links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

KOMUNIKATË 28

AKSH GODET ME RAKETAHEDHËSE PIKËN KUFITARE NË GOSHINCË

Shtabi i Divizionit "Skënderbeu" të AKSH njoftonë se në datën 25.08.2003, rreth orës 1.00 pas mesnatës, Forcat Speciale të këtij Divizioni, të udhëhequra nga kolonel Naim Kumanova kane granatuar pikën kufitare në Goshincë në vijën e kufirit artificial shqiptaro-shqiptar që pushteti kolonialist sllavomaqedonas, edhe me ndihmën e Nderkombëtarëve, ka vendosur midis Kosovës dhe IRJM. Forcat ushtarake të AKSH që veprojnë në IRJM në kuadrin e Divizionit "Skënderbeu", janë përcaktuar qartë dhe prere se do të kryejnë me përgjegjësi të lartë, me guxim, me trimëri dhe me profesionalizëm të lartë misionin e tyre fisnik, në mbrojtjen e popullsisë së rrezikuar civile shqiptare prej pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavomaqedonas, pushtet i cili çdo ditë dhe më shumë u vringëllin para syve armët shfarrosëse. Kufiri shqiptaro-shqiptar, në vend që të "liberalizohet" dhe "të humbasi rëndësinë e tij", sikurse pretendojnë llafollogët e politikës zyrtare në IRJM, në Kosovë, në Serbi dhe në Shqipëri, jo vetëm që po thuret i gjithi me tela me gjëmba, por janë shtuar si kurrë më parë forcat militare serbo-sllavomaqedone, të cilët me armatimin e madh që disponojnë, provokojnë, terrorizojnë dhe janë bërë një rrezik real për jetën e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në të dyja anët e kufirit të padrejtë shtetëror. Sulmi me raketa i Forcave Speciale të Divizionit "Skënderbeu" të AKSH mbi pikën kufitare të Goshincës u bë në kuadrin e arritjes së objektivit që AKSH i ka vënë vetes për të dobësuar forcën e madhe ushtarake të pushtetit kolonizator sllavomaqedonas, forcë e cila është
dislokuar në trojet etnike shqiptare, të populluara thuajse 100 per qind nga shqiptarët, si dhe për ta detyruar këtë pushtet militar të tërheqi nga trojet tona këto forca militare, të cilat jo vetëm i pengojnë me forcën e armëve kalimin e lirshëm të shqiptarëve në të dyja anët e "Murit të ri të Berlinit" që na vendosën serbo-sllavomaqedonët me ndihmën e Ndërkombëtarëve, por edhe u rrezikojnë ose u marrin pa të drejtë gjenë më të shtrenjtë, jetën e tyre. AKSH paralajmëron brigadat e shumta kufitare të AIRJM që të mos bëhen "mish për top" të pushtetit militare kolonizator sllavomaqedonas, pushtet i cili me qendrimet absurde kunderhistorike, "Murin e Berlinit", të thyer dhe të coptuar një herë e përgjithmonë nga bota e qyteteruar demokratike, e ka prurë në trojet tona etnike, për t'i mbajtur të ndarë e të coptuar nga njëri-tjetri shqiptarët autoktonë. AKSH nuk i njeh këta kufij absurdë shtetrore, ku shqiptarët kufizohen me "Mure Berlini"me vetveten, ndaj i ka thyer dhe do t'i thyej ato vazhdimisht derisa t'i ribashkojë siç kanë qënë dhe siç i ka faluar Zoti në një shtet të vetëm etnik shqiptar.

ZYRA PËR INFORMIM E SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË AKSH
Kolonel Ilir Duraku

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë