links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
 Portrete
 Portrete të vjetra

Frangu i Bardhë
  Gjon Buzuku
  Pjetër Bogdani

 Portretet janë marrë nga   
 Aktualizuar më: 31 maj 2004 
Portrete

Andon Zako - Çajupi (1866-?)

Çajupi u lind në katundin Shepër të Zagorisë më 1866, motin kur gjuha dhe letërsia shqipe do të manifesoheshin me bujë, përmes veprave që botuan në të njejtën kohë De Rada, Dora d'Istria e Kristoforidhi. Emri i vërtetë i poetit ishte Andon Çako. Ai e ndërroi më vonë emrin e e bëri Zako dhe pastaj mori pseudonimin Çajupi, sipas një mali të Zagorisë.

Andoni ishte bir i një tregëtari të pasur duhanesh, Harito Çakos, që punonte në Greqi e sidomos në Misir, ku pat marrë pjesë në krye të herës në Lëvizjen Patriotike të shqiptarëve të atjeshëm. Mësimet e para, Andoni i mori në shkollat greke të Sheperit e të Nivanit të Zagorisë. Më 1882, i ati e mori me vehte në Misir ku e futi në një kolegj francez, të cilin poeti e mbaroj më 1887. Pushimet shkollore, djali i kalonte në fshat, në Shqipëri. Po më 1887, ai erdhi për herë të fundit në atdhe. Këtë mot ai shkoi për të ndjekur studimet e larta në Gjenevë të Zvicrës, ku mbaroi fakultetin e drejtësisë e mori titullin e doktorit më 1893. Tre vjet më parë, poeti qe martuar në Gjenevë me një vendase, të cilës i dimë vetëm emrin, Evgjeni. Gruaja i vdiq në krye të motit, në të lindur, e e la me një djalë, Stefanin. Çajupi s'e harroj më vonë Evgjeninë. Ai e kujtoj atë me dhëmbje të madhe në ,,Vajet'', e famshme që shkroi me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes së saj. Kur Çajupi u kthye në Misir, Lëvizja Patriotike e shqiptarëve të atjeshëm po merrte një hap të ri.

Më 1902, Çajupi botoj veprën e tij të parë dhe më të rëndësishme ,,Baba Tomorri'', përmbledhje poetike. Po libri nuk u shpëtoi edhe kritikave pa vend, të cilat morën shkak të ndonjë vjershe të tij liçensioze. Poeti premtoi atëherë se, për së afërmi, do të botonte edhe një tjetër vëllim me vjersha, të titulluar ,,Dhjata e Re'', ku ai do të luftonte pa mëshirë ,,njerëst e liq dhe tradhëtarët'', sikundër i shkruan një miku të tij më 1903. Këtë luftë ai do të bënte ,,për të mirën e Shqipërisë''. Për fat të keq vëllimi i dytë i vjershave origjinale të Çajupit nuk u botua dhe as që dihet se ç'u bë me to.

Më 1919, poetit i kish ngjarë një fatkeqësi e rëndë familjare, i kishte vdekur djali i tij i vetëm, Stefani. Menjëherë pas të birit i vdes edhe e ëma, për të cilën Çajupi kishte një dashuri shumë të madhe. Që atëherë, megjithëse nuk e braktisi Lëvizjen Kombëtare, megjithëse botoj edhe ndonjë vepër të re si përshtatjen e përrallave të La Fontenit, Çajupi u trondit së tepërmei nga shëndeti.
Ç ajupi vdiq në Heliopolis, në një lagje të Kairos, më 11. 07. 1930, larg atdheut të cilin kishte më shumë se dyzet vjet që nuk e kishte parë e për të cilin ishte aq shumë i dëshiruar. Me rastin e vdekjes së Çajupit, shtypi i Zogut botoi vetëm një lajm prej tre reshtash. Por vdekja e poetit bëri bujë, veçanërisht në rininë përparimtare të kohës.

Motivi i dashurisë
Një pjesë e madhe e vjershave të Çajupit i përket dashurisë. Në mes të vjershave erotike të Çajupit janë edhe katër ,,Vajet'' e tij për të shoqen, Evgjeninë, vjersha shumë e njohur ,,Kopshti i dashurisë'', një vjershë e gjatë me subjekt biblik, ,,Zolejka'', etj. Për Çajupin dashuri është principi i jetës njerëzore. Ai asaj i beson edhe më shumë se Perëndisë. Vjershëtorin e duan të gjithë e ai mbetet i pavdekur se këndoi dashurinë. Dashuria që poeti pat për të shoqen zvicerane qe shumë e madhe. Ai e kujtoi me një dhembje të thellë, edhe pas dhjetë vjetëve të vdekjes. S'e kujtoi vetëm si burrë, por edhe si baba i dhembshëm:

Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë,
ktheu të gëzonesh kur të shoç të birë:
e ke lënë foshnje, tani u bë burrë
s'arrite t'a rritje, s'të ka parë kurrë.
Për ty shumë herë çoç do të më thotë,
po s'mund t'i përgjigjem, se më mbytin lotë…
Me se rrojnë foshnja? Ç'i rritë çilimitë?
Dashuri e nënës dhe përkëdhelitë.

Poeti e dashuroj aq shumë atë grua, ai e ndjen aq fort dëshprimin e humbjes së saj, sa që arriti të mendojë për një çast se jeta është e kotë, se për të s'ka më asnjë shpresë.

Çajupi veçanërisht me forcë godet zakonin e martesave të fëmijëve pa i pyetur, martesat e djemve të vegjël me vajza të rritura, të cilat mund t'i bëjnë të gjitha punët në shtëpinë e burrit. Te komedia ,,Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr'', Çajupi i vuri në lojë fort bukur këto zakone. Një nga plagët e shoqërisë shqiptare të kohës së Çajupit ishte edhe kurbeti. Për këtë, Çajupi ia kushtoj bukur vjershën ,,Kurbeti''.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë