links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime (I)


LASHTËSIA SHQIPTARE DHE SHTETËSIA E KOSOVËS SI REALITET HISOTIRK DHE POLITIK

06 gusht 2003 (KeL / Qazim META) - Është e vështirë të thuhet nëse kanë ndryshuar kobët nga 1897 deri 1992 për çështjen shqiptare.

Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë të cilët janë ndarë në shumë pjesë. Gjysma e tyre jetojnë në Republikën e Shqipërisë (rreth 3 million e 200 mijë) dhe rreth 3 milionë e 500 mijë jetojnë në trojet e tyre në ish-Jugosllavi. Prej tyre rreth 2 milion jetojnë në Kosovë; në pjesën jugore të Serbisë, në Preshevë, Vranje, Bujanovc dhe Medvegjë jetojnë rreth 100 mijë shqiptarë; rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në Maqedoni; rreth 70 mijë jetojnë në Mal të Zi; rreth 400 mijë jetojnë në Çamëri (Greqi). Pra, sot në Ballkan ka më shumë shqiptarë jashtë kufijve shtetërorë, se sa në Republikën e Shqipërisë. Ky material është ekskluzivisht nga KeL - Kosova e lirë

Së fundi, sot shqiptarët nuk janë të orientuar me asnjë farë militarizmi ose urrejtje, sepse tërë bota ka filluar të bëhet e ndërgjegjshme për pozitën dhe shtrirjen e tyre gjeografike të vërtetë. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë luftuar në Ballkan kundër asnjërit prej fqinjve të tyre, edhe pse shpesh dhe diku fqinjët i kanë pushtuar për një kohë të gjatë territoret e tyre. Por shqiptarët e dinë se territoret etnikë nuk mund të përvetësohen nga të tjerët dhe as nuk mund të bëhet tregti me to. Nëse shqiptarët përsëri janë para udhëkryqit të historisë, koha do ta dëshmojë. Ne i rekomandojmë atyre dhe jemi të sigurt se do të na dëgjojnë, se asnjëherë nuk do të janë të orientuar për urrejtjen, sepse...

SHQIPTARËT DHE LASHTËSIA E TYRE NËPËR SHEKUJ

Në studimet albanologjike, lidhur me prejardhjen e shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, kanë shkuar:
1. J. G. Von Hand, konsuli i Austrisë në Janinë, i cili GJUHËN SHQIPE e nxjerr si bijë të ilirishtes (Albaneische Studien).
2. Gustav Meyeri, gjatë studimeve të tij provoi për të vërtetuar tezën e Hahnit.
3. Edhe Hirti dhe Pederseni, gjuhën shqipe provojnë se zvret prej thrakishtes.
4. Henrik Bariq, gjuhën shqipe e nxjerr se një thrakishte të ilirizuar.
5. Norbert Jokli shkurante se shqipja është një gjuhë thrakoilire.
6. August Schleicher, shqipen e kalon në degën e gjuhëve indoevropiane (grupi pellazgjik).
7. August Friedrich Polli, shkruan se shqipja është gjuhë iliropellasgjike (para indo-evropiane).
8. Georg Stadtmueller, djepin e fisit shqiptar e gjen në mes të Greqisë dhe Dalmacisë, Naisus-it dhe Scupit.
9. Francesco Ribezzo, si eksperti më i shquar për studimet mesapojapige shqiptarët i nxjerr prej ilirëve të lashtë. Ribezzo shkruan: “Kur Shqipja dhe Ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të jetë të barbabarta edhe me shoqja-shoqen”. Prandaj shkencëtari i madh shënon se:
A Rinderton në të gjithë hapësirën sipërfaqen gjhësore të ilirishtes së hershme.
B Shtrin dhe thellon marrëdhëniet leksikore, fonetike e ndojnë ISOGLOSE që edhe nëse numri i mbeturinave gjuhësore është i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e folura ladhtësisht në tokën me iliricitet etnologjik e glosologjik të provuar”. (Francesco Ribezzo, L’orginiaria area etno-linguistica dell’albanese e la sporavvenza di una parolo peonica in Italia”; D’Albania” ano 1941 paq. 129).
Edhe ky mendim i Ribezzas argumenton tezën se shqiptarët kanë prejardhje ilire; “Në qoftë se përjashohet invadimi sllav në Mesjetën e lashtë e të re, nuk ka lajme për asnjë tejtër migracion që të ketë mundur të ndryshojë strukturën etnike e gjhësore të Shqipërisë dhe të cungojë kështu vazhdimin e evolucionit të shqipes prej ilirishtes.
10. Në bazë të të gjithë këtyre provave e mbështetet plotësisht pohimi i Pittadit se: “Shqiptarët duken të jenë shëripat me autentikë të ilirëve të vjetër".


Ky material është ekskluzivisht nga KeL - Kosova e lirë

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë