links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Kosova dhe shteti

KORNIZA KUSHTETUESE PËR VETËQEVERISJEN E PËRKOHSHME TE KOSOVES

Përmbajtja
Preambula
Kapitujt

1.Dispozitat Themelore
2.Parimet që duhen respektuar nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes
3.Të Drejtat e Njeriut
4.Të drejtat e Komuniteteve
5.Përgjegjësitë e Institucionve të Përkohshme të Vetëqeverisjes
6.Ligji dhe Rrendi
7.Trupat Mbrojtëse të Kosovës
8.Pushtet dhe përgjegjësitë e rezervuara për PSSP-në
9.Institucionet e Përkohshme të Veteqeverisjes
9.1. Kuvendi
9.1.2. Përbërja e Kuvendit
9.1.3 Zgjedhja e Kuvendit
9.1.4 - 6 Mandanti i deputetëve të Kuvendit dhe kushtet për zgjedhjen etyre 9.1.7. - 8 Kryesia eKuvendit
9.1.9. Kryetari i Kuvendit
9.1.10 - 22 Komisionet e Kuvendit
9.1.23 - 25 Të drejtat, imunitetet dhe shpërblimi
9.1.26 - 27 Përgjegjësitë e Kuvendit
9.1.28 - 29 Përgjegjësitë e Kryesisë së Kuvendit
9.1.30 - 31 Përgjegjësitë e Kryetarit të Kuvendit
9.1.32 - 33 Procedurat vendim - marrëse
9.1.34 - 45 Procedurat për Miratimin e Ligjeve
9.1.46 - 51 Procedurat e tjera: Heqja nga detyra; Vendet e lira; Gjuhët e Kuvendit
9.2 Kryetari i Kosovës
9.3 Qeveria
9.3.1 - 2 Përgjegjësitë e Qeverisë
9.3.3 Ministritë dhe Organizmat Ekezekutive
9.3.4 - 6 Përbërja e Qeverisë
9.3.7 Vepritmari të jashtme të të Ministrave
9.3.8 - 9 Zgjedhja e Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë
9.3.10 - 11 Mocioni i votëbesimit
9.3.12 - 13 Ndryshime në përbërjen e Qeverisë
9.3.14 - 16 Procedurat brenda Qeverisë
9.3.17 - 18 Gjuhët e Qeverisë 9.3.19 Imunitetet
9.4 Sistemi Juridik
9.4.1 - 3 Administrimi i Drejtësisë
9.4.4 Struktura e Gjykatave
9.4.5 Procedurat eGjykatave
9.4.6 - 8 Gjykatësit dhe Prokurorët
9.4.9 - 10 Prokuroria Publike
9.4.11 Kolegji i Veçantë i Gjykatës Supreme mbi Çështjet e Kornizës Ligjore 10.Avokati i Popullit
11.Organe dhe Zyra të Pavarura
12.Kompetencat e PSSP-së
13.Komptencat e KFOR-it
14.Dispozitat Përfundimtare

Konrizë Kushtetuese për Veteqeverisje të Përkohshme Preambula

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), Në bazë të kompetencave që i janë dhënë nga Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të 10 qershorit 1999; Duke kujtuar se Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara parashikon ngritjen dhe zhvillimin e një vetëqeverisjeje të mirëfilltë në Kosovë në pritje të një zgjedhjeje përfundimtare; Duke njohur zhvillimet historike, juridike dhe kushtetuese të Kosovës, dhe duke patur parasysh aspiratat legjitime të popullit të saj për të jetuar i lirë, në paqe dhe në marrëdhënie miqësore me popujt e tjerë në rajon; Duke theksuar që nga krijimi i tij, Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka mbështetur dhe ndihmuar popullin e Kosovës dhe ka punuar për këtë qëllim duke i mundësuar atij marrjen graduale të përgjegjësisë për administrimin e Kosovës nëpërmjet ngritjes së Strukturës Administrative të Përkohshme të Përbashkët (JIAS); Duek parasur parasysh se, bazuar në përpjekjet e ndërmarra nga UNMIK dhe arritjet e JIAS-it, duke përfshirë kontributin me vlerë të popullit të Kosovës dhe me qëllimin për të çuar përpara zhvillimin e vetëqeverisjes së përkohshme në Kosovë, ngrihen Institucione të Përkohshme të Vetëqeverisjes në fushën ligjvënëse , ekzekutive dhe gjygjësore nëpërmjet pjesëmarrjes së popullit të Kosovës në zgjedhje të lira dhe të drejta; Duke vendosur se brenda kufijve të përcaktuar nga Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përgjegjësitë transferohen tek Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes të cilat punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar kushtet për një jetë paqësore dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës, me qëllim për të lehtësuar përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës nëpërmjet një procesi gjatë një faze të ardhshme të përshtatshme, në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili do të marrë parasysh vullnetin e popullit dhe gjithë faktorët e tjerë. Duke pasur parasysh se kalimi gradual ipërgjegjësive tek Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisjes, nëpërmjet demokracisë parlamentare, forcon qeverisjen demokratike dhe respektin për shtetin e së drejtës në Kosovë; Duke u përpjekur për të nxitur mirëqënien ekonomike në Kosovë si dhe mirëqenien e popullit të saj nëpërmjet zhvillimit të ekonomisë së tregut; Duke pranuar se ushtrimi i përgjegjësive të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë në ansjë mënyrë nuk ndikon apo zvoglon pushtetin e plotëfuqishëm të PSSP-së mbi zbatimin e Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Duke marrë parasysh Kartën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat Qytetare dhe Politike, dhe Protokollet përkatëse, Konventën për zhdukjen e çdo Forme të Diskriminimit Racial, Konventën për zhdukjen e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas, Konventë Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe Protokollet përkatëse, Kartën Europiane për Gjuhët Rajonale dhe të Minoriteteve, Kornizën e Konventës së Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare; dhe parime të tjera relevante të përfshira në instrumentet ligjore të njohura në arenën ndërkombëtare; Duke njohur nevojën për të mbrojtur dhe ruajtur plotësisht të drejtat e të gjitha komuniteteve të Kosovës si dhe të anëtarëve të tyre; Duke pranuar përkushtimin për të lehtësuar kthimin e sigurtë të refugjatëve dhe të përsonave të shpërngulur në shtëpitë e tyre dhe ushtrimin e tyre të së drejtës për të rimarrë pronat dhe pasuritë, dhe përkushtimin për të krijuar kushte për lirinë e lëvizjes së të gjithë përsonave; Duke njohur rëndësinë e krijimit të një ambienti të lirë, të hapur dhe të sigurtë i cili lehtëson pjesëmarrjen e të gjithë përsonave duke përfshirë të gjithë anëtarët e komuniteteve në procesin e ngritjes së institucioneve demokratike të vetë-qeverisjes; Nëpërmjet kësaj shpall sa vijon:

Kreu 1

Dispozitat themelore

1.1 Kosova është një enitet nën administratën e përkohshme ndërkombëtare, që, me popullin e vet, ka atribute unike historike, juridike, kulturore dhe gjuhësore.
1.2 Kosova është një territor i pandarë anembanë të cilit Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes të themeluara në bazë të kësaj Kornize Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme (Kornizë Kushtetuese) ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.
1.3 Kosova përbëhet nga komunat, të cilat janë njësi territoriale bazë të vetëqeverisjes lokale me përgjegjësitë siç përcaktohen nga legjislacioni i UNMIK-ut që është në fuqi, mbi vetëqeverisjen lokale dhe komunat në Kosovë.
1.4 Kosova qeveriset në mënyrë demokratike nëpërmjet organeve dhe institucioneve ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore në pajtim me këtë Kornizë Kushtetuese dhe Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit.
1.5 Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes janë:
(a) Kuvendi
(b) Kryetari i Kosovës
(c) Qeveria
(d) Gjykatat dhe
(e) Organe e institucione të tjera të parashtruara në këtë Kornizë Kushtetuese
1.6.Qendra e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes është Prishtina.
1.7.Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes përdorin vetëm ato simbole që janë ose mund të përcaktohen me legjislacionin e UNMIK-ut.

Kreu 2

Parime që duhen respektuar nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes dhe zyrtarët e tyre

(a) Ushtrojnë pushtetin e tyre në përputhje me dispozitat e Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kushteve të përmendura në këtë Kornizë Kushtetuese;
(b) Promovojnë dhe respektojnë plotësisht shtetin e së drejtës, të drejtat dhe liritë e njeriut, parimet demokratike dhe pajtimin; dhe
(c) Promovojnë dhe respektojnë parimin e ndarjes së pushteteve mes atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Kreu 3

Të Drejtat e Njeriut

3.1Të gjithë përsonat në Kosovë gëzojnë, pa diskriminim të asnjë lloji dhe në barazi të plotë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
3.2 Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes respektojnë dhe sigurojnë standardet e pranuara në arenën ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke përfshirë ato të drejta dhe liri të parashtruara në:
(a) Deklaratën Unviersale të të Drejtave të Njeriut;
(b) Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;
(c) Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike të Njeriut dhe Protokollet e saj;
(d)Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial;
(e) Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;
(f) Konventën për të Drejtat e Fëmijëve;
(g) Kartën Europiane të Gjuhëve Rajonale dhe Minoritare; dhe (h) Kornizën e Konventës së Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Minoriteve Komëtare;
3.3 Dispozitat mbi të drejtat dhe liritë e parashtruara në këto instrumente aplikohen në Kosovë drejtpërsëdrejti si pjesë e kësaj Kornize Kushtetuese.
3.4 Të gjithë refugjatët dhe përsonat e shpërngulur nga Kosova kanë të drejtën e kthimit në shtëpitë e tyre, dhe të rimarrjes së pronës së tyre dhe të pasurisë personale. Institucionet komptente dhe organet e Kosovës marrin të gjitha masat emundshme për të lehtësuar kthimin e sigurt të refugjatëve dhe përsonave të shpërngulur në Kosovë, dhe bashkëpunojnë plotësisht me gjithë përpjekjet e Komisionerit të Lartë për Refugjatët të Kombeve të Bashkuara si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe jo-qeveritare për sa i përket kthimit të refugjatëve dhe përsonave të shpërngulur.

Kreu 4

Të Drejtat e Komuniteteve dhe Anëtarëve të tyre Dispozitat e Përgjithshme

4.1 Komunitetet e banorëve që i përkasin të njëjtit grup (komunitet) etnik, fetar ose gjuhësor kanë të drejtat e parashtruara në këtë Krye me qëllim që të ruhet, të mbrohet dhe të shprehet identiteti i tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor.
4.2 Askush nuk detyrohet të deklarojë se cilit komunitet i përket, ose të deklarohet anëtar i ndonjë komuniteti. Nuk ka asnjë pengesë nga ushtrimi i të drejtës së individit që të deklarohet ose të mos deklarohet anëtar i një komuniteti.
4.3 Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes udhëhiqen në politikën dhe praktikën e tyre nga nevoja për të nxitur bashkëjetesën e për të mbështetur pajtimin midis komuniteteve si dhe për të krijuar kushtet e duhura për të mundësuar komunitetet që të ruajn,ë të mbrojnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre. Institucionet gjithashtu nxisin ruajtjen e trashëgimisë kulturore të të gjitha komuniteteve të Kosovës pa diskriminim.

Të Drejtat e Komuniteteve dhe Anëtarëve të tyre

4.4 Komunitetet dhe anëtarët e tyre kanë të drejtë:
(a) Të përdorin lirisht gjuhën dhe alfabetin e tyre, duke përfshirë përdorimin e saj para gjykatave, organizmave, dhe organeve të tjera publike të Kosovës;
(b) Të kenë arsim në gjuhën e tyre;
(c) Të gëzojnë mundësi për informacion në gjuhën e tyre;
(d) Të gëzojnë mundësi të barabarta në lidhje me punësimin në organet publike në të gjitha nivelet dhe në lidhje me mundësinë për shërbimet publike në të gjitha nivelet;
(e) Të gëzojnë kontakte të papenguara me njëri-tjetrin dhe me anëtarët e komuniteteve të tyre brenda dhe jashtë Kosovës;
(f) Të përdorin dhe të shfaqin simbolet e komunitetit, sipas ligjit;
(g) Të krijojnë shoqata për të nxitur interesat e komunitetit;
(h) Të gëzojnë kontakte të papenguara, dhe të marrin pjesë në, organizatat lokale, rajonale dhe ndërkomëtare jo-qeveritare, në përputhje me procedurat e këtyre organizatave; (i) Të orfrojnë informacion në gjuhën dhe alfabetin e komunitetit të tyre, duke përshirë krijimin dhe mbajtjen e mediave të tyre;
(j) Të ofrojnë arsim dhe të krijojnë institucione arsimore, në veçanti për shkollimin në gjuhën, alfabetin dhe kulturën e tyre si dhe në historinë e komunitetit të tyre, për të cilën ofrojnë ndihmë financiare, duke përfshirë fondet publike në përputhje me ligjin e zbatueshëm; me kusht që, plan-programi të respektojë ligjin e zbatueshëm dhe të reflektojë frymën e tolerancës midis komuniteteve dhe respektin për të drejtat e njeriut dhe traditat kulturore të të gjitha komuniteteve:
(k) Të nixin respektin për traditat e komuniteteve;
(l) Të ruajnë vendndodhjen me rëndësi fetare, historike ose kulturore për komunitetin, në bashkëpunim me autoritet publike përkatëse;
(m) Të marrin dhe të ofrojnë shërbimet shëndetësore publike dhe shërbimet shoqërore, mbi baza jodiskriminuese, në përputhje me ligjin e zbatueshëm;
(n) Të venë në funksionim institucinet fetare;
(o) T'u garantohet çasje dhe përfaqësim në mediat elektronike publike, si edhe të kenë programe në gjuhën përkatëse; dhe
(p) Të financojnë veprimtaritë e tyre duke mbledhur kontribute vullnetare nga anëtarët e tyre ose nga organizata jashtë Kosovës, ose duke marrë financime të tilla siç mund të ofrohen nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes ose nga autoritet publike lokale, përderisa financimi i tillë të bëhet në një mënyrë plotësisht transparente. Mbrojtja e të Drejtave të Komuniteteve dhe Anëtarëve të Tyre
4.5. Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes sigurojnë që komunitetet dhe anëtarët e tyre të ushtrojnë të drejtat e përcaktuara më lart. Institucionet e Përkohshme sigurojnë gjithashtu një përfaqësim të drejtë të komuniteteve për punësimin e tyre në organet publike në të gjitha nivelet.
4.6 Bazuar mbi përgjegjësitë e tij të drejtpërdrejta nën Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të mbrojtur dhe nxitur të drejtat e njeriut dhe për të mbështetur veprimtaritë për ndërtimin e paqes. PSSP-ja ruan autoritetij për të ndërhyrë sipas nevojës në ushtrimin e vetëqeverisjes për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre.

Kreu 5

Përgjegjësitë e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes

5.1 Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes kanë përgjegjësi në fushat që vijojnë:
(a) Politika ekonomike dhe financiare;
(b) Çëshjet buxhetore dhe fiskale;
(c) Veprimtaria administrative dhe operacionale edognave;
(d) Tregita e brendshme dhe jashtme, industria dhe investimet; (e) Arsimi, shkenca dhe teknologjia;
(f) Rinia dhe sportet;
(g) Kultura;
(h) Shëndeti;
(i) Mbrojtja e ambientit;
(j) Puna dhe përkrahja sociale;
(k) Familja, gruaja dhe të miturit;
(l) Transporti, posta, telekomunikacioni dhe teknologjia e informimit;
(m) Shërbimet e Administratrës Publike;
(n) Bujqësia, pyjet dhe zhvillimi rural;
(o) Statistikat;
(p) Planifikimi hapësinor;
(q) Turizmi:
(r) Qeverisja e mirë, të drejtat e njeriut dhe mundësitë e barabarta
(s) Çështjet e mërgimtarëve.

5.2. Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes kanë gjithashtu përgjegjësitë e mëposhtme në fushën e administratës lokale:

(a) Të mbështesin bashkëpunimin ndërkomunal;
(b) Të promovojnë zhvillimin profesional të shërbimit civil komunal;
(c) Të ndihmojnë komunat në përgatitjen e buxhetit të tyre dhe të sistemeve financiare të administrimit;
(d) Të mbikëqyrin cilësinë e shërbimit komunal;
(e) Të gjejnë mënyra dhe mjete për aktivitetet trajnuese për komunat;
(f) Të ndihmojnë komunat t'i bëjnë aktivitetet e tyre transparente për publikun;
(g) Të sigurojnë mbikëqyrje ligjore dhe këshilla për komunat; (h) Të koordinojnë aktivitetet e agjencive ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare që i përkasin komunave;
(i) Të mbikëqyrin përputhshmërinë me përgjegjësitë dhe pushtetet e deleguara tek komunat, bazuar në strukturën organizative, që lindi nga zgjedhjet e tetorit 2000, si dhe përgjegjësitë dhe pushtetet e transferuara ndërkohë. Kuptohet që pushtetet plotësuese transferohen në mënyrë progresive radhë pas radhe.

5.3 Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes kanë gjithashtu përgjegjësitë e mëposhtme në fushën e çështjeve juridike:

(a) Të marrin vendimet sa i përket emërimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve;
(b) Të ushtrojnë përgjegjësitë në lidhje me organizimin dhe funksionimin e rregullt të gjykatave, brenda strukturave ekzistuese të gjykatave;
(c) Të sigurojnë, zhvillojnë dhe mirëmbajnë shërbimet e gjykatave dhe të prokurorisë;
(d) Të sigurojnë kushtet teknike dhe financiare të personelit ndihmës dhe burimeve materiale për të siguruar funksionimin efektiv të sistemit të gjykatave dhe prokurorisë;
(e) Të përgatisin personelin juridik, duke përfshirë përgatitjen profesionale dhe të specializuar, në bashkëpunim me Organizatën për Sigurim dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE); (f) Të organizojnë provime për kualifikimin e gjyqtarëve, prokurorëve, juristëve dhe specialistëve të tjerë ligjorë nëpërmjet krijimit të një organi profesional të pavarur;
(g) Të emërojnë, përgatisin, disiplinojnë dhe pushojnë nga puna anëtarët e personelit ndihmës juridik;
(h) Të sigurojnë koordinimin mbi çështjet që i përkasin sistemit juridik dhe shërbimeve korrektuese;
(i) Të bashkëpunojnë me organizatat përkatëse sa i përket mbikëqyrjes së pavarur të sistemit juridik dhe shërbimit korrektues;
(j) Të sigurojnë informacionin dhe statistikat mbi sistemin juridik dhe shërbimin korrektues, sipas rastit;
(k) Të mbrojnë të dhënat e personelit lidhur me sistemin juridik dhe shërbimin korrektues;
(l) Të sigurojnë bashkëpunim midis njësive përkatëse brenda Kosovës lidhur me çështjet juridike dhe korrektuese;
(m) Të ndihmojnë në punësimin, përgatitjen dhe vlerësimin e personelit të shërbimit korrektues;

5.4 Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes kanë gjithashtu përgjegjësitë e mëposhtme në fushën e mediave:

(a) Të miratojnë ligjet dhe mekanizmat për hyrjen e tyre në fuqi në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shprehjes së mendimit, të përfshira në Nenin 19 dhe 29 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe Protokolleve të saj për parandalimin e gjuhës së fyerjes dhe të urrejtjes në sistemet e mediave të Kosovës.
(b) Të rregullojnë mediat transmetuese në përputhje me këto përkufizime ligjore ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane nëpërmjet komisionit për media, anëtarët e të cilit do të caktohen nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes nga kandidaturat e paraqitura nga organizatat joqeveritare dhe nga organizatat jopolitike në Kosovë. Këta anëtarë do të përfshijnë të dyja gjinitë dhe do të reflektojnë shumëllojshmërinë etnike dhe rajonale të shoqërisë së Kosovës.
(c) Të garantojnë pavarësinë redaktuese të transmetuesit publik, duke ruajtur pavarësinë e Bordit të tij, anëtarët e të cilit do të caktohen nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes nga kandidaturat e paraqitura nga organizatat joqeveritare dhe nga organizatat jopolitike në Kosovë. Këta anëtarë do të përfshijnë të dy gjinitë dhe do të reflektojnë shumëllojshmërinë etnike dhe rajonale të shoqërisë së Kosovës.
(d) Të krijojnë një ose disa zyra të informimit publik për t'i paraqitur mediave lokale dhe ndërkombëtare vendimet dhe opinionet e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes.

5.5 Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes kanë gjithashtu përgjegjësitë e mëposhtme në fushën e përgatitjes për rastet e emergjencës;

(a) Të zhvillojnë dhe zbatojnë një strategji për planifikimin për rastet emergjente dhe shërbimet e mbrojtjes civile; dhe
(b) Të drejtojnë dhe koordinojnë njësitë e zjarrëfiksëve dhe të shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me komunat.

5.6 Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes kanë përgjegjësitë e mëposhtme në fushën e marrëdhënieve me jashtë: -Bashkëpunim ndërkombëtar dhe me jashtë, duke përfshirë arritjen dhe finalizimin e marrëveshjeve. Këto aktivitete koordinohen me PSSP-në.
5.7 Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes do të jenë përgjegjëse për vënien në vijë të legjislacionit dhe praktikave të tyre me standardet dhe normat Evropiane dhe ndërkombëtare brenda të gjitha fushave të përgjegjësisë, më qëllim të caktuar për të lehtësuar vendosjen e lidhjeve ekonomike, shoqërore dhe lidhjeve të tjera të popullit të Kosovës me popujt e tjerë evropianë dhe me vetëdije se respektimi i standardeve dhe i normave të tilla do të zërë vend qëndror për zhvillimin e marrëdhënieve me komunitetin Evro-Atlantik.
5.8 Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes kanë përgjegjësi të tilla të tjera siç përcaktohet këtu ose në instrumente të tjera ligjore.

Kreu 6

Ligji dhe rendi Ruajtja e rendit dhe ligjit ka një rëndësi thelbësore për të gjithë popullin e Kosovës

Shërbimi Policor i Kosovës, i cili funksionon nën autoritetin e PSSP-së dhe nën mbikëqyrjen e Policisë së UNMIK-ut, ndihmon në masë të konsiderueshme në arritjen e këtij objektivi me anë të rolit të tij mbështetës për parandalimin e krimit dhe për mbrojtjen dhe sigurinë publike. Me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare po rritet kapaciteti i SHPK-së në parandalimin e krimit, mbledhjen e informacionit, kryerjen e hetimeve dhe luftën kundër kriminalitetit. Kjo mundëson që Shërbimi Policor i Kosovës të marrë gradualisht përgjegjësi plotësuese për ruajtjen e rendit dhe ligjit.

Kreu 7

Trupat Mbrojtëse të Kosovës Trupat Mbrojtëse të Kosovës është një organizatë civile e ndërhyrjes së shpejtë, e themeluar me ligj, e cila ndërmerr detyra për ndërhyrjen e shpejtë në raste fatkeqësish natyrore në Kosovë, për sigurinë publike në raste emergjence dhe ndihmë humanitare.

Kreu 8

Pushtetet dhe Përgjegjësitë e Rezervuara për PSSP-në

8.1 Pushtetet dhe përgjegjësitë e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes nuk përfshijnë disa pushtete dhe përgjegjësi, të cilat mbeten në mënyrë eskluzive në duart e PSSP-së. Këto pushtete të veçanta përfshijnë:
(a) Pushtet të plotë për të siguruar që të drejtat dhe interesat e komuniteteve janë plotësisht të mbrojtura;
(b) Të drejtën për të shpërndarë Kuvendin dhe për të shpallur zgjedhje të reja në rate kur Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes veprojnë në mënyrë të papajtueshme me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ose me përgjegjësitë e ushtruara nga PSSP-ja në bazë të kësaj Rezolute. PSSP-ja ushtron këtë pushtet pas konsultimit me Kryetarin e Kosovës. Kuvendi mund të kërkojë, me anë të një kërkese të mbështetur nga dy të tretat e deputetëve të tij, që PSSP-ja të shpërndajë Kuvendin. Kjo kërkesë i komunikohet PSSP-së nga Kryetari i Kosovës.
(c) Pushtet përfundimtar për të vendosur parametrat financiare dhe politike dhe për të miratuar Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës, duke vepruar nën këshillat e Këshillit Ekonomik dhe Fiskal;
(d) Politikën monetare;
(e) Vendosjen e rregullave për revizionimin e pavarur dhe të jashtëm të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës;
(f) Ushtrimin e kontrollit dhe të autoritetit mbi Shërbimin Doganor të UNMIK-ut;
(g) Ushtrimin e pushtetit përfundimtar në lidhje me emërimin, shkarkimin nga detyra dhe disiplinimin e gjykatësve dhe prokurorëve;
(h) Vendimet mbi kërkesat në lidhje me emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë si dhe ndryshimin e vendit të punës, në përputhje me Rregulloren përkatëse të UNMIK-ut që është në fuqi;
(i) Ushtrimin e pushtetit dhe përgjegjësive të natyrës ndërkombëtare në fushën ligjore:
(j) Ushtrimin e pushtetit përfundimtar mbi institucionet e zbatimit të ligjit dhe shërbimet korrektuese, ku secila prej tyre përfshihet dhe mbështetet nga stafi vendor;
(k) Ushtrimin e pushtetit përfundimtar dhe kontrollin mbi Trupave Mbrojtëse të Kosovës;
(l) Ushtrimin e pushtetit dhe kontrollit mbi menaxhimin e administratës dhe financimin e sigurisë civile dhe përgatitjes për rastet e emergjencës. Përgjegjësia do të merret gradualisht nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes; (m) Përfundimin e marrëveshjeve me shtete dhe organizata ndërkombëtare në të gjitha çështjet brenda fushës së veprimit të Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara;
(n) Mbikëqyrjen e përmbushjes së detyrimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat janë lidhur në emër të UNMIK-ut;
(o) Marrëdhëniet me jashtë, duke përfshirë ato me shtete dhe organizata ndërkombëtare, siç mund të jetë e nevojshme për zbatimin e mandatit të tij. Në ushtrimin e përgjegjësive për marrëdhëniet me jashtë, PSSP-ja konsultohet dhe bashkëpunon me Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, në lidhje me çështjet të cilat i përkasin këtyre institucioneve;
(p) Kontroll mbi kalimin transit ndërkufitar/kufitar të mallrave (duke përfshirë kafshët). Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes bashkëpunojnë për këtë çështje;
(q) Pushtetin për administrimin e pronës publike, shtetërore dhe shoqërore, në pajtim me legjislacionin përkatës të UNMIK-ut që është në fuqi, në bashkëpunim me Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes;
(r) Rregullimin e ndërmarrjeve publike dhe shoqërore pasi të jetë konsultuar me Këshillin Ekonomik dhe Fiskal dhe me Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes;
(s) Kontrollin administrativ dhe kompetencat mbi hekurudhat, administrimin e frekuencave dhe funksioneve të aviacionit civil. Disa funksione adminsitrative të caktuara zbatohen nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes dhe organet e pavarura rregullatore përkatëse;
(t) Kontrollin dhe autoritetin mbi Drejtorinë për Çështje Pronësore Banesore, duke përfshirë edhe Komisionin për Zgjidhjen e Kërkesave;
(u) Përcaktimin e juridiksionit dhe kompetencës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pronësisë tregtare;
(v) Ruajtjen e kufijve ekzistues të komunave;
(w) Përgjegjësinë të sigurojë që sistemi i administratës komunale lokale të funksionojë në mënyrë efektive, bazuar në parimet e njohura dhe të pranuara në arenën ndërkombëtare; (x) Emërimin e anëtarëve të Këshillit Ekonomik dhe Fiskal, Bordit Drejtues të Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës, drejtuesit ekzekutivë të Shërbimit Doganor dhe të Inspektoratit të Taksave, si dhe Revizorin e Përgjithshëm, duke mbledhur dhe drejtuar Këshillin Ekonomik dhe Fiskal;
(y) Emërimin e ekspertëve ndërkombëtarë në bordet administrative ose në komisionet e transmetuesit publik, organin rregullator të pavarur të mediave dhe institucioneve të tjera që merren me rregullimin e medias publike, me kusht që numri i kandidaturave të tilla nga PSSP-ja të mos përbëjë shumicën e asnjë bordi administrues apo komisioni;
(z) Kontrollin dhe pushtetin mbi regjistrin civil, i cili mirëmbahet në bashkëpunim me Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes;

8.2 PSSP-ja koordinon së bashku me Praninë Ndërkombëtare të Sigurimit, në:

(a) Kryerjen e detyrave për mbikëqyrjen kufitare;
(b) Rregullimin e armëmbajtjes;
(c) Përforcimin e sigurisë dhe rendit publik dhe,
(d) Ushtrimin e funksioneve që i përkasin fushës së mbrotjes, emergjencës civile dhe përgatitjes për sigurim.

Kreu 9

Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes

Pjesa 1: Kuvendi 9.1.1

Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës i vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës. Përbërja e Kuvendit
9.1.2 Kuvendi përbëhet nga 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë. Zgjedhja e Kuvendit
9.1.3 Për zgjedhjet për Kuvend, Kosova konsiderohet një zonë e vetme elektorale shumë-anëtarëshe.
(a) Njëqind (100) prej 120 vendeve të Kuvendit shpërndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur në proporcion me numrin e votave të vlefshme që ata kanë fituar në zgjedhjet për Kuvend.
(b) Njëzet (20) prej 120 vendeve rezervohen për përfaqësim plotësuese të komuniteteve jo-shqiptare të Kosovës si vijon: (a) Dhjetë (10) vende iu ndahen partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur që kanë deklaruar vetë se përfaqsojnë komunitetin serb të Kosovës. Këto vende iu shpërndahen partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të tillë të pavarur në proporcion me numrin e votave të vlefshme që ata kanë marrë në zgjedhjet për Kuvend dhe,
(ii). Dhjetë (10), vende iu ndahen komuniteteve të tjera si vijon: Romë, Hashkali dhe komuniteteve egjiptian katër (4), komuniteti boshnjak tre (3), komuniteti turk dy (2) dhe komuniteti goran një (1). Vendet për secilin komunitet iu ndahen partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të tillë të pavarur në proporcion me numrin e votave të vlefshme që ata kanë marrë në zgjedhjet për Kuvend. (c) Çdo person që ka mbushur moshën 18-vjeçare ditën e zgjedhjeve dhe përmbush kriteret e tjera të zotësisë juridike për të votuar, siç janë zbatuar në zgjedhjet komunale të mbajtura në Kosovë më 28 tetor të vitit 2000, ka të drejtën e votës.
(d) Radhitja e kandidatëve në listat e partive, koalicioneve, nismave qytetare të paraqitura për qëllim të zgjedhjeve për Kuvendin konsiderohet e pandryshueshme.
(e) Kërkesat gjeografike dhe gjinore për sa i përket listave të kandidatëve të paraqitura nga partitë, koalicionet dhe nismat qytetare për zgjedhjet për Kuvend mund të përcaktohen nga PSSP-ja me rekomandim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-së).

Mandati dhe Kushtet për Zgjedhjen e Deputetëve Kohëzgjatja e mandatit:

9.1.2 Legjislatura e Kuvendit është tre vjet, duke filluar nga dita e seancës së hapjes, e cila mbahet brenda tridhjetë ditësh pas vërtetimit të rezultatit të zgjedhjeve.
9.1.3 Pa paragjykuar kompetencat e PSSP-së, të paktën dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit mund të kërkojnë nga PSSP-ja të shpërndajë Kuvendin. Kryetari i Kosovës i paraqet një kërkesë të tillë PSSP-së. Kushtet për Zgjedhjen e Kandidatit: 9.1.6 Personi i cili plotëson kushtet për të qenë votues, plotëson kushtet për të qenë kandidat në zgjedhjet e Kuvendit nëqoftëse ai ose ajo nuk është:
(a) Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i Nën-komisionit të Ankesave dhe Apelimeve për Zgjedhjet, i Komisionit të Kuvendit për Zgjedhjet, ose i Komisionit të Qendrës së Votimit;
(b) Anëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës ose i Shërbimit Policor të Kosovës;
(c) Gjykatës ose prokuror
(d) Duke vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë ose i akuzuar nga Gjykata por nuk ka zbatuar urdhërin për t'u paraqitur para Gjykatës;
(e) I privuar nga zotësia juridike me vendim përfundimtar të gjykatës.

Kryesia e Kuvendit

9.1.7 Kuvendi ka një Kryesi që përbëhet nga shtatë deputetë të Kuvendit, të cilët zgjidhen si vijon:
(a) Dy anëtarë emërohen nga partia apo koalicioni që ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet për Kuvend;
(b) Dy anëtarë emërohen nga partia ose koalicioni që ka marrë numrin e dytë më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvend; (c) Një anëtar emërohet nga partia ose koalicioni që ka marrë numrin e tretë më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvend; (d) Një anëtar emërohet nga deputetët e Kuvendit që i përkasin atyre partive që janë deklaruar si përfaqësues të Komunitetit serb të Kosovës;
(e) Një anëtar emërohet nga deputetët e Kuvendit që i përkasin atyre partive të cilat janë deklaruar si përfaqësues të komunitetit jo-shqiptar dhe jo-serb të Kosovës. Mënyra për emërimin e këtij anëtari përcaktohet nga deputetët e Kuvendit që i përkasin këtyre komuniteteve.
9.1.7 Kuvendi i miraton këto emërime me anë të një vote formale.

Kryetari i Kuvendit

9.1.9 Kretari i Kuvendit është ai anëtar i Kryesisë, partia ose koalicioni i të cilit ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvend.

Komisionet e Kuvendit

9.1.10 Kuvendi ka komisione kryesore dhe funksionale për të shqyrtuar projektligjet dhe për të bërë rekomandime sipas nevojës. Komisionet kryesore:

Komisioni i Buxhetit:

9.1.9 Komisioni i Buxhetit përbëhet nga 12 anëtarë të shpërndarë në mënyrë proporcionale nëpër partitë dhe koalicionet e përfaqësuara në Kuvend. Ai ka kompetenca të përgjithshme mbi çështjet buxhetore dhe financiare. Ai gjithashtu është përgjegjës për të siguruar se të gjitha projektligjet që kanë ndërlikime buxhetore shoqërohen nga një deklaratë financiare.

Komisioni mbi të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve:

9.1.10 Komisioni mbi të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve përbëhet nga dy deputetë nga secili komunitet i Kosovës i përfaqësuar në Kuvend. Komunitetet e përfaqësuara nga vetëm një deputet në Kuvend përfaqësohen në komision nga ky deputet.
9.1.11 Me kërkesën e secilit anëtar të Kryesisë, çdo projektligj mund të paraqitet para Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. Komisioni, me shumicë vote të anëtarëve të tij vendos nëse do të bëjë rekomandime përsa i përket projektligjit brenda fatit të caktuar me poshtë.
9.1.12. Në qoftë se Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve vendos të ndërmarrë një veprim të tillë, brenda një periudhe prej dy javësh pas marrjes së projektligjit, bën rekomandime lidhur me projektligjin me qëllim që të sigurojë që të drejtat dhe interesat e komunitetit janë trajtuar si duhet dhe t’i paraqesë këto projektligje tek komisioni funksional përkatës i Kuvendit sipas nevojës.
9.1.13 Me iniciativën e tij, komisioni mund të propozojë ligje dhe masa të tjera të tilla në fushën e përgjegjësive të Kuvendit, siç e sheh të përshtatshme për të trajtuar shqetësimet e komuniteteve.
9.1.14 Çdo anëtar i komisionit ka të drejtën t'i bashkangjes një mendim me shkrim çdo ligji të propozuar ose të marrë parasysh nga Komisioni.
9.1.15 Kryesia e Kuvendit, komisionet kryesore ose funksionale ose një grup i përbërë nga dhjetë ose më shumë deputetë të Kuvendit mund t’ia drejtojnë Komisionit një çështje për këshillim.

Komisionet Funksionale:

9.l.16 Kuvendi mund të themelojë komisione të tilla funksionale nëse e sheh të nevojshem dhe të përshtatshme për ushtrimin e përgjegjësive të tij.
9.1.17 Kuvendi vendosë mbi numrin e anëtarëve të çdo komisioni funksional. Anëtarësia në komisionet funksionale reflekton shumëllojshmërinë e deputetëve në Kuvend.
9.l.18 Nëse një parti politike ose koalicion i përfaqësuar në Kuvend nuk ka asnjë vend në komisionet funksionale, ajo ka të drejtë të dërgojë një deputet të Kuvendit në të gjitha mbledhjet e atij komisioni funksional në cilësinë e vëzhguesit. 9.l.19 Kryesitë e komisioneve krysore dhe funksionale shpërndahen në mënyrë përpjestimore midis pasrtive dhe koalicioneve të përfaqësuara në Kuvend.
9.1.20 Komisionet kanë dy zëvendës-kryetarë nga parti apo koalicone të ndryshme nga ai i kryetarit. Të paktën një zëvendës-kryetar është nga një komunitet i ndryshëm nga ai i Kryetarit.

Të Drejtat, Imuniteti dhe Shpërblimi

9.1.23. Çdo deputet i Kuvendit ka të drejta të barabarta dhe detyrime për pjesmarrje të plotë në punimet e Kuvendit. Kjo përfshin, por nuk kufizohet me të drejtën, për të propozuar projektligje, rekomandime dhe rezoluta, për të votuar mbi të gjitha vendimet e propozuara nga Kuvendi dhe të marrë pjesë mbi baza të barabarta me deputetët e tjerë në të gjitha debatet e Kuvendit.
9.1.24 Të gjithë deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga të gjitha ndjekjet penale dhe civile që kanë të bëjnë me mendimet e shprehura ose veprimet e tjera të kryera në cilësinë e tyre si deputet të Kuvendit. Ky imunitet nuk mbulon veprime të cilat haptazi inkurajojnë dhunën ndërmjet komuniteteve.
9.1.25 Të gjithë deputetët e Kuvendit paguhen për pjesëmarrjen e tyre në punimet e kuvendit dhe në komisionet e tij. Përgjegjësitë e Kuvendit
9.l.26 Kuvendi ka përgjegjësitë e mëposhtme:
(a) Miraton ligjet dhe rezolutat në fushat e përgjegjësisë së Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes, siç është parashtruar në Kreun 5;
(b) Zgjedh Kryesinë e kuvendit;
(c) Zgjedh Kryetarin të kosovës;
(d) Miraton ose refuzon kandidatin për Kryeministër, së bashku me listën e Ministrave të Qeverisë së propozuar nga kandidati për Kryeministër;
(e) Merr vendime për emërime të tjera ashtu siç përcaktohet këtu në këtë Kornizë Kushtetuese;
(f) Merr parasysh dhe miraton marrëveshje ndërkombëtare të propozuara brenda fushës së përgjegjësive të tij;
(g) Venkdos mbi mocionet e mosbesimit ndaj qeverisë.
(h) Udhëzon Qeverinë për përgatitjen e projektligjeve;
(i) Miraton Rregulloren e procedurës së Kuvendit dhe komisioneve të tij; dhe
(j) Përgjegjësi të tjera të parashikuara këtu ose në instrumenta të tjerë ligjor.
9.1.27 Ligjet, pasi shpallen, janë akte legjislative të detyrueshme të një natyre të përgjithshme. Rezolutat janë deklarata jo-detyruese.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë