links
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i kanë dërguar një memorandum Kris Patenit Brukseli, memorandum për çamët

Eurodeputetët: Çamët në Greqi të trajtohen si pakica greke në Shqipëri

Prishtinë, 20 shkurt 2004 (KeL/Shekulli) - Çamët në Greqi duhet të gëzojnë po ato të drejta, që gëzon edhe pakica greke në Shqipëri - kjo është keshilla që një grup parlamentarësh europianë i kanë propozuar komisionerit të Bashkimit Europian, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Kris Patten. Eurodeputetët Marko Panela, Mauricio Turko, Marko Kapato, Xhanfranko del'Alba, Benedeto dela Vedova dhe Olivier Dypui theksojnë se vetëm kur pakica kombëtare çame në Greqi dhe ajo greke në Shqipëri do të gëzojnë të njëjtat të drejta, vetëm atëhere marrëdhëniet midis popujve grek dhe shqiptar, do të jenë vërtet të forta dhe të sinqerta.

E lënë në harresë për afro një gjysmë shekulli, pak nga pak çështja çame po fiton njohje ndërkombëtare. Gjatë këtyre 2 muajve të fundit ky problem është trajtuar edhe nga një organizëm me njohje dhe reputacion ndërkombëtar siç është Grupi Ndërkombëtar i Krizave. Por më së fundi për këtë çështje po tregon interes edhe Parlamenti Europian. I fundit në radhë mund të konsiderohet edhe memorandumi që 6 eurodeputetë të Parlamentit Europian i kanë dërguar komisionerit përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Kris Patten, i titulluar "Dhunim i të drejtave të pakicës çame në Greqi". Eurodeputetët Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Del'Alba dhe Dela Vedova theksojnë se në qershor të 1944-ës, 44 000 shqiptarë të besimit mosleman, u dëbuan me forcë nga tokat e tyre në Çamëri, me akuzën se kishin bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë. Ky dëbim shënon edhe epilogun e genocidit të kësaj popullsie, të cilës, për më shumë, iu konfiskua gjithë pasuria, duke përfshirë këtu trojet e shtëpive, tokat bujqësore, bagëtitë etj..

Edhe popullsia ortodokse çame që mbeti në Çamëri nuk gëzon dot të drejtat e njohura në vendet anëtare të Bashkimit Europian, në mënyrë të veçantë të drejtat e pakicave etnike dhe gjuhësore, siç është e drejta për të mësuar gjuhën shqipe në shkollat shqip, të cilat janë të ndaluara nga shteti grek - shkruhet në këtë memorandum. Vetëm në rast se dy pakicat kombëtare, në Greqi dhe Shqipëri, vihen në pozita të barabarta politikisht dhe juridikisht, vetëm atëhere ndërmjet dy popujve, shqiptar
dhe grek, do të ekzistojnë lidhje miqësie të sinqerta dhe të qëndrueshme, vënë në dukje parlamentarët europianë. Njëkohësisht eurodeputetët Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Dela Vedova dhe Del’Alba i bëjnë thirrje përfaqësuesit të Komisionit Europian që të ndërmerren veprime konkrete me qëllim që popullsia çame e besimit mosleman që është dëbuar nga Çamëria, të lejohet të kthehet në tokat e saj, të gëzojë të drejtat e rikthimit të pronës si dhe t'i njihet dhe të përfitojë dëmshpërblim për humbjet që ka pësuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Në fund eurodeputetët kërkojnë që edhe për çamët ortodoksë që kanë mbetur në Çamëri, Komisioni Europian të ndërhyjë që edhe atyre t’u njihet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentat zyrtare dhe që ky grup popullsie të gëzojë po ato të drejta që gëzon pakica greke në Shqipëri. Memorandumi i eurodeputetëve të sipërcituar vjen disa ditë pas një prononcimi të një eurodeputeti katalan, Mayol Ribeiro, i cili ngrinte çështjen e mohimit nga shteti grek, të pakicave kombëtare në Greqi. Njëkohësisht në një raport që pritet të publikohet në muajin mars nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, theksohet se politika e dëbimit të çamëve nga Greqia ka filluar të vihet në zbatim që në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, pra shumë përpara Luftës së Dytë Botërore. Në raport pohohet se dëbimi i parë i çamëve nga vatrat e tyre u bë gjatë shkëmbimit të popullsive ndërmjet Greqisë dhe Turqisë së Ataturkut në vitet 1920. Grekët e Bosforit u vendosën atëhere në veriperëndim të Greqisë në tokat e çamëve moslemanë, të cilët qeveria greke i dëboi drejt Turqisë. Por në ndryshim nga parlamentarët europianë, Grupi Ndërkombëtar i Krizave vëren se si shqiptarët e hershëm në Greqi, të njohur si arvanitas, ashtu edhe çamët ortodoksë, janë tashmë pothuajse të asimiluar në shoqërinë greke.

Viron Gjymshana, Bruksel
Shekulli, 16/02/2004

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë