links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
 Portrete
 Portrete të vjetra

Frangu i Bardhë
  Gjon Buzuku
  Pjetër Bogdani

 Portretet janë marrë nga   
 Aktualizuar më: 31 maj 2004 
Portrete

Pasthënia e "Mesharit" të Gjon Buzukut (1555)

Prishtinë, 10 gusht 2001 (KeL) - U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom (2) shumë herë se gluha jonëh nukë kish gjaa të endigluom (3) ensëh shkruomit shenjtë (4), ensëh dashunit (5) sëh botësë sanëh (6), desha me u fëdigunëh (7) për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh (8) saa hi naltë e hi mujtunë (9) e hi përmishëriershim (10) anshtë Zotynë atyneh qi tah duonë em gjithëh zemërë. U lus enbas sodi maa shpesh të vinih em kishëh, përseh ju kini meh gjegjunë (11) ordhëninë e Tinëzot. E atëh nëh enbaroshi (12), Zotynëh tëh ketëh mishërier enbii juu, e atah qi u munduonëh dierie tash maa mos u mondonjënëh.E ju t'ini tëh zgjiedhunitë e Tinëh Zot, e përherë Zotynë kaa meh klenëh me juu: ju tueh endiekunë tëh dërejtënë e tueh lanë tëh shtrenbënë; e këta (13) ju tueh baam,Zotynë ka me shtuom endër juu,se tëh korëtë tajh (14) tëh englatetëh (15) dierie ensëh vjelash, e të vjelëtë dierie ensë enbiellash.

E u' maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit. E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(16), u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjëh(17) endë e mirë. Përseh nukë çuditëm seh në paça fëjyem,këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë (18), se fajh të mos banjinë; përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për muoh.

Shënim:
" Pasthënia ..." është nxjerrë nga fotokopja e origjinalit,që ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë. Origjinali gjindet në bibliotekën e Vatikanit, Romë, me këtë shënim katalogu : R.G. Liturgia III,194. Kjo pasthënie është i vetmi dokument (deri me tani) që na mëson se kush qe autori i librit dhe kur u përkthye e u botue ky libër.

Sqarime :
( 1) Bdek, Benedekt.
( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellë në mend.
( 3) Të endigloum, që kupton.
( 4) Ensëh shkruomit shenjtë, prej shkrimit të shenjtë, prej librave fetarë,
( 5) Ensë dashunit, prej dashurisë.
( 6) Botësë sanëh, gjindjes, popullit tonë.
( 7) Me u fëdigunëh, me u mundue, lodhë.
( 8) Tëh mundëh mernëh, të mund të marrin me mend,të marrin vesh.
( 9) Hi mujtunë, i fuqishëm.
(10) Hi përmishëriershim, fort i mëshirueshëm.
(11) Meh gjegjunë, me gëgjue.
(12) E atëh nëh enbaroshi, e taë punë në e bëfshi,e në veprofshi kështu.
(13) Këta, këtë,këtë gjë.
(14) Tajh, tuaj.
(15) Tëh englatetëh, të zgjatet.
(16) Fëjyem, gabuar.
(17) Tah trajtonjëh, ta ndreqë.Tueh klenëh etj.:kuptohet që kjo është e para vepër që përkthen Buzuku; mund të nënkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetër vepër të përkthyer para tij.
(18) Nukë mund e qëllonjinë etj., nuk mund t'ia qëllonin aq mirë punës sa të mos bënin gabim.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë