links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
Dëshmorët e kombit

1. ABAZ ISUF THAÇI
2. ABEDIN HYSEN MURTEZI
3. ABEDIN UKË DERVISHAJ
4. ABEDIN UKË SUMAJ
5. ABUSH LIMAN LOKU
6. ADEM HAZIR DELIA
7. ADEM IDRIZ JASIQI
8. ADEM ZEQIR UKËHAXHAJ
9. ADNAN ADEM BERISHA
10. ADONIS HAXHI BECI
11. ADRIAN REXHEP KRASNIQI
12. AFRIM BISLIM SELMANAJ
13. AFRIM ISË BERISHA
14. AFRIM MEHMET KRASNIQI
15. AFRIM QAZIM MESHI
16. AFRIM SELIM GJURAJ
17. AFRIM XHAFER GASHI
18. AGIM ABAZ MAZREKAJ
19. AGIM ALI SELMANAJ
20. AGIM BARDH ZENELI
21. AGRON NIMAN MEHMETAJ
22. AGRON OSMAN RAMA
23. AGRON SADRI GJOCAJ
24. AGUSH ASLLAN GJOCAJ
25. AHMET BAJRAM KRASNIQI
26. AHMET DELI SHALA
27. AHMET FERID XHIKOLLI
28. AHMET IDRIZ PULATANI
29. AHMET ISMET BAQAJ
30. AJET CENË REXHAJ
31. ALBESIAN SALIH MATAJ
32. ALI DAUT IVAJA
33. AJET REXHEP RRAHMANI
34. ALI HAZIR KALIMASHI
35. ALI MIFTAR HASI
36. ALI SADIK FEJZULLAHU
37. ALTIN SADRI HASKAJ
38. ARBEN AVDYL UKSHINI
39. ARBEN BAJRAM AHMETAJ
40. ARBEN ISTREF KRASNIQI
41. ARBEN MEHMET MEHMETAJ
42. ARBEN SHAQË QERIMAJ
43. ARBEN SKËNDER JUSUFI
44. ARBEN TAHIR HAJDARAJ
45. ARBEN XHEMAJL JONUZAJ
46. ARDIAN XHEMAJL KELMENDI
47. ARIF BAJRAM MAHMUTDEMAJ
48. ARIF DEMUSH GJOCAJ
49. ARIF HALIL HYSENAJ
50. ARIF RAMË BERISHA
51. ARIF SHPEND DAUTAJ
52. ARMEND SEFEDIN QYMYRI
53. ARMEND TAFIL KUKLECI
54. ARSIM ARIF RAMA
55. ARSIM HAMDI PËRGJEGJAJ
56. ARSIM REXHEP REXHEPI
57. ARTAN AHMET MEHMETAJ
58. ARTAN NEZIR QORRAJ
59. ARTON ADEM LEKAJ
60. ARTON ISA HASANAJ
61. ARTON SHEH ZOGAJ
62. ASLLAN CANË DINAJ
63. ASLLAN DIN REXHEPAJ
64. ASLLAN SADIK BATUSHA
65. ASLLAN SALI NIKÇI
66. ASTRIT ISTREF BERISHA
67. ASTRIT XHAFER HADËRGJONAJ
68. ASTRIT XHAVIT BELEGU
69. AVDI SMAJL BËRDYNAJ
70. AVDI SMAJL KELMENDI
71. AVDULLAH XH. AVDULLAHU
72. AVDYL ALI JASIQI
73. AVDYL ALI OSDAUTAJ
74. AVDYL BRAHIM HASANAJ
75. AVDYL ISLAM DUÇI
76. AVNI ADEM PËRGJEGJAJ
77. AVNI BALI SINANAJ
78. AVNI OSMAN AVIDMETAJ
79. AZË ZEKË BRAHIMAJ
80. AZEM UKË MUSLIJAJ
81. AZIZ BAJRAM GASHI
82. BAHTJAR AVDYL MORINA
83. BAJRAM RRUSTEM GOGAJ
84. BAJRAM RRUSTEM LATAJ
85. BAJRAM UKË MUSLIJAJ
86. BAJRUSH RAMË MEHMETAJ
87. BASRI HAJZER BEQIRI
88. BASHKIM AVDI LEKU
89. BASHKIM MUSTAFË IDRIZI
90. BASHKIM QAZIM MESHI
91. BASHKIM RAMADAN JASIQI
92. BASHKIM XHAFER MEHMETAJ
93. BEDRI VELI SHALA
94. BEHXHET AJET SHABANI
95. BEJTË AZEM KAJDOMÇAJ
96. BEKË SEFER HADËRGJONAJ
97. BEKIM FAZLI BERISHA
98. BEKIM HALIL KELMENDI
99. BEKIM LUTFI THAÇI
100. BEKIM NEZIR TOVËRLANI
101. BEKIM SALIH ALIJAJ
102. BEKIM SEFER MAVRAJ
103. BEKIM SHEFQET MAZREKAJ
104. BEQË BINAK LOKAJ
105. BEQË SEFER GASHI
106. BEQIR HAXHI QUFAJ
107. BEQIR LOSH MEHMETAJ
108. BESIM ALI RAMA
109. BESIM BILALL UKËHAXHAJ
110. BESIM ISMAJL NUKA
111. BESIM MASAR BISTRAZHINI
112. BESIM SAQIP REXHEPI
113. BESNIK MUSË LAJÇI
114. BESNIK SALI JASIQI
115. BILALL IDRIZ MAZREKAJ
116. BISLIM MUHARREM ALIJAJ
117. BLERIM AHMET DERVISHAJ
118. BLERIM ALI AHMETI
119. BLERIM BAJRAM UKSHINI
120. BLERIM HALIL KELMENDI
121. BLERIM RAMË JONUZAJ
122. BLERIM SELMAN LOKAJ
123. BRAHIM SYLË NIKÇI
124. BRAHIM TAFË DEMALIJAJ
125. BRAHIM ZYMER MUSHKOLAJ
126. BUJAR BEQIR SHALA


Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit


AZË ZEKË BRAHIMAJ ( 01.01.1921 – 03.08.1998)

Luftërat e shqiptarëve për liri, sidomos në këta dy shekujt e fundit, qoftë nën sundimin shekullor osman, qoftë nën regjimin serbosllav, përkrah trimave dhe luftëtarëve për liri, nuk i munguan as trimëreshat dhe luftëtaret, që populli ynë nxori nga gjiri i vet, duke lënë famën pas vetes dhe njëherësh duke tmerruar edhe armikun me guximin dhe heroizmin e tyre.

Të kujtojnë Norën e Kelmendit, Tringë Smajlin e Kajë Selmanin, Bikë Alijen e Shotë Galicën, Xheve Lladrovcin, e shumë heroina të tjera që mahnitën kombin e për të cilat edhe u shkruan vjersha e tregime, poema e novela, drama e romane, e sidomos u përjetësuan në këngë dhe folklor të rapsodëve më të njohur shqiptarë.

Edhe lufta e fundit me serbin nxori në shesh një heroinë, një trimëreshë, e cila pos që flijoi veten për lirinë e Kosovës, la pas vetes djem dhe nipa, që në luftë me serbin për lirinë e Kosovës, ia rritën namin kudo ndër shqiptarë. E kjo është Azë Brahimaj, e lindur më 1921 në fshatin Grabanicë, komuna e Klinës, përkatësisht e martuar në fshatin Jabllanicë të Dushkajës, komuna e Gjakovës, me Shaban Arif Brahimajn. Nëne Azë, apo Lokemadhja e Dushkajës, siç e quajnë zakonisht, kishte gjashtë fëmijë: katër djem dhe dy vajza. Dy djemtë e mëdhenj, Arifi e Selmani, tash e dy dekada punojnë në Zvicër, ku edhe dhanë kontribut të çmuar në çështjen kombëtare, sidomos në mërgim, duke mbajtur lidhjet gjithnjë me njerëzit e tyre në Kosovë. Ndërsa, dy djemtë e vegjël, Nazmiu dhe Lahiu, ishin direkt në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, pjesëmarrës në shumë aksione guerile në Dushkajë dhe Rrafsh të Dukagjinit si dhe luftëtarë të vijës së parë të frontit në dhjetëra beteja të zhvilluara nga Dukagjini deri në Drenicë.

Nazmiu ishte zëvendëskomandant në ZOD, ndërsa Lahiu anëtar i SHP të UÇK-së. Duhet përmendur këtu edhe një të dhënë tjetër, se vajza e madhe e Azë dhe Shaban Brahimajt, Ruka, e martuar për Hilmi Haradinajn në Gllogjan, është nëna e heronjve të parë të lirisë së Kosovës, të cilët luftuan deri në frymën e fundit pikërisht që Kosovën ta shohin të çliruar nga regjimi shekullor serb, e këta janë Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, përkatësisht është nëna e dy trimave legjendarë që Lufta e Kosovës nxori nga gjiri i vet, trimave që luftuan derisa Kosova u çlirua nga barbarët shekullorë, e këta janë gjeneralët Ramush dhe Daut Haradinaj. Pra, Lokemadhja e Dushkajës është gjyshja e këtyre katër petritave që lindi dhe rriti Kosova përkatësisht Rrafshi i Dukagjinit.

Po cili është roli i Azë Brahimajt në UÇK-së, forcën që ngriti peshë dhe alarmoi opinionin botëror për gjenocidin që u ushtrua në Kosovë nga regjimi më i egër i Evropës në këta shekuj që lamë pas? Në radhët e UÇK-së u radhit qysh në vitin 1996. Që në fillim të celulave të para të UÇK-së në Dukagjin, nënës Azë iu desh të presë dhe strehojë bijtë më të shquar të Kosovës, qofshin ata që dhanë jetën për lirinë e saj, qofshin ata që luftës ia dolën në krye të gjallë. Nëpër duart e saj, nëpër sofrën e saj, kaluan dëshmorët e kombit Zahir Pajaziti e Mujë Krasniqi, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Ilaz Kodra e Ilir Konushevci, Xhevë Hajda e shumë të tjerë; apo luftëtarët që përfunduan luftën, si: Rexhep e Sylejman Selimi, Ramush e Daut Haradinaj, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Sahit dhe Musë Jashari e shumë e shumë luftëtarë të tjerë, të cilët nëna Azë i përcolli në rrugë për në Shqipëri dhe anasjelltas. Por, roli i saj më i rëndësishëm në veprimtarinë e saj patriotike ishte se, shpesh kishte shkuar në vende të tjera jashtë Jabllanicës për të kontaktuar me grupet, për të mbajtur lidhjet ndërmjet tyre, si p.sh. grupi i Jabllanicës dhe ai i Gllogjanit. Kur nuk kishte mundësi të lëvizjes së luftëtarëve, nëna Azë ishte ajo që i mbante lidhjet ndërmjet tyre. Ose, kur kryheshin sulme ndaj forcave serbe, ajo më vonë kalonte atypari për të konstatuar dëmet e bëra. Ishte personi i vetëm që furnizonte luftëtarët e lartpërmendur, kur qëndronin me ditë e javë në shtëpinë e saj, me gjërat e nevojshme ng qyteti, si me ushqim, veshmbathje, pjesë për vetura etj. Më 2 gusht 1998, në ofensivën e egër që forcat serbe ndërmorën në Jabllanicë, ajo nuk pranoi të largohet nga shtëpia, por vazhdoi të përgatit ushqim për bijtë e saj. Ndërsa, më 3 gusht, u vra nga forcat serbe në oborr të shtëpisë, bashkë me nënën e saj 100 vjeçare, duke zbrazur dy bombat që muaj me radhë i ruajti për këtë moment, duke rënë në fushë të nderit, ashtu si luftëtarët e lirisë.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë