Prishtinë, 10 qershor 2002 (KeL) -
Veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare.
Një nga udhëheqësit kryesorë
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
dhe krytar i qeverisë së përkohshme
të formuar në periudhën e
fundit të saj. Pasi kreu studimet për
teologji islamike, punoi në medresenë
e Prizrenit ku u shqua qysh herët si
përkrahës i shtresave të
ulëta kundër padrejtësive
të administratës osmane. Sapo
filloi lufta ruso-turke (1877-1878 ), u
ngrit së bashku me patriotë të
tjerë shqiptarë për të
mbrojtur tërësinë terriotoriale
të Shqipërisë dhe për
të kërkuar të drejtat e saj
kombëtare. >>>
Hasan bej Prishtina ka qenë
një nga personalitetet dhe figurat
më të shquara të Lëvizjes
sonë Kombëtare.
Ky ideolog i shquar, dhe udhëheqës
i palodhur i kryengritjes së përgjithshme
për pavarësinë e tokave shqiptare,
tërë pasurin e dha për çështjën
kombëtare shqiptare. Lirisht mund të
thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë
muajve maj-gusht 1912 e përgatiten
ngritjen e Flamurit në Vlorë.
>>>
Prishtinë, 24 maj 2004 (Kosova e lirë)
- Shkrimin për orfeun e folklorit burimor
shqiptar Dervish Shata, e nisëm me
këngën “Kur ta ktheva Kosovë
shpinën e lash borë e gjeta dimën”,
për faktin se kjo kryevepër e
këtij rapsodi edhe sot e kësaj
dite nuk është trajtuar shkencërisht.
Përmbajtja e saj plot simbolíkë
dhe e fugíshme për kohën
kur u këndua, hap shtigjet e analizave
sh??mëdimenzionale të rrethanave
dhe rrjedhave polítíko-shoqërore
të viteve pesëdhjeta në Kosovë
dhe Shqipëri. >>>
Adem
Jashari lindi në Prekaz të Drenicës,
më 28 nëntor 1955. Këtë
vit, Shaban Jasharit, krahas Festës
së Flamurit, që e festonte për
çdo mot, ju shtua edhe një festë
tjetër - Ditëlindja e djalit të
cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e
natyrshme që mbi djepin e posa të
lindurit në këtë ditë,
Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut.
Kështu ndodhi atë ditë në
familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet
Delisë. Familjes se xha Shabanit iu
shtua edhe një pushkë, në
Drenicë jehuan krismat e pushkëve
për flamur dhe ushtarin e posalindur
të lirisë. >>>
Fan Noli është artist dhe dijetar,
përfaqësues i shquar i letërsisë
demokratike, që u zhvillua në
Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli
dha një kontribut të çmuar
në thesarin e kulturës kombëtare.
Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë
(turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në
Thrakë, jo shumë larg nga Ederneja.
Si disa fshatra të tjera të asaj
krahine të banuar nga shqiptarë,
Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën,
doket dhe kostumet e të parëve.
>>>
Per pak dite, mbushen 79 vjet nga vrasja
e Luigj Gurakuqit, nga kushuriri i vet i
pare Baltjon Stambolla. Vrasja i quhet dores
te Ceno Beg Kryeziut, kunatit te Zogut,
qe vete do te vdiste pak me vone ne nje
atentat ne Prage. Mbi Gurakuqin, ne ditet
tona eshte hedhur balte, teksa i prishen
bustin ne Shkoder ne vitin 1993, teksa shtepine
ia lane ne meshire te fatit dhe ajo u shkermoq,
nen peshen e madhe te historise se saj.
Te tjere e akuzojne Gurakuqin si hajdut,
si feminist etj., por ajo qe mbetet nga
figura e njohur shqiptare, e shtrire ne
mes te dy shekujve, eshte veprimtaria e
tij. Do te mjaftonte Kongresi i Manastirit
dhe Pavaresia e Shqiperise qe atij t'i rehatoheshin
lirisht eshtrat ne Panteonin shqiptar. >>>
Fytyra më
popullore e Lëvizjes sonë kombëtare
qe poeti e patrioti i madh shqiptar Naim
Frashëri. Djalë i një beu
të vogël të rënë
nga vahti, ai u lind në Frashër
më 25 maj të vitit 1846. Frashëri
dikur kishte qenë qendër e lulëzuar
tregëtie, por me kohë kishte rënë
rëndësia e tij. Frasheriotët
tani merreshin më shumë me nëpunësi.
Por Frashëri ishte i njohur edhe si
qendër bektashiane. Aty jetuan dhe
vepruan shkrimtarët bektashianë
si Dalipi e Shahini. Naimi mësimet
e para i mori te hoxha i fshatit. Aty mësoj
turqisht e arabisht. Më 1865 Naimi,
së bashku me familje, shpërngulet
për në Janinë. >>>
Isa Buletini ka qenë atdhetar i shquar,
organizator e udhëheqës i lëvizjes
për çlirim e bashkim kombëtar.
Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës,
më 1864, në një familje me
tradita patriotike. Në moshën
17- vjeçare mori pjesë si luftëtar
i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në
Betejën e Slivovës ( 22. 04. 1881)
kundër forcate osmane. Përkrahu
Haxhi Zekën dhe atdhetarët tjerë
në themelin e Lidhjes Shqiptare të
Pejës.
Çajupi u lind në katundin Shepër
të Zagorisë më 1866, motin
kur gjuha dhe letërsia shqipe do të
manifesoheshin me bujë, përmes
veprave që botuan në të njejtën
kohë De Rada, Dora d'Istria e Kristoforidhi.
Emri i vërtetë i poetit ishte
Andon Çako. Ai e ndërroi më
vonë emrin e e bëri Zako dhe pastaj
mori pseudonimin Çajupi, sipas një
mali të Zagorisë. Andoni ishte
bir i një tregëtari të pasur
duhanesh, Harito Çakos, që punonte
në Greqi e sidomos në Misir, ku
pat marrë pjesë në krye të
herës në Lëvizjen Patriotike
të shqiptarëve të atjeshëm.
Veprimtar i lëvizjes antiosmane të
gjysmës së dytë të shekullit
XIX dhe veçanërisht i Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit. Pronar çifligar,
pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia.
Mori pjesë në kryengritjet që
shpërthyen malësorët e veriut
kundër politikës tanzimatiste
gjatë viteve 60 të shek.XIX. Kundërshtar
tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe
dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një
ndër nismëtarët e themelimit
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
dhe një nga figurat e dalluara të
Këshillit Kombëtar të saj.
Abdyl Frashëri ka qenë patriot
e demokrat i shquar dhe një nga udhëheqësit
kryesor të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit. Lindi në Frashër (Përmet)
më 1839 në familjen e një
spahiu të vogël të deklasuar.
Pjesën e parë të jetës
e kaloi në fshatin e lindjes. Në
moshën 18- vjeçare u vendos
për nevoja pune në Janinë.
U shqua si personalitet polik qysh më
1877. Në fund të vitit 1877, kur
ishte deputet i Janinës në parlamentin
e dytë osman, Abdyl Frashëri u
zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për
Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë
Shqiptare, që u formua në Stamboll.
Udhëheqës
i madh e i lavdishëm i PPSH-së,
PRS të Shqipërisë dhe i popullit
shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i
Partisë Komuniste të Shqipërisë
( më vonë Parti e Punës së
Shqipërisë ). Prijës legjendar,
organizator e strateg i Luftës Antifashiste
Nacionalçlirimitare e i revolucionit
popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm
i Forcave të Armatosura të RPS
të Shqipërisë. Krijues e
drejtues i pushtetit popullorë, burrë
shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë
Socialiste.
Veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit (1878 ). Hero
i Popullit. Lindi në Gjakovë nga
një familje me tradita kombëtare.
Veprimtarinë patriotike e filloi që
në moshë djaloshare. Lidhja Shqiptare
e Prizrenit e gjeti të përgaditur
në të gjitha drejtimet si luftëtar
e udhëheqës i shquar popullor
dhe me koncepte të qarta politike.
Ishte një nga nismëtarët
e themelimit të saj dhe gjatë
veprimtarisë së Lidhjes një
ndër udhëheqësit kryesorë
politikë e ushtarakë, anëtar
i Komitetit Qendror dhe përfaqësues
konsekuent i krahut revolucionar të
saj.
Gjergj
Kastrioti lindi në Krujë dhe ishte
djali i Gjon Kastriotit, princit të
Shqipërisë së mesme i cili
ishte i obliguar që Perandorisë
Turke ti paguajë tatim. Në mënyrë
që të sigurojë besnikërinë
e prijësve lokal Sultani i merrte djemtë
e tyre dhe i dërgonte në Turqi.
Gjergj Kastrioti përcjelli shkollën
ushtarake në Perandorinë Turke
dhe që i emëruar Iskender Bay
që në turqishtë do të
thotë princi Aleksandër. Ai qe
i dalluar si një nga oficerët
më të mirë në disa skuadra
Otomane në Azinë e Vogël
dhe Europë, për çka edhe
morri nga Sultani titullin e Gjeneralit.
Azem Bejta u lind më 10 dhjetor 1889.
I rritur në gjirin e një familje
me tradita luftarake e patriotike, që
nga fillimi u përcaktua për luftë
të pakompromis me secilin që do
t´i cenojë vatrat e të parëve.
Si fëmij përjetoi ngjarje të
hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë
babanë dhe ia dogjën shtëpinë,
duke i lënë të pastrehë.
Rropatjet e kësaj familjeje nëpër
dallgët e egra të jetës ia
forcuan ndjenjën e atdhedashurisë
dhe ia ngritën në një ideal
të pashuar, për të cilin
e dhe edhe jetën.
Jusuf Gërvalla
(1945 - 1982)
Prishtinë,
Korrik 1999 (KeL) - Më 01 tetor 1995
u mbushën pikërisht 50 vite nga
lindja e Jusuf Gërvallës në
Dubovik të Deçanit, vrarë
mizorisht më 17 janar 1982 në
Untergrupenbah të Gjermanisë.
Nuk ka shqiptar në Kosovë që
s'di se kush është Jusuf Gërvalla.
Po them "është" meqenëse
jam i bindur se nuk jetoi më kot dhe
as nuk ra fli më kot, shembulli i tij
mbeti i gjallë në gjithë
ata intelektualë, shkrimtarë dhe
qytetarë që nuk po e marrin rrugën
e botës por rrinë e qëndrojnë
...
Ismail Qemali
(1844-1919)
Ismail
Qemali ka qenë udhëheqës
i shquar i Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare dhe kryeministër i parë
i Shqipërisë së pavarur.
Lindi në Vlorë më 1844 në
një familje çifligare. Pasi
kreu shkollën fillore në qytetin
e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea"
në Janinë, më 1859 u vendos
në Stamboll, ku mori pjesë në
përpjekjet për caktimin e një
alfabeti të përbashkët të
gjuhës shqipe dhe për formimin
e një shoqërie kulturore shqiptare.
Pati funksione të rëndësishme
administrative në Perandorinë
Osmane dhe u shqua si personalitet me pikëpamje
liberale. Kërkesat e I.
Prishtinë,
13 shkurt 2004 (KeL) - Të shkruash
për biografinë e Nënë
Terezës do të duhen dhjetra faqe
për të shkruar por këtu do
ti gjeni disa të dhëna më
kryesore për jetën e saj. E lindur
në më 27 gusht 1910 në Shkupin
e Shqipërisë së atëhershme
(Sot kryeqytet i Maqedonisë) i cili
ishte kryeqendra e Vilajetit të Kosovës.
Prindëritë e sajë, Nikollë
dhe Dranafille Bojaxhiu, emigruan prej Shkodrës
në Shkup para se të lind Gonxheja.
>>>