links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
SHTABI I ZONËS NR.3
DOKUMENTE PUBLIKE
Shkup, më 26 gusht 2002
KOMUNIKATË NR. 16

Njësitet guerile të Zonës Nr.2 dhe të Zonës Nr.3 të AKSH-së, të shqetësuara dhe të fyera nga vringëllimat e armëve të pushtetit kolonizator sllavo-maqedonas kundër shqiptarëve, të vrara dhe të sakatuara shpirtërisht nga ricoptimi i mëtejshëm që ju bënë trojeve etnike shqiptare, duke grabitur me mjete kolonizuese edhe 2.500 ha tokë shqiptare përmes marrëveshjes kufitare Serbi-IRJM, të fyera dhe të poshtruara nga aktet vandale të ministrit sllavo-maqedonas Boshkovski, i cili kërcënon me burg pas zgjedhjeve të 15 shtatorit edhe ministra shqiptarë, vajhalli se ç'mund të bëj ai me popullsinë e pa mbrojtur shqiptare, të trishtuar dhe të brengosur nga vrasja prej forcave militare pushtuese maqedonase të shqiptarit 38 vjeçar Baftjar Tafa nga Dibra, në piramidën kufitare 16-3, kanë qënë të detyruara t'ju kundërpërgjigjen me të njëjtën mënyrë forcave ushtarake të kolonizatorêve sllavo-maqedonas.

Më konkretisht:

1. Njësitet guerile të Brigadës "Avni Beqiri "DRENICA"", të disllokuara në trekëndëshin Viti-Preshevë-Kumanovë, arritën të mbajnë të bllokuara forcat ushtarake sllavo-maqedonase për muaj të tëra duke mos i lejuar të vendosnin gurët kufitarë sipas marrëveshjes famëkeqe kolonizuese Beograd-Shkup.

Inagurimi i vendosjes së gurëve të kufirit do të bëhej në fundin e muajit qershor 2002. Luftimet e ashpra që zhvilluan forcat tona guerile të AKSH-së me forcat sllavo-maqedonase të 23 dhe 24 qershorit, bënë që kjo ditë të shtyhej edhe një muaj tjetër.

Ditën e vendosjes së këtyre gurëve "kufitarë" njësitet tona u përplasën ashpër me forcat sllavo-maqedonase. Një ushtarë i AKSH-së mbeti i plagosur. Forcat guerilese të AKSH-së u tërhoqën sepse në vendngjarje erdhën forcat e KFOR-it, ndaj të cilave AKSH-ja jo vetëm që nuk do të luftojë, por do t'i mbrojë me të gjitha mjetet nga djallëzitë sllavo-maqedonase, sepse forcat e KFOR-it i kemi konsideruar dhe ende i konsiderojmë si aleatin tonë kryesorë, i konsiderojmë si forca mike të kombit shqiptarë.

2. Njësitet guerile të Shkupit bënë detyrën atdhetare duke sulmuar me ashpërsi dhe hedhur në erë kazermën ushtarake "Ilinden" në datën 16 gusht 2002, pasi municioni që ndodhej aty do të përdorej kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare.

3. Ishte provokimi i forcave ushtarake sllavo-maqedonase dhe prania e tyre e shumtë në aksin e rrugës Shkup-Tetovë, ishin vringëllimat e armëve të tyre ndaj popullsisë shqiptare të këtyre anëve, shkaku që i detyrojë forcat guerile të AKSH-së në Tetovë që në datën 09 gusht 2002 të ndërmerrnin një aksion të guximshëm dhe t'i detyrojë forcat ushtarake të pushtuesit kolonial sllavo-maqedon të tërhiqen dhe t'i lënë të qetë shqiptarët në hallet e tyre.

4. Njësiti gueril i AKSH-së në Shkup, në datën 10 gusht 2002, ishte i detyruar të ndiqte me turp, përmes një sulmi të befasishëm, forcat sllavo-maqedonase, të cilat kishin planifikuar të bënin terror shtetror në urën e re mbi lumin Vardar në Kodovo afër Shkupit, dhe krimin e tyre t'ja faturonin shqiptarëve.

5. Ishte provokimi i rëndë i forcave ushtarako-policore sllavo-maqedonase me praninë e tyre masive dhe friksimin e popullatës shqiptare në fshatin Rezanovcë të Kumanovës që i detyrojë njësitet guerile të AKSH-së të kësaj zone, të cilat në datën 15 gusht 2002, pasi ngritën në këmbë gjithë popullin e armatosur të fshatit, i shporrën nga tokat e tyre forcat e armatosura të pushtetit kolonizator.

6. Forcat e armatosura sllavo-maqedonase në postën policore Tetovë, pa nxjerrë as mësimin më të vogël nga lufta etnike që u zhvillua një vit më parë, ka vazhduar të ushtrojë dhunë e terror mbi shqiptarët. Njësitë policore sllavo-maqedone në Tetovë kanë vazhduar të bëjnë rolin e pushtuesit, dhunuesit dhe diskriminuesit. Kjo ishte arsyeja që i detyrojë forcat guerile të Tetovës që në datën 20 gusht 2002 ta sulmojë ashpër dhe me guxim këtë post policie, duke i dhënë mësimin e duhur dhe duke i paralajmëruar serjozisht që të largohen sa më parë nga trojet dhe populli shqiptarë, i cili nuk mund të duroj më poshtrimin dhe dhunên e përditshme sllavo-maqedonase.

7. Forcat guerile të AKSH-së në Gostivar ishin të detyruara të përplaseshin mbas mesit të natës të datës 26.08.2002 në Lagjen "Cigllana" sepse forcat policore sllavo-maqedonase, megjithëse e dinë që Gostivari është i përbërë tërësisht me shqiptarë, jo vetëm patrullonin si në kohën famëkeqe kur vendi ishte i pushtuar nga nazifashistët në Luftën e Dytë Botrore, por provokonin masakër ndaj popullsisë shqiptare e cila ka qëndruar e qetë dhe nuk ka krijuar qoftë edhe një problem më të vogël për sigurinë e qytetit dhe fshatrave përreth. Ishin forcat sllavo-maqedonase ato që provokuan të parat sulmin e ashpër që u ndez, ku mbetën të vrarë dy policë maqedonas dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Ne deklarojmë se qëllimi i këtij sulmi dhe i sulmeve të tjera që kemi bërë dhe do të bëjmë, deri sa të pastrohen trojet shqiptare nga kolonizuesit sllavo-maqedonas, dhe deri sa shqiptarët autoktonë, të ribashkohen në një shtet kombëtar shqiptar, nuk ishte dhe nuk do të jenë vrasjet e njerëzve të pafajshëm të forcave ushtarako-policore maqedonase, sepse edhe ata bijë nënash janë, ashtu si edhe ne, por çarmatosja e tyre, bërja e parrezikshme ndaj popullsisë shqiptare të pambrojtur, dëbimi nga trojet tona. Ne jemi të zotë të mbrojmë veten, të mbrojmë popullin dhe truallin tonë.Ne nuk kemi nevojë të mbahemi të shtypur, të dhunuar dhe të kolonizuar prej pushtetit kolonizator sllavo-maqedonas, ndaj kemi vendosur që të marrim në duartë tona, fatet tona, të fitojmë lirinë dhe të zhdukim skllavërinë, sepse jeta afro njëqindëvjeçare me kolonizator të egër mbi krye, nuk ka qënë dhe as që është jetë, ajo më nuk mund të durohet, ndaj ne jemi të betuar që më mirë të jemi të vdekur sesa të rrojmë kështu në robëri, nën pushtim e në skllavërim, në poshtrim dhe në dhunimin e përditshëm, që është më shumë se vdekja.

Përgënjeshtrojmë marrëzinë e radhës të pushtetit sllavo-maqedonas, i cili për t'i hedhur hi syve popullit të vet si dhe për të "trembur" ndonjë pjestarë të njësiteve tona guerile, deklaruan se gjoja i kanë arrestuar vrasësit e policëve maqedon. Asnjë prej pjestarëve të njësiteve tona të AKSH-së nuk është arrestuar. Por edhe sikur të burgosen, bijtë e popullit shqiptarë kurrë nuk do ta ndalin luftën çlirimtare për ribashkim kombëtar, duke shporrur nga trojet e tyre stërgjyshore kolonizatorët sllavo-maqedonas.

Apelojmë para forcave policore shqiptare, të cilat fatkeqësisht dhe me naivitet shërbejnë në të ashtuquajturën "polici multietnike", të largohen dhe të mos bëhen bashkfajtorë në krimet që bëjnë dhe kanë planifikuar të bëjnë forcat ushtarako-policore sllavo-maqedonase kundër popullsisë shqiptare.

Apelojmë para djemëve maqedonas, të cilët janë njerëz si edhe ne, që të hedhin poshtë uniformat dhe armët që pushteti kolonizator sllavo-maqedonas u ka dhënë për t'i përdorur kundër shqiptarëve, sepse edhe shqiptarët janë popull, siç janë prindrit, motrat dhe vëllezërit e tyre, të mos pranojnë të bëhen "mish për top" të pushtetit të tyre gjenocidist, shtypës dhe shfrytëzues.

Rroftë Shqipëria e Ribashkuar
Rroftë Fronti Për Ribashkimin Kombëtar Shqiptar
Rroftë Armata Kombëtare Shqiptare
Lavdi Dëshmorëve të Kombit

PËR SHTABIN E AKSH-së TË ZONËS NR.3
KOMANDANTI
Kolonel Shkëlqim Drenica

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë