links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Arkivi/Ukshin Hoti

NGA TRI CIKLET E LETRAVE QĖ UKSHINI IA KISHTE DĖRGUAR MOTRĖS SĖ TIJ MYRVETIT, PĖR LEXUESIT TANĖ PO I SHKRUAJ DISA AKCENTE NGA NJĖRA PREJ TYRE E PABOTUAR - Mė 11 nėntor 1997

Ukshin Hoti, Myrvete Kasumi, Mat. br. 6413 KPD, Rr. R. Gajdiq 102, 1800 Nish, 38000 Prishtinė

E dashur motėr,
Gjatė vizitės sė djeshme (09.11.1997), mė duket realisht mirė. Baba, qė i drom lagshtisė dhe dimrit, mė la pėrshtypjen se mbahej mirė, pėrkundrejt moshės sė shtyrė dhe problemeve shėndetėsore qė e pėrcjellin kronikisht. Andini mė gėzoi me sihariqin se Brisela qenka mirė, dhe se ėshtė mė e mira ndėr klasat e para tė shkollės. Kjo qė mė pėrmallej. Ajo princesha e vogėl marroēe, qė vjen shumė rrallė nė vizitė dhe nuk mė pėrqafon asjėherė, duket se e ka ndėrmend t'u sfidojė trysnive tė Lord Bajron nė Child Harold-in, ka ca vargje impresive, kur i drejtohet vogėlushes sė vet "nga venat e tua ta thithin gjakun tim"... Nuk jam poet dhe nuk kam fuqinė e shpehjes sė tillė, por gėzohem kur dėgjoj se fėmijėt e mijė (edhe Erleta nė Prishtinė) pėrpiqen ta ruajnė gjakun tim nė damarėt e vet, pavarėsisht nga fakti se me gjithė dėshirėn time nuk po mund tė jem mė tėpėr se njė botė biologjike. Vetėm zoti mund ta dijė se sa e urrej kėtė fakt. Ju mė siguruat se nėna qėndron mirė, se kėtė herė ia ka lėshuar radhėn Resmijes. Ajo mu duk mirė kėtė herė, por do tė dėshiroja ta njihja edhe vajzėn e vogėl, e cila u lind para dy vitėsh, kur akoma ndodhesha nė Dubravė. Mė vjen inat qė emrin ia ngjiti aq vėshtirė dhe tani edhe pse ma pėrsėritėt shumė hėrė, nuk mund t'ia qėlloj. Sa pėr vizitėn qė e kishte pėrgatitur Resmija, ajo moti ka dėshmuar se nuk ėshtė mė njė "Gjakovare" e Krushės, por njė Gjakovare e vėrtetė. Dhe pėr ke tė mira... Edhe unė e Xhemili jemi tė kėnaqur me ato qė m'i kishte pėrgatitur hijshėm dhe shijshėm. Unė jam fuqimisht pėr realizimin e tė gjitha interesave gjithėshqiptare mbi themelimin e ruajtjes sė integritetit tė shtetit shqiptarė. Tė njėjtėn kohė jam edhe pėr realizimin e kėtyre interesave branda kėsaj gjenerate tė njerėzve. Pėr kėtė shkak politikėn nuk e definova si tė tjerėt si art i sė mundshmės, por si njė kalkulim matematikor i pikave tangjente tė rrymės sė ujit me akullin nė tė filozofisė politike e ēeshtjes shqiptare f. 161-162 botimi (iii)-tė Prishtinė 1997. Dhe mė nė fund pėrjetova ēastin e gėzimit kur pashė se stundentėt e Universitetit tė Prishtinės, jo vetėm qė e kuptuan, por edhe e praktikuan me sukses tė plotė njė gjė tė kėtillė. Kjo ata i vuri pėrfundimisht nė vend shumė tė rėndėsishėm tė radhės sė qendrave me rėdėsi universitare nė Evropė.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë