links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


SI MASKOHEJ KOMPLOTI USHTARAK POLICOR NDAJ POPULLATËS SHQIPTARE NË KOSOVË? (XVIII)

Prishtinë, 01 tetor 2003 (KeL / Qazim META) - SHTETËSIA E KOSOVËS ka vazhdimësinë e vet dhe pas vitit 1945, nga se Parlamenti dhe pushteti ekzekutiv deri më 1989 kurrnjëherë nuk janë vënë në pikëpyetje. Në realitet diktatura, forcat policore dhe instuticionet shtetërore zyrtare të Kosovës prej vitit 1951 ishin sinonim i shtetësisë (shih: Arkivi shtetëror i Kosovës 1951). Mirëpo edhe pas ndërtimeve të mëdha në Jugosllavi, pas jetësimit të “reformës ekonomike të vitit 1965, pas Plenumit partiak të Brioneve më 1966, realiteti stetëror kosovar nis përsëri të shënojë afirimin e vet të plotë. Në këtë kontekst më 20.3.1967 Tito, Kardeli, Koça Popoviqi, Mialko Todoroviqi, Dobrivoje Radosavleviqi, Petar Stamboliqi, Dragutin Stamenkoviqi dhe Vlado Popoviqi në takimine vet qenë përcaktuar që të lëshonin në qarkullim politik dhe të partisë në pushtet “fenomenin e Republikës së Kosovës”. (Shih: Tito po flet për tendencat që ajo Krahinë (Kosova) një ditë të bëhet REPUBLIKË”) / Në cilën fazë janë këto tendenca? “Në dokument theksohet se flamuri shqiptar kurrë nuk ka qenë i ndaluar (Kardeli), dhe u bisedua edhe për keqtrajtimet dhe vrasjet nga ana e sigurimit shtetëror të ushtruara në Kosovë.

Lidhut me këtë vetë partia në pushtet ka nxjerrë konkluzione se Kosova duhej liruar nga shtërngimi policor e shtetëror i Serbisë. Dhe si rezultat i përcaktimit të këtillë në Kosovë pason shpallja e Ligjit kushtetues të Kosovës. Për nga karakteri dhe koncepti Kosova bëhej njësi shtetërore-juridike me orientim konstitutiv juridik i Ferderatës jugosllave. Këtë kushtetutë askush nuk ka të drejtë ta suprimonte pos Parlamentit të Kosovës, ngase nocioni i legalitetit dhe legjitimitetit me kohë ka mbizotëruar nocionin e dhunës dhe despotizmit. Pas shpalljes së Kushtetutës së vitit 1974, politika zyrtare e Serbisë më 1977 në fshehtësi ka përpiluar të ashtuquajturin “LIBRI I KALTËR”, me qëllime të qarta për të rrenuar Kushtetutën e Kosovës. Prej asaj kohe te gjithë faktorët janë përgatitur dhe vetëm pritej shkasi që me të gjitha forcat e Jugosllavisë, të politikës, policore me mjete ushtarakt-shtetërore të sulmohen shqiptarët dhe pavarësia e Kosovës, si pjesë konstitutive e Ferderatës. Kulminacioni i kësaj fushate që fillon qetë-qetë më 1979, e fare qartë del me konotacione të KOMPLOTIT prej vitit 1981, shkallëzohet fushata antishqiptare. Së pari, Kryesia, pastaj Parlamenti Jugosllav miratojnë dërgimin e grupeve kontrolluese jugosllave (lexo: serbe) në Kosovë, më 1986. Me këtë akt Kosova bëhet “pre” e policisë serbe.

Që të maskohej komploti ushtarak policor montohen veprime të ndryshme spekulative dhe kriminale, pe qëllim që të provonin “gjendjen e rrezikshme” të serbëve në Kosovë. Kulmi i këtyre veprimeve dhunuese u pa dhe tregoi fytyrën e vërtetë të vet më 23.3.1989, kur me vota policore “suprimohet” konstitutshmëria e Kosovës, ngjashëm me skenarin policor të Prizrenit të 10 korrikut 1945. Duke parë qëllimet e Serbisë, Parlamenti i Kosovës më 2 korrik 1990 miraton Rezolutën për VETËQENËSINË E KOSOVËS NË KUADËR TË JUGOSLLAVISË. Mirëpo, për shkak të terrorit dhe padrejtësive gjithnjë më të mëdha ndaj shqiptarëve, Kuvendi i Kosovës në mënyrë legjitime më 7 shtator 1990 Kosovën e shpall REPUBLIKË, prapë në kuadër të Ferderatës jugosllave. Duke parë se Jugosllavia po shpartallohej nga brenda, nga ata popuj që konsideroheshin shtetformues, e që sheshazi shkon kah snkëputja,dhe këtë shkëputje po e pranonte edhe opinioni ndërkombëtar, si vullnet të popullit, POPULLI shqiptar i Kosovës, që përbën 91 për qind, të banorëve të Kosovës, me Vendimin e Parlamentit të Kosovës, në shtator 1991, organizon REFERENDUMIN, në tëcilin dolën 97 për qind të votuesve në radhët e shqiptarëve, myslimanë, turqve, romëve, kurse simbolikisht ka pasur edhe serbë, të cilët VOTUAN PËR SHTETIN SOVRAN DHE TË PAVARUR TË KOSOVËS. Më këtë akt tërë botës iu bë e ditur se popujt e Kosovës janë të përcaktuar për demokraci, legalitet dhe legjitiitet. Nëpërmjet Referendumit është saktësuar se Kosova, me mjete demokratike, po bëhet SHTET bashkëkohor modern, për ç’ka garanton edhe KUSHTETUTA E SAJ dhe popujte e saj konstutuive. Me këtë shtetësia e Kosovës në vazhdimësi bëhet realitet që hyn në histori dhe në praktikën juridike e shtetërore.

Shtetësia e Kosovës nuk u fitua, por u krijua me luftën dhe punën shekullore, si garanci se në këtë pjesë të Ballkanit kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë luftë civile. Ndasitë dhe përçarjet ishin të imponuara nga jashtë, kurse paqja dhe drejtësia gjtihherë buronin nga përcaktimi i popullit, nga VETËQENËSIA DHE SOVRANITETI SHTETËROR KOSOVAR I popujve të saj. Kosova, - shtet i pavarur dhe neutral është orientim i pjesës dërrmuese të popullit të Kosovës, pa i harruar lidhjet kombëtare më Shqipërinë. Është e drejtë elementare e të gjithë popujve dhe njerëzve që lidhjet me shtetet etnike t’i ruajnë e t’i forcojnë në favor të çështjes kombëtare.Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë