Në vitin 1959 u botua në
Tiranë vëllimi i parë i Historisë
së Shqipërisë, i cili, së
bashku me vëllimin e dytë, që
doli më 1965, përbën veprën
e parë shkencore përgjithësuese
për Historinë e Shqipërisë,
të hartuar nga një grup autorësh.
Historia e lashtë (Ilirët) përbënte
pjesën e parë të vëllimit
të parë të botimit të vitit
1959. Ajo shërbeu si bazë për
hartimin e tekstit të ri të Historisë
së Shqipërisë që u përgatit
dhe u botua si maket për diskutim në
vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit
të parë të këtij botimi
të ri (1973) përfshinte periudhën
e historisë së lashtë, nga fillimet
e shoqërisë njerëzore e deri
në fillimet e mesjetës së hershme
shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim
Islami (redaktor përgjegjës), prof.
dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe
prof.dr. Skënder Anamali. Në vitin
1977, historia e lashtë u botua e ripunuar
dhe e plotësuar me të dhëna të
reja nga këta autorë, në formë
dispense, për përdorim të brendshëm.
Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në
frëngjisht më 1985 si vëllim
më vete, për t’u shfrytëzuar
nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin
Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana,
1985.
Pjesa e parë, Ilirët,
që përfshihet në këtë
botim të ri (vëllimi i parë),
është mbështetur në variantet
e vitit 1977 dhe 1985, por të ripunuara
dhe të plotësuara prej të njëjtit
grup autorësh: Krerët I dhe
II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti. Krerët III dhe
V janë hartuar nga prof. Selim Islami. Kreu IV është
hartuar nga prof. Frano Prendi. Krerët VI, VII
dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder
Anamali.
Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën
Mbretëria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori,
popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.
Përgatitja për botim (redaktimi) e
pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse
u bë nga prof.
dr. Muzafer Korkuti.