links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


AKSH / FBKSH / KOMUNIKATA

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Të gjitha komunikatat e AKSH-së:

| KOMUNIKATA 16 | KOMUNIKATA 17 | KOMUNIKATA 18 |
| KOMUNIKATA 19 | KOMUNIKATA 19/1 | KOMUNIKATA 20 |
| KOMUNIKATA 21 | KOMUNIKATA 22 | KOMUNIKATA 23 |
| KOMUNIKATA 25 | KOMUNIKATA 26 | KOMUNIKATA 27 |
| KOMUNIKATA 28 | KOMUNIKATA 29 | KOMUNIKATA 30 |
| KOMUNIKATA 31 | KOMUNIKATA 32 |

FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
SHTABI I ZONËS NR.2 DHE NR.3
Nr.15/09/02 Akti
Prishtinë, Shkup, me 15.09.2002
KOMUNIKATË NR. 19

Shtabi Nr.2 dhe Shtabi Nr.3 i AKSH-së lëshojnë komunikatë publike me anën e të cilës konfirmojnë se:

1. Forcat e armatosura të Zonës Nr.3 të AKSH-së në datën 13 shtator 2002 ndërmorën një sulm kundër postës së policisë sllavo-maqedone në Bogovinë të Tetovës. Edhe më herët forcat e AKSH-së kanë paralajmëruar se nuk do të pranojnë policinë e një shteti artificial kolonizues sllavo-maqedonas në trojet shqiptare. Qëllimi i këtij sulmi nuk ishte vrasja e policëve, por prishja e kësaj poste policie dhe detyrimi i uniformave ushtarako-policore sllavo-maqedonase për ta lëshuar një herë e përgjithmonë ate. Forcat e AKSH-së u përballën me një sulm të egër të policëve sllavo-maqedonas, qëllimi i të cilëve ishte likujdimi me armë zjarri të forcave tona të AKSH-së. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë një polic sllavo-maqedonas.

Shtabi i Zonës Nr. 3 të AKSH-së shpreh keqardhjen e tij që polici me uniformën sllavo-maqedonase që ka mbetur i vrarë është 35 vjeçari me kombësi shqiptare Fikri Elmazi, nipi i Zëvendësministrit të Brendshëm të IRJM-së. Edhe më parë, Shtabet e Zonave Nr.2 dhe Nr.3 të AKSH-së kanë bërë thirrje që shqiptarët, pjesmarrës të policisë së ashtuquajtur "multietnike" sllavo-maqedonase, të hedhin poshtë uniformën e turpit dhe armën e tyre ta bashkojnë me vëllezërit e tyre të AKSH-së, për t'i detyruar kolonizatorët sllavo-maqedonas të largohen një herë e përgjithmonë nga trojet tona.

2.Shtabi i Zonës Nr.2 të AKSH-së bënë të dijtur, që në kuadrin e prishjes së barrierave absurde kufitare "shqiptaro-shqiptar" që qeveritë kolonizuese serbo-sllavo-maqedone kanë vendosur midis shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në IRJM, në datën 13 shtator 2002, në orën 10 e 35', në rajonin e "Bllacës së Poshtme", tek Ura e Bardhit, kanë ndërmarrë një sulm të ashpër kundër uniformave militare te IRJM-së. Qëllimi i këtij sulmi ishte detyrimi i forcave të armatosura kufitare të pushtetit kolonizator sllavo-maqedonas që të lëshojnë kufirin dhe t'i lënë shqiptarët të qarkullojnë si njerëz të lirë në tokat e tyre dhe tek vëllezërit e tyre. Forcat e AKSH-së u terhoqën pa pësuar asnjë dëm pasi vlëresuan se qëllimi i këtij sulmi u arrijt. Bëjmë të dijtur që pas këtij sulmi, i cili zgjati 18 minuta, ndërhynë forcat e NATO-s të cilat mbyllen pikat e kufirit për afro 50 minuta. Shtabi i Zonës Nr.2 të AKSH-së deklaron se edhe më tej do vazhdojë sulmet e ashpra deri sa t'i detyrojë forcat militare sllavo-maqedonase të heqin barrierat e padrejta kufitare shqiptaro-shqiptar dhe t'i lejojnë shqiptarët të jetojnë në shtetin e tyre të ribashkuar shqiptar, pa okupatorët dhe kolonizatorët sllavo-maqedonas në trojet e tyre.

3. Shtabi i Zonës Nr.3 i AKSH-së bënë të dijtur se, pak pas mesnatës së datës 14 shtator 2002, në fshatin Cellopek ka ndodhur një ngjarje tepër tragjike. Forcat e AKSH-së ndodheshin të dislokuara në këtë fshat për të kryer një mision historik që lidhej drejtpërdrejt me Ministrin Fashist të Punëve të Brendëshme të IRJM-së - Ljube Boshkovski, i cili pretendon se e ka origjinën nga ky fshat. Njësiti gueril i AKSH-së ndodhej në një autoveturë. Në hyrje të fshatit janë ndaluar nga disa persona të armatosur të po këtij fshati, të udhëhequr nga vëllezërit Izair dhe Imerja Ahmeti. Këta dy persona gjatë luftës në Kalanë e Tetovës ishin rreshtuar me uniformën rezerviste të pushtuesit kolonizator sllavo-maqedonas dhe luftuan kundër forcave shqiptare tei sh-UCK-së. Me krijimin e policisë "multietnike" sllavo-maqedonase, pas luftës etnike të një viti më parë, Izair dhe Imerja Ahmeti veshën uniformën e turpit të kësaj policie kundërshqiptare.

Njësiti gueril i AKSH-së kur ka parë që këta dy persona ishin "shqiptarë", kanë ndaluar dhe u janë prezantuar si vëllezër të tyre të një gjaku. Njësiti gueril i AKSH-së i kishte të gjitha mundësit që t'i sulmonte dhe ta kaperxente këtë pengesë që i doli, mirëpo të bindur se dy personat ishin shqiptarë, menduan se do merreshin vesh me ta me gjuhën e nënës. Dy policët "shqipfolës" sllavo-maqedonas pasi kanë konstatuar se njësiti gueril i përkiste AKSH-së, gjë e cila delte nga uniformat dhe emblemat që kishin veshur, pabesisht kanë qëlluar drejtpërdrejtë kundër tyre. Nga ky sulm i egër, barbar dhe i njëanshëm, ka mbetur i vrarë luftetari me i ri i AKSH-së, 17 vjeçari Kastriot Vokshi, të cilit i kishim vënë nofkën "Qingji", sepse ishte "i njomë", i brishtë por si një "qingj"; por, i vendosur për t'i falur jetën Shqiperisë së Ribashkuar, si gjithë luftëtarët e tjerë të AKSH-ssë. Në këtë pritë vrastare mbeti i plagosur edhe luftëtari tjetër i AKSH-së Bedri Rama.

Pas vrasjes barbare të "Qingjit" dhe plagosjes së Bedri Ramës, dy "shqipfolsit" kriminelë antishqiptar, me ndihmën e "shqipfolësit" tjetër Enver Pajaziti, po nga fshati Collopek, i njohur si miku i ngushtë i njërit nga udhëhëqsit sllavo-maqedon më antishqiptar, Stojan Andov, kanë lidhur dy luftëtarët e AKSH-së Nexhdet Rama dhe të plagosurin Bedri Rama, i kanë marre dhe i kanë futur në bodrumin e shtëpisë së Enver Pajazitit. Të tre kriminelët antishqiptarë, "shqipfolesit" Izair dhe Imerja Ahmeti si dhe Enver Pajaziti, me një barbarizëm të paparë, i kanë maltretuar rëndë dy luftëtarët e lirisë të AKSH-së, në vend që të çonin urgjent në spital për t'i shpëtuar jetën luftëtarit Bedri Rama. Pasi i kanë masakruar barbarisht i kanë dorëzuar në policinë e kriminelit antishqiptar Ljube Boshkovski.

Shtabi i Zonës Nr.3 të AKSH-së, ashtu si gjithë strukturat e tjera të kësaj Armate, kanë bërë dhe do të bëjnë kujdes maksimal për të mos e shëndrruar kurrën e kurrës luftën kundër pushtuesve kolonizatorë sllavo-maqedonas, në një luftë vëllavrasëse shqiptari kundër shqiptarit. AKSH-ja do t'i qëndrojë koseguente edhe në të ardhmen këtij parimi, sepse ajo nuk e dëshiron dhe po punon dhe lufton me të gjitha mjetet për ta ndaluar çdo insinuatë të luftës civile, të cilën po e nxisin dhe imponojnë segmente "shqipëfolëse" ortakë të pushtetit kolonizator sllavo-maqedonas.

Akti barbar, kriminal dhe i paprecedent i "shqipfolësve" Izair dhe Imerja Ahmeti, si dhe i Enver Pajazitit ka indinjuar dhe revoltuar pamasë popullin shqiptar dhe gjithë luftëtarët e AKSH-së. Ata janë të porositur nga udhëheqja e lartë politike e AKSH-së dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së, që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të forcojnë maksimalisht largpamësinë për luftën e drejtë antiokupatore dhe antikoloniale që ka ndërmarrë dhe do të shpjerë deri në fund, deri në ribashkimin e trojeve dhe popullit shqiptar të okupuar në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar.

AKSH-ja është një formacion luftarak i organizuar mirë, me disiplinë të lartë, koseguente e zbatimit të rregullores bashkohore dhe i urdhërave, ndaj ajo vepron me vend e me mend, kur e do interesi i zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare shqiptare.

Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së ka udhëzuar gjithë luftëtarët e AKSH-së të të gjitha zonave, si dhe gjithë pjestarët e strukturave të FBKSH-së, që datën 16 shtaor 2002 ta shpalli dite zie për të nderuar kujtimin e dëshmorit të lirisë Kastriot Vokshi, "Qingjit" të vogël, i cili nuk e kurseu gjakun e tij për Shqipërinë e Ribashkuar, duke mbajtur 5 minuta heshtje në kujtim të jetes dhe veprës së tij të pavdekshme.

ZËDHËNËSI I SHTABIT TË ZONËS NR.2 DHE NR.3 TË AKSH-së
KOLONEL ILIR DURAKU

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë