Gjuha
jonë
Vëllezër Shqipëtarë!
Të prekim uretësinë,
Të zëm' udhën' e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.
Shqipëria ka qenë,
Edhe do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.
E ka nderuar Zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish for mirë qëmoti,
Do bëhet dhe tanimë.
Sa ishte trimërija
N'atë kohët të vjetrë,
Kish emrë Shqipërija,
Sa s'kish ndonjë vënt tjetrë.
Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipërija,
Më pastaj e më parë
Q'i shkruan Istorija.
Ajo ish koh'
e zjartë,
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pendë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.
O burra Shqipëtarë,
Të marim dituritë,
Se s'ësht koh' e parë,
Tani lipsetë dritë.
Të shkruajm gjuhën tënë,
Kombinë t'a ndritojmë,
Gjithë ç'ësht' e ç'ka
qenë
Nga dalëzë t'a msojmë.
Pa shihni ç'gjuh' e mirë!
Sa shije ka e hije,
Ç
'ë bukur' edh' e lirë,
Si gjuhë Perëndije!
Shum' e bardhë kjo
ditë
Për gjithë Shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s'e kishin të parët.
Kjo dritë do
na bjerë
Të gjitha mirësitë,
Dhe gjithë dot' i ngrërë
Dëmet' e marrëzitë.
Si lum kush
zë të mbjellë!
Lum kush ve këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S'mbulohete me rëmë.
Bukuria
O veri,pa hiq i thua
Sorkadhesë qafëgjatë:
Më ka dhënë pyllë mua,
S`mblidhem dot as dit` as natë.
Pyete vallë përse,
Pastaj jak` e më rrëfe.
Bukuroshe,symëshqerë,
Shikomë një herë mua,
Trëndafil i kuq me erë,
E di vallë sa të dua ?
E mora vdekjen
më sy -
Do të vdes,të vdes për ty !
|