links
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

IRJM - Maqedoni

Gjendja në fshatin Vaksincë mbetet ende e tensionuar
NE ISHIM DHE DO TË MBESIM LUFTËTARË TË UÇK-SË DHE PO E KËRKOJ NEVOJA DO T’I MBROJMË PRAGJET TONA

04 shtator 2003 (KeL - Selajdin SHABANI) - Gjendja në rajonin e Likovës e sidomos fshati Vaksincë, në pamje të parë vazhdon të mbetet në një gjendje të qetë por të rëndë, në mes ankthit nga përplasjet e mundshme dhe shpresës se do t'u iket atyre. Për momentin nuk ka provokime me armë, por vazhdmisht ata janë në shenjestër dhe çdo lëvizje e tyre përcillet si në ndonjë film ngase fshati është i rrethuar nga të katër anët. Banorët e fshatit Vaksincë vazhdojnë të jetojnë të shqetësuar. Një numër i tyre janë shpërngulur, kurse një pjesë tjetër në muzgun e mbrëmjes ikin për te afërmit e tyre, kurse kthehen në agun e mëngjesit. Ndërsa gjatë natës të rinjtë e fshatit bëjnë roje tërë natën se mos gjoja në fshat do të hyjnë forcat e nëjsive speciale maqedonase. Sa ka shqetësime ne mesin e banorëve tregojnë vet fytyrat e tyre të cilat kanë marrur pamje dheu.

Biseat me banorët e fshatit Vaksincë por edhe me banorë të tjerë të komunës së Likovës nuk janë edhe të lehta. Ata japin përgjigje në çdo pyetje që u parashtron, janë përgjigje koncize sa që vështirë të lënë hapësirë për të gjetur edhe ndonjë pyetje tjetër. Ata shpesh parashtrojnë edhe ndonjë pyetje sa nuk ia gjen dot përgjigjen. Pse të gjithë gazetarët vijnë në Vaksincë dhe kaq shumë ekspozohet ky fshat nëpër mediume të ndryshme botërore. Pse ju gazetarët nuk shkoni nëpër pozicione të forcave maqedonase? Pse kaq shumë propagandë…do të thonë ata. Një banorë i fshatit Vaksincë thotë se këtu nuk ka AKSH, ndërkaq në anën tjetër thonë se ne jemi të rrethuar nga paramilitarët maqedonas. Në pyetjen tonë se pse ju kanë rrethuar, banori i fshatit Vaksincë do të përgjigjet se shkoni e pyetni ata?! (maqedonasit)

E gjithë kjo gjendje e përqëndrimit të forcave policore maqedonase ka filluar të bëhet që nga momenti kur Avdil Jakupi i njohur si "Çakallall", gjatë javës së kaluar ka kidnapuar dy policë maqedonas dhe që më pas i ka liruar me ndërhyrjen e deputetit Xhezair Shaqiri dhe të Fatmir Deharit, zëvendësdrejtor i drejtorisë së zbulimit dhe kundërzbulimit. Më pastaj të dhënat kanë bërë të ditur se gjoja "Çakalla" fshihet diku në Vaksincë. Mirëpo, banorët e fshatit thonë se ai nuk gjendet këtu dhe për një gjest të tillë të përqëndrohen kaq forca. Ata shtojnë se gjithkund në botë bëhen vepra të të tilla, por që nuk rrethohet një fshat e një rajon i tërë, për një akt të tillë. Megjithatë banorët e fshatit Vaksincë, nuk e kanë ndërmend t'i lëshojnë shtëpitë e tyre, edhe pse një numër i madh i tyre sidomos gra e fëmijë largohen përkohsisht të të afërmit në Kumanovë e rrethinë. Si rezultat i kësaj gjendje gjatë kësaj jave një numër i madh i deputetëve qëndruan në këtë fshat ku biseduan me banorët për orë të tëra..
Banorët e fshatit nuk kërkuan më shumë se sa disa kërkesa që ishin dhe janë me marrëveshjen e Ohrit. Në mesin e tyre janë tërheqja e pozicioneve dhe postblloqeve të njësive speciale maqedonase, ndërsa në anën tjetër patrullat policore multietnike mund të jenë të pranishme, të lirohen të burgosurit e fshatit Sopot, të ketë amnisti për të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, të ndërpriten procest e montuara politike si dhe të bëhet risocializimi i isht ushtarëve. Deputetët e pranishëm lidhur me kërkesat e tyre kërkuan hapësirë dhe kohë dhe siq do të shprehen pothuajse të gjithë ata që diskutuan pohuan se janë që problemet të zgjidhen me dialog.

Edhe vet banorët e fshatit janë për dialog por shtrojnë pyetjen deri kur? dhe pse po zvarritet Marrëveshja e Ohrit për të cilën jemi marrur vesh dhe kemi dorëzuar armët. Asgjë që nga viti 2001 pothuajse nuk është arritur apo bërë. Jo vetëm kjo por edhe më tej po vazhdojnë proceset e montuara politike!
Gjatë këtyre ditëve janë mbajtur edhe po mbahen takime të shumta me përfaqsuesit e qeverisë dhe me deputetë shqiptarë. Por deri më tani asgjë konkrete nuk është arritur. Madje për kerkesat e banorëve të fshatit Vaksincë të cilat i kishin përcjellur deputetët Hisni Shaqiri e Ismet Ramdani, kryeministri Branko Crevnkovski, as që i kishte pranuar në takim, me arsyetim se nuk kishte kohë. Edhe takimi i fundit me ministrin e punëve të brendshme Hari Kostov, zëvendësambasadorin amerikan Elinor Neggi, përfaqsues të OSBE-së, Kreg Xhenes, Hazbi Lika, zëvendësministër i punëve të brendshme, Fatmir Dehari, zëvendësdrejtor i drejtoratit për zbulim dhe kundërzbulim, përfaqsuesve të euroforcave, deputetët e zonës si dhe kryëtarët e bashkësive lokale të komunës së Likovës pothuajse nuk dha asgjë konkrete.Vetëm se gjoja do të zvogëlohen punktet dhe forcat e njësive speciale ndërkohë që do të vazhdojë ripozicionimi nëpër pika strategjike. Kjo edhe më shumë po i mban të zymtë banorët e fshatit por edhe më gjërë, ngase edhe nëpër fshatra tjerë ka punkte të shumta policore të njësive speciale.

Këto takime nuk u cilësuan si bisedime mes dy palëve, por që përfaqsuesit të njihen me rrjedhën e aksionit të policisë se aksionet e tilla nuk janë të drejtuara ndaj popullatës apo ndonjë nacionaliteti, por për të vendsour rendin dhe qetësinë si dhe mbrojtjen nga grupet kriminale. Banorët e fshatit Vaksincë një revoltë të madhe kanë edhe ndaj ndërkombëtarëve, të cilët janë garancë për realizimin e marrëveshjes së Ohrit, por që as ata nuk e respektojnë, të cilët janë nënshkrues. Revolta e tyre është edhe ndaj mediumeve në gjuhën maqedonase, të cilët më shumë propagandojnë se sa që tregojnë diç të vërtetë. Ata më shumë bëjnë senzacione dhe siq thotë një banor i fshatit Vaksincë me emrin Agim, ata ,"kurrë as edhe një fjalë jo të mirë por reale nuk e thonë" Banorët e fshatit Vaksincë vazhdojnë të mbeten të ngujuar dhe të mbyllyr në një rreth që vështirë të duket ndonjë zgjidhje për momentin.
Ata banorë të fshatit Vaksincë që kanë fletëarreste, për gjoja shpërthimet, thonë se janë të gatshëm të përgjigjen para organeve të hetuesisë si dhe të drejtësisë ndërkombëtare, por jo edhe atyre të vendit, sepse siç thonë nuk kanë besim në to ngase ato janë procese të montuara. E gjithë kjo bëhet sipas tyre që të shprehin mllefin nga lufta e vitit 2001, kur ata e humbën. Ne ishin dhe mbesim luftarë të UÇK-së, do t'i mbrojmë pragjet tona nëse e do nevoja, por në anë tjetër nuk provokojmë policinë multietnike, shprehen banorët e fshatit Vaksincë. Këtu s'ka njerëz të armatosur dhe as të uniformuar thonë ata.
Sido që të jetë banorët e fshatit Vaksincë edhe më tej vazhdojnë të mbeten në ankth duke kaluar çaste të rënda psikike se si do t'i gdhijë mëngjesi i një ditë vjeshte.


Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë