links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


SI IU LANË TROJET SHQIPTARE SERBISË, GREQISË DHE MALIT TË ZI? (IX)

Prishtinë, 25 gusht 2003 (KeL - Qazim META) - Negociatat ndërmjet Turqisë, nga njëra anë dhe Serbisë e Malit të Ti nga ana tjetër, ishin negociata ndërmejet dy pushtuesve. (Nga aspekti “Fiat istita – persat mundus”) – Ky është skandal i mirëfilltë ndërkombëtar. Sa i përket pozitës ndërkombëtare të territorit, shqiptarët jetonin që nga antikiteti. Në nenin 2 të marrëveshjes për paqe që u përgatit ndërmjet Turqisë dhe vendeve ballkanike (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë e Greqisë) në Londër më 17 (30). 1913 shprehimisht thuhet: “Lartmadhëria e tij e mbretit osman ua jep lartmadhërive të aleatëve sovranë të gjitha viset e Perandorisë së vet në kontinentin e Evropës, duke filluar në perëndim të Enesit në detin Egje e deri te Midije në Detin e Zi ME PËRJASHTIM TË SHQIPËRISË”. Pra, në këtë marrëveshje theksohet se cilat janë territoret që i përfshin Shqipëria. Nga ana tjetër, Shqipëria kurrë nuk i ka njohur kufijtë që u caktuan me forcën ushtarake të aleancës ortodokse në vitin 1912. Në nenin 3 të Marrëveshjes së lartpërmendur theksohet se duhet të përcaktohen kufijtë e Shqipërisë dhe të rregullohen të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Siç dihet, kufijtë nuk u caktuan para vitit 1926 dhe ata kufij i garantuan: Gjermania, Austria, Franca, Anglia, Italia.

Megjithatë, pasi Jugosllavia u shpërbë, këta kufij u bënë të pavlefshëm. Në këtë mënyrë popullatën shqiptare që qe robëruar në vitin 1913 Bashkësia Evropiane duhet ta marrë në mbrojtje ndërkombëtare, fjala është për viset e shiqiptarëve në Kosovë, në viset shqiptare në Maqedoni, në Serbi e në Mal të Zi, ku duhet të organizohet plebishit dhe këtij akti t’i japë karakter ndërkombëtar. Në këtë mënyrë forcat e lartpërmendura duhet ta njohin gjendjen faktike në Kosovë. T’ia pranojnë pozitën shtetërore-juridike shqiptarëve në Maqedoni, ta pranojë statusin e popullit shtetformues, duke marrë parasysh rezultatet e referendumeve të mbajtura më 1991 e 1992. Në të mirë të kësaj flet edhe mashtrimi ndërkombëtar që bëri Serbia, e cila në vitin 1919 në Versajë kërkoi që nga e drejta për vetëvendosje, pra nga të drejtat elementare të njeriut të përjashtohen ata popuj dhe ata njerëz që u okupuan para 1 Janarit të vitit 1913. E me që, sipas pikpamjes serbomadhe, armëpushimi u arrit pas janarit të vitit 1913, edhe vetë okupimi mbi shqiptarët merr kuptim klasik; por ky është okupimi i territorit dhe i një populli për të cilin nuk është nënshkruar kurrëfarë konvente ndërkombëtare, apo i ndonjë marrëveshje. Pra sovranitetit i Vilajetit të Kosovës nuk është anuluar de fakto e de jure. Përkundrazi, ai sovranitet tani mund të bartet jo vetëm nga aspekti teorik.
Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë