Hymni kombëtar 
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtar,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.
Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo
vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.
Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhé,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për te, për te luftojmë ne.
Lexo Hymnin e propozuar Kombëtarë >>>
Lexo
Hymnin tonë Kombëtarë >>>
Lexo Hymnin e
vjetër
Kombëtarë >>>