links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
 Portrete
 Portrete të vjetra

Frangu i Bardhë
  Gjon Buzuku
  Pjetër Bogdani

 Portretet janë marrë nga   
 Aktualizuar më: 31 maj 2004 
Portrete

Artikuj tjerë:
>> Hasan Prishtina: Luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im

Hasan Prishtina: Luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im

Prishtinë, 20 tetor 2003 (KeL) - Nje nga personalitetet dhe figurat me te shquara te Levizjes sone Kombetare ka qene Hasan bej Prishtina. Mbiemri i vertet i Hasan Prishtines ka qene Berisha. Me transferimin e gjyshit te tij Haxhi Ali Berisha nga Polanca (Drenice) ne Vushtri, mbiemri ndryshoi nga Berisha ne Polanca. Por mbas zgjedhjes se Hasan beut deputet ne Kuvendin Popullor Turk, mbiemri u kthye nga Polanca ne Prishtina pra, dhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Me shovinizmin qe po perdornin xhonturqit kundra shqiptarve dhe Shqipnis, u ndes nje urretje e deputeteve shqiptar, antare te Kuvendit Popullor turk, te cilet nderrmoren nje takim te fshehte per fillimin e Kryengritjes (1909-1912) ne Shqipni. Esat pash Toptani morri përsipër krahinën e Shqipnis së mesme dhe krahinën e Mirditës. Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrën përsipër krahinën e Toskëris. Ismail bej Qemali u nis për në Europë për të mbledhur të holla dhe armë për kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë bashkë me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do të kurorzonte më 28-11-1912 shpalljen e pavarsis të Shqipnis së zvogëluar.

Hasan Prishtina ka qënë drejtor i së përditshmes ''ZUKRE''(Afërdita) që ka dalë më 1911. Per arsyje të gjëndjes së jashtëzakonshme brenda dy vjeteve gazeta e ndërroi emrin rreth 20 herë, ku dolën 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ''Pessembe Mebusu Hasan''(deputeti se enjtes). Në vitin 1914, kur vjen për të drejtuar Shqipnin princi Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet minister i punëve botërore i qeveris së Durrësit. Më 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhe Kadriu), Bajram Curri dhe shumë të tjerë formojne Komiteti ''Mbrojtja Kombëtare e Kosovës'' me përfaqësuesit e tyre në Romë dhe në shtetin mëmë Shqipni. Hasan Prishtina më 7-12-1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më 10-12-1921 ai jep dorëheqjen mbas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi. Me vendosjen e marrëdhënieve midis Shqipnis dhe mbretëris Serbo-Kroate-Sllovene më 1922. Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi te drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhe Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova, dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretëris Jugosllave z.Ninçiç me 1922.

Në janar te vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovar edhe brenda territorit të shtetit mëmë shqiptar. Në fund të muajit shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritën kundra rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptar të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi. Më 26-9-1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë, Përfaqesuesit e Kosoves Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundërrshtuan për genocidin që ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Mbas rrëzimit të qeveris së Nolit më dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmën e serbëve. Hasan Prishtina largohet përgjithmon nga toka e mëmëdheut, për t'u vrarë më 13-8-1933 në Selanik nga dorësi i Ahmet Zogut. Deri në vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilësuar tradhëtar i kombit shqiptar. Kështu mbreti Zog e vrau, atëhere qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhes, e rivrau, sepse pseudohistorianët shqiptar shfrytëzuan deri më 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse, për të bërë historinë e Shqipnis dhe vlerësimet e disa figurave të ndritura politike shqiptare. Shumë dekada, pas vrasjes së Hasan Prishtinës, eshtrat u sollën nga Selaniku për tu rivarosur në një copë tokë në Kukës, pranë kufirit me Kosovën.

Hasan Prishtina ka qënë shumë i pasur, por pasurin ai e shkriu për çështjen kombëtare shqiptare. Ai pat mbledhur të holla për të çuar në shkollën ''Normale të Elbasanit'' djemtë shqiptarë nga Kosova. Pasuri e patundëshme që i ka ngelur ende dhe që njihet botërisht, është një ndërtes shumë e madhe që ndodhet në qëndër të Selanikut, anës detit në rrugën Vasilis Ollga (dikur zonë e privilegjuar). Ndertesa është trekatëshe dhe rrethohet prej një oborri gjigant me siperfaqe rreth 1500 m katror, vlera e saj në tregun e shitjeve të banesave me truall arrin në shumë miljon dollar amerikan. Thuhet se mjaft vite më parë pronën e kërkoi e mbesa e Hasan Prishtinës, por që shteti grek nuk ia dha. Sot shtëpia është pronë shtetërore dhe funksionon si shkollë dhe Instuticion bamirës për personat shurdh-memec dhe të verbër. Kjo ndërtes për shqiptarët ka një vlerë historike. Vendosja në murin e saj të jashtëm e një pllakate memoriale është gjëja më elementare për indentitetin e ndërtesës dhe kujtimin e këtij personaliteti. Është e drejt dhe detyrë që përfaqesuesit e Kosovës të kërkojnë që kjo pronë e njeriut që nuk e ndali luften për bashkimin e trojeve shqiptare të njihet dhe të zotërohet. Hasan Prishtina pranoi ma mirë me vdekë nëpër malet e, Kosovës, se sa kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll. Dhe fitimi i së drejtës do të ishte një shpërblim i merituar, një peng nderimi për këtë burrë të shquar shteti.

Shkrimi i më poshtëm është marrë nga gazeta greke ''Maqedonia e Re''e dates 14-8-1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, në Selanik ku është shënuar që është pronar i ndërtesës së sotme ''Shkolla e të Verbërve''. Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës:

Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun, politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi me Vogaxhiku, përpara bakallhane ''IVI''. Shqiptari Ibrahim Çelo, 28 vjec, i papun, qëlloi 5 herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën. Vrasja u krye në orën 2 mbas dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën, Çimisqi, u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë, dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjalos me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugëps Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane ''IVI'' dhe në largesi dy hapa nga kinkaleria e invalitit J. Janopullo, njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm, revolverin e markes ''SMITH'' dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe ti zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtenë vdekje prurrëse, për të qënë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që ti ikë rrezikut, prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku.

Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregëtores ''Beharnae'' së cilës i dëmtoi tendën, por rimori vehten, për tu turrur, drejt rrugës ''Paleon Patron'' ku u rrethua nga turma, që e ndiqte me synime të errëta. Vrasësi hyri në banesën e mjekut z. Dukidhis, ku dhe ju dorzua rojes së policisë. Por nuk mundi t'i ikë egërrsimit të turmës, kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese,pa ditur indetitetin e tij, dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërrsis që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vije skuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur: -Shqyjeni, shqyjeni, vrasësin. Ndërrsa polici më kot përpiqej të shpëtoj antentatorin, turmat u turrën ndaj tij dhe nisën ta grushtojnë, duke i shkaktuar mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Do ta kishin çarë përgjysëm vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte, në një tjetër shtëpi, në rrugën ''Paleon Patron'' ku u strehua nga i zoti i shtëpis, që nxitoi tu mbyllte derën e jashtëme turmave të zemruara. Mbas pak mbërriti sekretari i policise nëntogeri z. Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motorçiklet në Seksionin e 3 te policise.

Hasan Prishtina, i mposhtur nga plaget, u dergua nderkohe ne Spitalin Popullor, ku trupit te tij iu be autopsia. Ne oren 2.50 minuta pas dite, oficeri Sotiriu, nisi hetimet me perkthyes, pyeti vrasesin nese e njeh gjuhen greke, ai u pergjigj se njeh gjuhen shqipe, frenge dhe gjuhen turke. Vrasesi nenvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Nderkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut te tij ishte komit dhe bashkepunonte me komitet bullgaromaqedonas me qellim qe te vrisnin mbretin e Shqipnis Ahmet Zogun. Planet thote antetatori, mi tregoi Hasan Prishtina perpara pesembedhjet diteve, kur po vinim prej Vjeni (Austri) dhe me bente presion qe te behesha une kryetar i bandes komite dhe te shkoja ne Tirane, ku te vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasesi, me premtoi shperblim mujor dhe nje shperblim dhurate mbas aktit te vrasjes, por une i kundershtova keto propozime te tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk deshiroja te behem vegel e Hasan Prishtines, te cilin ne Shqipni e quajne tradhtar.

Ibrahim Çelo jetonte në Nikea të Francës dhe ishte tregëtar frutash, ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish shpërngulur në Nikea për hir të shlodhjes dhe kishin lidhur marrdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre, Hasan Prishtina i kish treguar për rininë, vërshtirsit që kishte kaluar pas largimit nga Shqipnia, në Turqi dhe Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetër dhe bashkëluftëtar kundra xhonturqve, morri pjesë, në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë