"Kosova e lirë"
boton përmbajtjen e Marrëveshjes "kornizë"
ekskluzivisht për herë të parë
në Shqip
MARRËVESHJA KORNIZË
(3), ANEKSI (B)
Shkup/Prishtinë,
17 gusht 2001, 11:45 (KeL/F.A)-
Ndryshime në legjislacion / Palët
do të ndërmarrin të gjitha masat
e domosdoshme që të sigurojnë miratimin
e ndryshimeve të lartëpërmendura
edhe në legjislaturë edhe atë në
brenda periudhave të caktura kohore.
1. Ligji për pushtetin
lokal
Kuvendi në afat prej 45 ditësh nga nënshkrimi
i marrëveshjes kornizë do ta miratojë
ligjin e reviduar për pushtetin lokal. Ndryshimi
i këtij ligji në asnjë aspekt nuk
do të jetë më i pavolitshëm
për njësitë e pushtetit lokal dhe
autonominë e tyre, në krahasim me propozim-ligjin
e propozuar nga qeveria e Republikës së
Maqedonisë në mars të vitit 2001.
Ligji do të përfshijë kompetencat
lidhur me çështjet e përmendura
në pjesën 3. 1. Të marrëveshjes
kornizë, si dhe kompetencat plotësuese
të pavarura të njësive të
pushtetit lokal dhe do të jetë në
përputhje në pjesën 6.6. Të
marrëveshjes kornizë. Krahas kësaj,
ligji do të parasheh edhe atë se cilado
procedurë standarde apo procedurë shtetërore
të aplikuara me cilindo ligj tjetër
që ka të bëjë edhe me fushat
në të cilat komunat kanë kompetencat
e tyre të pavarura, do të përkufizohen
në ato të cilat nuk do të mund
të jenë efikase sa i përket aplikimit
në nivel lokal; ligjet e tilla do ta përparojnë
edhe më tutje ekzekutimin e pavarur të
kompetencave të komunave.
2. Ligji për financim
lokal
Kuvendi deri në fund të mandatit të
kësaj përbërjeje parlamentare do
të miratojë Ligjin për financim
të pushtetit lokal që të sigurohet
se njësitë e pushtetit lokal kanë
resurse të mjaftueshme për kryerjen
e detyrave të tyre, sipas ligjit të
ndryshuar për pushtetin lokal. Ligji veçmas
do të parasheh edhe këto:
-do t'u mundësojë dhe do t'i ngarkojë
me përgjegjësi njësitë e pushtetit
lokal që të grumbullojnë shuma
të konsiderueshëm të të ardhurave
dhe të tatimeve;
-do të mundësojë transferin e një
pjese të tatimeve të grumbullura nga
administrata qendrore në administratën
lokale të cilat korrespondojnë me funskionet
e pushtetit lokal duke patur parasysh grumbullimin
e tatimeve në territorin e tyre;
- dhe do të sigurojë autonominë
dhe përgjegjësinë buxhetore të
njësive të pushtetit lokal në fushat
e kompetencave të tyre.
3. Ligji për kufijtë
e komunave
Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do
të miratojë Ligjin për kufijt e
komunave, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit
dhe udhëzimet relevante të dhëna
me Ligjin për pushtetin lokal.
4. Ligjet që kanë
të bëjnë me policinë e vendosur
nëpër komuna Para përfundimit të
mandatit të përbërjes së Kuvendit
të tanishëm, Kuvendi do të miratojë
edhe këto dispozita;
- se secili kryeshef lokal i policisë është
zgjedhur nga Këshilli i komunës së
caktuar nga lista që nuk përmban më
pak se tre kandidatë të propozuar nga
Ministria e Punëve të Brendshme ndër
të cilët njëri kandidat duhet t'i
përket bashkësisë që është
shumicë në atë komunë. Në
rast se këshilli i komunës nuk e zgjedh
asnjërin nga kandidatët e propozuar
brenda afatit prej 15 ditëve MPB-ja do të
propozojë listën e dytë që
nuk përmban më pak se tre kandidatë
të rinjë, ndër të cilët
madje njëri prej tyre duhet t'i përket
bashkësisë që është shumicë
në komunë. Nëse këshilli i
komunës sërish nuk zgjedh cilindo nga
kandidatët e propozuar në afat prej
15 ditëve atëherë MPB-ja, në
konsultim me Qeverinë do ta zgjedh kryesdhefin
lokal të policisë nga kandidatët
e dy listave të propozuara nga MPB-ja dhe
nga kandidatët plotësues të propozuar
nga këshilli i komunës.
- Që secili kryeshef lokal i policisë
duhet ta informojë rregullisht edhe me kërkesë
këshillin e komunës së caktuar.
- se këshilli i komunës mund t'iu jap
rekomandime kryshefit lokal të policisë
në fushat që kanë të bëjnë
në sigurinë publike dhe në sigurinë
e trafikut
- se këshilli i komunës mund të
miratojë raport vjetor lidhur me sigurinë
publike, i cili do t'i dorëzohet MPB-së
dhe avokatit popullor (ombudsmanit)
5. Ligjet për
nëpunësit shtetëror dhe administratën
publike
Kuvendi para se të përfundojë mandatin
e tanishëm parlamentar do të miratojë
ndryshimet në ligjet për nëpunësit
shetëror dhe administratën publike në
mënyrë që të sigurohet përfaqësim
i barabrtë i bashkësive në përputhje
me pjesën 4. 2 të marrëveshjes
kornizë.
6. Ligji për njësitë
zgjedhore
Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do
ta miratojë ligjin për njësitë
zgjedhore, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit
dhe parimet e paraparë në ligjet për
zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e
Republikës së Maqedonisë.
7. Rregullat për
Kuvendin
Kuvendi para përfundimit të mandatit
të kësaj përbërje parlamentare
do të ndryshojë Rregulloren që
të mundësojë përdorimin e
gjuhës shqipe në përputhje me pjesën
6.5 të Marrëveshjes kornizë, paragrafi
8 i mëposhtëm dhe amandamentet relevante
në Kushtetutë të paraparë
me Aneksin A.
8. Ligjet që kanë
të bëjnë me përdorimin e gjuhëve
Kuvendi deri në përfundim të mandatit
të kësaj përbërje parlamentare
do të miratojë legjislaturën e
re që rregullon përdorimin e gjuhëve
në organet e Republikës së Maqedonisë.
Kjo legjislaturë duhet të sigurojë
këto:
- që në mbldhjet plenare edhe në
punët e organeve të Kuvendit, deputetët
të mund të flasin në gjuhët
e përmendura në nenin 7, alineja 1 dhe
2 të Kushtetutës (ashti siç shtë
ndryshuar në pajtim me Aneksin A);
- ligjet do të shpallen në gjuhët
e përmendura të nenit 7, alineja 1 dhe
2 e Kushtetutës (ashtu siç është
ndryshuar në pajtim me Aneksin A)
-të gjithë nëpunësit publikë
emrin e tyre mund ta shkruajnë me shkrimet
e cilësdo gjuhë të përmendur
në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës
(ashti siç është ndryshuar në
pajtim me Aneksin A) dhe cilindo dokument zyrtar.
Kuvendi deri në fund të mandatit të
përbërjes së tanishëm parlamentare
duhet të ndryshojë legjislaturën
për lëshimin e dokumentëve personale.
Deri në fund të përbërjes
së tanishme parlamentare, Kuvendi duhet të
ndryshojë të gjitha ligjet relevante
me qëllim që dispozitat për përdorimin
e gjuhëve të jenë në përputhje
të plotë me pjesën 6 të marrëveshjes
kornizë.
9. Ligji për Prokurorin
Publik
-Kuvendi deri në fund të vitit 2002
duhet ta ndryshojë ligjin për Prokurorin
Publik si dhe ligje të tjera relevante në
mënyrë që të sigurojë:
- se Prokurori Publik do të ndërmerr
veprime për mbrojtje të parimeve të
mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit
të drejtë të bashkësive në
organet publike në të gjitha nivelet
dhe në fushat e tjera të jetës
publike dhe se ka resurse e personel adekuat në
shërbimin e tij që do t'i siguronin
kryerjen e funksioneve të tij;
- se Prokurori Publik do të foromojë
zyre të decentralizuar;
- se Kuvendi veçmas do ta votojë buxhetin
për Prokurorin Publik;
- se Prokurori Publik do të dal me raport
vjetor para Kuvendit dhe aty ku mendohet se është
e përshtatshme, ndërsa me kërkesë
mund të jap raporte edhe para këshillave
të komunave ku janë formuar zyre të
decentralizuara; dhe
- se autorizimet e Prokurorit Publik shtrihen
në mënyrë që:
- t'i mundësohen qasje dhe mundësi që
të kontrollojë të gjitha dokumentet
zyrtare dhe nga kjo nënkuptohet se Prokurori
Publik dhe personeli i tij nuk do të zbulojnë
informatat sekrete;
- që t'i mundësohet Prokurorit Publik
të suspendojë ekzekutimin në akte
juridike të vendimeve të sjellura nga
ana e gjykatave kompetente, nëse ai përcakton
se aktet e tilla mund të krijojnë dëme
të papërmirësueshme për të
drejtat e personit të interesuar; dhe
- Prokurorit Publik i jepet e drejta që para
Gjykatës Kushtetuese të kontestojë
pajtueshmërinë për ligjet kushtetuese.
10. Ligjet e tjera
Kuvendi do të ligjësojë të
gjitha dispozitat ligjore që mund të
jenë të domosdoshme për t'i dhënë
efekt të plotë marrëveshjes kornizë
dhe do të ndryshojë ose suprimojë
të gjitha dispozitat që nuk janë
në pajtim me marrëveshjen kornizë.
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
Pjesët
e marrëveshjes "kornizë" në IRJM (Maqedoni):