UÇK-së mund të zgjedhin që armët , municionin minat dhe eksplozivet t'ua dorëzojnë trupave të KFOR-it në kufi me Kosovën. Ata të cilët veprojnë kështu nuk do të arrestohen, pos nëse ka dëshmi për të bërë diçka të tillë brenda mandatit të KFOR-it. Në të kundërtën, ndaj anëtarëve të UÇK-së të cilët do të kapen me armë në Kosovë, do të merren masa në përputhje me rregulloret momentale të UNMIK-ut dhe KFOR-it.

UÇK-ja e ka të qartë se TFH-ja do të jet e autorizuar të përdorë forcë në vetëmbrojtje dhe për mbrojtje të forcave.

UÇK-ja pranon dhe e ka të qartë se, po të dështojë bashkëpunimi me TFH-n, të thehet armëpushimi, ose në ndonjë mënyrë të rezikohet mjedisi i lejuar ku vepron TFH-ja, atëherë NATO do të rishikojë pozicionin e saj.

UÇK-ja e ka të qartë se NATO-ja paraprakishtë do të vendos lidhje me Qeverinë RM-së me qëllim që të ketë transparencë dhe përgjegjësi të plotë në udhëheqëjen e operacionit .

Pas mbarimit të misionit , si dhe çarmatimit dhe shpërbërjes vullnetare të UÇK-së , pritet që forcat maqedonase të sigurimit së bashku me policë shqiptarë të bëjnë detyra të shtruara në kuadër të normave ligjore në gjithë teritorin e Maqedonisë pa kundërshtim ose pengesa, me atë që forcat e sigurimit rreptësisht do t`i respektojnë standardet ndërkombëtare humanitare, si dhe principet e përgjithshme të të drejtave të njeriut dhe do të pranojn monitoringung përkatës nga ana e EUMM-së (Misionit të Bashkësisë Europiane për Monitoring) dhe OSCE-së (Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim Europian). Forca jo të rregullta ose grupie civile të armatosura nuk do të jen të autorizuar të veprojn në rajonin e krizës.

Në këto pika UÇK-ja do të dakordohet për plan detal për mbledhjen e pajisjeve ushtarake, i cili do të zhvillohet nga ana e TFH-së. Shtojca e konceptit gjeneral për tubimin e armëve është përpiluar nga ana e TFH-së, dhe është dhënë pëlqim nga ana e UÇK-së për të.

Për UÇK-në, Ali Ahmeti

14 gusht 2001
KOMUNIKATË

Pas nënshkrimit të marrëveshjes politike me 13.08.2001 në Shkup të Dokumentit Politik Kornizë nga partitë politike për sigurimin e ardhmërisë së demokracisë në Maqedoni, me 14.08.2001, u zhvillue takimi mes të dërguarit special të NATO-së z. P.Feith dhe përfaqësuesit politik të UÇK-së z.Ali Ahmeti, me ç'rast u nënshkrua marrëveshja ushtarake në ora 14:00 në Shipkovicë të Tetovës. Në marrëveshje parashifet pajtimi për ardhje të trupave të NATO-s, çmilitarizimi i saj (UÇK-së) krahas miratimit dhe implementimit të marrëveshjes nga parlamenti i IRJM-së dhe Bashkësisë Ndërkombëtare. Marrëveshjen e paraqesim në tërësi:

Ali Ahmeti
Përfaqësues Politik
Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë