YMER
PRIZRENI (1820 - 1886)
Prishtinë, 10
qershor 2002 (KeL) - Veprimtar i shquar
i Lëvizjes Kombëtare. Një
nga udhëheqësit kryesorë të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe krytar
i qeverisë së përkohshme të
formuar në periudhën e fundit të
saj.
Pasi kreu studimet për teologji islamike,
punoi në medresenë e Prizrenit ku u
shqua qysh herët si përkrahës
i shtresave të ulëta kundër padrejtësive
të administratës osmane. Sapo filloi
lufta ruso-turke (1877-1878 ), u ngrit së bashku
me patriotë të tjerë shqiptarë për
të mbrojtur tërësinë terriotoriale
të Shqipërisë dhe për të kërkuar
të drejtat e saj kombëtare.
Më 1877 u zgjodh deputet në parlamentin
e dytë turk. Po atë vit hyri dhe në Komitetin
Qendror të Stambollit që u formua nën
kryesinë e Abdyl Frashërit, me të cilin
u lidh deri në fund.
Në pranverë të vitit 1878 kryesoi
komisionin që organizoi në Prizren
mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm,
i cili themeloi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anëtar
të Këshillit të Përgjithshëm
në gjirin e të cilit u rreshtua krahas
patriotëve të rrymës radikale.
Në tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes,
kurse në janar 1881 kryetar i qeverisë së përkohshme
autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinë politike
që çoi në vendosjen e administratës
shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe
në qëndresën e armatosur të Lidhjes.
Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
Ymer Prizreni u arratis për të mos
rënë në dorë të autoriteteve
osmane. U vendos në Ulqin dhe nuk punoi
të kthehej, megjithëse sulltani i premtoi
falje ofiqe të larta. Vdiq në vitin
1886 në Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.
|