links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com

Histori / Histori e popullit shqiptarë

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Shih përmbajtjen e plotë

P A R A T H Ë N I E
ILIRËT – KREU I - ILIRËT – KREU II - ILIRËT – KREU III
ILIRËT – KREU IV - ILIRËT – KREU V - ILIRËT – KREU VI
ILIRËT – KREU VII - ILIRËT – KREU VIII

PARATHËNIA

Me ketë tekst të ri, për herë të parë po i jepet shkollës së mesme në një botim të vetëm historia e shqiptarëve në të gjia trevat e veta etnike dhe në diasporë, për të gjitha periudhat, që nga lashtësia deri në ditët tona. Është synuar që historia të jepet e rikonceptuar, në mënyrë objektive dhe e çliruar nga politizimet që karakterizohen tekstet e mëparshme të historisë.

Meqenëse në planet, në programet dhe në tekstet e reja mësimore historia kombëtare do të zhvillohet e integruar me historinë botërore edhe në vitet e tjera të shkollës së mesme, në këtë tekst historia e popullit shqiptar është dhënë më e zgjuar dhe me nivel më të lartë se deri tani.
Për t'iu përgjigjur nevojave të ngutshme të shkollës sonë për një tekst të ri të historisë kombëtare, duhej të kapërceheshin vështirëse jo të pakta shkencore, sepse për mjaftë probleme të rëndësishme nuk janë bërë ende studime të reja të thelluara. Prandaj për harmatimin e tij u angazhua nj¨grup i përbashkët historianësh më prëvojë nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga Maqedonia. Për organizimin e punës, për diskutimin dhe për miratimin e programit dhe të këtij teksti, një ndihmesë dhe për miratimin e programit dhe të këtij teksti, jë ndihmesë të çmuar ka dhënë Këshilli kombëtar i Historisë, i ngritur pranë Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë. Me vlerë kanë qenë gjithashtu sugjerimet dhe vërejtjet e bëra nga një rreth i gjerë studiusees të Institutit të historisë dhe të Institutit të Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Këtë tekst e kanë hartuar këta bashkautorë: Bep Jubani (kreu I,II), Pëllumb Xhufi (kreu III,), Kasem Biçoku (krreu IV), Ferit Duka (kreu V-VI), Hysen Myzyri (kreu VII-XIII), Mentor Belegu (kreu XIV-XV), Fehmi Rexhepi dhe Ramiz Abdyli (kreu XVI), Muharrem Dezhgiu (kreu XVII-XVIII), Dilaver Sadikaj (kreu XIX, XXI, XXIII, XXV), Fehmi Rexhepi (kreu XX, XXII, XXIV). Për tema të veçanta kanë punuar edhe specialistë të tjerë.
Megjithë punën e bërë nuk pretendohet se me këtë tekst është thënë fjala e fundit për të gjitha problemet. Padyshim, në të ardhmen, teksti do të ketë plotësime e përmirësime, prandaj mirëpresim vërejtjet e sugjerimet nga mësuesit e historisë, nga studiuesit dhe nga dashamirësit e shumtë të historisë kombëtare.

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë