links
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

IRJM - Maqedoni

GJATË NATËS KA PASUR LUFTIME MES FORCAVE TË AKSH-SË DHE ATYRE SLLAVO-MAQEDONASE

03 shtator 2003 (KeL) - Gjatë natës në fshatin Brezë afër Tanushës, ka pasur luftime mes forcave të armatosura shqiptare dhe forcave sllavo-maqedonase. Sipas raportimeve dhe njoftimeve tona nga terreni këto luftime kanë filluar me një intenzitet të lart, por që janë qetësuar në orët e hershme të mëngjesit.

Ndërkohë siç bënë të ditur BalkanWeb gjë që është konfirmuar edhe nga AKSH-ja, deputetët e partive shqiptare nga rrethina e Kumanovës dhe Likovës kanë shkuar në Vaksincë, për të biseduar me banorët lokalë, si dhe përfaqësuesit e Armatës Kombëtare Shqiptare. Në Vaksincë kanë shkuar deputetët shqiptarë të rrethinës së Kumanovës dhe Likovës, për të biseduar me banorët lokalë dhe pjesëtarët e AKSH-së, për tejkalimin e situatës së tensionuar në këtë rajon. Takimin e ka mbështetur edhe Zyra e OSBE-së në Shkup, e cila ka kërkuar nga deputetët që të ushtrojnë autoritetin e tyre për tejkalimin e situatës së tensionuar. Gratë dhe fëmijët e këtyre fshatrave tashmë janë larguar në drejtim të qytetit të Kumanovës, Likovës, si dhe për në Kosovë dhe Preshevë, ndërsa burrat vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ata kanë akuzuar Qeverinë maqedonase për mosinteresim të ndërtimit dhe zhvillimit të fshatrave të kësaj ane të shkatërruara nga lufta. Partitë shqiptare ende nuk kanë dalë me qëndrimin e tyre rreth gjendjes së krijuar, përveç Arbër Xhaferit, i cili e ka akuzuar qeverinë Cërvenkovski si të paaftë që ta qetësojë gjendjen në Maqedoni. Kurse për sot, më 03 shtator, është paraparë një takim tjetër ndërmjet përfaqësuesve të ministrisë së punëve të mbrendshme dhe përfaqësuesve shqiptarë të fshatrave të komunës së Likovës, përfaqësuesve ndërkombëtarë në IRJM , me qëllim të uljes së tensioneve të krijuara gjatë ditëve të fundit. / Nga Alb.Info


Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë