links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
 Portrete
 Portrete të vjetra

Frangu i Bardhë
  Gjon Buzuku
  Pjetër Bogdani

 Portretet janë marrë nga   
 Aktualizuar më: 31 maj 2004 
Portrete

Ismail Qemali (1844-1919)

Prishtinë, Qershor 1999 (KeL) - Ismail Qemali ka qenë udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryeministër i parë i Shqipërisë së pavarur. Lindi në Vlorë më 1844 në një familje çifligare. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos në Stamboll, ku mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Pati funksione të rëndësishme administrative në Perandorinë Osmane dhe u shqua si personalitet me pikëpamje liberale. Kërkesat e I. Qemalit për reforma demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me inernim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Për t' u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku mbajti lidhje dhe bashkëpunoi me rrethtet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai me personalitete të ndryshme polite për të mbrojtur çështjen shqiptare. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. U caktua kryetar i qeverisë së përkohshme. Qeveria e kryesuar nga I. Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të organizimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare, që i hapën rrugën e zhvillimit të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të vendit. I. Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Vitet e fundit të jetës së tij në mërgim I. Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare. Vdiq në Itali më 1919.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë