links
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

 IRJM - Maqedoni

Fshati Brezë disa ditë pas sulmit të forcave ushtarake policore sllavo maqedonase ndaj grupeve të armatosura shqiptare

MES TMERRIT DHE HAMENDJES PËR TË JETUAR

Kumanovë, 13 shtator 2003 (KeL- Selajdin Shabani) - Gjendja në fshatin Brezë të Karadakut të Shkupit, pesë ditë pas sulmit të forcave usharako-policore, në kërkim të neutralizimit të foracve të armatosura shqiptare ku gjatë ditës së diel kishte dy viktima në pamje të parë të duket se jeta aty sërish ka filluar të normalizohet. Por në mesin e banorëve edhe më tej ka mbetur shqetësimi dhe traumatizimi, nga përleshjet në mes grupeve të armatosura shqiptare dhe forcave ushtarako-policore maqedonase. Dëme të mëdha në objekte materiale dhe në shtëpi nuk janë shkaktuar, pos në një shtëpi dhe në ushqimet e kafshëve. Banorët e fshatit Brezë thonë se janë vrarë dy veta dhe për një tjetër që nuk e konfiromojnë. Ata herë thonë se po e herë jo si dhe janë plagosur katër të tjerë. Duke mos dashur të shprehen më gjërë numri i të plagosurëve duhet të jetë shumë më i madh. Derisa ne arrijmë të kuptojmë se ka 11, nga ana tjetër numri sipas disa të dhënave zyrtare maqedonase supozohet se ky numër është 15 veta.

Në fshatin Brezë thonë se nuk ka AKSH, por se janë riaktivizuar pjesëtarë të ish UÇK-së, për shkak se ndaj këtyre ish pjesëtarëe nuk ka amnisti dhe se ka fletëarreste për siq thonë ata vepra kriminale me qëllim që t'u hakmerren, si ish-pjesëtarë të UÇK-së nga lufta e vitit 2001. Një nga ata pjesëtarë që takuam në fshatin Brezë ishte edhe Hamdi Bajrami, i njohur me nofkën "Breza". Do theksuar se ky person edhe më tej mbetet në fshat dhe uniformë të zezë, bashk me disa shokë të tij, por pa ndonjë shenjë të ndonjë formacioni. "Ne jemi UÇK, ndërsa në fshat nuk ka AKSH" thotë Hamdi Bajrami."Ne kërkojmë bisedime me ministrat tanë dhe me Ali Ahmetin që të ndjehemi të lirë. Ne nuk po ndjehmei të lirë dhe për ate i kemi kapur armët, sepse s'kemi ku të shkojmë nga shtëpitë tona. Përfaqsuesit ndërkombëtarë vijnë dhe bisedojnë me ne dhe intersohen se pse i kemi marrur armët dhe pse kemi dalë në mal? Ai gjithashtu demanton edhe të dhënat se duhet do të dorëzohet para organeve. "E demantoj këtë dhe se nga unë askush nuk ka kërkuar të dorëzohem". Gjatë ditës së diel, Hamdi Bajrami-"komandant Breza", thotë se ka patur përleshje nga orët e hershme të mëngjesit deri në mbrëmje rreth orës 21.00 ku kanë sulmuar me helikopterë, autoblinda dhe me ar,ë tjera të rënda. Dy pjesëtarë të UÇK-së janë të vrarë, dhe një është i plagosur dhe katër civilë janë të plagosur, të cilët edhe janë në rrezik ndërsa lidhur me kthimin e popullatës ai thotë se një pjesë e madhe e tyre edhe është kthyer. Vetëm deputeti Xhezair Shaqiri është interesuar për ne, duke pyetur se çfare kërkoni ju, kurse të tjerët aspak. Zgjidhjen e problemit dhe heqjen e armëve Hamdi Bajrami e sheh vetëm me bisedime me përfaqsuesit shqiptarë. Lidhur me grupin e tij të aramatosur ai nuk jep të dhëna në detaje.

Babai i komandantit "Breza" Ali Bajrami, lidhur me djalin e tij thotë se "Unë Hamdi Bajramin, djalë e kam, por nuk e përkrah. Ne jemi për paqe, jo vetëm unë por të gjithë banorët. Ata armët i kanë kapur për t'u mbrojtur dhe se ne jemi për paqe le t'i na japin të drejtat tona dhe le të respektohet marrëveshja e Ohrit. Ndërkaq lidhur me ndihmat eventuale ai përgjigjet "po vijnë maqedonasit me barot dhe me tanke si edhe herën e kaluar. Duke e përshkruar të dielën thotë se granatimet kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe kemi ikur kush si ka mundur. Kemi shkuar malit në këmbë kurse mbi kokë na përcillte helikopteri. Askush nuk na ka lajmëruar se mund të ketë sulme apo se do të ndodhë diçka. Grupet e armatosura i formojnë vet maqedonasit, thotë ai më tutje.

Plaku tjetër nga fshati Brezë, Azem Bajrami lidhur me sulmet e së dielës do të thotë "Se 60 vite i kam bërë, këso sulme nuk kam parë. Kemi mbetur pa bukë, pa gjumë dhe mbi të gjitha me frikë. Na kanë gjuajtur me armë të ndryshme me helikoperë, dhe nga sulmet kemi ikur në fshatin Llukarë ku edhe atje nga zori kemi fjetur në tokë. Skamje e madhe, shumë njerëz në një vend. Luftën askush nuk e do. Ne nuk e duam luftën, por ajo po imponohet por cka të bëjmë shtron pyetjen Azemi, një plak 60 vjecar. Vetëm të mbytemi diku vet në pendën e Likovës. Më së shumti po frikësohen fëmijët, të cilët ende kane një ndjenjë të tillë thotë më tej plaku Azem Bajrami nga fshati Brezë. Disa njerëz janë kthyer kurse të tjerët jo. Focat e KFOR-it thonë që të kthehemi por nuk ofrojnë kurrëfarë sigurie. Kemi mbetur pa ushqime, pa miell. Tash vjen edhe vjeshta dhe dimri dhe rrugët janë ta pakalueshme në këtë kohë. Nuk dimë se cfarë të bëjmë. Për aksionin në fjalë nuk na ka lajmëeruar askush.."Plaga do mehlem" duke aluduar në pushtetin, thotë më tutje Azem Bajrami. Për rreth fshatit ne jemi të rrethuar, nuk kemi sigurim dhe nuk kemi ku të shkojmë.

Kadri Bajrami, një banor tjetër thotë se policia dhe ushtria maqedonase ka gjuajtur ne banorët civilë, le të gjuajnë në forcat e armatosura dhe se ne nuk kemi kurrëfarë faji. Kemi ikur nëpër plumba. S'kemi patur kurrëfarë paralajmërimi për sulmin. Edhe plaku Avdi Abazi (75) thotë se jemi sulmuar nga të gjitha anët dhe kemi mbetur të habitur sa nuk kemi ditur as ka të shkojmë.Nuk ishte qëllimi që të luftoj shteti me civilë apo siq do të shprehet ai "drzhava të luftojë me milet". Kishte 20 deri 30 veta dhe shteti ka mundur t'i kap si të duash, por të veprojë ashtu me tërë armatimin e tyre ,kjo s'ka ndodhur kurrë edhe pse kam perjetuar 4 luftëra. Kemi njerëz të sëmurë të cilët kanë ikur në Kosovë, por edhe të traumatizuar. Kjo luftë ka qenë vetëm me civilë që të humbin fshatin dhe tani e tutje s'duam të vijë më askush. Duke folur për grupet e armatosura ai thotë se ata kërkojnë të drejtat e tyre. Disa banorë janë kthyer e disa jo. Ata e kanë vështirë të kthehen, ngase janë çmendur. Ai nuk mund të jap ndonjë numër se sa ka të vrarë. Na bastisën dhe duke patur parasysh se disa nuk kanë dokumente identifikimi ,nuk na besonin se janë anëtarë të familjes sonë. Asnjë polic dhe askush nga forcat policore dhe ushtarake maqedonase nuk ka folur në gjuhën shqipe. Ai thotë se ka dëgjuar për tre të vrarë. Nuk jam mirë as vet me krye. Ne duam të drejta, por përfaqasuesit tanë nuk kanë kontaktuar asnjëherë dhe se nuk interesohen për popull.

Një banor tjetër me emrin Veli Bajrami thotë se më është plagosur vajza 12 vjecare, Xhejlane Bajrami e cila ka humbur vetedijen dhe ia kemi kthyer shpirtin me ujë. Kështu në fillim jemi nisur nëpër flakë dhe nëpër plumba për në fshatin Goshincë dhe për këtë nuk e kemi lëshuar fshatin, por pasi që na lajmëruan se me popullatën civile nuk do të ketë problem, ne edhe vendosëm të qëndrojmë në shtëpitë tona. Por nuk kishte qenë ashtu, thotë ai më tutje. Vajza ime tani e ka të humbur vetëdijen. Partitë politike nuk na trajtojnë se ne jemi të gjallë. Nuk e njohim as një parti, shprehet ai më tutje .S'kemi kurrëfarë lajmi prej tyre. As në vitin 2001 nuk kishte këso granatime. Ne s'kemi patur punë me grupe të armatosura, por jemi sulmuar pa pritur dhe pa paralajmëruar.
Në shkollën fillore tetëvjeçare "Mihal Grameno" aty-këtu vërejtëm nxënës por që mungonin shumica. Takuam edhe një mësues dhe një arsimtar të cilët na thanë se ka rreth 80 nxënës që nga klasa e parë e deri në të tetën dhe se ata kanë filluar të vijnë nga dita e djeshme në puën, kurse mungon numri i përgjithshëm i nxënësve.

Fshati Brezë edhe më tej vazhdon të mbetet mes ankthit dhe shpresës se do të bëhet mirë. Edhe pse vetëm 50 kilometra larg kryeqendrës së Shkupit, ky fshat me rreth 600 banorë e me 60 shtëpi, vazhdon të mbijetojë pa rrymë, pa ambulancë dhe pa ndonjë shitore të nevojshme dhe pa ndonjë dritëz se do të bëhet mirë!?


Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë