links
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Ekskluzivisht nga Ilirida (IRJM - Maqedoni)

Në fshatin Brezë dhe për rreth tij
Policia dhe Ushtria maqedonase sulmon me tërë arsenalin ushtarak fshatin Brezë dhe grupet e armatosura shqiptare

Prishtinë/ Kumanovë 08 shtator 2003 (KeL) Selajdin SHABANI - Gjatë ditës së diel policia dhe ushtria maqedonase në koordinim mes vete kanë vazhduar operacionin ndaj grupeve të armatosura shqiptare. Ky akcion ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes. Përderisa organet qeveritare thonë se aksioni është ndërmarrë me forca të përziera etnike dhe në mënyrë të kontrolluar, banorët e sfhatit Brezë thonë se ndaj fshatit është përdorur armatim i të gjithë kalibrave. Në këtë aspekt një banor tjetër me emrin Zaim i komunës së Likovës i cili në atë kohë ka qenë në afërsi të kufirit, gjegjësisht në një karakoll ushtarak ka deklaruar për KeL se me helikopter është shtënë në shkollë ku ishte e vendosur popullata, ku siç tha ai e ka parë me sy e vet.

Sabri Bajrami, i moshës rreth 30 vjeçare nga fshati Brezë, i cili kishte ikur tok me banorët e fshatit ka theksuar se banorët e fshatit Brezë, gra pleq, fëmijë e të rinj kanë ikur kush si ka mundur. "Vetëm zoti na ka shpëtuar", ka thënë ai ngase "plumbat na kanë fishkëlluar përskaj trupit dhe nuk e di se si kemi shpëtuar". Ai më tej ka theksuar se "është djegur shkolla e vjetër e fshatit si dhe xhamia bashk me shumë shtëpi. Ndërkaq luftime më të ashpëra janë zhvilluar te vendi i quajtur "Livadhi i madh" dhe se nga të shtënat është djegur edhe mali që gjendet përballë fshatit Brezë. Sabri Bajrami gjithashtu ka pohuar se policia dhe ushtria maqedonase kanë gjuajtur edhe mbi popullatën civile. Gjatë ikjes së tyre ata janë takuar edhe me forcat e evropiane "konkordia" të cilëve u kanë treguar gëzhojat e armëve me të cilët janë gjuajtur.Banorët e fshatit Goshincë dhe shtojnë për ndërkombëtarët se ata më shumë ishin vëzgues të një arene luftarake.

Si rezultat i luftimeve në mes grupeve të armatosura shqiptare në njërën anë dhe armatës e policisë sllavo-maqedonase në anën tjetër sipas disa burimeve tona 3 veta e kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur. Në anën tjetër këto burime gjatë ditës së sotme e hënë, thuhet se tani fshatin Brezë e kontrollon policia dhe ushtria maqedonase të cilët janë futur në fshat, kanë marrur me vete disa kufoma, si dhe kanë zënë peng disa të tjerë. Gjatë aksionit të policisë numri më i madh i telefoënve mobile edhe nuk kanë funksionuar.
Banorët e fshatit Brezë janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre dhe për momentin janë strehuar në fshatin Llukarë dhe Goshincë të komunës së Likovës, kurse gjatë mbrëmjes janë strehuar edhe nëpër Haraçinë, Hasanbeg dhe vendbanime të tjera,gjendja e të cilëve është mjaft e rëndë edhe nga aspketi ekonomik. Një numër tjetër i banorëve kanë ikur edhe nga kufiri me Kosovën. Ndërsa në anën tjetër banorët e fshatit Goshincë nga frika dhe nga panika kanë ikur te të afërmit e tyre në disa fshatra për rreth komunës së Likovës dhe në vete qytetin e Kumanovës.

Si rezultat i gjendjes së tensionuar nëpër postblloqet e komunës së Likovës të cilët u vendosën ditëve të fundit policia dhe ushtria sllavo-maqedonase por edhe ne vet qytetin e Kumanovës gjatë natës së kaluar janë përforcuar me forca të reja. Po gjatë ditës së sotme sipas strukturave udhëheqëse të komunës së Likovës janë shtuar edhe disa punkte të tjera dhe me përforcime më të mëdha se gjatë ditëve të tjera. Gjatë natës së kaluar në përgjithësi gjendja ka kaluar e qetë, por me një ngarkesë të madhe psikike. Tani për tani vështirë është të vehet ndonjë kontakt edhe me forcat e armatosura shqiptare. Si shkas i gjendjes së rëndë mbrëme janë takuar koalicioni qeveritar në prani të përfaqsuesve të bashkësisë ndërkombëtare, i cili takim ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit pa arritur ndonjë gjë konkrete. Sipas disa të dhënave koalicioni qeveritar është vënë në pikëpyetje dhe se këto bisedime do të duhet të vazhdojnë gjatë ditës së sotme.


Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë