links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

KOMUNIKATË NR. 32 E SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË AKSH
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
SHTABI I PËRGJITHSHËM
NR.08/09/03 AKTI
Kroi i Bardhë, më 08.09.2003

KOMUNIKATË NR. 32
E SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË AKSH-së

Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së njofton opinionin publik, masmediat dhe faktorët relevant ndërkombëtar se, luftimet e djeshme, që ende vazhdojnë sot, janë një demonstrim i hapur i terrorizmit shtetëror, i gjenocidizmit dhe kolonializmit brutal antishqiptar të shtetit artificial sllavomaqedon të IRJM.së.

Masakrat e djeshme të forcave ushtarako-policore sllavomaqedone, duke përdorur një arsenal të gjerë armësh të sofistikuara dhe helikopterë bombardues të ardhur nga Ukraina, kundër popullsisë civile, shënuan 4 persona të vrarë dhe 6 të plagosur, prej të cilëve vetëm dy janë ushtarë të AKSH. Kolonizatorët sllavomaqeonë kanë rrafshuar shtëpi banimi, shkolla, xhami dhe objekte të tjera social-kulturore shqiptare, çka tregon hapur qëllimet e tyre gjenocidiste dhe masakruese ndaj një populli autokton të një etnie tjetër, siç janë shqiptarët.

Konfirmjomë se, forcat luftarake të AKSH-së kanë luftuar, po luftojnë dhe do të luftojnë edhe më të organizuara për të mbrojtur popullin shqiptar dhe pasuritë e tyre, si dhe jetën e Luftëtarëve të Lirisë. Në luftimet e djeshme, nëse nuk do të tërhiqeshin në panik forcat ushtarako-policore sllavomaqedone, të cilat mund të përfundonin edhe ne luftimin trup me trup, mbetën të vrarë tre policë të forcave armike. Luftëtarët e Lirisë treguan qartë se nuk është numri i forcave përcaktuese në beteja të tilla, as arsenali i madh dhe i sofistikuar i armëve, por shpirti luftarak i luftëtarit, motivimi i tyre për të mbrjtur trojet e tyre nga kolonizatorët, njohja e terrenit dhe mbi të gjitha mbështetja në popull.

Jo më pak përgjegjsi për këto sulme barbare kanë faktorët relevant ndërkombëtarë, posaçërisht OSBE, e cila ndryshe u soll dhe tjetër qëndrim mbajti në tryezën e Likovës dhe krejt ndryshe ka vepruar pas krahëve të popullsisë shqiptare të pambrojtur, forcave politike shqiptare, deputetëve shqiptarë dhe përfaqësueseve të AKSH-së. Me këtë veprim të njëanshëm pro sllavomaqedonë OSBE ka humbur besimin e shqiptarëve dhe forcave atdhetare qe i kanë dalë në mbrojtje asaj dhe si e tillë ajo nuk mund të marrë kurrë më guximin e ndërmjetësimit për negocim, pasi me qëndrimin e vet u bë palë në konflikt, ashtu si pushteti sllavomaqedon.

AKSH bënë përgjegjëse për këtë masakër antishqiptare forcën politike shqiptare që qeveris aktualisht me pushtetin gjenocidisto-kolonialist sllavo-maqedon, se ciles i kërkon : të ndahet urgjentisht nga bashkfajësia e mëtejshme për masakrimin e popullit të vet dhe bijve më të mirë të saj, Luftëtarë të Lirisë.

Shtabi i përgjithshëm i AKSH-se, ripërsërit thirrjen e tij për të gjithë ata shqiptarë që kanë veshur uniformën ushtarake dhe policore sllavomaqedone që ta flakin atë tutje me neveri, sepse forcat tona luftarake nuk munden t'i dallojnë dot ata në fushën e betejës vetmbrojtëse.

Shtabi i Përgjithshëm i AKSH apelon para disa politikanëve të papërgjegjshëm shqiptarë si dhe para disa mediave të shkruara dhe elektronike, të cilat nga një miopi e theksuar politike, diplomatike dhe kombëtare si dhe për interesa meskine, luftëtarët e lirisë të AKSH-s i quajnë "pjestarë të ish-UÇK-së"! Të konsiderosh të tillë luftëtarët e lirisë të AKSH-se do të thotë që dashur padashur të bëhesh pjesë e lojës së rrezikshme serbo-sllavomaqedone dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët para faktorit ndërkombëtar duan të përligjin gjoja qënjen e luftëtarëve të lirisë si "kriminelë" që duhen eleminuar. Arsyetimi sllavomaqedon para faktorit ndërkombëtar është ky: "UÇK bëri Marrveshjen e Ohrit, dorzoi dhe dogji armët dhe uniformën, u fut në qeveri së bashku me ne dhe e ktheu ish-UÇK-në në Parti politike. Këta ish-pjestarë të UÇK-së që kanë hedhur armët krahëve janë njerëz që nuk fituan dot ndonjë „post“, janë të lidhur me "krimin e organizuar" dhe veprojnë kokë më vete pa një udhëheqësi politike, pa një platformë, pa një shtab, ndaj si të tillë duhen eleminuar"! Kjo logjikë e mbrapshtë, meqënëse në mënyrë dashakeqëse pranohet nga një pjesë e politikës dhe masmediave shqiptare, "me shikimin gjerë te hunda e vet", është mirëpritur nga faktori regresiv nderkombëtar për t'i ndezur dritën jeshile masakrave që po bëhen nga sllavomaqedonët mbi popullsinë shqiptare.

Ndërsa realiteti në terren është tjetër.

Luftëtarët e Lirisë janë të rreshtuar vetëm në një armatë, në Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH) e cila udhëhiqet politikisht nga një forcë serioze, e pastër, atdhetare dhe profesionalisht e lartë, që nuk e ka njohur Marrëveshjen e Ohrit dhe që ka një Platformë të qartë, objektive dhe dobiprurëse për zgjidhjen e drejtë të çështjes tragjike shqiptare ne dhe për arritjen e paqes dhe stabilitetit logjik të qëndrueshëm të Ballkanit, siç është dhe do te jete alternativa e ribashkimit të shqiptareve dhe trojeve të tyre etnike, në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me kryeqytet Tiranën.

Kjo Lëvizje politiko-kombëtare me struktura të organizuara, kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, kjo Lëvizje që ka krahun e saj të armatosur AKSH-në, të disiplinuar, me hierarki, me Rregullore dhe e vënë nën kontroll politik, nuk mund të konsiderohet "kriminale", "terroriste" etj. Epitete te tilla më shumë rëndojnë ata që i nxjerrin këto nga goja e tyre pa fre, sesa Lëvizjen tonë përparimtare.

Ju bëjmë thirrje disa kriminelëve ordinerë, përfiterëve të paskrupullt të luftës, atyre që u kemi çjerrë maskat dhe nuk i lamë më të grabisin me maska biznesmenët shqiptarë dhe popullin, që të mos luajnë më me vulat e fallsifikuara duke bërë "shkresa" mjerane për gjoja shkarkime të kuadrove tona kryesore që përfaqësojnë trurin e Lëvizjes sonë, sepse me këto metoda, posaçërisht sot në gjendjen e luftës ku ndodhemi, ata nuk bëjnë gjë tjetër, veçse rreshtohen vullnetarisht në krahun e armiqëve tanë uzurpatoro-kolonizatorë serbo-sllavomaqedone.

ZYRA PËR INFORMIM E SHTABIT TË PËRGJITHSHËM
KOLONEL ILIR DURAKU

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë