links
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
SPECIALE - EKSKLUZIVE VETËM NË KeL
Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime (II)

NËSE VETËM NJË LIBËR SHQIP GJINDEJ NË FSHAT, ATËHERË DIGJEJ I TËRË FSHATI (XXI)

Prishtinë, 01 maj 2004 (KeL / Qazim META) - Sipas të dhënave që gjenden në Arkivin e Jugosllavisë, (Fondi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (1918-1941), në Kosovë do të fillojë çvendosja e shqiptarëve në kampet e përqëndrimit në Nish dhe Leskovcë (1919-1921). Sipas këtyre materialeve vetëm gjatë vitit 1919 në Kosovë janë likuiduar: Në Prefekturën e Pejës janë likuiduar 1563 shqiptarë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa janë djegur 714 shtëpi.
Në Prefekturën e Mitrovicës janë likuiduar 1330 persona të moshës së shtyrë, ndërsa janë djegur 42 shtëpi. Në Prefekturën e Prizrenit janë vrarë 4600 shqiptarë, ndërsa janë djegur 2194 shtëpi. >>>

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ KOSOVËS NË TURQI 1912-1915 (XX)

Prishtinë, 14 tetor 2003 (KeL / Qazim META) - Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulati gjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:... >>>

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ SNXHAKUT TË NISHIT MË 1878-1912 (XIX)
Prishtinë, 01 tetor 2003 (KeL / Qazim META) - Shkrimtari i njohur serb Jovan Haxhi Vasiljeviq, në librin “Albanska liga” (Boegrad 1909) thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në Gusht” të vitit 1878, përderisa qeveria serbe pas nënshkrimit të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”. Ne të njëjtin publikim lexuesi do të gjejë edhe këto argument: “Motivi kryesor për të cilën qeveria serbe i shpërnhuli shqiptarët prej territoreve të posaçliruara (lexo: Sanxhaku i Nishit)... >>>

SI MASKOHEJ KOMPLOTI USHTARAK POLICOR NDAJ POPULLATËS SHQIPTARE NË KOSOVË? (XVIII)
Prishtinë, 01 tetor 2003 (KeL / Qazim META) - SHTETËSIA E KOSOVËS ka vazhdimësinë e vet dhe pas vitit 1945, nga se Parlamenti dhe pushteti ekzekutiv deri më 1989 kurrnjëherë nuk janë vënë në pikëpyetje. Në realitet diktatura, forcat policore dhe instuticionet shtetërore zyrtare të Kosovës prej vitit 1951 ishin sinonim i shtetësisë (shih: Arkivi shtetëror i Kosovës 1951). Mirëpo edhe pas ndërtimeve të mëdha në Jugosllavi, pas jetësimit të “reformës ekonomike të vitit 1965, pas Plenumit partiak të Brioneve më 1966, realiteti stetëror kosovar nis përsëri të shënojë afirimin e vet të plotë. >>>

NJË REZOLUTË E FALSIFIKUAR (XVII)
Prishtinë, 26 shtator 2003 (KeL / Qazim META) - Në mbështjetje të këtij dokumenti shihet qartë se Kryesia e KAÇKJ më 7 Gusht 1945, duke përdorur termin “bashkangjitje”, që edhe në kushtet e detyrimit policor nuk guxonte të hynte në vokabularin e Rezolutës së tubimit të Prizrenit, nga se ia kishin frikën rezistencës së armatosur të shqiptarëve. Mirëpo ka të dhëna se Rezoluta as që u është lexuar “delegatëve” të policisë sekrete serbomadhe. Me fjalë të tjera, në Rezolutën 10.07.1945 në Prizren askund nuk është përdorur termi “bashkangjitje”. >>>

Nëse Shqipëria do të jetë socialiste, atëherë Kosova do t’i takojë asaj (XVI)
Prishtinë, 22 shtator 2003 (KeL / Qazim META) - Veç të tjerash delegacionit shqiptar pas bisedës së hapur për Kosovën, Titoja tha e premtoi edhe këtë: “Popujt e Kosovës kanë po aq interes sikur edhe të gjithë popujt e tjerë të Jugosllavisë të bëhet ndërtimi i vendit, me ç’rast asnjë popull nuk do të synojë shkëputjen, të vëndijshëm se të vegjël a të shkëputur do të ishin në shënjestër të orekseve të huaja. Popujt e Kosovës duhet të krijojnë një vëllazërim-bashkim të atillë që për popullin shqiptar të jetë e njëjta gjë si të ndodhet në kufijtë e Shqipërisë, apo të Jugosllavisë. >>>

ADMINISTRIMI USHTARAK E PEZULLOI VETVENDOSJEN E SHQIPTARËVE DHE LIKUIDOI deri në fund të Marsit të vitit 1945 47 mijë shqiptarë
Prishtinë, 20 shtator 2003 (KeL - Qazim META) - Në mbledhjen e parë të Parlamentit kosovar në Bujan ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi anglez në kuadër të Shtabit Kryesor të ushtrisë nacionalçlirimtare i radhëve partizane në Kosovë e Dukagjin. Kjo do të thotë se Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovës ka edhe rëndësi e njohje ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Kosova s’ka kurrfarë lidhjesh me Serbinë, të cilën gjë e vërtoton fakti se në VASNOS (9.2.1944), as që bëhej fjalë për Kosovën. >>>

SHQIPTARET NUK PRANUAN OKUPIMIN-KOSOVARËT ETNIKË ISHIN KOMB – PJESË E TËRËSISË (XIV)
Prishtinë, 09 shtator 2003 (KeL - Qazim META) - Në të gjitha dokumentet që janë ruajtur, komunikimi ndërmjet organizatave partiake, shtabeve dhe këshillave nacionalçlirimtare (1941-1945) shqiptarët trajtoheshin si komb. Këto terma i kanë përdorur edhe forumet përkatëse në korrespondencat me shkrim ndërmjet LNÇ të Jugosllavisë dhe LNÇ të Shqipërisë. Madje ka pasur edhe mendime të komunistëve jugosllave se Kosoava duhej për ta udhëhequr nga udhëheqja e LNÇ të Shqipërisë. >>>

Përkitazi me këtë, më 1921 inicohej për një farë vije demarkacioni që opinioni ndërkombëtar të mos preokupohej për Kosovën (XIII)
Prishtinë, 07 shtator 2003 (KeL - Qazim META) -
Qe edhe Kosova do të duhej të ketë pozitën e njëjtë juridiko-shtetërore si krahinat e tjera dëshmon Konferenca e Pestë e PKJ-së e cila u zhvillua në Zagreb në Tetorin e vitit 1940. Kjo konferencë e kësaj partie majtiste mori një qëndrim, sado që më vonë disa komunistë me orientim ekstremist kërkuan dhe ia arritën për ta lënë mënjanë këtë qëndrim parimor. Në periudhën mes luftrave, opinioni politik i Jugosllavisë vazhdimisht orvatej të problematizonte hollësitë, si dhe të maskonte problemet fundamentale. >>>

SHQIPTARËT E PANË SE PRAPË ISHIN TË MASHTRUAR (XII)
Prishtinë, 05 shtator 2003 (KeL - Qazim META) - Prej fillimit të bashkimit, krijimin e shtetit shumëkombësh jugosllav, pjesa më e madhe e popujve që e përbënin, e konsideronin larta dhe të artificiale e të formuar për interesat e shtresave të larta dhe të pretendimeve serbomëdha. Pushteti i Jugosllavisë vepronte gjithmonë prej së larti, ndërsa despotizmin ndaj popujve të tjerë, jo serbë e sidomos jo sllavë nuk e kishte kurrë të huaj. >>>

COPËTIMI NUK HUMBI KOMPAKTËSINË E KOSOVËS DHE TË POPULLIT ETNIK SHQIPTAR (XI)
Prishtinë, 03 shtator 2003 (KeL- Qazim META) - Pas Luftës së Parë Botërore, me Paqen e Versajës nuk u ndryshua asgjë në favor të sigurisë juridike dhe të qytetëruar në shtetin e posa krijuar shqiptarë. Jugosllavia mbretërore, duke u sjellë si pushtuese, nuk e lejoi madje as mësimdhënien në shkollat shqipe. Duke mos i respektuar as dispozitat e Traktatit të Sen Zhermendit, diplomacia evropiane ngadalë dhe pa kurrfarë analize e pranoi dhe nuk e denoncoi këtë diskriminim. >>>

Me Marrëveshjen e Paqes që u arrit në Stamboll më 14 (1) Mars 1914 ndërmjet Turqisë e Serbisë, në nenin 4 theksohet se “personat që banojnë në viset që iu lanë Serbisë bëhen shtetas serb. Opinioni do të jetë individual” (X)
Prishtinë, 31 gusht 2003 (KeL- Qazim META) - Por, përdorimi i ligjeve të veçanta në Kosovë dhe fakti se 93 për qind e popullatës së Vilajetit të Kosovës nuk e njohin pushtetin okupues, bisedimet serbo-turke i bën pavlerë vetë përdorimi i termit “që i lihen Serbisë” e jo të termi të çliruara. >>>

SI IU LANË TROJET SHQIPTARE SERBISË, GREQISË DHE MALIT TË ZI? (IX)
Prishtinë, 25 gusht 2003 (KeL - Qazim META) - Negociatat ndërmjet Turqisë, nga njëra anë dhe Serbisë e Malit të Ti nga ana tjetër, ishin negociata ndërmejet dy pushtuesve. (Nga aspekti “Fiat istita – persat mundus”) – Ky është skandal i mirëfilltë ndërkombëtar. Sa i përket pozitës ndërkombëtare të territorit, shqiptarët jetonin që nga antikiteti. >>>

Opinioni ndërkombëtar shtetësinë e Kosovës duhet ta vështrojë në vazhdimësi që nga krijime i Vilajetit të Kosovës në vitin 1867 (VIII)
Prishtinë, 23 gusht 2003 (KeL - Qazim META) - Lidhur me okupimin nga viti 1912, prej ku Serbia dhe Mali i Zi zbatuan pushtetin okupues, duhet thënë se në Kosovë nuk vlenin ligjet e njëjta siç vlenin, për shembull, në Serbi, e në Mal të Zi. Ky fakt dëshmon se kosovarët, edhe pas vitit 1912 e ruajtën kontuitetin juridiko-shtetëror me elemente të nivelit të veçantë. >>>

Për këtë mashtrim diplomatiko-politik ndaj shqiptarëve në Luftën e Parë Ballkanike, serbët duhet t’ia dinë për nder diplomatit austriak Brethold (VII)
Prishtinë, 21 gusht 2003 (KeL - Qazim META) - Nga fundi i Tetorit dhe fillimi i Nëntorit të vitit 1912, përfundoi Lufta Ballkanike. Përkitazi me këtë ngjarje me rëndësi të madhe në Ballkan, duke parë synimet e kryengritësve shqiptarë, forcat evropiane (Austrohungaria, Rusia, Anglia, Franca, Gjermania dhe Italia) morën qëndrim të fortë (për të mos lejuar kurrfarë ndyshimi në territorin evropian të mbretërisë së Turqisë), pa marrë parasysh rrjedhojat e luftës. >>>

Gjatë gjysmës së parë të vitit 1912 u çlirua përfundisht tërë Kosova, madje edhe Shkupi (VI)

Prishtinë, 18 gusht 2003 (KeL - Qazim META) - Edhe në Kushtetutën osmane të vitit 1876 njësia më e madhe territorialo-administrative ishte vilajeti me valinë në krye. Termi vilajet i përgjigjet termit shtetësi, departament, republikë. Vilajeti ka qenë i ndarë në: sanxhak, /muhasil/ - rreth / Zhurpani/ -në kaza (udri-rreth, dhe nahie (muhtar) – komune (prefekturë) – kryetar. Vilajeti i Kosovës i përgjigjet plotësisht ndarjes së tillë. /Shih dr. Javan Haxhivasileviq, “Albansk liga”, Beograd, 1909 faqe 15/. >>>

VILAJETI KOSOVËS – THEMEL I SHTETËSISË KOSOVARE (V)

Prishtinë, 15 gusht 2003 (KeL/Qazim META) - Në vitin 1867 formohet Vilajeti i Kosovës si një njësi territorialo-administrative me qendër në Prizrenin. Vilajeti i Kosovës formohet në mbështetje të “Ligjit të Vilajeteve” të vitit 1964. Por rreth vitit 1867 fillon të shfaqet aspriata e një lëvizje të vetëqënies istitucionalo-shtetërore ndër shqiptarët. Pikërisht atëhere Kosova bëhet përsëri djep për të gjithë shqiptarët, me qendër në Prizren. Pas marrjes së Sanxhakut të Nishit, si pasojë e një vendimi të Kongresit të Berlinit, sipas burimeve truke të ruajtura, Vilajetin e Kosovës e përbënin këto shxhaqe: Prishtina, Sjenica, Prijepola, Peja, Shkupi dhe Prizeni. Qendër e Vilajetit të Kosovës në vitin 1880 bëhet Shkupi. >>>

SHTETËSIA E KOSOVËS SI REALITET HISTORIK DHE POLITIK (IV)

Prishtinë, 13 gusht 2003 (KeL/Qazim META) - Shtet mund të quhet një vend që plotëson tri elemente themelore: të ketë territorin, ta ketë postulatin përkatës kombëtar-etnik, si dhe vetëqënien politiko-historike. Ai shtet duhet të zbatojë në mënyrë të qytetëruar vetilë elementare të shtetësisë, domethënë duhet të ketë parlamentin e zgjedhur nga populli dhe pushtetin ekzekutiv. Përmes organeve gjyqësore duhet të zbatojë pushtetin juridiko-policor, ndërsa veprimtarinë politiko-shoqërore duhet ta zhvillojë në tërë territorin e vet. Kosova, si një tërësi e veçantë istitucionalo-territoriale, është e njohur që në antikitet duke e përfshirë përafëriste territorin që atëhere quhej Dardani.

NË BALLKAN JETOJNË MBI 7 MILION SHQIPTARË E PO AQ NË DIASPORË, KURSE MENDOHET SE RRETH 5 MILION JETOJNË NË TURQI (III)

Prishtinë, 11 gusht 2003 (KeL/Qazim META) - Më 1180, Serbia, okupoi Mitrovicën dhe Vuçiternën. Po kush jetonte në këtë territor para kësaj kohe? Sigurisht, serbët jo, por popullsia autoktone SHQIPTARE. Serbia më 1224 okupoi Prizrenin. Po kush banonte në këtë territor para kësaj kohe? Sigurisht, shqiptarët. Serbia më 1285 okupoi Shkupin. Deri në atë kohë, gjithandej nuk kishte asnjë serb. Po kush jetonte në Kryqytetin e Dardanisë (Kosovës) me parë? Sigurisht, serbët jo. Më 1371 serbët u ararmuan se teritoret në Jugë të Rashkës do ti humbnin shpejt, sepse populli atuokton ishte armiqësuar me pkupatorin deri në ekstrem dhe priste me padurim çastin që të lajmërohej mundësia për të sulmuar çdo formë të shtetit sllav.

Kush ishte Vaso Çubrilloviqi, planifikuesi i shpërnguljes dhe shporrjes së Arnautëve (shqiptarëve)?!
PLANI I ÇUBRILLOVIQIT RUHET NË "INSTITUTIN USHTARAKO-HISTORIK XI, ARKIVI I USHTRIS JUGOSLLAVE NR. 2 F. L. kutia 69"

Prishtinë, 9 gusht 2003 (KeL/Qazim MEZA) - Dr. Vaso Çubrilloviqi ka lindur më 1897. Qysh në rininë e tij të hershme, u dallua për ndjenja shoviniste, u aktivizue ne disa organizata nacionaliste siq ishin “Bosna e re.” Ë shtë dipllomuar në Universitetin e Beogradit dhe që nga viti 1930 në Beograd i paraqet klubit të kulturës sërbe një studim (plan) në formë referati mbi “shpërnguljen e Arnautëve* (shqiptarëve), i cili u miratue nga ky institucion dhe u konsiderua si programi me i përparuar i borgjezisë sërbomadhe për skombëtarizimin, kolonizimin e sërbizimin e Kosovës e viseve tjera shqiptare në Jugosllavi.   e vjedhur

LASHTËSIA SHQIPTARE DHE SHTETËSIA E KOSOVËS SI REALITET HISOTIRK DHE POLITIK (I)

06 gusht 2003 (KeL / Qazim META) - Është e vështirë të thuhet nëse kanë ndryshuar kobët nga 1897 deri 1992 për çështjen shqiptare. Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë të cilët janë ndarë në shumë pjesë. Gjysma e tyre jetojnë në Republikën e Shqipërisë (rreth 3 million e 200 mijë) dhe rreth 3 milionë e 500 mijë jetojnë në trojet e tyre në ish-Jugosllavi.

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë