links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime (II)


SHTETËSIA E KOSOVËS SI REALITET HISTORIK DHE POLITIK (IV)

Prishtinë, 13 gusht 2003 (KeL/Qazim META) - Shtet mund të quhet një vend që plotëson tri elemente themelore: të ketë territorin, ta ketë postulatin përkatës kombëtar-etnik, si dhe vetëqënien politiko-historike. Ai shtet duhet të zbatojë në mënyrë të qytetëruar vetilë elementare të shtetësisë, domethënë duhet të ketë parlamentin e zgjedhur nga populli dhe pushtetin ekzekutiv. Përmes organeve gjyqësore duhet të zbatojë pushtetin juridiko-policor, ndërsa veprimtarinë politiko-shoqërore duhet ta zhvillojë në tërë territorin e vet. Kosova, si një tërësi e veçantë istitucionalo-territoriale, është e njohur që në antikitet duke e përfshirë përafëriste territorin që atëhere quhej Dardani. Karakteristikë e veçantë është që në territorin e Kosovës jgatë Mesjetës depërton në mënyrë shumë të sksesshme një relikgjion i ri, domethënë krishërimi, si një lëvizje për centralizimin e jetës shpirtërore e shtetërore. Në këtë krejtim vendasit, me ndihmëne institucioneve shtetërore, ndërtuan një numur të madh të shenjtoreve fetare, në të cilat shkonin të gjithë nënshtetasit, pa dallim të origjinës etnike. Është e rëndësishme të theksohet se qendra të kësaj veprimtarie politiko-fetare bëhen Shkupi, Naisus dhe Ulpiana. Në të vërtetë, në luftën për pushtime, edhe Karli i anshuinave do të shpallej “mbret i Sicilisë dhe i Shqipërisë”. / A. Vasiliev, “Historia of the Bizantine Empire”, faqe 614/.
  Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur    
Konstandin Jerçek (në “Historia e Serbisë” e botuar në Beograd më 1910, (faqe 146) dëshmon se Kosova e okupua në shkeullin XII në mënyrë që pastaj të fillonte kolonizimi. Që territori i ish-Dardanisë ishte i banuar të shumtën nga popullata shqiptare, e provon vetë fakti që car Dushani më 1346 në Shkup, pas një varg fushatash pushtuese, u shpall perandor i “serbëve, grekërve dhe shqiptarëve” Shih: Spiridon Goqçviq Gornje Albanija”, Novi-Sad 1889, faqe 17 / Në këtë kuadër edhe Beteja e Kosovës e vitet 1389, sikur donte që ta shtynte historinë kundër të gjithë popujve të këtij territori. Por, që nga kjo kohë e nën ndikimin e ortodoksisë, për sllavët serbë, te cilët arritën në Kosovë në gjysmën e shekullit të 12-të, të gjitha ato që ndodhën më parë në ambientin e Kosovës bëhen për ta mit dhe legjendë. Edhe pas marrjes së Kosovës nga osmanët në vitin 1389, shumica e baonrëve të Kosovës janë edhe më tej të origjinës shqiptare. Familjet shqiptare i ruajnë edhe më tej mbiemrat e vet që dëshmojnë shënojnë kësisoj edhe për përkatësinë e tyre kombëtare. Serbia e okupoi Prizrenin më 1224, ndërsa Shkupin në 1285. Kjo tregon se SERbia në Kosovë ka sunduar 104 vjet.

Por, edhe para Betejës së Kosovës së vitit 1389 krahas emërtimit Arbëri, qysh nga shekulli i 11-të, fillon që të shfaqet edhe emërtimi shqiptar, që bëhet më vonë emër kombëtar universal (shih: “Oblast Brankoviqa”. Sarajevë, 1969). Shqiptarët më 2.3.1944 në Lëzhë animojnë për herë të parë në historinë e vet të gjatë orientimin e vet kombëtar dhe shtetëror. Në të vërtetë, nën udhëheqjen e Skënderbeut në këtë tubim u hodhën themelet e shtetësisë vetjake.
Fatkeqësia kosovare në nijimësi gjen fushë të lirë veprimi më 1844 më “Naçertanian”, kur filozofia shtetërore kristiane / ortodokse / serbe iu kthye luftës për pushtime në mënyrë që, të dilej në Adriatik, natyrisht nëoërmjet Kosovës. Pas vitit 1856, me Paqen e Parisit, u bë më se e qartë e Evropa do të shkonte në favor të programit gjithserb të “naçertanias”. Kosova, Sanxhaku dhe Toplica u bënë një nje gjah i preferuar për orekset serbe, të favorizuar me të gjitha mënyrat nga mbështetja politike reuse dhe gjermane. Në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 fillon pikërishte kalvari shqiptar, vetëm ngaqë një pjesë e këtij populli ishte i fesë myslimane.   e vjedhur nga KeL    

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë