links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBETARE SHQIPTARE
SHTABI I DIVIZIONIT "SKENDERBEU"
Shkup, më 04.09.2003
KOMUNIKATË Nr. 30
E SHTABIT TË DIVIZIONIT "SKENDERBEU" TË AKSH

FORCAT E AKSH JU PËRGJIGJEN ME ALTILERI HELIKOPTERËVE USHTARAK SLLAVOMAQEDON QË PROVOKUAN PËRSËRI VAKSINCËN

Njoftojme se forcat militare të pushtetit gjenocidist sllavomaqedon,
pasi u tërhoqën me turp prej Kumanovës, Likovës dhe Vaksincës, si
rezultat i Ultimatumit të AKSH dhe rezistencës së kësaj Armate, por edhe të ndërhyrjes në kohën e duhur të faktorit nderkombëtar prezent ne IRJM,kanë vazhduar ende provokimet tipike per nje pushtet kolonizator. Një ndër kushtet qe ju vune forcave militare sllavomaqedone ishte qe jo vetem të mos kishte asnje këmbë force militare sllavomaqedone ne zonat shqiptare te krizës, por edhe të mos fluturonte asnje avion ose helikopter i forcave militare te IRJM në hapsirat ajrore shqiptare te Kumanove-Likove-Vaksincës. Në kundërshtim me këtë marrëveshje, për t'u bërë karshillëk dhe për t'i terrorizuar banorët shqiptarë të këtyre anëve, sot, ne datën 04.09.2003,rreth orës 17.00, helikopterë ushtarakë sllavomaqedonë kane fluturuar mbi fshatin Vaksincë. Pasi morën urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm,forcat speciale të Divizionit "Skenderbeu" të AKSH, të komanduara nga Komandant "Mitrovica" janë organizuar dhe kanë sulmuar me mjetet luftarake që kanë në dispozicion këta helikopter. Helikopterët e forcave sllavomaqedonase të ndodhura në breshërinë e armëve dhe kundërajrorëve të AKSH, janë larguar me shpejtësi në panik dhe janë ulur në Airoportin Ushtarak të Shkupit. Kemi paralajmëruar dhe paralajmërojmë se në të ardhmen nuk do të tolerojmë asnjë provokim prej pushtetit militar sllavomaqedon dhe do t'u përgjigjemi siç e meritojnë në se këto forca militare kolonizuese do të tentojnë të futen ne trojet tona të banuara me shqiptarë.

ZËDHËNESI I SHTABIT TË PERGJITHSHËM TË AKSH
KOLONEL ILIR DURAKU

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë