links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com

Histori / Histori e popullit shqiptarë / Historia e Çamërisë

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
Historia e Çamërisë në shekuj

Çamëria 1 | Çamëria 2 | Çamëria 3 | Çamëria 4 | Çamëria 5

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

HISTORIA E ÇAMËRISË 5

Prishtinë, 21 gusht 2003 (KeL) - Më 9 maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe konferencës së San Françiskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë. Dukje iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe (shqiptaro-greke). Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t'i paraqitur Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk pranopi të merrte takim me të. Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Greqisë që mori kontakt me komisionin çam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ç'tju thotë, pasi në praktikë është Zerva dhe në teori është Qeveria që ju të mos ktheheni në Çamëri". Pas dështimit të përpjekjeve për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë greke, delegacioni çam iu drejtua autoriteteve të Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror të EAM-it dhe Partisë Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetëm sa protestuan pranë misioneve aleate dhe Qeverisë Greke që të merreshin masa kundër bandave kriminale të Zervës dhe që popullsia çame të kthehej në trojet e veta. Ata nuk morën asnjë masë ose nuk u bënë asnjë premtim ose propozim përfaqësuesve të Çamërisë për të zgjidhur çështjen e tyre të drejtë.

Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Çamëria u çlirua, popullsia çame që gjendej afër kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumë. Pas kapitullimit të ELAS-it më 13 shkurt 1945, çeta të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës me në krye Plastirasin, ndoqën shembullin e Zervës duke masakruar për të dytën herë popullsinë çame. Sipas hetimeve që kreu në këtë kohë Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhëheqësit e kësaj masakre kishin qenë leitnant Kristo Kaca, që kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, që kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, të cilët ishin vënë në krye të një grupi banditësh nga Korfuzi dhe të disa banorëve grekë vendas, anëtarë të forcave të Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetë dhe më 13 mars 1945 kishin shpërthyer një terror në Filat si rezultat i të cilit ishin vrarë 70 vetë. Sasia e emigrantëve që u kthyen në tokat dhe shtëpitë e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siç pohojnë dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekëve nuk u provokua nga shqiptarët, por i ishte rezultat i "vazhdimit të ndjenjave ekstreme antishqiptare të grekëve në këtë rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave të verës të vitit 1944, dëshmonte jo për veprime thjesht hakmarrëse, por për një politikë të përcaktuar mirë të Qeverisë Greke, e cila tani e kishte shtrirë plotësisht autoritetin e vet në të gjithë vendin edhe në këtë rajon.

Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë që u mbajt në shtator të vitit 1945 miratoi një rezolutë të cilën ia dërgoi Konferencës së Ministrave të jashtëm të vendeve aleate, në të cilën vihej në dukje se "Në kohën e okupacionist nazist, ndërsa luftëtarët e minoritetit shqiptar në Greqi, të ikuraduar me forcat e rezistencës së popullit grek po luftonin ashpërsisht kundër okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste të Zervës të komanduara prej vetë këtij gjenerali gjakpirës, hynë pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e Çamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës pas Luftës së Parë Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mijëra qytetarë dhe fshatarë çamër nga të gjitha shtresat shoqërore". Kongresi, duke iu referuar Kartës së Atlantikut, kërkoi jo vetëm kthimin e emigrantëve çamë në trojet e veta, por edhe "sigurimin e të drejtave të barabarta të minoritetit shqiptar në Greqi me pjesën tjetër të popullit grek, ashtu siç e gëzonte minoriteti grek në Shqipëri". KeL - kjo arkiv është vjedhur nga kosova e lirë.

Në fund të nëntorit 1945, përfaqësuesit e emigrantëve çamë i dërguan një letër zëvendëssekretarit të Jashtëm Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinën dhe kërkuan që ai të ndërhynte pranë Qeverisë Greke për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe si më parë, atyre nuk iu dha ndonjë përgjigje. Këtë herë, Komiteti Antifashist Çam garatimin e të drejtave të minoritetit shqiptar si qytetarë të lirë e mbështeste jo vetëm në Kartën e Atlantikut, por edhe në Konferencat e Teheranit, të Jaltës dhe të Potsdamit.

Fund

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë