links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
 Portrete
 Portrete të vjetra

Frangu i Bardhë
  Gjon Buzuku
  Pjetër Bogdani

 Portretet janë marrë nga   
 Aktualizuar më: 31 maj 2004 
Portrete

YMER PRIZRENI (1820 - 1886)

Prishtinë, 10 qershor 2002 (KeL) - Veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare. Një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe krytar i qeverisë së përkohshme të formuar në periudhën e fundit të saj.

Pasi kreu studimet për teologji islamike, punoi në medresenë e Prizrenit ku u shqua qysh herët si përkrahës i shtresave të ulëta kundër padrejtësive të administratës osmane. Sapo filloi lufta ruso-turke (1877-1878 ), u ngrit së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë për të mbrojtur tërësinë terriotoriale të Shqipërisë dhe për të kërkuar të drejtat e saj kombëtare.

Më 1877 u zgjodh deputet në parlamentin e dytë turk. Po atë vit hyri dhe në Komitetin Qendror të Stambollit që u formua nën kryesinë e Abdyl Frashërit, me të cilin u lidh deri në fund.

Në pranverë të vitit 1878 kryesoi komisionin që organizoi në Prizren mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anëtar të Këshillit të Përgjithshëm në gjirin e të cilit u rreshtua krahas patriotëve të rrymës radikale. Në tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes, kurse në janar 1881 kryetar i qeverisë së përkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinë politike që çoi në vendosjen e administratës shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në qëndresën e armatosur të Lidhjes.

Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis për të mos rënë në dorë të autoriteteve osmane. U vendos në Ulqin dhe nuk punoi të kthehej, megjithëse sulltani i premtoi falje ofiqe të larta. Vdiq në vitin 1886 në Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë