links
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Në vend të vendimeve konkrete

SHANTAZHET që E kaNË përcjellur periudha të caktuara gjatë luftës, po rikthehet sot, në momentet vendimtare të fatit të kosovës, përmes hashim Thaçit dhe klanit të tij

Prishtinë, 31 tetor 2005 (KeL) - Takimi i dytë i Grupit Nagociator të Kosovës, i mbledhur të premten e fundit, për të avancuar procesin e përgatitjes së bisedimeve, është kthyer në përplasje të fuqishme dhe asgjë nuk ka ndodhur siç pat paralajmëruar kryekuvendari Nexhat Daci, se do të "thyhen" mosmarrëveshjet. Sipas pohimeve në mediat e sotme, ka qenë vetë rreshtimi i Dacit, pro qëndrimeve të Thaçit, që të takimi të shkojë nëpër kahjen e dështimit, duke rrezikuar misionin e Grupit Negociator të emëruar edhe si "dream team" (ekipi i ëndrrave) nga Nënsekeratari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns.

Vetë koordinatori Blerim Shala, ka akuzuar hapur se shkaktarë për frenim të procesit, që rrezikon edhe tërë procesin, është kryekuvendari Daci dhe Thaçi.
Kjo është pasqyra e shtypit të sotëm në Kosovë, të përcjellë nga dy gazetat më të mëdha "Koha ditore" dhe Zëri". Që të dyja këto gazeta, kabinetin e z.Daci e akuzojnë edhe për shkelje të konfidencialitetit, pas të dy takimeve, megjithë kërkesën e Presidentit Rugova për respektim të saj, dhe pajtimit të delegacionit me këtë.

Blerim Shala, koordinator i grupeve punuese të delegacionit, dhe Skender Hyseni, këshilltar i Presidentit Rugova, që të dy e vlerësojnë takimin e të premtes si të rëndë, me një atmosferë fyerjesh dhe sjellje që aspak nuk i takon anëtarëve të këtij delegacioni, njerëzve që kanë përsipër fatin e Kosovës.
I pari që ka filluar me kundërshtimin e rrjedhës së punës së takimit të delegacionit, ishte kryetari i partisë opozitare Hashim Thaçi, i cili ka kundërshtuar vijimin e rendit të ditës sipas kërkesës së Presidentit Rugova, me miratimin e propozimeve për strukturën e ekipeve të grupeve punuese, jo pa miratimin e rezolutës për rikonfirmim e vullnetit të popullit për pavarësi. Presidenti Rugova, ashtu edhe siç është raportuar të premten, kishte kërkuar që delegacioni t'i drejtohej me një letër Grupit të Kontaktit, që pritet të mblidhet të mërkurën në Uashington, për ta njoftuar me punën dhe qëndrimet e e delegacionit. Ndërsa, Thaçi kishte vazhduar edhe me kërkesa të tjera, disa të bëra publike, që delegacioni të pasqyronte fuqinë e Kuvendit, në raportin prej 9 anëtarësh, ku LDK të kishte 4 anëtarë, PDK 3 anëtarë, dhe nga një AAK-ja dhe Ora, ose me 7 anëtarë, ku LDK do të kishte 3, PDK, 2 dhe të tjerat me nga një sërish. Ai poashtu kishte kërkuar rimodelimin e funksionit të koordinatorit të grupit punues, të cilin e udhëheq Shala, që të ndahej në tri funksione me tre udhëheqës. Pra, të kishte një koordinator politik, një organizativ dhe një teknik. Ai poashtu kishte kundërshtuar edhe vendin e mbajtjes së takimeve, pra në rezidencën e Presidentit Rugova, kërkesë kjo e mbështetur edhe nga kryekuvendari Daci. Thaçi kishte përmbyllur fjalën me akuza dhe fyerje të njohura në opinion në adresë të Presidentit Rugova. Presidenti Rugova ia kishte kujtuar Thaçit se gjyqet janë ato që ndriçojnë të drejtën dhe zgjedhjet e lira ato që zgjidhin çështjet politike, duke u përpjekur më pas për rikthimin e rendit të ditës.
Në diskutimin e tij, Nexhat Daci, pas kritikave që i kishte bërë punës dhe sjelljes së koordinatorit Shala, për takimin në Zyrën amerikane me nënsekretarin Bërns, ka paraqitur propozime krejtsisht të reja për grupet punuese.
Në takimin me z. Bërns Shala kishte folur i pari, me kërkesën e nënsekretarit të Shtetit.

Daci kishte kërkuar që në grupet punuese të inkuadroheshin ministra e deputetë, që do të koordinoheshin nga Shala, gjë që nuk është mirëpritur nga ky, pasi tre anëtarët e delegacionit, Presidenti Rugova, kryeministri Kosumi dhe kryetari i Ora-s, Surroi, kanë përkrahur punën e Shalës. Surroi kishte kërkuar që koordinatori Shala ta mbante takimin e parë të grupit politik, që sipas tij do të mund të përbëhej prej katër nënkryetarëve të partive pjesëmarrëse në delegacion. Ndërsa, kryeministri Kosumi kishte përkrahur një propozim të Surroit që të krijohej grupi konsultativ i komuniteteve.
Para përfundimit të mbledhjes Thaçi kishte kërkuar edhe një mirëkuptim pas gjithë asaj sjelljeje, që t'i jepte kohë atij, meqë nuk e ka përfunduar procesin zgjedhor partiak me krijimin e kryesisë së re. Presidenti Rugova kishte paralajmëruar takimin e ardhshëm më 4 nëntor, duke përfunduar takimi me një ndarje të papritshme të delegacionit, tre me dy, në njërën anë Presidenti Rugova, kryeministri Kosumi dhe Surroi, ndërsa në anën tjetër, kryekuvendari Daci me Thaçin, shkruan shtypi i sotëm.
"Në takim ka pasur edhe sjellje të pahijshme dhe në momente ka pasur atmosferë të rëndë, e cila shpresoj se nuk do të përsëritet më kurrë", ka thënë për media Skender Hyseni, këshilltar i lartë i Presidentit Rugova, edhe vetë pjesëmarrës në takim.

Ndërkaq, koordinatori Shala, thotë: "Është mirë që opinioni tashmë të dijë se ka ngecje. Ka arsye për shqetësim. Jemi në ngecje të plotë dhe përgjegjës për këtë janë Nexhat Daci dhe Hashim Thaçi". Shala thotë se dalja e Dacit me një listë propozimesh të reja, megjithë faktin se në takimin e parë e kishte përkrahur propozimin e tij, ishte befasi për tërë Grupin. Këtë propozim, sipas Shalës, kryekuvendari Daci e kishte motivuar me akuzën, se Shala kinse po anashkalonte institucionet me propozimet e tij. Shala e kundërshton këtë duke thënë: "Sa i përket procesit negociator delegacioni i Kosovës bashkë me grupet punuese i përgatit dokumentet themelore, të cilat duhet ta kenë përkrahjen e Kuvendit të Kosovës". Shala për shkelje të konfidencialitetit, por edhe për shpifje e akuzon këshilltarin e z.Daci, Ramush Tahirin, që sipas tij, koalicioni qeverisës ishte kundër propozimeve të koordinatorit të grupeve punuese. Gjë që takimi i të premtes kishte dëshmuar të kundërtën, se Presidenti Rugova dhe kryeministri Kosumi kanë mbështetur propozimet e tij. Megjithë përplasjet, Shala është shprehur me vlerësim pozitiv për strukturën e delegacionit, duke thënë se "përbërja e Grupit Negociator është më e mira e mundshme". Ndërkaq, edhe Hyseni edhe Shala, tërheqin vërejtjen, se nuk ka kohë kohë për mosmarrëveshje dhe të harmonizohen qëndrimet sa më parë, në të kundërtën ngadalësimin e procesit të pavarësismit, po e rrezikon vetë pala shqiptare.

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë