links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

KOMUNIKATË NR.21
E SHTABIT TË DIVIZIONIT "SKËNDERBEU" TË AKSH-së

AKSH-JA KA KRYER NJË AKSION TË SUKSESSHËM USHTARAK

Shtabi i Divizionit "Skënderbeu" të AKSH-së bënë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm, të datës 15 shkurt 2003, Njësia Speciale e këtij Divizioni, nën drejtimin e komandantit Drin Drini, ka kryer një aksion ushtarak të suksesshëm. Pushteti kolonialist sllavomaqedon, për të ruajtur pozitat e veta sunduese, shtypëse dhe shfrytëzuese ndaj shqiptarëve dhe pasurive të tyre, kanë kohë që kanë hedhur në veprim edhe gjykatat e qyteteve të ndryshme, të cilat me gjyqe farëse po burgosin dhjetëra e dhjetëra shqiptarë për "fajin" e vetëm se janë shqiptarë dhe kërkojnë të jenë të lirë në trojet e tyre stërgjyshore. Burgjet e FYROM-it sot janë të mbushura vetëm me shqiptarë, të cilët maltretohen, gjymtohen dhe u bëhen presione e shantazhe për t'u mbyllur gojën dhe për t'i paralizuar që të mos kërkojnë të drejtën e tyre legjitime, për t'u bashkuar me Shqipërinë, pjesë e së cilës janë.

Njëra ndër gjykatat e qyteteve që ka bërë më shumë gjyqe politike ndaj shqiptarëve të pafajshëm është Gjykata e qytetit të Strugës. Nisur nga ky fakt, Njësia Speciale e Divizionit "Skënderbeu" të AKSH-së, planifikoi, organizoi dhe ekzekutoi një aksion sinjifikativ politiko-ushtarak. Kjo Njësi arriti të hedhë në erë, duke e shkatërruar plotësisht godinën e kësaj gjykate.

Ne e dimë se gjykatoret janë tempuj të shenjtë ku jepet drejtësi, mirëpo në FYROM, politika kolonializuese dhe gjenocidiste sllavomaqedone i ka kthyer gjykatat në "purgator", për dënime të padrejta të shqiptarëve. Ndaj, AKSH-ja deklaron se, edhe në të ardhmen do të jenë nën goditjen e saj këta "purgatorë" antishqiptarë.

Njoftojmë, njëkohësisht, se aksioni u krye sipas objektivit të paraparë për të mos patur asnjë viktim njerëzore, si dhe, Njësia Speciale që kreu aksionin, u kthye në vendkomandë pa pësuar as dëmin më të vogël.

ZËDHËNËSI I SHTABIT TË DIVIZIONIT "SKËNDERBEU" TË AKSH-së,
K olonel Ilir Duraku

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë